E shtune, 20.04.2024, 05:23 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Financimi i terrorizmit, qeveria zbulon 70 raste

E enjte, 05.11.2009, 07:58 PM


Nga Tedi Blushi

Rastet e dyshuara për financim të terrorizmit në vendin tonë vijojnë të mbeten në nivel shqetësues. Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Arben Doçi ka raportuar dje në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare se “në 10-mujorin e vitit 2009 i kemi dërguar Shërbimit Informativ Shtetëror 70 raste të dyshuara për pastrim parash dhe financim terrorizmi dhe kemi marrë informacion për 13 raste, për të cilat SHISH ka pasur të dhëna për pastrim parash”. Në fjalën e tij para deputetëve, ai theksoi se raportimi i këtyre rasteve të dyshimta është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me shërbimin sekret. “Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar shkëmbimit të informacionit me SHISH-in, për vetë specifikat që ka ky institucion dhe porosive të kryeministrit. Në këtë kuadër, në fillim të vitit 2009 janë vendosur persona kontakti për shkëmbimin e shpejtë e në kohë reale të çdo informacioni dhe të dhëne që ka lidhje me dyshime për rastet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, - theksoi Doçi.

2008

Në ndryshim nga raporti për 10-mujorin e vitit 2009, ku raportohen 70 raste të dyshimta për financim terrorizmi në raportin vjetor për 2008-ën, të bërë publik nga Njësia e Inteligjencës Financiare në 24 prill të këtij viti, theksohej mes të tjerash se, një shtetas shqiptar kishte tentuar të kryente një transfertë bankare në Pakistan, në drejtim të një individi të dyshuar si terrorist. Ndërkohë, një tjetër shtetas i dyshuar si pjesë e listës së zezë, thuhej në raportin ’08, ka qenë nën mbikëqyrjen e SHISH-it. “Nga raportet e aktivitetit të dyshimtë të ardhura nga bankat e nivelit të dytë, janë referuar përkatësisht një rast pranë SHISH-it, për investigime të mëtejshme (individ i dyshuar si pjesë e listës së zezë), dhe një rast i dërguar pranë policisë së Shtetit, për një shtetas shqiptar që kërkonte të bënte transfertë në Pakistan në drejtim të një individi të dyshuar si terrorist”, - citojmë nga faqja nr.48 e këtij raporti voluminoz.

Xhamia

Në 1 shtator ’09, Prokuroria publike afgane akuzoi 7 persona për kryerjen e akteve armiqësore ndaj forcave amerikane në Afganistan dhe mbledhjen e donacioneve nga shtetasit pa leje për të financuar aktivitetet terroriste në këtë vend. Njëri prej tyre ishte imam i një xhamie në Dhahr, i cili gjatë marrjes në pyetje tha se po mblidhte para për një xhami në Shqipëri dhe dha emrat e shtetasve që i kishin dhënë atij para. Të dyshuarit e tjerë pas arrestit hodhën poshtë informatat se ata kishin pasur dijeni për financimin e grupeve terroriste në Afganistan. Ata thanë se paratë ishin mbledhur për të ndërtuar një xhami në Shqipëri. Gjithashtu shtuan se kishin dhuruar para pasi kishin parë posterat në muret e xhamisë, ku të dyshuarit u kishin bërë thirrje besimtarëve të dhuronin para për të ndërtuar xhami në Shqipëri. Dhurimi i donacioneve të huaja për fondacionet islamike në Shqipëri ka qenë një problem i mprehtë vitet e fundit. Prokuroria ka sekuestruar shumë prona dhe llogari financiare të personave që dyshohen se financojnë terrorizmin ndërkombëtar. Pas viteve ‘90 në Shqipëri mësynë mjaft personazhe të maskuar si misionarë, por të njohur si anëtarë të terrorizmit fondamentalist ndërkombëtar, si “Xhihadi Islamik Egjiptin”, “Grupi Islamik Egjiptian”, “Fronti i Shpëtimit Islamik Algjerian”, “Grupi i Armatosur Islamik Algjerian”, që më vonë do të viheshin nën komandën e Osama Bin Laden dhe Al-Kaedas. Disa prej tyre arritën madje të marrin edhe nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i kohës, Sali Berisha.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora