E premte, 19.04.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Caku: Violina me con “Shpirtin” përmbi tela

E hene, 09.11.2009, 07:07 PM


Flet Vladimir Caku violinist, pedagog, i Loceut artistik "Jan Kukuzeli", Durrës.

''Violina me con “Shpirtin” përmbi tela''
 
Nga Albert Zholi

Nuk është e rastësishme për një fëmijë, i cili është rritur me një baba muzikant, që në moshën 7 vjeccare, të gjendet ne Liceun artsitik të Tiranës.Duke parë të dhënat e këtij fëmijë e, u vendos -"Ti do të studiosh për violinë"-
Që në konatket e para me kërtë instrument lindi një mardhënie aq pasionate, sa vazhdon deri sot, dhe nuk janë pak por rreth 50vjet. Dashuria për violinën ishte aq e pastër de pa egoizëm saqë do nte tua mësionte dhe brezave që erdhën pas tij. 50 vjet midis studimeve dhe mësimdhëbies. Ky ështe Vladimir Caku.
 
Pak biografi...

-Në vitin 1966 mbaron Liceun Artistik të Tiranës me prof. Pjetër Gaci. Në vitin 1971, diplomohet në ILA, Akadaemia Arteve të Bukura (sot), Tiranë me prof. Ibrahim Madhin.
Pas diplomimit emërohet pedagoog vilone në Liceun artistik Durrës.Gjatë viteve si pedagog njëkohësisht, dhe kryeatr i komisionit violinave. Përvecc aktiviteteve në orkestrën simfonike të qytetit të Durrësit, ku për 25 vjet ka qenë violinë e parë (spal), zhvillon dhe shumë koncerte me kuartin "Aleksandër Moisiu", në shumë qytete të Shqipërisë. 10koncerte recitale në violinë solo. Dhjetra e dhjetar nxënës që paraqiteshin denjësisht në ILA, ku shumë prej tyre vazhdojnë dhe sot aktivitetin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në viitn 1997-2003, emërohët Drejtor i Liceut të Durrësit. 2007 dhe në vazhdim po Drejtor i këtij Liceu.
 
Shumë vite midis instrumentistit dhe pedagogjisë, kë do të veconit si preferencën tuaj?

-Violinist-pedagog, janë pazgjidhshmërisht të lidhura, por përkushtimi më i madh, ka qenë në pedagogji. Dhe mendoj se nuk më ka shkuar dëm, ish nxënësit e mi sot janë pedagogë, orkestrant jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit me orkestar dinjitoze nëpër evropë.
 
-Kthehemi në retrospektivë. Si ishte liceu i Durrësit në vitet kur ju erdhët si pedagogë?

-Durrësi ka pasur traditë të mirë përsa i përket vilonës, të cilët e kanë zhvilluar profesorë si, Jani LLapa, Sulejman Lakavaja, dhe  Stathi Qeaef. Ardhja e pedagogëve të rinj në vitin 1971, duhej ta cconte një hap më para, ku në sollëm një frymë të re për liceun dhe nuk ka qenë tepër e kehtë. Kemi punuar shumë këtë e tregon fakti që liceu i Durrësit është përmendur, si një nga shkollat më të rëndësishme të harqeve.

-Emërimi i drejtorit si erdhi tek ju?

-Eksperienca shumëvjeccare si pedagog dhe si kryetar i Komisionit të Violinavë", solli si rrjedhojë dhe emërimin tim si drejtor.

-Eshtë i vështirë të jesh Drejtor i një LICEU JASHTË TIRANE?
 
-Të them që është e lehtë do të gënjeja. Ka probleme plote që janë si rredhojë e periudhës që kalon vendi ynë në tërësi, por gjithsesi shkolla vazhdon të ruajë raportet në të gjitha specialitett e saj. Fryt i kësaj pune është de festimi i 50 vjetorit të liceut ku u oragnizuan disa koncerte me nivel cilësor.

-Pak më parë thatë se Liceu i Durrësit është përmendur si një nga shkollat më të rëndësishme. Si është ky raport nga vite më parë dhe sot?

-Nxënësit tanë, marrin pjesë jo vetën nëa ktivitet brenda shkollës por dhe jashtë saj, si koncerte konkurse, dhe  një pjesë e tyre janë laureuar me cmime, pra kjo teregon se jemi dinjitoz në punën tonë, dhe se prurja e talenteve buk shteron.

-Thuhet se në Durrës është zbehur tradita kulturore? Pak aktivitete artistike që do të thotë, jo mbështeje nga Bashkia e qytetit?

-Nuk them se mngon tërësisht mbështetja nga bashkia, por kjo mbështetje, duhet të jetë ë fëksibël ndaj këtij problemi.Eshtë për të ardhur keq që Durrësi ky qytet me tradita, nuk ka orkestrën e vetë simfonike, pavarsisht premtimit të Krueyatrit të Bashkisë për ringritjen e kësaj orkestre, ka ngelur vetëm në kuadrin e fjalëve. Por shpresoj që liceu ynë dhe vazhdimi i traditës artistike të shihet më me precedencë, nga titullarët tanë.

Ajanë të pasur artistët?

-(Qesh). Është një nga profesionet më pak i paguar, por të paktën të jetë ndër më të vlerësuartit sidomos vitet e fundit.

-Cështë violina për ju?

-Mikja më e mirë e imja, e pazëvëndësueshme, besnike, pjesë përbërëse e jetës sime, është ajo që më bën më sensibël, më të ngrohtë, më impusiv.

-Një mesazh për kolegët tuaj violinist dhe pedagog?

-Vetëm mirënjohje punës së tyre, në vecanti pedagogëve të rretheve, sepse punojnë me shpirt në kushte të ëvshtira. Do ta mbyll me një shprehje të ish pedagogut tim, Ibrahim Madhi "Pedagogët e rretheve duhet të quhen heronj"  
Besoj tek premtimi i kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako, për ringritjen e orkestrës simfonike të qytetit.


(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora