E merkure, 24.04.2024, 06:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Thyerja e idealit të demokracisë

E shtune, 07.11.2009, 08:24 PM


Thyerja e idealit të demokracisë

Nga Gjon KEKA

Çdo “politikani”të shtetit të mbykqyrur të Kosovës i duhet bërë e qartë arsyeja e angazhimit të tij politik për ruajtjen e demokracisë dhe parimeve të saj brenda vetë vullnetit të popullit të tij si dhe ruajtja e parimeve të shtetit juridik. Duke u nisur nga përvoja historike e shteteteve duhet bërë me dije se shteti i mbykqyrur i Kosovës sot i cili pretendon të jetë një shtet jurdik dhe me synime te integrimit në familjen Europiane nuk mund të mendohet pa demokracinë dhe zhvillimet tjera brenda qenjes së tij si shtet i mbykqyrur.Siç nënvizohet shpesh në studimet politike se kompleksiteti i shoqërisë së një shteti demokratik kërkon një kontroll të rreptë si dhe një disciplin të madhe publike, sepse në të kundërt do të mund të shfaqeshin rreziqe të paraqitjes së një sundimi të pakontrolluar dhe ushtrimit diktatorial të qeverisjes në shtetin e mbykqyrur të Kosovës.Edhe pse kjo formë e sundimit të pakontrolluar nuk është e thënë të shprehet në formën e një diktatori të vetëm, por ajo mund të jetë sundimi i një parite politike në mënyrë të pakontrolluar pastaj t? emocionalizuar dhe të manipuluar në tërësi dhe normalisht se kjo formë e re e diktaturës demokratike paraqet rrezikun edhe më të madh të demokracisë dhe shtetit të mbyqkyrur të Kosovës në përgjithësi.Një shtet modern demokratik është e pamundur të ekzistoj pa demokrcinë dhe kushtetutën juridike të tij,duhet ditur se shteti juridik dhe demokracia janë të pandashëm nga njëri- tjetri.Rreziku nuk shfaqet vetëm nga diktatorët modern, por e rrezikshme dhe e dëmshme është edhe tirania e një parti apo lideri, i bazuar në pasion dhe në mungesën e arsyes tij rrëshqet në akullin e hollë duke vë në dilem ardhmërine e demokraicsë dhe të kombit të tij në përgjithësi.Mjeti tepër i rëndësishëm për preventivën apo parandalimin e këtij fenomeni në vendet me demokraci foshnjore siç është Kosova duhet të kërkohet në sigurimin institucional të demokracisë përfaqësuese, ku pushtetet e ndryshme kontrollohen në mënyrë të ndërsjellë, dhe rendi efikas juridik i kundërvihet mungesës së arsyes dhe pasioneve. Me rëndësi është pranimi i vullnetit të shumicsë se popullsisë, me qëllim që të zgjedhurit të mos largohen nga zgjedhësit e tyre pra nga populli dhe vullneti i tij. Një pjesëmarrje e dozuar me kujdes e popullsisë me qëllim shmangien e demokracisë së spektatorëve dhe shpërthimin e pakontrolluar të pakënaqësisë si dhe forcimin e vetëdijes për tërë këtë, mund të jetë rruga drejt zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë dhe përshtatjes së saj ndaj sfidave të kohës që ka përball shteti i mbykqyrur i Kosovës.Sepse tanimë është e ditur se vullneti i popullit të Kosovës mund të paraqitet vetëm te partitë politike, si njësi politike veprimi.Gjithashtu në demokracinë moderne, procesin politik të shtetit të mbykqyrur të Kosovës mund ta nxisin dhe ta çojnë përpara edhe pakicat etnike që janë në Kosovë.Duke iu bashkuar procesit të ndërtimit të demokracisë së mirëfillt dhe shtetit të mbykqyrur të Kosovës, pakicat etnike bëhen pjesë aktive e demokracisë dhe veprimeve politike që ndodhin brenda sisitemit politik dhe atë shtetëror, në procesin e saj të demokratizmit,zhvillimit ekonomik dhe integrimit si nga brenda shoqërisë ashtu edhe procesit të integrimit ne familjen europiane.Sido që të jetë ajo që më së shumti sot është e theksuar në këtë proces politik e zgjedhor është mbizotërimi i mosbesimit të popullit dhe apatisë ndaj partive dhe “politikanëve” të Kosovës. Ky fakt e gjen shpjegimin e tij në pasivitetin e institucioneve ,në moszhvillimin ekonomik,në premtimet boshe dhe marramendëse të cilat kurrë nuk realizohen,pastaj në nd?rlikimet tjera gjithnjë e më të madh t? shoqërisë që po merrë më shumë ngjyra partiake dhe po ia nënshtron vullnetin e tyre në mënyrë hipnotizuese.Gjithashtu ka edhe elemente tjera që qojnë popullin në një zhgënjim të thellë ,në një mal mosbesimi dhe në një apati ndaj partive politike apo politikës në përgjithësi e që në fakt do të ishte një vdekje e politikës si dhe vetë proceseve politike të shtetit të mbykqyrur të Kosovës.Ndjenja e mosprekjes nga veprimet politike apo nënshtrimi para tyre shkakton apati politike.Dhe si rrjedhojë e kësaj gjendje amullie dhe të vullnetit të ndrydhur të popullit karshi partive dhe proceseve politike në Kosovë, mund të qoj në të ardhmen që në një pjes? të popullsisë së Kosovës të ndodhin reaksione, të cilat shtrihen që nga pakënaqësitë dhe refuzimi, e deri te përdorimi i dhunës, dhe natyrisht se një zhvillim i tillë do i kushtonte shtrenjtë procesve politike dhe të shtetndërtimit si dhe do të paraqiste rrezik të madhë për konsensusin e domosdoshëm në demokraci dhe në zhvillimet tjera të shtetit të mbykqyrur të Kosovës.E gjithë kjo ndodhë ngase “ideali” i fillimit shndërrohet në një zhgënjim apati dhe mosbesim,pastaj martesa(kontrata) i më parshme në mesë popullit dhe të zgjedhurve shndërrohet në divorc dhe thyerje të idealit të fillimit si dhe keqpërdorim të vullnetit dhe besimit të popullit që i është dhënë të zgjedhurve për ta përfaqësuar vullnetin dhe interesin e popullit e jo interesat egoiste dhe mamoniake.Me një fjalë ky devijim nga ideali dhe kjo kontrat e thyer në mesë të popullit dhe të atyre që ata kanë zgjedhur më parë për të përfaqësuar vullnetin dhe interesat e tyre shkakton devijime edhe të procesit të demokracisë përfaqësuese të popullit që të merrë pjesë në jetën e proceseve të ndërtimit të demokracisë dhe shtetit të mbykqyrur të Kosovës Në këtë mënyrë zhgënjehen pritjet e popullit nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur për të përmbushur dhe realizuar në tërësi vullnetin dhe interesat e tyre,pastaj nga kjo te populli krijohet përshtypja se ata(populli) nuk kanë më ndikim mbi përfaqësuesit e tyre të zgjedhur e në këtë mënyrë as në politikë dhe në këtë mënyrë krijojn një impotencë ndaj proceseve politike dhe shtetërore në Kosovës.Dhe krejt në fund pikërisht këta“politikanë”,liderë shtetëror e qeveritar te korruptuar, janë ata që kanë thyer kontratën me popullin pastaj nuk u përmbahen rregullave të demokracisë ,kushtetutës,ligjeve, por veprojnë vetëm në interesin e tyre e jo të popullit të tyre, kanë krijuar në popullinë e Kosovës ndjenjën e mosbesimit,apatisë,zhgënjimit sa që një pjesë nga populli ka filluar edhe të identifikoj edhe vetë sipmtomet e lidershipit shtetërorë të Kosovës duke i konsideruar të gjithë politikanët,liderët shtetëror e qeveritar si kriminelë, të korruptuar,gënjeshtar,pa moral,të pa ndërgjejgshëm etj.Në këtë mënyrë populli duke pare realitetin dhe thyerjen e kontratës në mënyrë të vazhdueshem nga “politikanët”dhe lidershipi shtetëror tani në zgjedhjet e 15 nëntorit mund të ndodhë që një pjesë e madhe e popullsit të Kosovës të mos dalin më në zgjedhje ,të mos interesohen më për politikë dhe të mos angazhohen as në forma t? tjera në proceset e shtetit të mbykqyrur të Kosovës.Kjo nuk do ishte aspak e dobishme jo vetëm për popullin,por edhe për porceset e demokracisë dhe të ndërtimit të ardhmërisë së Kosovës në përgjithësi.Sepse nëse shteti i mbikqyrur i Kosovës dëshiron që demokracia të funksionojë kënaqshëm atëherë është e varur nga pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.Duke ditur se në demokraci, i gjithë pushteti del nga populli dhe se këto zgjedhje të 15 nëntorit mund të jenë një rast i mirë për të ndëshkuar korrupcionin dhe keqpërdorimin e vullnetit të tyre duke zgjedhur alternativa tjera edhe pse është e kuptueshme nga ana e popullit se shumcia e alternativave ekzistuese janë të konumuara dhe nuk ka shpresë për ndryshime.Por populli duhet të jetë i vëmendshëm ndaj pjesës së tij të përgjegjësisë së demokracisë, sepse gjedhjet që do të mbahen në nëntor janë shenjë më tipike e demokracisë dhe në kuadër të kësaj fuqie ata mund të ndryshojnë duke menduar ndryshe dhe vepruar ndryshe .Vjen momenti kur funksionon shteti i mbikqyrur i Kosovës dhe atehërë mund të kuptohet qartë se në demokraci, i gjithë pushteti është i bazuar në ligje, dhe se vetë sovraniteti i popullit i gjen kufijtë në të drejtat themelore të tij.Në këtë aspekt vjen deri te elementi thelbësor kur në demokraci nuk do të mund në mënyrë të qartë më të bëhej fjalë dallimi ndërmjet shtetit të mbyqkyrur të Kosovës dhe shoqërisë, sepse janë pikërisht këto të dy elemente që ndikojnë në mënyrë permanente në drejtim të sjelljes sa më afër të idealit të demokracisë,forcimit të shtetit dhe proceseve të integrimit të Kosovës në sistemin e vlerave Europiane.


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora