E premte, 29.03.2024, 10:21 AM (GMT)

Mendime

Faik Krasniqi: Tungjatjeta Bace

E hene, 09.11.2009, 06:32 PM


Tungjatjeta Bace

Nga Faik Krasniqi
 
Ne ato vitet e fundit te 80' ne shkonim shpesh ne Rijeka ne Croaci, dergonim agrumet shqiptare per export ne lindje e linjat kalonin me det per Croaci e pastaj me hekurudhe per ne Ceki apo Poloni.
 Ishim bere si te shtepise ne Rijeka dhe sa here aty takonim djem kosovare qe jetonin e jetonin aty, edhe komisari i policise morem vesh nga to ishte nga Malesheva.
Kishte dhe te tjere nga Tetova e Gostivari ,disa ne Rijeka e disa te tjere ne KRK ishull,punonim me embelsira,e sa here qe shkonim rrinim bashke dhe pinim ndonje gote me raki shqiptare apo konjak Skenderbeu, i famshmi konjak yni qe ishte bere si simbol ne ato kohe ne gjithe vendet e lindjes per shijen dhe origjinalitetin e tij.
 Me shume nga te gjithe me ate lloj konjaku kenaqej Baca.
 Kush ishte?
 Ah, Baca,me vjen buzeqeshja menjehere sapo e kujtoj ate burre me floke te bardha qe kurre sja mesova emrin dhe te gjithe e therrisnin Bace.
 Ai ishte me origjine nga Malesheva e jetonte ka here ne Rijeka ku kishte hapur edhe nje bar, bar Teuta ja kishte vene emrin dhe ne hyrje kishte nje statuje, ate te Teutes mbretereshe, njelloj si ajo qe ndodhet mbi banken kombtare ne Durres, origjinal ne miniature.
 Bari ndodhej ne nje vend shume te frekuentuar afer kinema republikes ne Rijeka.
 Ne shkonim gjithmone aty e une i coja nje shishe raki e nje konjak Skenderbeu qe baca i pinte aty me ne, e na vinte qe te na sherbenin dy kamariere shume te bukura, kofshe gjata,bardhoshe si pa gjak, te bukura shume qe zverdheshin kur Baca i fliste me seriozitetin e pronarit.
Me vjen te qesh edhe sot, ato dy goca te bukura qe Baca i vinte ne sherbimin tone ishin serbe, po, ishin serbe dhe ato te dyja rrinin gatitu per cdo sherbim tonin ne bar.
 Ai i kishte mare ne pune me qellim...
 E flisnim per Shqiperine dhe shqiptaret, per historine e luftrat, per kosoven e mbare kombin, ai burre me floke te bardha e njihte mire historine e une si djale i ri e me shume pasion per historine kombtare e degjoja me endje.
 Nuk harroj nje thenie te tij te mencur dhe e kujtoj gjithmone
 E keqja neve na ka ardh gjithmone nga vetja, sespe ne jemi xheloze per njeri tjetrin,inatcij per njeri tjetrin,e keqja Shqipnise i ka ardhe shume shpesh nga vete shqiptaret, e ket duhet me rregullu pik spari se po patem dashni per veten shqiptarin nuk ka shkie qe e mun dot...
 Ndoshta une dialektin nuk e di mire e ndoshta nuk e kujtoj te gjith si duhet por thelbi ky eshte e une e kujtoj gjithmone me respekt.
 Tungjatjeta BACE
 
Dhurate nga miku im nga Durresi, Ardi Omeri...


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora