E hene, 18.11.2019, 02:02 AM (GMT)

Editorial » Dardani

Ilir Dardani: Vdekja me emrin Kallashnikov

E premte, 06.11.2009, 02:20 PM


Vdekja me emrin Kallashnikov

Nga Ilir Dardani

Edhe gjate sistemit komunist kishte arme te nxehta ne duart e popullit, por ne raste shume te rralla perdoreshin. Ligji ishte i eger, qofte edhe per kafshet me te egra mishngrenese, dhe shqiptaret per te vrare njeri-tjetrin perdornin thika e leva.
Pas thyerjes se sistemit harbut shqiptaret ishin te uritur per liri dhe pjese te lirise se tyre quajten edhe Kallashnikovin, dhe jo vetem origjinalin por edhe ate kinez, pa harruar edhe ate polican-ez. Ne vitet '90 shqiptaret me te poshter e shuan mallin. Deri ne vitin 1997 pjesa e ulet e shoqerise u armatos, me ndihmen e superpalacove qe tregtonin arme dhe te qeveritareve tane.

Firmat piramidale cmenden edhe shqiptaret e ndershem. Qeveria u tregua krejtesisht idjote dhe vampire. Politikanet qe udheheqnin Shqiperine shkelen mbi djersen dhe gjakun e shqiptareve. Ne krye te shtetit te Shqiperise ishte Sali Berisha, i cili ne menyre teper absurde dhe te mjere mbronte Piramiden duke thene qe ‘’leket e shqiptarit nuk humbin sepse jane fituar me djerse dhe nuk duhet te shqetesoheni aspak’’.  Shqiptari humbi kursimet e shtepine dhe nuk ke si mos ta fajesosh qeverine kur Piramida ishte Legale dhe Mbrohej nga Presidenti i vendit. Shqiptaret ishin te paditur dhe naive. Ishin edhe nje popull i varfer dhe besonin ne ‘’mrekulli’’, kur besonin edhe kokat qe i kishin zgjedhur te qeverisnin vendin. Sali Berisha eshte fajtori kryesor i tragjedise shqiptare, se bashku me kryeministrin e asaj kohe, Aleksander Meksin, biles ky i fundit nuk eshte me pak fajtor, por mjerisht eshte heshtur…sepse gjithcka eshte kunder ‘’Malokut’’ dhe jo kunder se keqes pa ngjyra krahinore!

1997. Kemi nje qeveri injorante, kemi nje popull te rrenuar ekonomikisht, kemi edhe nje opozite komuniste me emer te ri, por me shpirt te njejte.
Ishte koha kur komunizmi do te triumfonte perseri, fale injorances se qeverise dhe popullit djerse-humbes.
Tre gishtat sllavo-greko-serbo-rexhepqosice i dhane mbeshtetje te fuqishme Partise Socialisto-Komuniste. Kjo parti famekeqe nxiti popullin te beje vetevrasje dhe kishte shume sukses. Rreth 3 000 shqiptare humben jeten. Shqiptare ishin ata qe vdiqen e shqiptare ishin ata qe i vrane.
Nje pjese shqiptaresh e kishin tradite te beheshin veglat e antishqiptareve, qe ne kohen e perandorise superantishqiptare islamike.
Shqiptaret humben parate, humben edhe trurin, por mbi te gjithe Humben Jeten dhe Fituan vetem Varre.

Kane kaluar 12 vjet qe nga lufta shqiptaro-shqiptare. Armet rane, por jo ne vendin e duhur. Shqiptaret kane depon e tyre te municionit dhe jane te gatshem qe per nje fjale goje t’i hapin lufte edhe djallit. Ne fakt djallin e duan sepse perndryshe do e luftonin se bashku me 5%-shin e shqiptareve te Dardanise.

Here pas here degjon se i riu u vra sepse kishte bere ‘’krim’’ duke ia leshuar syte motres apo te fejuares se tjetrit. Ka raste qe zihen femijet 10-vjecare dhe hyne ne arene burrat me pushke. Ka raste qe shqiptaret e gjejne vdekjen edhe nga lopet e delet. Pse, edhe kafshet mbajne arme ne Shqiperi? Jo, jo. Disa jane me njerezore se njerezit sepse i largohen sherrit, kurse disa te tjera gjithe kopili hyjne ne aren e tjetrit dhe ngopen me bar dhe me kete xhest duan te provojne sa njerez jane njerezit. Zhgenjehen sigurisht sepse shqiptari kap kallashin direkt dhe te nesermen pronari i deles eshte banor i botes tjeter. Nuk mbetet dele, dhi e lope pa qare, kurse njerez qe nuk qajne ka shume.

Pervec vetembrotjes nuk ka arsye te vrasesh. Shqiptaret, si asnje komb tjeter ne Europe, vrasin kot. I marrin jeten tjetrit per gjera qesharake, te cilat mund te kalohen me buzeqeshje ose thjesht injorim.
Ka kriminele cdo komb, por nuk e kam fjalen per kriminelet, por per popullin ne pergjithesi. Shqiptari mund te jete njeri shume i mire deri ne castin qe delja qe ushqen femijet e nje te varferi i ha barin. Kete kafshate nuk e kaperdine dot dhe shnderrohet ne monster. Ketu duket qarte qe edhe shqiptari normal ka probleme te theksuara mendore, por qe shfaqen vetem nje here gjate gjithe jetes se tij.

Mbaj mend nje te moshuar nga nje fshat i Vlores, e cila sapo kishte pare bagetine e fqinjit ne aren e saj, menjehere kishte marre armen dhe kishte qelluar mbi te zotin e deles, i cili fatmiresisht nuk e humbi jeten. Eshte krim makaber por edhe skene teper qesharake.
A ka me keq e me turp se te vrasesh tjetrin per asgje?!

Shqiptaret e Shqiperise jane te armatosur ne pritje per te ekzektuar armikun, i cili eshte fqinji, kusheriri, vellai, njeriu me gjak te njejte.

Qeverite e Shqiperise kane bere pak ose aspak per te larguar nga duart e shqiptarit vdekjen e vetvetes.

Shqiperise i duhet nje polici ekskluzive per carmatosjen e popullit trim, i cili me allti ne dore sharron jeten e tij, te afermeve, te shqiptareve.

Armet gjenden neper qendrat e qyteteve e fshatrave, neper autobuse e vetura, ne stadiume e kinema, por…edhe neper shkolla!
Sikur policia te nderrmerrte nje aksion kombetar (po e quaj ‘’kombetar’’ edhe pse kombi nuk eshte shteti qe quhet Shqiperi) do te largonte dhjetra mijera arme nga duart e civileve dhe do shpetonte qindra apo mijera jete.

Sali Berisha ishte kryetar i shtetit kur shteti ra dhe shqiptaret u bene ushtare ilegale te djallit, prandaj duhet ta kete detyrim moralo-njerezor largimin nga rruga te armeve te panumerta.
Cfare ka bere Berisha per 4 vjet ne lidhje me kete tragjedi te perditeshme? Asgje!
Saliu neper morte shfaqet shume i ndjeshem, leshon edhe ndonje pike lot, por nuk mendon se nese qeverisja e tij do te ishte serioze nuk do kishte nevoje per ndjeshmeri, qofte edhe fallso.

Shqiptareve u duhet dhene nje mundesi per t’i dorezuar armet. Duke pare qe ne Shqiperi ka me shume arme ne duart e civileve se njerez nje amnisti nuk do te ishte e tepert. Pas skadimit te afatit te saj shteti shqiptar te ishte i ashper ne kontrolle e ne gjykim. Armembajtja pa leje te denohej me 25 vite burg dhe me detyrim qe te punosh dhe ta fitosh buken vete, per te shmangur shpenzimet e shtetit te varfer te Shqiperise.
Ata qe do e donin lirine do i dorezonin ose groposnin pergjithmone, te tjeret do ishin kriminele, ose ne pritje per t’u bere te tille dhe meshira, kur nuk kane meshire per veten, do te ishte e tepert.

Fatkeqesisht historia na tregon se shqiptari e ka te veshtire te jetoje ne paqe, larg terroreve, prandaj duhet nje ‘’diktature demokratike’’ ku meshirohet viktima e pafajshme dhe denohet rende monstra.

Vrasjet e 20 viteve te fundit nuk jane firmosur nga Enver Hoxha, por nga Fatos Nano e Sali Berisha.
Enver Hoxha burgosi e mjeroi nje komb, por vrau per 40 vjet vetem rreth 7 000 shqiptare.
Nano e Berisha sa kane vrare deri tani?!


(Vota: 52 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT