E enjte, 28.03.2024, 05:32 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Avzi Mustafa: Veprimtaria pedagogjike e Vlash Gjelajt në Maqedoni dhe Kosovë

E enjte, 05.11.2009, 08:00 PM


Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes

 

VEPRIMTARIA PEDAGOGJIKE E VLASH GJELAJT  NË MAQEDONI DHE  KOSOVË


Nga Prof. dr. Avzi Mustafa

 

Personaliteti dhe vepra e Vlash Gjelajt në vetvete ngërthejnë pulsime të kohës. Ai është njëri nga figurat që bashkë me shumë mësues tjerë erdhën nga Shqipëria për të vënë bazat e arsimit shqip edhe në trojet e ndara shqiptare. Vlash Gjelaj në Maqedoni erdhi pas viteve 1945 dhe u vendos në Kumanovë ku e fillon punën e mësuesisë në vitin shkollor 1946/47 në shkollën fillore “Bajram Shabani “.

            Vlash Gjelaj kaloi një jetë shumë aktive. Gjithnjë ishte në aksion. Puna e tij nuk mbaronte vetëm me orët mësimore, por ai bashkë me nxënësit punote edhe jashtë orëve. Atë e kishin angazhuar edhe si mësues i shkollës së natës dhe i shkollave të Kryqit të kuq. Ishte njëri ndër të vetmit që kishte kualifikim.

            Të dhëna biografike mbi këtë pishtar të arsimit shqip në Maqedoni e Kosovë nuk kemi shumë. Dimë se është lindur më 5.02.1921 në Obod të Shkodrës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse ato të mesme, sipas disa të dhënave jo të konfirmuara mirë, duhet t’i ketë ndjekur në një shkollë të mesme oficerësh në Itali. Në bazë të kujtimeve të shumë miqve të tij thuhet se ai ka qenë i vendosur në një jetimore në Itali ku e mbaron edhe një shkollë të mesme të mësuesisë.

            Mëqenëse edhe në Maqedoni nevoja për hapjen e shkollave ishte shumë e madhe, Ministria e arsimit të Jugosllavisë dhe Komiteti i arsimit të Maqedonisë iu drejtuan Ministrisë së arsimit të Shqipërisë për ndihmë kadrovike. Ministria e arsimit të Shqipërisë e miratoi këtë kërkesë dhe në Maqedoni dërgoi 30 mësuesë<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]-->. Si duket, edhe Vlash Gjelaj do të jetë në mesin e ketyre mësuesve.

            Vlash Gjelaj pas shërbimit të tij në Kumanovë u desh nevoja që në vitin shkollor 1947/48 me rekomandim nga Ministria e arsimit të Maqedonisë të transferohet në Shkup dhe të punojë si profesor i biologjisë në paralelen e parë të Normales, e cila ishte hapur pranë shkollës Normale “Nikolla Karev “ në Shkup  <!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]-->.

            Me hapjen e shkollës së parë të mësusisë me mësim në gjuhën shqipe me emrin “Lirija “  së pari në Tetovë e e cila pastaj transferohet në Shkup, Vlash Gjelaj vazhdon që të jap mësim edhe më tej. Fal intelektit të ]udishëm dhe njohjes së gjuhës italiane edhe pse mungonin tekstet ai nxënësve u përgatiste shënime të nevojshme dhe një kohë të gjatë qe model se si duhet të punohet e të veprohet në mungesë të teksteve. Dhe, mu për këtë ai edhe lavdrohet. Këtë e shohin nga një raport të këshilltarit pedagogjik, ku mësuesi Gjelaj lavdërohet dhe notohet me notë të shkëlqyeshme. Këtë mësues të vyshëm e angazhojnë që të mbajë kurse e seminare për përgatitjen e kudrit arsimor për shkollat fillore.

            Sfida e kohës para këtij mësuesi me plot zell e krenari e vuri para organeve të sigurimit shetëror (UDB-ës) se ky shqiptar i Shqipërisë etnike ka synime tjera, se gjoja nëpërmjet edukimit dhe arsimit ngjall tek nxënësit separatizëm, nacionalizëm, shovenizëm e edhe sa e sa “izma” tjerë. Si] thotë një mik i tij, Vlash Gjelaj tërë punën e tij e drejtonte drejt lartësimit të dijes e të edukatës dhe të dashurisë ndaj njerëzëve. Ai ishte adhurues i flaktë i poezisë. I dinte përmendësh poetët e Rilindjes kombëtare. Këtë  e tregonte më së miri kur kishte ndonjë orë të lirë, kur i mblidhte nxënësit në ndonjë klasë për t’i recituar poezitë e Naimit, Fishtës, Çajupit, e për t’i kënduar shqiptarit dhe mëmedheut. Por, kurrë nuk i urrente të tjerët. Ai ishte kosmopolit. Ai kërkonte nga nxënësit porosinë e madhe të Naimit. “Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë“. Për këtë veprimtari fisnike do të gëzojë dashuri dhe admirim te nxënësit, kurse te pushteti titist do ta ndjellë arrestimin dhe sëmundjen.

            I ndjekur nga pushteti, por krenar nga shpirti, shpeshherë e merrnin në “biseda informative” policore. Atë çdoherë kur vinte Titoja për vizitë në Maqedoni e arrestonin. Vlash Gjelajn e fusin në birucë me ditë e netë se gjoja është i rrezikshëm. Shpeshherë muajve të verës së bashku me nxënësit shkonte në aksione jashtë Maqedonisë. Këtë e bënte për dy arsye: njëra, që të jetë bashkë me nxënësit e vet, kurse tjetra që të mbetet pak i qetë nga organet policore. Por, kjo nuk ishte ashtu si] thotë vet Gjelaj, ngase pa zbritur këmbën nga treni agjenti ishte i pari  që më dëshironte mirëseardhje.

            Vlash Gjelaj mbeti një kohë edhe pa punë. Kur u hap Akedemia Pedagogjike në Shkup ai regjistrohet në grupin biologji dhe kimi, të cilën për një vit e gjysmë e mbaroi. Si i diplomuar punësohet në shkollën fillore “Liria“ në Shkup. Puna e tij vetmohuese e ngrit edhe më lart personalitetin e tij. Ai njihet në këtë shkollë me pajisjen që ia bëri kabinetit të biologjisë sidomos me këndin e gjallë. Në ndërkohë regjistrohen në Fakultetin filozofik në grupin e pedagogjisë, të cilin në vitin 1964 e mbaron me suksës.

            Në vitin 1965/66 punësohet në fabrikën e qelqit si udhëheqës i qëndrës  për edukimin e punëtorëve.<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]--> Një kohë punon edhe si edukator në konviktin e Shkollës Normale në Shkup.

            Në vitin shkollor 1967/68 Vlash Gjelaj punësohet si profesor i shkollës Normale pesëvje]are “Zenel Ajdini“ në Ferizaj. Në këtë shkollë ai i ligjëronte këtë lëndë: metodikën e gjuhës amtare, metodikën e matematikës dhe metodikën e  dituri natyrës dhe shoqërisë. Në këtë shkollë punon deri në vitin 1977 kur edhe ndërprehen paralelet e mësuseisë. Ai kontributin e vet në këtë shkollë e jep plot 13 vjet, në të cilën edhe pse udhëtonte nga 100 kilomotra ]do ditë, nuk e humbi asnjë ditë.

            Në vitin shkollor 1977/78 Vlash Gjelaj regjistrohet në studimet pasuniversitare në Sarajevë në Fakultetin filozofik në grupin e pedagogjisë. Pas dy viteve ai e mbron me sukses tezën e magjistraturës me titull: “Funksioni i televizionit në intesifikimin dhe modernizimin e mësimit të biologjisë në ciklin e lartë të shkollave fillore“.

            Prej vitit 1980/81 e deri në pensionim Vlash Gjelaj punon si profesor në Akademinë pedagogjike në Shkup, ku ligjëron e metodikën e matematikës.<!--[if !supportFootnotes]-->[4]<!--[endif]-->

            Vlash Gjelaj kudo që punoi, punoi me përkushtrim të rrallë në ]ështjet më vitale të kombit si] është shkolla, arsimi dhe kultura. Atë nuk e trembën as ndjekjet e as burgimet, ngase atë e mbante shpresa se një ditë do të vijë e mira për këtë popull. Prandaj ishte një shembëlltyrë e vërtetë në punën e  tij vetëmohuese që nga kolegët e vet të krijojë një atmosferë pune dhe sakrificash.

            Vlash Gjelaj gëzonte respekt te nxënësit dhe kolegët e tij, sepse ishte njeri i thjeshtë, i dashur, njeri me edukatë dhe gojëmbël. Ai tërë kulturën që e kishte fituar në shkollë të mesme dhe në studime në shumë qendra të ndryshme të ish Jugosllavisë nuk e mbajti për vete, por e përhapi kudo gjatë veprimtarisë së tij në të gjitha vendet e punës si mësues, edukator konvikti, udhëheqës qendre për edukimin e punëtorëve, si profesor, në biseda dhe nëpërmjet shkrimeve të tij në organet e shtypit të kohës.

            Janë shumë me vlerë shkrimet me karakter edukativ që i shkroi në revistën me titull “Për ju dhe shtëpinë tuaj“ që dilte një herë në muaj në gjuhën maqedonishte, ku Gjelaj  ishte redaktor i rubrikës “Pedagogu në familje“. Në këte revistë Vlash Gjelaj i botoi këto punime: “Prindërit, fëmijët dhe notat e dobëta“, “Fëmija dhe prindërit“, “Shprehitë e punës fitohen që në fëmijëri“, “Loja duhet të edukojë“, “Xhelozia ]do herë aktuale“ etj.

            Në punën e tij profesionale dha ndihmesë me vlerë të madhe edhe në përmirësimin e mësimit si në shkollat e mesme ashtu edhe në të lartat. Ai ka shkruar edhe artikuj tjerë të ndryshëm ku ka vë në dukje njohuritë e tija të thella që i zotëronte nga lëmi i didaktikës dhe metodikës. Ka lënë si dorëshkrime punimet: “Metodat mësimore në lendën e matematikës në shkollat fillore” shkruar në vitin 1957, “Mësimi i gjemetrisë në shkollat fillore” shkruar 1976, “Baza empirike dhe teorike në mësimin e dituri natyrës“ shkruar në vitin 1960, “Metodat dhe parimet diadaktike në mësimin e dityrisë natyrës“shkruar më 1978 etj.<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]-->

            Jam më se i bindur se Vlash Gjelaj do të jepte kontribut edhe më të madh po të mos i kishte rënë në qafë UDB-a që i shkaktonte  troditje shpirtërore.<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]-->

            Në fund ky pishtar i arsimit shqip në Maqedoni e Kosovë pas kësaj pune të palodhshme, të cilën e kreu me shumë pasion dhe vullnet si dhe me të gjitha goditjet e rënda shpirtërore, siç thoshte shpesh herë “i huaj në vendin e vet“ e zuri shtratin e spitalit dhe pas një sëmundje të rëndë sa fizike po aq edhe shpitërore që kurrë nuk mundi ta vizitojë Shkodrën dhe Obodin e tij, në pranverën  vitit 1997 ndërroi jetë.

            Vdekja e tij i pikëlloi shumë miqtë, nxënësit dhe kolegët, të cilët me rastin e fjalës së fundit mbi arkivol i thanë autori i punimit keshtu u shpreh: “Zoti Vlash, pusho në botën e amshueshme, sepse ti jeton me veprën që mbolle te ne, që të përulemi sot në përcjelljen dhe ndarjen e fundit me Ty, pishtar i arsimit shqiptar”. <!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]-->

             Vlash Gjelaj mbet një figurë e rëndësishme e historisë së kombit tonë. Mbetet një meteor që bëri dritë në historinë e arsimit e të shkollës shqipe në Maqedoni dhe Kosovë. Prandaj, le të krenohet Shkodra për këtë bir të kombit tonë sepse hodhi jetën për të zgjuar vetëdijen kombëtare.

<!--[if !supportFootnotes]-->

<!--[endif]-->

<!--[if !supportFootnotes]-->[1]<!--[endif]--> Avzi Mustafa, Zhvillimi i shkollës fillore shqipe në republikën e Maqedonisë 1945-1975, Logos A, 120

<!--[if !supportFootnotes]-->[2]<!--[endif]--> Libri i anlaleve “25 vjet veprimtari e gjinazit Zef Lush Marku “, Shkup, 1975, 10

<!--[if !supportFootnotes]-->[3]<!--[endif]--> Buletini i fakultetit Pedagogjik, Shkup

 

<!--[if !supportFootnotes]-->[5]<!--[endif]-->.Arshivi i fakultetit pedagogjik, Shkup

<!--[if !supportFootnotes]-->[6]<!--[endif]--> Në vitet e fundit të jetës Vlash Gjelaj bëri edhe një prkthin nga gjuha kroate: me titull “Libri mbi diplomacinë“

<!--[if !supportFootnotes]-->[7]<!--[endif]-->.Fjalën e ratit e mbajti prof.dr. Avzi Mustafa



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora