Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shevki Sh. Voca: Dostojevski mbi çështjen hebreje

| E enjte, 05.11.2009, 06:46 PM |


DOSTOJEVSKI  MBI ÇËSHTJEN  HEBREJE*

Nga SHEVKI SH. VOCA

    Fjodor M. Dostojevski (1821 Moskë-1881 Shën Peterburg), romansier, novelist, eseist, publicist, artist, kritik, polemizues i rreptë, analist, disident, i burgosur politik dhe i dënuar me vdekje, por më pas i falur dhe mbajtur tetë vjet burg, prej tyre katër vjet të dënimit u detyrua t’i kaloi nëpër punë të dhunshme dhe të rënda, në shoqëri me kriminel, vrasës, dhe banditë, sepse asokohe në Rusi ende nuk kishte ligj apo urdhër që të dënuarit e thjeshtë të jenë të ndarë nga ata që janë të dënuar politikisht, ndonëse dihet se ai ishte i dënuar politikisht. Dostojevski si figurë komplekse dhe aventuriere siç e quajnë studiuesit e pasionuar të tij, pranë Tolstoit është njëri nga shkrimtarët (lexo romansierë) më të mëdhenj Rus, por edhe botërorë, dhe si i tillë ai radhitet në grupin e kolosëve të letërsisë botërore.
    Dostojevski  në veprat e tija bënte përpjekje që të gërshetohen , filozofija, politika, religjioni si dhe dituria, me ç’gjë ndikoi mjaft shumë në letërsinë moderne në tërësi. Ai ka lënë një opus të gjerë të veprave të shkruara prej të cilave ne për këtë rast do t’i cekim disa: “Shënime nga shtëpia e vdekur” (1861), “Të poshtëruar e të fyer” (1861), “Krimi dhe dënimi” (1866), “Idioti” (1868), “Vëllezërit Karamazov” (1879-1880) “Demoni” (1871) etj., në të cilat paraqet gjendjen e thellë shpirtërore në nuanca më të hollësishme. Tek ai mbështeten shumë shkrimtarë botëror që erdhën më vonë: dekadentët dhe simbolistët, ekspresionistët dhe surrealistët, ekzistencialistët etj.
    Shkrimet e Dostojevskit botoheshin nëpër gazeta më të njohura të kohës. Ai si njohës i mirë i rrethanave politiko-ekonomike, dhe të gjendjes intelektuale në përgjithësi në shoqërinë e Rusisë së atëhershme, nuk nguronte që të shkruaj ashtu si i shihte dhe si i njihte ngjarjet dhe problemet e kohës. Dostojevski prej fillimit të vitit 1873 e deri në prill të vitit 1874, redaktonte revistën javore “Qytetari”, në shërbim të rubrikës për politik dhe fejtone, ndërsa në vitin 1873, në një rubrikë të veçantë botoi fragmente nga “Ditari i shkrimtarit” shkrime këto që ishin nga ditari i tij personal. Botues  i kësaj javore ishte princi V. P. Meshqerski. Këtë ditar të cilën autori e titulloi “Ditari i shkrimtarit”, më vonë Dstojevski e publikoi në botime të veçanta. Por, është e vërtet, se “Ditari i shkrimtarit”, sikurse edhe çdo revistë tjetër, përbëhej nga shkrime edhe publicistike, edhe kritiko-letrare, por edhe fejtone figurative për faktet rrjedhëse, si dhe veprat origjinale të shkrimtarit. Megjithatë, sikurse që thotë një studiues, këtu duhet theksuar se “Ditari i shkrimtarit” nuk është revistë. Të gjitha shkrimet në te i takojnë një autori, dhe shumica prej tyre janë të përshkruara me ide të njëjta, që mund të kuptohen vetëm në kontekstin e një tërësie tematike dhe të një mendimi të përgjithshëm.
     Shkrimtari Dostojevski siç thamë më parë ishte njohës i mirë i situatës në përgjithësi në Rusin e atëhershme, ndërkaq që në një shkrim të veçantë në ditarin e tij, përveç tjerash  ai mjaft gjerësisht shkruan edhe për “çështjen e hebrenjve”, e cila në veprën e tij me titull “Shkrime politike” për të cilën pak dihet, ose aspak, veçohet një kapitull me titull “Çështja e Hebrenjve” të cilën ne do ta paraqesim më poshtë. Ai si shkrimtar gjërat i shikonte nga horizonti i tij specifik, por mirë i njihte edhe dispozicionet njerëzore dhe shpirtin kohor. Ky shkrimtar më tepër ishte i preokupuar me vendin dhe popullin e vet, dhe pa dyshim se ky preokupim i pengonte në disa konkludime, të paktën aq sa ai nuk e pranonte përjashtimin e Çifutëve. Dostojevski betohet siç do të shohim më poshtë se nuk i urenë Çifutët dhe çifutërinë siç shprehet ai, për kundër etiketimeve dhe njollosjeve që i vini nga intelektualët e njohur Çifut, të cilët me një numër të konsiderueshëm ishin mjaft të integruar në shoqërinë Ruse dhe që krenoheshin me emancipimin e tyre. Dostojevki mendonte se edhe ata janë mjaftë nervoz dhe të irrituar, dhe për këtë arsye ishte vështirë të bisedohet me ta. Më tej shkrimtari duke i theksuar shkaqet e mosmarrëveshjes mes Rusëve dhe Çifutëve për të cilat thoshte se faji nuk qëndron vetëm tek populli rus, por përkundrazi ato ishin grumbulluar nga të dy anët... Por, ai thot: se  qysh në fillim e di një gjë, se në tërë botën me siguri nuk mund ta gjesh edhe një popull sikurse që janë Hebrenjtë të cilët në çdo moment, në çdo hap, dhe në çdo fjalë, aq shumë ankohen për fatet e tyre, poshtërimet e tyre, shkatërrimet e tyre, mundimet e tyre etj. Në momente njeriu do të mendonte, a thua nuk janë Hebrenjtë ata të cilët sundojnë me Evropën; nuk janë ata të cilët udhëheqin me bursa, pra me një fjalë: ata udhëheqin me politikë, me punët e brendshme, moralin e një shteti etj...Për këto dhe gjëra tjera që me këtë rast kanë të bëjnë ekskluzivisht vetëm me problemin e Hebrenjve në Rusi, ashtu siç i paraqet vetë Dostojevski në kohën e vetë, do të shohim në vijim të këtij shkrimi.
    Kapitulli “Çështja e Hebrenjve” të cilin ne e kemi shkoqitur për këtë rast nga libri i tij “Shkrimet Politike”, ndahet në gjashtë nënkapituj të cilat ngërthehen mes veti.      
       
KAPITULLI I PARË TITULLOHET “VËREJTJE PARAPRAKE”

    O, mos kujtoni që kamë për qëllim të iniciojë problemin e “çështjes së hebrenjve”! Këtë titull e zgjodha si për shaka. Unë as që kamë forcë për një çështje aq të madhe sikurse që është çështja e Hebrenjve në Rusi, si dhe të vetë gjendjes Ruse e cila në radhët e bijve të vetë numëron tre milion Hebrenj. Kjo çështje nuk është në forcën time. Por ndonjë gjykim personal për këtë megjithatë kisha pasur mundësi të kem, dhe-shi për këtë gjykim timin disa Hebrenj filluan të interesohen. Ka një kohë, që nga ata kamë filluar të marrë letra, në të cilat seriozisht, dhe pa dyshim në mënyrë të pikëlluar më qortojnë: se si unë i sulmojë, se si, kinse e përbuzi Aidovin, e përbuzi jo për shkaqet e dobëta të tyre, “jo si eksploator”, por si fis, që do të thotë për arsye “të thënies, se Juda e ka shitur Krishtin”.
     Kështu më shkruajnë Hebrenjtë e arsimuar, domethënë nga ata të cilët (këtë e kamë vërejt, por këtë vërejtje timin assesi nuk dua ta përgjithësojë, dhe që në fillim distancohem), gati si çdoherë shtiren sikurse kujdesen që të japin dije: se ata për shkak këtij arsimimi që moti kanë hequr dorë nga “paragjykimet” nga kombësia e tyre, dhe nuk i plotësojnë ceremonitë fetare sikurse Hebrenjtë e tjerë (duke llogaritur që kjo është nën nivelin e dinjitetit) dhe, duke thënë, se nuk i besojnë Zotit. Thënë kalimthi se të gjithë ata zotërinj “Hebrenj të dalluar” të cilëve u ka mbetur deri te kombësia e tyre, gabojnë shumë që e kanë harruar Jehoven dyzet shekuj të vjetër të tyren, prej të cilit heqin dorë. Dhe kjo nuk qenka mëkat në kuptimin e ndjenjave kombëtare, por në kuptimin e shumë shkaqeve tjera të rëndësisë së gjerë. Gjë e çuditshme: nuk mund të merret me mend Hebreu që nuk
i beson Zotit! Hebreu pa Zot, është diçka e pa mundur. Me që kjo temë është shumë serioze, do ta lëmë anash.
     Më tepër është për tu çuditur se për çfarë shkaku Hebrenjtë më kanë futur në radhët e armiqve të popullit dhe të kombit të tyre. Për akuzat që iu drejtojë si eksploator, dhe për disa dobësi të tjera, ata vetë më kanë dhënë të drejtë-por vetëm me fjalë; në të vërtet, është shumë vështirë të gjendet ndonjë njeri më të pezmatuar dhe më nervoz se sa që është Hebreu i arsimuar si Hebre. Dhe megjithatë: kur, dhe në ç’mënyrë kamë treguar urrejtje ndaj Hebrenjve si popull? Në zemrën time asi urrejtje kur nuk kamë pasur; ata Hebrenj, cilët janë miq të mijë, këtë e dinë; pra, qysh në fillim, para se të them diç, e zmbrapsi nga vetja njëherë e përgjithmonë këtë akuzë të pa vend, në mënyrë që për këtë çështje të mos  detyrohem të diskutojë.
     A thua ndoshta nuk më fajësojnë për “urrejtje” pse ndonjëherë e quaj Hebreun me emër “Çifut”? E para, asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje që kjo shprehje për ta kishte me qenë fyese; dhe e dyta, fjala “Çifut” është mendim i përcaktuar si: “Çifut, e Çifutëve, mbretëri Çifute etj. Me këtë shprehej edhe theksohej njëfarë sigurimi, drejtimi, karakteristikat epokale. Për këtë thënie dhe emër mund të mos pajtohemi me ta, por për këtë ata aesi nuk duhet të ndihen të fyer.
     Sjelli këtu një pjesë nga një letër mjaftë e gjatë, që më pati dërguar një Hebre i njohur dhe i arsimuar, një letër e cila është e jashtëzakonshme dhe shumë interesante. Në te është njëra nga akuzat më karakteristike që më bartet mua për shkak të urrejtjes ndaj popullit Hebre. Emri i z. N. N., i cili ma ka shkruar letrën do të mbetet i pa njohur...

   ... “Por, do të shtoja edhe diçka që assesi nuk e kamë të qartë. Ajo është urrejtja juaj ndaj “Çifutit”, e cila paraqitet gati në çdo numër të “Ditarit” tuaj. Dëshiroi të dijë përse
ngriteni kundër Çifutëve, ndërsa jo kundër eksploatorëve në përgjithësi? Ndoshta unë më tepër se ju nuk mund t’i duroi paragjykimet e kombit tim-jo pse kamë pësuar mjaft prej tyre-por asnjëherë nuk do të lejoja pohimet: se në gjakun e atij populli jeton eksploatori i pa vetëdijshëm.  
   ...Vallë, ju a nuk mund të liroheni nga ligjet themelore të çfarëdo jete sociale: që të gjithë qytetarët e një vendi, pa dallime, nëse vetëm e kryejnë detyrën e tyre ndaj shtetit, duhet gjithsesi t’i gëzojnë të gjitha drejtat qytetare; dhe, në anën tjetër, ata të cilët nuk i përmbahen ligjeve ekzistuese, për anëtarët e dëmshëm të shoqërisë, duhet të ekzistojë lloji i njëjtë i dënimit, që është njësoj për të gjithë? Përse që bash të gjithë Hebrenjtë duhet të jenë të kufizuar për të drejtat e veta? Dhe pse për ta duhet gjithsesi të ekzistojë ligji i theksuar i dënimit? Për çfarë arsye eksploatimi i të huajve (megjithatë Hebrenjtë janë shtetas të Rusisë!): si Gjerman, Anglez, Grek, të cilët Rusia i ka më tepër se që duhet, përse ata të jenë më të mirë nga eksploatimi i Hebrenjve? Për ç’arsye paraziti, fajdexhiu, tradhtari dhe gjakpirësi, ortodoks rus i cili me të madhe është shtuar në tërë Rusinë, të konsiderohet më i mirë nga Hebrenjtë të ngjashëm me ta, të cilët megjithatë veprojnë në rrethana të caktuara? Për ç’arsye ai është më i mirë se ky?...”  
 
   Me qëllim të mirë ky korrespodent tashti krahason disa fajdexhi të njohur Rus me ata hebrenj, në kuptimin, se Rusët nuk e lënë askënd që t’i tejkalojnë. Por ne me fajdexhinjtë tanë nuk po mburremi, dhe as që i marrim për shembull; por në të kundërtën, ne, plotësisht pajtohemi me atë se që të dy palët e fajdexhinjve nuk janë të mirë.
     “Me mija pyetje të këtij lloji kisha pasur mundësi që të shtrojë.”
  ...”Ju, megjithatë, në këtë ide, duke folur për Hebreun, e futni tërë atë masë të mjerë të tre milion hebrenjve në Rusi, prej të cilëve të paktën dy milion e nëntëqind mijë të dëshpëruar luftojnë për një ekzistencë të mjeruar, ndërsa moralisht janë më të pastër se
kombësitë e tjerë, po edhe më të pastër se populli i juaj i adhuruar i Rusisë. Ju, edhe më tej, nën këtë emër futni edhe një numër të konsiderueshëm të Hebrenjve me tituj të lartë arsimor, të cilët dallohen në të gjitha fushat e jetës shoqërore; dhe i merrni si shembull...”
    (Sërish disa emra, të cilët përveç Goldshtajnit, nuk kamë të drejtë ti përmendi, sepse disave prej tyre nuk u kishte ardhur mirë  kur kishin lexuar se janë me prejardhje Hebreje.)...”Goldshtajni, (i cili vdiq heroikisht në Serbi për idenë sllovene) si dhe të tjerët të cilët punuan për të mirën e njerëzimit dhe të shoqërisë. Urrejtja juaj ndaj ‘Çifutit” përhapet madje edhe deri te Dizraeli...i cili sipas gjitha gjasave edhe vetë nuk dinte se paraardhësit e tij janë nga Hebrenjtë e Spanjës, i cili, që është më shumë se e sigurt, nuk e udhëheq politikën konservatore angleze, duke e shikuar nga aspekti “Çifut”...Mjerisht, ju nuk po e njihni as popullin hebre, as mënyrën e jetës së tyre, as shpirtin e tyre, por as historinë katërmijë vjeçare të tyren. Mjerisht, sepse ju në çdo rast jeni njeri i ndershëm, besnik i pakusht, i cili me pa dashje i krijon dhimbje masës së madhe të popullit të varfër, deri sa “Çifutët” e fuqishëm i pranojnë nëpër sallonet e veta të fuqishmit e kësaj bote, dhe kuptohet që nuk ja kanë frikën as shtypit e as hidhërimeve të pa kufij të atyre që i shfrytëzojnë. Por mjaftë më me këtë! Dyshojë se do mund të ju bindi në gjykimet e mija-ndonëse kisha me qenë i lumtur sikur ju të kishit mundur mua të më bindni”.

     Ishte kjo një fragment nga ajo letër. Para se të them diç (se pse, natyrisht se nuk dua që atë barë të rëndë t’ia veshi vetes), e tërhiqi vërejtjen ndaj sulmeve të ashpra si dhe ndaj  shkallës së lartë të ofendimeve. E para, gjatë tërë këtij viti prej se ka filluar të botohet “ditari im”,  në te nuk ka pasur artikuj të tillë drejtuar kundër ‘Çifutëve”, të cilët kishin me shkaktuar aq sulme të ashpra. E dyta, duhet vërejtur, që korrespodenti qëllim mirë, në disa rreshta të veta e prek edhe popullin rus, dhe as nuk duroi e as nuk abstenoi, veçse e sulmoi popullin e mjerë rus dhe atë nga lartësia. Është e vërtet, se Rusisë as nga ana e vetë Rusëve nuk i mbeti vend i pa pështyrë, (siç thoshte Shqerdini) do me thënë nuk duhet t’ia parë për të madhe Hebrenjve. Për çdo rast, kjo ashpërsi dëshmon në atë se si Hebrenjtë i shohin Rusët. Në të vërtet këtë letër e ka shkruar një njeri i talentuar dhe i kulturuar; (me këtë nuk mendoi se mundet me qenë edhe pa paragjykime;) atëherë çka mund të presim nga Hebrenj të pa kulturuar-e që janë aq shumë-a thua çfarë ata ndjejnë ndaj popullit Rus!?  
     Nuk e them këtë që t’i fajësojë: kjo është shumë e natyrshme! Vetëm dëshiroi të them: se në arsyet e mospajtimeve tona me Hebrenjtë, faji nuk qëndron vetëm te populli rus, por se këto shkaqe janë të grumbulluara nga të dy anët. Tani shtrohet pytja: cila anë e ka fajin më të madh? Duke e përkujtuar këtë, tash do ti them disa fjalë në arsyet e mija, dhe se si unë e shikoj këtë problem. Edhe pse për zgjidhjen e kësaj çështjeje, gjithsesi që nuk kamë forcë, megjithatë ndoshta të paktën kamë mundësi të them diçka.
   
II. PËR DHE KUNDËR

      Paramendojmë se me të vërtet është vështirë të njihet historia katër mijë vjeçare e një populli sikurse që janë Hebrenjtë; por një gjë e dijë qysh nga fillimi, se me siguri në tërë botën nuk ka popull sikurse që janë hebrenjtë të cilët aq shumë ankohen për fatin e tyre, në çdo moment, në çdo hap, dhe në çdo fjalë të veten- ankohen për fyerjet që u bëhen atyre, për vuajtjet, për mundimet. Njeriu në momente do të mendonte se me të vërtet nuk janë hebrenjtë ata që zotërojnë me Evropën; a nuk janë ata që udhëheqin me bursa, madje thuhet edhe kjo: ata udhëheqin me politikën , punët e brendshme, dhe moralin e një shteti. Fisnikëria e Goldshtajnit, i cili e dha jetën për idenë sllovene-madje, sikur mos të ishte ideja aq e fuqishme e hebrenjve në botë, ndoshta çështja “sllovene” qysh moti kishte me u zgjidh në dobi të Sllovenëve, e jo në dobi të Turqve. Jam i gatshëm të besojë që lordi Bikonsvild (fjala është për Benjamin Disraeli 1804-1881, burrë shtetas anglez, SH. V.), ka harruar për prejardhjen e vete, se është Çifut nga Spanja, (megjithatë ai këtë nuk e ka harruar!) por që viteve të fundit ka “udhëhequr me politikën konservatore angleze” pak a shumë si Çifut, sipas mendimit tim në këtë nuk ka dyshim. “Pak a shumë” kjo nuk bënë të mohohet.
    Por, nga ana ime, dhe me lejen time të gjitha këto le të mbesin vetëm fjalë. Megjithatë, nuk mundem pa thënë se besojë në ulërimën e Hebrenjve: që janë të shtypur, të torturuar dhe të nënçmuar. Sipas mendimit tim, fshatari rus, gjegjësisht qytetari rus, në shpinën e tij e bartë peshën shumë më të madhe se sa Hebreu. Korrespodenti im në letrën tjetër të tij më shkruan:
   “Para se gjithash, duhet që medoemos tu epen (Hebrenjve) të gjitha të drejtat qytetare; (pandehni vetëm, se ata njerëz janë të privuar nga e drejta themelore: zgjedhjet e lira nëpër vendet ku jetojnë, për ç’arsye masa hebrenj është shumë e ngushtuar;) sikur edhe të gjithë popujve tjerë në Rusi; dhe tek pastaj të kërkohet prej nesh që të plotësojmë obligimet ndaj shtetit...”
     Por, tashti mendoni pakës edhe ju, zotëri korrespodent, ju, që më shkruani në faqen e dytë, të letrës së njëjtë, “se ndoshta ju vetë më shumë i doni dhe më tepër ju dhimbet masa punëtore e popullit ruse se sa vetë hebrenjtë”, (që kjo është një shprehje shumë e fuqishme nga ana e një hebreu)-mendoni tani ju: në kohën kur Hebreu “viktimizohej duke iu bërë e pa mundur që në mënyrë të lirë ta zgjedh vendin ku do të jetojë”, mendoni që në atë kohë njëzet e tre milion e “masës punëtore ruse” nën zgjedhën e pronarëve të mëdhenj u viktimizuan si robër, që sipas mendimit tim ishte më vështirë se sa “të mos zgjidhet vendi ku njeriu dëshiron të jetoi”. A thua edhe atëherë ata iu dhimbeshin Hebrenjve? Dyshojë. Në pjesën perëndimore të Rusisë, dhe në jug të saj, për këtë do të merrni përgjigje shumë të arsyeshme: jo, Çifutët edhe atëherë njësoj si edhe tani kanë protestuar për disa të drejta, të drejta ato që as populli rus nuk i kishte; protestonin dhe ankoheshin se janë të nënçmuar dhe të torturuar, dhe, tek atëherë kur u epen më shumë të drejta, “me atë rast të kërkohet prej tyre që ti plotësojnë obligimet ndaj shtetit”.
    Pastaj edhi Çliruesi, dhe i çliroi banorët autokton Rus. Dhe, kush së pari u gju tek fshatari si viktimë e tij? Kush së pari i shfrytëzoi të metat e tij? Kush e futi në mënyrë dinake në rrjetën e tij të arit? Kush më shpejtë dhe më mirë e zëvendësoi, vetëm ku mundte dhe arrinte, spahinjtë kopuk-me arsyen se, deri sa spahinjtë, ndoshta edhe duke i
shfrytëzuar njerëzit, megjithatë kujdeseshin që fshatari mos të shkatërrohet gjer në pa fund, ndoshta edhe për interes të vetin, që mos të rraskapitet fuqia punëtore-derisa Hebreu për rraskapitjen e fuqisë punëtore ruse nuk mërzitej! Ai e merr hisen e vete dhe vazhdon më tutje.
     Tani më e di, se Hebrenjtë, po sa ta lexojnë këtë, do të shpresojnë se ajo nuk është e vërtet, se është një shpifje, dhe unë gënjejë, se unë gjithë kësaj i besoj sepse “unë nuk po e njohsha historinë e tyre katër mijë vjeçare”, të atyre engjëjve të pafajshëm, të cilët pa kurrfarë kushtëzimi “moralisht janë më të pastërtitë jo vetëm nga gjithë popujt tjerë, por edhe nga populli im i adhuruar rus”.(Sipas fjalëve të korrespodentit.) Mirë, me të vërtet le të jenë ata moralisht më të pastër në botë se të gjithë popujt tjerë, kuptohet sidomos më të pastër se Rusët-por, në fletoren e muajit mars “Lajmet nga Evropa” unë kamë lexuar një raport: se Hebrenjtë në Amerikën Veriore, në shtetet jugore të Amerikës veriore, me të gjitha forcat e veta ishin gju në masën shumë milionëshe të Zezakëve të çliruar, dhe duke u shërbyer me “rrjetat e tyre të arit” që me shekuj janë të njohura, po e marrin në duart e veta një fis të robëruar të cilët për shkak të mos dijes dhe dobësisë së vete po bëhen viktimë të robërisë.  Me të lexuar atë, mua menjëherë mu kujtua: se në mendjen time hala para pesë vjetësh pati lind një ide e ngjashme, që domethënë, se Zezakët, e liruar nga robëria, megjithatë nuk do mund të shpëtojnë, sepse viktimat e rinj pastaj do të rrëmbehen nga Hebrenjtë, që  ka mjaftë në botë. Asokohe mendoja ashtu, dhe, ju vërtetojë, se edhe disa herë më vonë më shfaqej ky mendim, me pyetjen: “Si është e mundur ashtu, që asgjë të mos dëgjohet për Hebrenjtë? Që shtypi nuk shkruan për Hebrenjtë? Kur dihet se këta zezak të mjerë, për Hebrenjtë janë minierë, të cilët këtë nuk do ta harrojnë kurrë!”
    Dhe këtë e përjetova; gazetat filluan të shkruanin; i lexoja me vëmendje. Para dhjetë dite në “Koha e Re” (N0 371) lexova shkrimin shumë interesant nga Kovna ku thuhej: “se Hebrenjtë u turrën pas qytetarëve lituanes të këtij vendi, sa që vetëm edhe pak nevojitej që ata ti shkatërrojnë me alkool; dhe nga ajo dehje e madhe alkoolike këta të mjerë mezi që i shpëtuan klerikët katolik duke iu kërcënuar me dënimet e xhehenemit dhe më pas duke formuar në mesin e tyre shoqatën kundër alkoolike”. Është e vërtet se korrespodenti i kulturuar dhe qëllim mirë, shumë turpërohej për krahinën e tij të cilët akoma u besojnë klerikëve katolik dhe dënimeve të xhehenemit, dhe mu për këtë u ngut të raportoj që bashkë me klerikë katolik atje u ngritën edhe ekonomistët e kulturuar, që kishin filluar të formojnë bankat fshatare, (me qëllim të shpëtimit të popullatës nga fajdetë e Hebrenjve) dhe tregjet fshatare, (që “masës së varfër punëtore” t’i jepet mundësia në furnizimin e gjërave më elementare ushqimore me çmime reale, e assesi me ato çmime të cilat caktohen nga Hebrenjtë).
     Unë do theksoja atë çka kamë lexuar, ndonëse veç e dijë se ata do të reagojnë: kjo ende nuk tregon asgjë, kjo është vetëm për atë se Hebrenjtë janë të shtypur dhe të varfër; e gjithë kjo është vetëm “luftë për ekzistencë” të cilin vetëm ai që është i marrë nuk e kupton; kurse sikur Hebrenjtë të mos ishin aq të varfër, në të kundërtën, të pasur, atëherë ata kishin për tu treguar si njerëz më human, në ç’mënyrë e tërë bota kishte me u habitur. Kuptohet se, të gjithë ata Zezak dhe Lituanes janë edhe më të varfër se Hebrenjtë të cilëve ua pinë gjakun, dhe megjithatë (lexoni gazetat) neveritin asi lloj tregtie e cila për
Hebreun është diçka e thjeshtë. Andaj, nuk është vështirë të jesh human dhe i moralshëm atëherë kur je edhe i kënaqur edhe i disponuar; derisa, kur fillon “lufta për ekzistencë”,   askush pranë mos të vjen! Kisha me thënë se kjo kështu nuk është aq qëndrim engjëllor. Tekembramja, ato dy deklarata, nga ‘Lajmet e Evropës” dhe “Kohës së Re” unë nuk i konsideroja si fakte shumë të rëndësishme dhe vendimtare. Sepse po të kishim filluar së shkruari historinë e këtij fisi ndërkombëtar, kishim gjetur me qindra mija asi fakte, por edhe më të rëndësishme, ashtu që një apo dy e më shumë, nuk llogariten.   
    Megjithatë një gjë është interesant, e ajo është siç do të shohim në vijim: për shembull, nëse gjatë një polemike, apo thjesht në momentin kur jeni duke menduar, ju nevojiten disa të dhëna për Hebrenjtë dhe për veprat e tyre-mos shkoni nëpër biblioteka publike, as mos i kërkoni nëpër libra të vjetra, apo nëpër shënime të juaja-jo, mos u mundoni, mos i kërkoni dhe mos u brengosni, por, pa lëvizur nga vendi, dhe pa u ngritur edhe nga karrika, vetëm duke e shtrirë dorën pranë gazetës së parë, por edhe pranë cilës do qoftë  gazet tjetër pranë jush dhe aty kërkoni në faqen e dytë apo të tretë-çdoherë do të gjeni diçka në lidhje me Hebrenjtë, dhe çdoherë ajo çka juve ju intereson, çdoherë ato më karakteristikat dhe të njëjtat-që donë të thotë çdoherë jehonat e njëjta trimëruese! Gjithsesi do të pranoni se ajo dëshmon diçka, tregon diçka, zbulon diçka, edhe nëse jeni ndoshta të pa dijshëm sa i përket historisë së tyre katër mijë vjeçare. Me siguri dot më thuhej, se të gjithë ata që i mundon urrejtja do të detyrohen të gënjejnë. Natyrisht, se mund të ndodh edhe kjo: gënjejnë të gjithë, deri te i fundit. Por atëherë lind pyetja tjetër: nëse të gjithë deri te i fundit gënjejnë pse i mundon urrejtja e njëjtë, prej nga u paraqit kjo urrejtje? Megjithatë ndoshta kjo urrejtje në përgjithësi tregon diçka; “megjithatë fjala të gjithë donë të thotë diçka!” siç shprehej Belinski.
    “Zgjedhja e lirë për vend banim!...” Por, a është Rusi “autokton” pikërisht tërësisht i lirshëm për të zgjedh vendin në të cilin do të vendoset? A thua nuk zgjasin edhe tash ato kohëra të hershme të robërisë së prapambetur fshatare me kufizime të pa dëshiruara që edhe fshatari Rus ashtu i lirë të zgjedh vendbanimin e tij-në ç’gjë edhe qeveria qysh moti  kishte vu re? Ndërsa sa i përket Hebrenjve, dihet se të drejtat e tyre në kuptimin e zgjedhjes së vendbanimit, në këto njëzet vjetët e fundit është përhapur shumë. Tani në Rusi, Hebrenjtë vërehen nëpër ato vende ku më parë kur nuk janë parë. Por Hebrenjtë edhe më tej ankohen për urrejtje dhe nënshtrime. Ndonëse, ndoshta nuk jam edhe aq njohës i mirë i jetës së hebrenjve, një gjë e di me siguri, dhe rreth asaj mund të polemizoj me kënd do qoftë, e ajo është: se populli jonë nuk ka urrejtje të theksuar apriori, naive, dhe religjioze ndaj Hebrenjve, të themi në kuptimin e asaj: “Çifuti e ka shitur (tradhtuar) Krishtin!” Këtë edhe nëse e dëgjojmë nga fëmijët apo njerëz të dobët, megjithatë i tërë populli jonë Hebreun e shikon pa kurrfarë urrejtje. Pesëdhjetë vjet unë këtë e kam vërejtur. Më ka rastisë të jetoj në masë me popullin, dhe nëpër kazerma të flija mbi dërrasa. Atje kishte edhe Hebrenj-dhe as kush nuk i përbuzte, ndiqte apo i largonte. Kur ata i luteshin Zotit (ndërsa që Hebrenjtë lutjet i bëjnë me zë të lartë dhe me veshje të caktuara) as kush nuk çuditej, dhe as që u pengonte apo qeshte ndokush- që ndoshta një gjë e tillë gjithsesi pritej nga ana e një populli të vrazhdë sikur që janë Rusët. Në të kundërtën, duke i vëzhguar Hebrenjtë, thoshin: “ata luten në këtë mënyrë sepse feja tyre ashtu urdhëron”, dhe ashtu duke i respektuar pranë tyre kalonin në heshtje. Mirëpo, të njëjtit Hebrenj ankoheshin shumë prej Rusëve; nuk donin që të hanë në bashkësi me ta;
disi Rusët i shikonin si nga lartësia; (dhe paramendoni se ku? Në burg!) në përgjithësi, atyre ju vinte gërdi nga populli “autokton” Rus ndaj të cilëve nuk tregoheshin aspak tolerant. E njëjta ngjante edhe nëpër kazermat ushtarake, dhe çdo kund në tërë Rusinë: Pyetni dhe interesohuni: a e ofendojnë Hebreun si Hebre, apo si Çifutë, për shkak të fesë dhe të zakoneve të tyre? Tërë ky popull askund ata nuk i përbuzë. Në të kundërtën, unë ju bindi, se edhe nëpër kazerma, edhe çdo kund tjetër njeriu i thjesht Rus shumë më tepër sheh dhe kupton (këtë nuk e mohojnë as vetë Hebrenjtë) që Hebreu nuk dëshiron me ta të hanë, dhe se gërditet nga ata, i shmanget dhe distancohet prej tij ku mundet dhe sa mundet. Dhe, çka po ngjanë? Në vend se Rusi të ndihet i ofenduar për këtë, njeriu ynë i thjesht thotë: “Feja e tyre është e tillë, dhe për shkak saj ata nuk hanë me ne, dhe largohen prej nesh”-dhe jo për arsye se janë të këqij. Dhe duke e kuptuar këtë shkak, Rusi zemërgjerë i kërkon falje Hebreut.  
     Mua ndonjëherë më vinte në mend një budallallëk dhe pyetesha: ç’kishte ndodh sikur në Rusi mos të ishin tre milion hebrenj, por Rus, ndërsa hebrenj të jenë tetëdhjetë milion? Çka kishte me ndodh ma ata Rus, dhe si kishin vepruar Hebrenjtë ndaj tyre? A kishin lejuar që Rusët të kenë të drejtat e barabarta me ta? A kishin me i lejuar që lirisht t’i luten Zotit? Jo, por, a thua menjëherë kishin me i kthyer në robër të tyren? Diçka edhe më keq! Sipas gjitha gjasave, a thua do ti ç’rrënjosnin dhe shkatërronin tërësisht, sikurse që kanë vepruar në epokën e hershme të fillimit të historisë së tyre me popuj tjerë?...
    Unë ju garantojë, se tek populli rus nuk ka urrejtje me paragjykime ndaj Hebrenjve; Megjithatë ndoshta në ndonjë vend me përjashtim ka antipati ndaj tyre, gjë që mund të jetë mjafte e fuqishme. Si duket është e pa mundshme që mos të ketë aso, aso ka, por ajo nuk paraqitet për shkak se Hebreu është Hebre, jo për shkak të ndonjë urrejtje fetare apo fisnore, por për shkaqe tjera, për të cilat nuk është fajtor populli autokton, po vetë ata- Hebrenjtë.
 
III  KATËR MIJË VJET EKZISTENCË

    Hebrenjtë i akuzojnë Rusët për urrejtje, dhe atë me urrejtje të paragjykuara. Tani pasi i përmendëm paragjykimet, si mendoni ju: A ka Hebreu më pak paragjykime ndaj Rusit, apo Rusi ndaj Hebreut? Apo ndoshta  ka edhe më shumë?  Ju kamë treguar një shembull: Se në çfarë mënyre sjellët Rusi ndaj Hebreut; ndërsa para syve i kamë letrat e hebrenjve, jo të thjeshtë por të arsimuar, dhe aty shoh se sa është urrejtja e madhe ndaj njeriut tonë. Kurse më kryesore është-se Hebrenjtë vetë ashtu shkruajnë, ndërkaq që atë nuk e vërejnë.  
    Për të ekzistuar dyzet shekuj në botë, që donë të thotë se gati prej fillimit të periudhës historike të njerëzimit, dhe atë në një afërsi dhe bashkësi të ngushtë; dhe që disa herë të humbej territori dhe pavarësia politike  e tyre, ligjet po edhe besimi- humbeshin dhe sërish çdo herë ktheheshin, përsëri lindin me ide të njëjta, edhe pse në një formë tjetër; e që përsëri të ndërtohen ligjet, e gati edhe besimi-duhet të jetë popull kokëfortë, popull jashtëzakonisht energjik dhe i fort; asi populli nuk mund të ekzistonte pa atë që quhet status in statu, edhe pse ai gjithmonë dhe çdo kund gjatë kohërave më të vështira të ndjekjeve dhe endjeve mijëvjeçare të tyren e ruajti veten. Duke bërë fjalë për status in statu, nuk kamë për qëllim që t’ua helli fajin Hebrenjve. Por që vetëm ta pyes veten: Çka
në të vërtet është kjo status in statu? Mbi çka qëndron ideja e saj që është e përhershme dhe e pa ndryshueshme, dhe çka është esenca e kësaj ideje?  
    Është vështirë, dhe e pa mundur që për këtë të flitet me një artikull të shkurtë; është e pa mundur edhe për shkak se akoma nuk kanë arritur kohërat dhe orët, pa marrë parasysh dyzet shekujt e kaluar-që njerëzimi ta thotë fjalën e fundit për këtë fis të madh. Por megjithatë, duke mos hyrë në thellimin dhe esencën e kësaj lënde, është e mundshme që bar disa nga shenja të kësaj status in statu të theksohen; qofshin vetëm ato të jashtmet. Dhe këto shenja janë si vijojnë: Ndarja dhe shkëputja nga gjithë ajo çka nuk i përket Hebrenjve; përjashtimet; të besuarit në atë se në botë ekziston vetëm një popull i fuqishëm (imune)-Hebrenjtë, derisa të tjerë, edhe nëse ekzistojnë, duhet konsideruar si të mos kishin ekzistuar. “Shkëputu nga të gjithë popuj, ndërto dhe formëso vetë veten, dhe dije se që nga atëherë do të jesh i vetmi i pranuar tek Zoti! Të tjerët shkatërroi, apo bëni të jenë robër tuaj, apo edhe eksploatues tuaj. Beso në fitoren tuaj mbi gjithë botën; beso se të gjithë do të ju nënshtrohen juve. Neveritu prej të gjithëve, dhe me askënd mos u shoqëro. Edhe nëse e humb tokën tënde, dhe figurën politike tënde, nëse shpërndaheni nëpër tërë botën dhe në mesin e të gjithë popujve, s’ka rëndësi-njëherë e përgjithmonë, beso në atë që të është premtuar, beso se ashtu do të ndodhë, por dhe megjithatë ti vazhdo të jetosh dhe të neveritesh, bashkohu, esksploato dhe prit, e prit”... Ja ku qëndron esenca  e idesë së kësaj status in statu. Mandej, kuptohet, se ekzistojnë edhe ligjet e brendshme, e që ndoshta janë sekrete, të cilat e ruajnë atë ide.
     Tani për këtë, ju zotërinj Hebrenj të arsimuar dhe oponentët e mi po thoni: “E tërë kjo është trillim! Por “edhe nëse ekziston status in statu, (nëse ka ekzistuar më parë, sepse tani këtu janë vetëm gjurmët e saja) atëherë deri tek kjo ka ardhur vetëm për shkak  ndjekjeve, të cilat edhe e kanë formuar atë, këto ndjekje religjioze, mesjetare por edhe më herët; dhe ky status in statu u paraqit për një çështje të vetme-për nevojat e vetëmbrojtjes. E nëse kjo vazhdon të zgjatë, dhe veçanërisht në Rusi, atëherë shkaktar kishte me qenë që Hebreu ende nuk e ka arritur të drejtën të cilën e ka Rusi”.
   Kurse unë ja se si mendojë: Hebreu edhe nëse do të barazohej me Rusin për të drejtat e veta, ai assesi nuk do të hiqte dorë nga status in statu i tij. Të ngarkohet status in statu vetëm për ndjekje dhe nevojat e mbrojtjes-nuk është gjë e vërtet. Sepse durimi i gjatë katër mijë vjeçar për vetëmbrojtje kishte me u shterë! Për një kohë aq të gjatë shpirti do të mërzitej duke u mbrojtur! Civilizimet më të fuqishme botërore nuk arritën të mbijetojnë as sa gjysma dyzet shekullore; fuqia politike dhe forma fisnore e tyre ka humbur. Këtu nuk është vetëmbrojtja shkaku kryesor, por një ide, e cila tërheq, lëviz dhe bartë; një dhunë botërore me rrënjë të thella, për ç’gjë njerëzimi ndoshta ende nuk ka forcë që ta thotë fjalën e fundit-sikurse në të vërtet që unë veç e kamë thënë.
    Pa dyshim se vendimtare në këtë ide është karakteri religjioz. Është i qartë-parashikimi mbi këtë popull, në fillim nën emrin e Jehova-s , se vazhdon që me idealin dhe zotimin e vetë popullin e vetë ta shpie drejtë caqeve të pa tundshme. Unë prapë e përsëris, se as që mund të paramendohet Hebreu pa Zot! Dhe unë nuk u besoj Hebrenjve të arsimuar ateist! Të gjithë ata janë një, dhe vetëm Zoti e di se çka e pret botën nga Hebraizmi i arsimuar! Në femëri lexoja dhe dëgjoja legjendën për Hebrenjtë: se ata ende e presin Mesiun, të gjithë, duke filluar nga Çifuti më i thjeshtë e deri te filozofi, dhe kaballisti-rabini më i arsimuar; të gjithë ata besojnë se Mesiu sërish do ti bashkojë në Jerusalem, dhe tërë botën
ta sjelli para këmbëve të tyre. Dhe mu për këtë arsye shumica dërmuese e Hebrenjve e zgjedhin një profesion-tregtinë me ari, dhe me gjithë ato që shpejtë shndërrohet në ari-që
Mesiu mos t’i befasojë në vendlindjen e vërtet, që pasuria e tyre mos të jetë e lidhur me vendin e huaj, por që t’i kenë të gjitha vetëm në ari dhe gjëra tjera të çmuara, që në këtë mënyrë ato ti marrin më lehtë me veti kur:

Shndrit, dhe ndriçon qielli i agimit,
          kumbon kimvalli, dhe sovajka e timpani,
                                            edhe ari pasuria dhe shenjtëria
          nisen në tempullin e vjetër të Palestinës...               

    Përsërisë, se të gjitha këto i kamë dëgjuar si legjendë; por besojë se ai besim në esencë ekziston tek të gjithë Hebrenjtë si një instinkt dhe dëshirë i domosdoshëm. Ndërsa për të ruajtur një besim i tillë, kuptohet, se duhet të ruhet edhe status in statu-i më i ashpër. Ai dhe ruhet,-pra, jo vetëm ndjekja, por shkaku ka qenë dhe ka mbet për idenë e status in statu-it...
   
    Nëse me të vërtet tek Hebrenjtë ekziston një rend i theksuar aq i rreptë, që i lidh në diçka tërësore dhe të pavarur, atëherë duhet menduar: se a duhet dhënë barazi dhe të drejta të plota të barabarta me të drejtat e vendësve. Natyrisht, krejt atë në çka pretendon njerëzimi dhe ligji i krishterimit-të gjithë atë duhet bërë për Hebrenjtë. Por nëse Hebrenjtë me të gjitha vetitë e origjinës së tyre ndarëse qofshin fisnore apo religjioze, si dhe me të gjitha vetitë, parimet dhe principet e tyre, të cilat janë tërësisht në kundërshtim me idenë mbas së cilës, bar deri më tani, është zhvilluar bota evropiane-pra nëse ata më të gjitha këto kërkojnë që të jenë plotësisht të barabartë me të gjitha rregulloret që i kanë vendësit-a thua me këtë rast ata s’kishin të fitonin diçka edhe më tepër, diçka shumë më tepër, pra diçka që nuk kanë vendësit? Kuptohet që Hebrenjtë, do të thirren në të huaj të tjerë: “Do të thonë se si ata, (të huajt) janë të barabartë apo gati të barabartë me Rusët; ndërkaq Hebrenjtë kanë shumë më pak të drejta se sa të gjithë të huajt e tjerë; dhe ata thonë, kjo është për shkak se ata frikohen prej Hebrenjve, sepse gjoja se jemi më të dëmshëm nga të gjithë të tjerët. E me çka është Hebreu më i dëmshmi? A thua ka populli Hebrenj veti të këqija? Shikoni se si është situata në Evropë: atje popujt janë të fort dhe shpirtërisht të pavarur, në aspektin kombëtar fort të zhvilluar, gjithmonë punëtorë dhe me shprehi pune-dhe për këtë arsye atje nuk frikohen që Hebrenjve t’iu epin të gjitha të drejtat. A thua në Francë flitet se status in statu i Hebrenjve të Francës është i dëmshëm?”
     Interpretimi është mjaft me vend, por imponohet një vërejtje: Hebrenjtë e kanë mirë në ato vende ku njerëzimi është ende i pa kulturuar, i pa ndershëm, apo ekonomikisht  pak i zhvilluar- pra në këto vende për ta është mirë! Dhe mu atëherë, në vend se ata me ndikimin e tyre të ngritin shkallën e arsimimit, të forcojnë diturin, të krijojnë në mesin e vendësve një ekonomi të fort-krijohet e kundërta, Hebrenjtë kudo që vendosen, atje edhe më shumë nënçmohet dhe prishet popullsia, edhe më shumë shkatërrohet njerëzimi, edhe më shumë bie shkalla e arsimimit, varfëria zgjerohet më shumë dhe më keq, ndërsa bashkë me te edhe dëshpërimi...
     Ata thirren në Evropë, për shembull, në Francë-ndonëse qëndrimi im është se edhe atje ka qenë i dëmshëm status in statu. Kuptohet, që krishterimi dhe ideja e saj atje kanë ra jo me fajin e Hebrenjve, por me fajin e atyre popujve: megjithatë duhet të pranohet
fuqia dhe ndikimi i Hebrenjve edhe në Evropë, ku gjithashtu të gjitha idetë i kanë zëvendësuar me te vetat. Natyrisht se njeriu, çdoherë dhe për gjatë të gjitha kohërave e ka adhuruar materializmin, dhe ishte i pirur që lirinë ta shoh dhe ta kuptoj vetëm në mënyrën në të cilën kishte me siguruar veten duke grumbulluar para me të gjitha mjetet dhe duke i ruajtur ato. Por, megjithatë ato aspirata nuk u ngritën deri tek principet me te larta në mënyrë aq të hapur dhe provokuese, sikurse që është rasti në shekullin tonë XIX. “Çdo kush për vete, dhe vetëm për vete, dhe çdo kontakt me njerëz vetëm për vete”,-ky është një princip moral i shumicës së njerëzve të sotshëm; e jo njerëzve të këqij, por njerëzve punëtorë të cilët nuk mbysin dhe nuk vjedhin. Ndërsa jo mëshira ndaj shtresave më të ulëta, dhe rrënja e vëllazërisë si dhe eksploatimi i të varfërve nga ana e të pasurve, kuptohet që këto dukuri kanë ekzistuar çdoherë edhe më herët, por nuk ngriheshin deri te shkalla e drejtësisë, dhe shkencës, të cilat krishterimi veç i gjykonte; ndërsa që sot është e kundërta, ato konsiderohen si tipare të mira. Pra nuk janë rastësisht çdo kund Hebrenjtë zotërues që udhëheqin me bursa, me kapitale dhe me mbajtjen e kredive; prapë e përsërisë, nuk janë më kotë ata zotëruesit e gjithë politikës ndërkombëtare!
     Hebrenjtë e dinë, çka do të ndodhë në të ardhmen: Mbretëria e tyre po afrohet, mbretëri e plotë e tyre! Afrohet fitorja përfundimtare e asaj ideje, para së cilës do të humben ndjenjat e dashurisë njerëzore, etja për vërtetën, ndjenjat krishtere, krenaria nacionale dhe racore e popujve Evropian. Afrohej materializmi, lakmia e verbër shtazarake me sigurime personale materiale, lakmia e grumbullimit të parave personale me ndihmën e të gjitha mjeteve; dhe kjo do të konsiderohet si caku më i lartë, si diçka e arsyeshme, dhe si e lirë. Dikush ndoshta do të qesh dhe do të thotë: po për këtë nuk janë fajtorë Hebrenjtë! Kuptohet që nuk janë të vetmit fajtorë Hebrenjtë; Por nëse Hebrenjtë e kanë arritur ndikimin e tyre në Evropë mu atëherë, kur atje kanë marrë tatëpjetën ato parime të reja të tyre, dhe kanë kaluar në principet morale-atëherë me siguri mund të thuhet se Hebrenjtë atje kanë qenë me ndikim. Oponentët e mi nënvizojnë: të kundërtën, se Hebrenjtë janë të varfër, dhe atë në çdo vend ata janë të varfër, dhe pikërisht në Rusi; dhe që vetëm fryti i Hebrenjve është i pasur, bankarët dhe mbretërit e bursave, derisa pa minimizuar nëntë të dhjetat, vërtet janë varfanjak të cilët luftojnë për një copë bukë, dhe që kryejnë punë të ndryshme për të fituar ndonjë grosh. Po, kjo, më duket se është e vërtet, por çka do të thotë kjo? A nuk do të thotë kjo që në punën e Hebreut (d. m. th. pjesës dërmuese të tyre) në eksploatimin e tyre ekziston diçka e pa drejtë dhe jo e natyrshme, diçka artificiale, që vetë vetiu e sjellë ndëshkimin. Hebreu fiton si ndërmjetësues, pra bënë tregti me mundin e tjetrit. Kapitali është akumulim i lodhshëm; Hebreu ka dëshirë të tregtoj me mundin e tjetër kujt! Por e gjithë kjo nuk ndërron asgjë nga ajo çka kemi thënë. Për këtë arsye Hebrenjtë e pasur çdoherë e më fuqishëm sundojnë me njerëzimin, dhe dëshirojnë që bota të imponohet me vetitë dhe qenien e tyre. Kur bëhet fjalë për këtë, hebrenjtë çdoherë thonë: edhe në mesin e tyre ka njerëz të mirë! O, Zot! A thua tani është fjala për këtë? Nuk bëhet fjalë për njerëz të mirë dhe të këqij. Vallë a thua në mesin e Hebrenjve nuk ka njerëz të mirë? Vallë, a thua i ndjeri Xhejms
Rotshildi nga Parisi ishte njeri i keq? Këtu në përgjithësi bëhet fjalë për Hebraizmin, dhe për idenë e tyre e cila e ka kapluar tërë botën në vend të krishterimit të “devijuar”.  
   
IV. RROFTË VËLLAZËRIA
 
    Përse dhe çka në të vërtet unë po flasë? A thua mos jam edhe unë armiku i Hebrenjve? Ndoshta është e vërtet ajo çka më shkruan një vajzë Hebreje, e cila pa dyshim sipas mendimit tim është një vajzë fisnike dhe e arsimuar, (që lehtë mund të vërehet nga letra e saj, në të cilën ajo i shpreh dëshirat e zjarrta të saja)- se unë jam armiku i atij “fisi të pafat, të cilën unë në çdo rast të që më paraqitet po e sulmoja aq ashpër”. “Fyerjet që ju haptazi i bëni ndaj fisit të Hebrenjve, të cilat vetë vetiu po kuptohen ,shumë qartë shihen, ”, etj.-Nuk është ashtu! Unë po ankohem kundër kësaj që ju e quani haptazi dhe qartë, dhe këtë fakt e kontestojë. Përkundrazi, unë flasë dhe shkruaj, se-“krejt çka parasheh humaniteti dhe drejtësia, krejt çka kërkon njerëzimi dhe ligji  i krishterimit-të gjitha ato me doemos duhet  bërë për Hebrenjtë”. Këto fjalë i kamë shkruar edhe më parë, ndërsa tash do t’i plotësoi: pa marrë parasysh mendimet e mia të theksuara këtu, megjithatë unë qëndroi mbi atë se të drejtat e Hebrenjve duhet përhapur nëpër legjislaturën ruse, dhe nëse të paktën ka mundësi, plotësisht do të qëndroi që të drejtat e tyre të jenë të barabarta me të drejtat e vendësve. Ndonëse ata në disa raste ndoshta edhe tani kanë më shumë të drejta apo, më mirë me thënë, kanë më tepër mundësi që ato ti shfrytëzojnë, sesa Rusët. Tashti më bie ndërmend edhe diçka tjetër: një fantazi, të themi kësisoj: Çka kishte me ndodh nëse, në njëfarë mënyre, ishte lëkund dhe ra bashkiaku jonë fshatar e cila e mbron fshatarin tonë të mjerë nga mundimet e tepërta-dhe nëse atëherë atë fshatar të liruar, ashtu të pa përvojë, dhe të pa shkathët që të mbrohet prej skandaleve, dhe të cilin bashkiaku deri atëherë e mbante në vartësi-kishte me sulmuar Hebreu me tërë masën e vetë? Çka kishte me ndodhë pastaj? Atëherë ai për një moment kishte me u shkatërruar; gjithë pasuria e tij, gjithë fuqia e tij, menjëherë të nesërmen kishte me ra nën pushtimin e Hebreut, dhe kishin filluar të përsëriten kohërat edhe më të ashpra se ato të kohës tatare!
    Por pa marrë parasysh në të gjitha “fantazmat”, dhe në të gjitha ato që i kamë shkruar më herët: Unë megjithatë jam plotësisht, dhe njëherë e përgjithmonë për të gjitha të drejtat e barabarta-sepse ky është ligji i Krishtit, sepse ky është principi krishterimit. Por nëse është kështu, për ç’arsye atëherë i kamë shkruar tërë ato faqe, dhe çka kamë dashtë të dëshmoj, nëse në këtë mënyrë e kundërshtoi vetë veten? Por mu edhe bash këtu qëndron çështja, pse unë vetë veten nuk e kundërshtoi, dhe që nga ana ruse, nga ana e vendësve, as nuk ka, as nuk shoh ndonjë pengesë për zgjerimin e të drejtave të Hebrenjve. Dhe për këtë arsye unë pohoi: se këto pengesa të pa krahasuara qëndrojnë më tepër në anën e vetë Hebrenjve, se sa në anën e Rusëve; dhe nëse deri më tani nuk është krijuar ajo çka me gjithë zemër dëshirohej, për këtë më pak duhet të krahasohet dhe fajësohet Rusi, se sa Hebreu. Është analoge me atë çka kamë thënë: që Hebreu i thjeshtë nuk donë as të shoqërohet dhe as të ushqehet bashkë me Rusët, ndërsa Rusët jo vetëm që nuk hidhërohen, dhe hakmerren për këto, por në të kundërtën, menjëherë e kuptojnë dhe e arsyetojnë Hebreun duke u shprehur: “kjo është për arsye, sepse ashtu është feja e tyre”-ngjashëm me këto ne shumë shpesh vërejmë tek intelektuali Hebre paragjykime nga mendjemadhësia e pamatur ndaj Rusëve.
    Oh, ja ku janë duke bërtitur: ata e donë popullin rus! Njëri edhe më pat shkruar: brengosen për atë se populli rus nuk ka religjion dhe aspak nuk e kuptojnë krishterimin e vetë. Mendojë, se një gjë është pak sa e tepërt nga një Hebre; dhe paraqitet pyetja: si e
kupton krishterimin mu bash ky Hebre i arsimuar? Kjo mburrje dhe mendjemadhësi në karakterin e Hebreut për ne Rusët është një çështje shumë e vështirë. Kush nga këta  të dy, Rusi apo Hebreu,  është më pak i aftë që ta kuptojë atë të dytin? Mund të betohem se më parë do ta arsyetoja Rusin: Te Rusi bar nuk ekziston (assesi nuk ekziston!) urrejtja religjioze ndaj Hebreut. Kurse tjetër janë paragjykimet, ku, dhe tek kush ka më shumë urrejtje? Hebrenjtë kërkojnë ndihmë ngase thonë se për disa shekuj ne kemi qenë të shtypur dhe të ndjekur; se edhe sot janë po ashtu të shkelur dhe të ndjekur, dhe se për këtë duhen të epin llogari ata të cilët i gjykojnë vetitë e Hebreut. Bukur! Do ta marrim parasysh këtë çështje; madje, ne mund edhe të dëshmojmë se në shtresën intelektuale të popullit rus shpesh herë dëgjohen zëra në dobi të Hebrenjve. Kurse Hebrenjtë; a thua duke u ankuar dhe fajësuar Rusët e kanë marrë dhe i marrin parasysh ndjekjet dhe shtypjet shekullore të cilat i ka përjetuar edhe vetë populli rus? A mund të pohohet se populli rus ka përjetuar më pak mjerime dhe mundime gjatë historisë së saj, se sa Hebrenjtë? A mund të pohohet: se vetë Hebreu ishte ai i ci iu bashkëngjit të ndjekurve rus, a ishte edhe vetë Hebreu ndjekës i popullit Rus në kohën e robërimit të tyre kur ai i blinte ata? Të gjitha këto kanë qenë, dhe kanë ekzistua, ajo është histori dhe fakti historik, por ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar që Hebrenjtë të pendohen për këtë çështje-ndërsa e akuzojnë popullin rus që nuk i donë sa duhet ata.  
     Ani, por! Ndoshta do të vi një barazi e plot shpirtërore për të gjithë popuj, pa dallime në të drejtat e tyre! Për këtë arsye, dhe para se gjithash i lus kundërshtarët e mi dhe korrespodentët Hebre, që ndaj neve Rusëve të jenë më të ndershëm dhe më të sinqertë. Nëse mendjemadhësia tyre, nëse “thumbimet e tyre të vrazhda” dhe të përditshme ndaj popullit Rus është vetëm një paragjykim, një “zmadhim historik”, ndërsa që prapa saj nuk fshihet një sekret i thellë i ligjit dhe rendit të tyre,-atëherë e gjithë kjo sa më parë të spastrohet, dhe të tubohemi dhe shpirtërisht të bashkohemi, sikurse vëllezër, për shkak të reciprocitetit dhe heroizmit të madh në shërbim të vendit tonë, shtetit dhe atdheut tonë! Të kaluarat reciproke le të zbuten, le të humbet ai ekzaltim i përhershëm i së kaluarës, të cilat qartë pengojnë në të kuptuarit e problemeve. Ndërsa për popullin rus mund të garantojmë: ai do ta pranoi Hebreun si vëlla të vetin, pa marrë parasysh fenë dhe duke  respektuar sinqerisht faktin historik e cila është themeli i atij dallimi; por, për shkak vëllazërisë, për shkak vëllazërisë në tërësi, nevojitet një vëllazëri e dy anshme. Le të tregoi edhe Hebreu pak diçka nga ndjenjat vëllazërore, që të inkurajohet edhe Rusi. E di, që në mesin e popullit Hebre mund të gjenden mjaft njerëz, të cilët kërkojnë që të evitohen mosmarrëveshjet; dashamirë të njerëzimit; unë nuk dua këtë ta heshti, dhe ta fshehë të vërtetën. Unë dëshirojë zgjerimin e të drejtave të fisit Hebrenj, bar aq që sipas mundësisë tregohet i aftë populli Hebre që të pranojë, dhe t’i shfrytëzoj ato të drejta pa i shkaktuar dëme popullit Rus. Nga ana Ruse menjëherë kishte mundur që diçka tu ofrohet, që të shkohet disa hapa përpara...Është pikëpyetje: se a munden këta Hebrenj të ri dhe të mirë të bëjnë diçka, dhe sa janë ata të aftë për një punë të mrekullueshëm të një vëllazërie të bashkuar me njerëz që për ata janë të huaj si për nga feja si për nga gjaku?
 
V. VARRIMI I “NJERIUT TË MBARËNJERËZIMIT”

     Për shumë gjëra dëshiroja të shkruaj në “Ditarin” tim të muajit Mars. Dhe, ja prapë disi ndodhi që për diçka çka dëshiroja të shkruaj disa fjalë, ta marrin vendin e lirë. Ka
shumë tema për të cilat ka vite që përgatitem të flas, por assesi nuk po mundem. Për shumë çka duhet edhe shumë të thuhet, por sikurse edhe që po ndodh që për shumë çka njeriu nuk po mund të flasë, atëherë ai edhe nuk po i qaset shkrimit.
    Këtë here pata dëshirë që pranë temave të ndryshme të “rëndësishme, bar kalimthi t’i them dy tre fjalë për artin. E kam shikuar Rosin në Hamjet, dhe erdha në përfundim se në vend të Hamjetit unë e shikova z. Rosin.  Por më mirë të mos flas në lidhje me te kur veç nuk mund t’i them të gjitha. Desha të bisedoja (vetëm pak) për pikturën e Semigradit. Ndërsa më me kënaqësi kisha me i thënë bar dy fjalë për idealizmin dhe realizmin në art, për Rjepin dhe Rafaelin,-por më duket që nga gjithë kjo duhet hequr dorë deri sa të vijnë kohërat më të mira. Gjithashtu dëshirojë, të shkruaj pak më gjerësisht në lidhje me disa letra të cilat më arritën gjatë botimit të “Ditarit”, në mënyrë të veçantë për letrat anonime.
    Njërën prej atyre letrave do ta ekspozoj-jo anonime-por letër e zonjushës Ll. shumë të njohur, një vajzë e re Hebrenj, me të cilën isha njoftuar në Petrograd, dhe e cila më shkruan tani nga M. Me z. Ll. Të cilën përndryshe e çmoj shumë, asnjëherë nuk kamë biseduar për “çështjen e hebrenjve”, ndonëse ajo, si duket, është një Hebreje serioze dhe shumë e ashpër. Është disi për me u çudit pse kjo letër arriti tash kur veç e kisha përfunduar gati krejt kapitullin për Hebrenjtë. Ndoshta do të bëhej tepër që të flas edhe më tej për tema të njëjta. Por me këtë rast nuk do të bëhet fjalë për temë të njëjtë; edhe nëse pjesërisht bëhet, do të tregohet krejtësisht ndryshe, ana e kundërt e pyetjeve, dhe njëkohësisht si një paralajmërim për zgjidhjen e saj. Le të më fali me zemërgjerësi z. Ll. pse e lejoi veten që këtu të paraqes fjalët e saja të asaj pjese të letrës ku flitet për varrimin e doktor Hindenborgut në M.-nën ndikimet e së cilave ajo i ka shkruar ato rreshta, aq të ngrohta, dhe të prekshme, për sinqeritetin e saj. E përsëriti prapë: atë e ka shkruar një Hebreje, dhe ato ndjenja janë ndjenja të një Hebreje.
     “Këtë e shkruaj nën ndjenjat e thella të një marshi funeral. Ishte ky varrimi i doktor Hinderborgut, njeriut të moshës tetëdhjetë e katër vjeçare. Pasi që ai ishte protestant, së pari qëndroi në kishë, e më pas u dërgua në vore. Aso dhembshurie, aso fjalë të rrjedhshme shpirtërore, aso lot të ngrohta, me rastin e ndonjë varrimi, ende nuk kisha parë...Plaku vdiq në një varfëri skajore, duke mos pasur me çka ta varrosin...
     “Pesëdhjetë e tetë vjet kishte punuar në M.; dhe sa të mira  ka bërë gjatë kësaj kohe! Vetëm kur kishit me ditë, Fjodor Mihajloviq, se çfarë njeri i mirë ishte ai! Ishte mjek dhe akusher; këtu emri i tij do të ruhet edhe për pasardhësit, për te që sot rrëfehen tregime; i tërë populli i thjeshtë e quante baba, e kanë dashtë, dhe çmuar, dhe tek pas vdekjes së tij e kuptuan se sa kanë humbur. Deri sa qëndroi i shtrirë në arkivol (në kishë), më dukej se  nuk mbeti njeri pa ardhur që të vajtojë, që t’ia puthi këmbët; ndërsa që femrat e varfra, Hebrenje të cilave aq shumë u kishte ndihmuar, qanin dhe i luteshin Zotit që ta pranoi drejtë në xhenet. Sot na vizitoi ish gjellëbërësja jonë, një grua shumë e varfër, dhe na rrëfeu se si mjeku, e kishte vizituar atë me rastin kur i kishte lindur fëmija i fundit i saj, dhe duke parë se në shtëpinë e saj nuk ka asgjë, ia ka dhënë tridhjetë kopejka (para të imta ruse, SH. V.) për zierjen e supave, dhe se si pastaj vinte për çdo ditë dhe i jepte nga njëzet kopejka. Ndërkaq që kur e ka pa që tani gruaja është më mirë, i dërgon asaj disa   
thëllëza. Gjithashtu kur e thërrisnin, në ndonjë familje të varfër për punë akusherie, (zakonisht atë për punët akusherike më së shumti e thërrisnin të varfëritë) dhe kur e shihte se fëmija nuk ka me çka të mbështjellët, ai e hiqte këmishën e vete nga trupi, dhe
ua jepte shaminë e vete (kokën çdoherë e mbështjellke me shami) që ajo të tdhe të tpër pelena.  
     Kështu me një rast tregohet, se e kishte shëruar një zdrukthëtar të varfër Hebre; kur këtij iu sëmuret gruaja ai e shëron edhe atë, por edhe fëmijët e tyre. Për çdo ditë të Zotit ai kthehej nga dy here tek ata në vizitë, dhe kur u shëruan të gjithë, ai e pyeti Hebreun: Me çka tani do të më paguan? Ky i përgjigjet përveç një dhie nuk kamë asgjë tjetër, të cilën nëse mundem menjëherë sot do ta shesë. Dhe kështu ai dhe veproi, e shiti dhinë për katër rubla, dhe parat ia solli doktorit. Atëherë doktori pranë këtyre katër rublave djalit të vetë ia ep edhe dymbëdhjetë rubla tjera, dhe e dërgon që ta blenë një lopë; ndërkaq që zdrukthëtarit i thotë që të shkoi në shtëpi. Pas një ore ia qojnë zdrukthëtarit lopën në shtëpi, dhe i thonë: se doktori ka vërejt se qumështi i dhisë nuk është i mirë për shëndetin e tyre.
      Kështu ai e kishte kaluar tërë jetën e vetë. Ka pasur raste, kur ai fshatarëve të varfër iu kishte dhënë edhe nga tridhjetë apo katër dhjetë rubla. Për këtë arsye atë e varrosën si të ishte i shenjt. Të gjithë të varfëritë i lanë punët e tyre dhe shkuan pas arkivolit. Zakoni i Hebrenjve është që gjatë varrimit fëmijët të këndojnë psalme; por atyre iu ndalua këndimi i psalmeve për shkak se arkivoli përcillej nga njerëz që i takojnë fesë tjetër. Gjatë varrimit të tij nëpër gjitha sinagoga u bënë lutje për shpirtin e doktorit, mu sikurse që u bë rrahja e kambanave nëpër të gjitha kisha. Në përcjellje ishte edhe orkestra muzikore e ushtrisë; ndërsa muzikantët Hebre kërkuan nga djali i të ndjerit që në shenjë respekti dhe nderimi tu lejohet që gjatë varrimit edhe ata të orkestrojnë. Të gjithë Hebrenjtë e varfër dhanë nga disa kopejka për të blerë një kurorë; Ndërsa Hebrenjtë e pasur dhanë shumë, dhe përgatitën një kurorë shumë të bukur dhe shumë të madhe, e dekoruan me lule të freskëta, dhe me shirit të bardhë dhe të zi për anash, në të cilat me shkronja të arta njehsoheshin meritat kryesore të doktorit, si për shembull, ndërtimin e spitalit, dhe kështu me radhë,-nuk kam mund me vërejt krejt çka shkruante, por a thua është e mundur që të njehsohen të gjitha meritat e tija!
    Pranë varrit të tij mbajtën fjalime mortore edhe prifti (pastori) protestant edhe rabini Hebre, dhe që të dy qanin. Ndërsa doktori plak me uniform të vjetruar dhe të grisur  qëndronte i shtrirë, kurse kokën e kishte të pështjellur me shami të vjetër-koka e tij e dashu me ngjyrën e freskët në fytyrën e tij dukej sikurse të flinte”.
               
VI. RASTI INDIVIDUAL
 
     Do të thuhet-ky është rast individual. O Zot, tani  prapë po del që unë jam fajtorë: në rastin individual unë po shohë, nëse jo fillimin e të gjitha çështjeve, atëherë të paktën atë të “çështjes së hebrenjve”, ashtu si e kamë titulluar kapitullin e dytë të “Ditarit” tim.
      Përse doktorin plak e quajta “njeriu i gjithë njerëzimit”? Ai nuk ishte njeriu i gjithë njerëzimit, por, më mirë, i çdo njeriu. Ai qytet M. është një qytet i madh gubernik në pjesën perëndimore, dhe në atë qytet ka shumë Hebrenj, por edhe Gjerman, Rus, Polak dhe Lituanes-dhe ja të gjithë ata, që të gjithë ata nacionalitete, e kanë pranuar plakun
sinqerisht, secili për vete. Ai vetë ka qenë protestant, dhe Gjerman, me tërë qenien ishte Gjerman: mënyra e blerjes së lopës, dhe dërgimi i saj tek Hebreu i varfër, ka qenë një shaka e vërtet Gjermane. Në fillim e habit kur e pyet: “Si do të ma kthesh borxhin”? Natyrisht, varfanjaku, duke e shitur dhinë e vetë të fundit që ta paguaj “humanistin”, aspak nuk u ankua, në të kundërtën, në shpirtin e vetë e ndjeu një dhembje dhe mërzi pse çmimi i dhisë kushtoi vetëm katër rubla, ndërkaq plaku i mjerë, i cili punon për të gjithë varfanjakët, gjithashtu duhet të jetoi dhe çka janë katër rubla për gjitha ato të mira që iu është bërë familjes së tij?” Ndërsa plaku, i çmendur në dorën e vetë, qeshet dhe zemra i digjet: “Tashti unë do ti tregojë këtij fatkeqi, shakanë tonë Gjermane!” Kur hebreut ia kanë dërguan lopën, me siguri se vetë me veti ka qeshë shumë ëmbël; shpirti i gjallërohej. Pastaj ndoshta tërë natën e ka kaluar në ndonjë kasolle të mjerë tek ndonjë Hebreje e varfër –lehone-ndonëse për një plak tetëdhjetë vjeçar kishte me qenë e mirë se ardhur të kaloi natën, duke i pushuar eshtrat e vjetra, dhe të lodhura.
     Sikur të isha piktor, unë kisha me pikturua diçka nga ai “zhanër:” natën e kaluar te ajo Hebreje lehonë. Unë jashtëzakonisht e dua realizmin në art. Por tek shumica e realistëve tanë bashkëkohor nuk ka përqendrime morale nëpër piktura, siç ishte shprehur me një rast para një kohe një shkrimtar i madh dhe i stërholluar, duke biseduar me mua për pikturën e Semigradit. Në motivin për “zhanrin”, të cilën e propozova pak më parë, më duket se, kishte aso përqendrime...
      Rast individual! Para dy vitesh, nga një vend në Jugun e Rusisë (nuk mbaj mend ku) u dëgjua për një mjek, i cili po sa kishte dalë nga banjorja, të një dite me vapë, i freskët, plot gjallëri, ngutej të shkoi në shtëpi që sa më parë ta pija kafen, dhe për këtë arsye nuk ka dashtë të shkoi dhe ti ndihmoi një të mbyturi të cilin po sa e kishin nxjerr prej ujit-edhe pse e kishin lutur shumë. Më duket se pastaj e kanë gjykuar për këtë rast. Ndoshta mu bash ky njeri ka qenë njeriu i arsimuar, me mendime të reja dhe progresiste, i cili në mënyrë të arsyeshme kërkonte ligje të reja të përgjithshme dhe të drejta për të gjithë, duke i përjashtuar rastet individuale. Konsideronte se ndoshta disa raste individuale duke mënjanuar zgjidhjen e përgjithshme të çështjeve e pengojnë vetë çështjen, dhe se për disa raste vlen thënia: “sa ma keq, aq më mirë”. Por pa raste individuale është vështirë të arrihen të drejtat e përgjithshme. Ai njeri i çdokujt, edhe pse është rast individual, pranë varrit të vetë ka tubuar tërë qytetin. Edhe femrat ruse edhe Hebrenjet e varfra bashkërisht ia putheshin këmbët në arkivol, bashkërisht shtyheshin pranë tij, dhe bashkërisht qanin. Pesëdhjetë e tetë vjet i shërbeu popullit të atij qyteti, pesë dhjetë e tetë vjet dashuri të pa lodhur-u bashkuan mbi varrin e tij në një ngazëllim të përgjithshëm, dhe në lot të përgjithshëm. E përcolli i tërë qyteti, në të gjitha kishat kumbuan kambanat, u kënduan lutjet në të gjitha gjuhët. Pastori me lot në sy fletë pranë varrit ende të hapur. Rabini qëndron anash, dhe pret, dhe kur pastori e përfundoi fjalimin, ai e zëvendësoi, të cilit gjithashtu i rrodhën lotët. Në atë moment sikur u zgjidh “çështja Hebreje”! Sepse edhe rabinin edhe priftin i bashkoi dashuria e njëjtë, dhe gati se u përqafuan haptazi mbi atë bregore (varr) para syve të Krishterëve dhe të Hebrenjve. Nuk ka lidhje se pasi që ndahen nga aty, prapë do të vazhdojnë me paragjykimet e vjetra. <Pika që vazhdimisht pikon, edhe gurin e shpon>, ndërsa ata “gjithë njerëz” e përvetësojnë botën duke u bashkuar; me çdo rast individual paragjykimet zbehen, deri sa më në fund nuk zhduken.
    Për plakun do të mbetet vetëm legjenda, shkruan Zonjusha Ll. e cila gjithashtu është hebreje, dh e cila po ashtu qante mbi “kokën e dashur” të atij njeriu human. Ndërsa legjendat janë-hap i parë që të shpien kah realizimet; ato janë kujtime të gjalla dhe kujtime të përhershme për “përvetësuesit e botës”, të cilëve u takon tërë bota. Ndërsa nëse jemi të përshkruar me besimin se ata me të vërtet janë fituesit e kësaj bote, dhe që si të tillë me të vërtet do ta “trashëgojnë botën”, atëherë ne veç jemi bashkuar, në çdo pikëpamje. Krejt kjo është diçka shumë e thjeshtë, dhe më duket se vetëm një çështje është e vështirë: që njeriu të bindet se numri i madh përbëhet nga njëshi, dhe se ajo shkatërrohet nëse njëshi humbet. Individët sjellin mendime, ofrojnë besim, prezantojnë eksperimente të gjalla, pra edhe dëshmi. Është e kot të pritet që në shumicë të gjithë individët të bëhen të mirë: për shpëtimin e botës, nuk na nevojiten shumë të tillë, sepse disa nga individ janë shumë të fortë. E nëse pra është ashtu, atëherë përse ti humbim shpresat!  
 
                                                                                                                          FUND.

     * Fjodor Mihajlovic Dostojevski, “Çështja e Hebrenjve”, shkoqitur nga libri “Shkrime Politike” fq. 5-39, Beograd, 1934
      ______
     Shënim: Literatura plotësuese në shfrytëzimin e këtij materiali është si vijon:
      
     1.”Historia e Letërsisë Botërore” libri 7, grup autor, fq. 333-339. Prishtinë, 1984
     2. “Fjalor Enciklopedik”, fq. 165, Tiranë, 2002.
     3. V. A. Bogdanova, ”F. M. Dostojevski O Umetnosti”, përkthim nga rusishtja fq.   
         349-350, Beograd, 1974.  
     4. Marvin Peri, “Intelektualna Istorija Evrope”, fq. 408-414, Beograd, 2000.  
     5.”Popularna Enciklopedija”, fq. 260, Beograd, 1976.  
     6.”Leksikon A-Ž”, fq. 226, Zagreb, 1974.
     7. Milovan Baletic, “Povratak Židova U Zemlju Izraelovu”, fq. 98, Zagreb, 1988.
     8. “Velikani Svetske Književnosti”, fq. 55-62, grup autor, pa vit botimi, Novi Sad.