E premte, 29.03.2024, 06:36 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Rama mbush mitingun e Mero Bazes me punonjësit e gjelbërimit dhe pastrimit të Tiranës

E enjte, 05.11.2009, 06:45 PM


Nga Gazeta Sot

Revizorët e mitingut, Eduard Shalsi dhe Dritan Agolli

Pas dështimit të thellë që pësoi në mitingjet partiake, si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë bojkotit, Edi Rama shfrytëzon dhunën ndaj Mero Bazes, për të arritur qëllimin e tij në denigrimin e imazhit të vendit, në sytë e ndërkombëtarëve. E kamufluar si një protestë ndaj fjalës së lirë, protesta e mesditës së djeshme pranë Kryeministrisë u organizua nga krerët e shoqatave të gazetarëve, të cilët zotërojnë vetëm një vulë në xhep, si dhe u mbështet fort nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Protesta ishte paralajmëruar dy ditë më parë dhe gazetarët e të gjitha mediave ishin thirrur për pjesëmarrje, por mesditën e djeshme në shesh u panë vetëm 10 drejtues të shoqatave modeste të gazetarëve, fare pak gazetarë të blerë me leje ndërtimi nga Rama, punonjës të mediave që rëndom janë cilësuar si media pranë Ramës, e krahas tyre dhe punonjës të Bashkisë së Tiranës, të urdhëruar për të protestuar për interes të kryetarit. Në këtë protestë, Rama kishte urdhëruar të merrnin pjesë edhe socialistët, por duke qenë se këta të fundit e sabotuan, atëherë u përdorën punonjësit e bashkisë. E gjithë panorama e kësaj proteste përmblidhej në një aktivitet pasiv, ku dhe vetë midis pjesëmarrësve përflitej se në mungesë të interesit personal, ishin mbledhur vetëm për shkak të trysnisë dhe presionit nga “lart”. “Nëse do të vazhdojmë të punojmë aty ku jemi aktualisht, duhet te jemi në këtë protestë, qoftë edhe vetëm për figurë. Urdhri ishte i qartë sapo mbërritëm në punë  në mëngjes”, u shprehën pjesëmarrësit, të cilët nuk pranuan të identifikohen për shkak të masave ndëshkuese të menjëhershme që mund të merreshin ndaj tyre.

Protesta, presioni ndaj punonjësve të bashkisë

Protesta e Bazes, më shumë se protestë ndaj fjalës së lirë mund të kuptohej si protestë e punonjësve të bashkisë, ose më saktë si protestë e Edi Ramës në vijim të protestave të tij shterpë. Po të shihej me vëmendje pjesëmarrja në këtë protestë, kuptohej lehtë se përqindja e punonjësve të bashkisë ishte disa herë më e madhe se ajo e gazetarëve, sigurisht kjo e parë në total të të gjithë pjesëmarrjes, e cila për hir të së vërtetës duhet thënë se linte për të dëshiruar. Të gjithë pjesëmarrësit numëroheshin me gishta ashtu si në protestat e fundit të Ramës, ku nëpërmjet terrorit, dhunës psikologjike apo pagesës, ai arriti të mblidhte dhjetëra njerëz nëpër sheshe. Punonjësit e bashkisë, të nxjerrë forcërisht në këtë protestë, e cila nuk kishte asnjë interes për ta, kontrolloheshin gjatë gjithë kohës nga sytë vëzhgues të Eduard Shalsit e Dritan Agollit. Njëri ish nënkryetar i Bashkisë, ndërsa tjetri administrator i bashkisë. Shalsi dhe Agolli ishin caktuar si personat përgjegjës për të bërë apelin e punonjësve të kësaj administrate në protestën e Bazes. Punonjësit e bashkisë, kryesisht punonjës të gjelbërimit dhe pastrimit të Tiranës, nuk pranonin ta komentonin praninë e tyre në një protestë të tillë që nuk u shërbente për asgjë, megjithatë duke marrë parasysh pasojat që mund të kishin nëse nuk do të ishin aty, u gjendën në shesh mesditën e djeshme, pranë disa krerëve të shoqatave gazetareske. Kjo ishte ndihma e vetme që Edi Rama, mund ti jepte Mero Bazes, në këmbim të kamuflimit të luftës që kaq ditëve të Partisë Socialiste, e cila u përmbyll me rrahjen e Mero Bazes dhe me mitingun e djeshëm të punonjësve të pastrimit, gjelbërimit dhe mbledhjes së plehrave.

Askush nuk protestoi kur Rama i tha “prostitutë” koleges së Shijak TV

Solidarizimi i medias për të mbrojtur fjalën e lirë dhe gazetarët, është një veprim për tu përshëndetuar, por kjo do të ishte mirë të ndodhte gjithmonë ndaj kujdo që punon për logon e një gazete apo televioni. Drejtuesit e shoqatave të mediave në Shqipëri do të bënin mirë të ishin të ndjeshem për çdo rast dhe jo disa raste ti trajtonin të njerkës dhe disa të nënës. Sa për kujtesë duam tu sjellim në vemendje atyre kolegëve gazetarë të paktë në numër, të cilët protestuan dje para kryeministrisë se nuk ishin kaq të ndjeshme kur kryetari i Bashkisë Edi Rama para tre vitesh publikisht dhe para gjithë mediave fyeu me fjalën “prostitutë”, kolegen tonë të Shijak TV, vetëm se ajo nuk i bëri pyetjen që i vinte atij për shtat. Askush nga drejtuesit e shoqatave mediatike nuk doli për ta dënuar këtë akt, askush nuk protestoi, askush nga politika nuk e dënoi gjestin e ulët të kryebashkiakut. Të gjithë bënë veshin shurdh dhe syrin qorr para kësaj deklarate për të vetmin shkak se nuk ishte cënuar interesi i askush prej drejtuesve të shoqatave, por vetëm ishte fyer në krye të detyrës një gazetare, dhe për krerët e shoqatave tona, kjo s’ka ndonjë rëndësi. Nëse shoqatat e gazetarëve janë ngritur për të mbrojtur gazetarët dhe fjalën e lirë, atë duhet ta bëjnë me seriozitet dhe pa mbajtur anën e askujt, se pastaj bëhen qesharak si protesta e djeshme ku në të mungonin gazetarët, por ishin të shumtë simpatizantët politik të PS.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora