E premte, 19.04.2024, 02:13 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shoqatat ambientale dhe tërë komuna e Istogut kundër privatimit të pasurisë kombëtare

E merkure, 04.11.2009, 08:06 PM


SHOQATAT AMBIENTALE DHE TËRË  KOMUNA E ISTOGUT KUNDER PRIVATIZIMIT TË PASURISË KOMBËTARE

Axhenda e gjelbër, në mbrojtje të burimit të ujit termal dhe të parkut në Banjë e Istogut ( Pejës)

Nga Daut Blakaj
Kordinator i Sekretaritatit për inplementimin e Platformës Kombëtare të Agjendës së Gjelbër për Kosovë

Po vazhdon protesta e punëtorëve të Stacionarit Shëndetësor  "Termal", në Banjë të Istogut,kundër privatizimit,të përfshirë në valën e 40-të,të Agjensionit Kosovarë të Privatizimit (AKP).

Kësaj proteste,qysh nga dita e parë,i janë bashkangjitur edhe Shoqatat ambientale si “Liria-I”,”Podguri”,”Green Agenda” dhe Milieukontakt International”,të cilat kanë ngritur zërin kundër privatizimit të Burimit të ujit Termal si dhe kundër privatizimit të Parkut në Banjë.Ngritja e zërit të këtyre shoqatave që veprojnë në kuadër të procesit të Axhendës së gjelbër për Kosovë,ka për synim mbrojtjen e vlerave kombëtare.Njëherit qëllimi i bashkangjitjes së kësaj proteste është edhe mbrojtja e monumenteve natyrore,që tashme janë të mbojtura,dhe ruajtja e tyre kundër degradimit të mëtejshëm,gjë që është edhe mision i Axhendës së Gjelbër.

Kështu që shoqatat ambientaliste në këtë protestë kanë kërkuar nga AKP-ja dhe Qeveria e Kosovës,të respektohet vendimi i Kuvendit komunal të Istogut,01.nr.65/08 të dates 24.12.2008,për mbrotjen e vlerës së natyrës,me të cilin,Burimi i ujit Termal në Banjë,është shpallur si monument natyror i mbrojtur.Poashtu është kërkuar që mos të privatizohet parku i Banjës i cili  me Planin zhvillimor komunal,të aprovuar poashtu nga Kuvendi komunal,është shpallur,”Zonë e mbrojtur –Monument natyror”.Me këtë,shoqatat ekologjike vlerësojnë se është e domosdoshme,ruajtja e këtyre vleravë dhe për to të përkujdeset shteti e jo t’i shiten privatit,të cilët,siç është vërejtur edhe nga privatizimet e objekteve tjera,do t’i degradojnë dhe do t’i rrënojnë ato.Me këtë do të rrezikohet edhe vet ekzistenca e Burimit të ujit termal,i njohur qysh nga koha romake,me veti të mëdha shëruese,kurse parku i cili është simbol i Banjës,nga private,së shpejti do të parcelizohej dhe do të  shitej për troje.

Pa këto dy vlera të mëdha,Banja nuk do të ekzistonte.   

Përndryshe Axhenda e gjelbër në Kosovë ka filluar të realizohet në dhjetor të vitit 2007,nga Milieukontakt e Holandes.Fillimisht në këtë proces janë të kyqyra tri OJQ nga  komuna të ndryshme të Kosovës.Kështu që ,Axhenda e Gjelbër është duke u zhvilluar në Komunën e Istogut,Pejës dhe të  Prizrenit.Për komunën e Istogut procesin është duke e zhvilluar OJQ “Liria-I”,për komunën e Pejës Shoqata “Era”,ndërsa për Prizrenin është angazhuar Shoqata “Natyral Fresh” nga Reqani.

Mirëpo duhet të fokusohemi te thelbi se ku dallon strategjia e Axhendës së Gjelbër,prej projekteve tjera që kanë synim mbrojtjen e mjedisit.

Axhenda e Gjelbër niset nga  vlerat  dhe synon një zhvillim të qëndrueshëm,që kërkon kosenzusin dhe angazhimin e të gjithë shoqërisë ,duke përfshirë sektorin privat,shoqërinë civile dhe qeveritë. Kështu që Shoqatat realizuese,përkatësisht akterët apo rolëluejtësit të këtij projekti,në Kosovë,ku pjemarrës kanë qenë qytetarë të ngritjeve të ndryshme profesionale,duke filluar nga bujqë,nxënës,studentë,ekspert të lëmive të ndryshme ,punëtorë të adminstratës komunale ,drejtorë të drejtorive komunale,pronarë të ndërmarrjeve private, në fillim kanë përcaktuar  vlerat në mjedisin e tyre.Në  vlera ata kanë identifikuar;burimet e ujërave,lumejt,agrokulturen,trashëgiminë natyrore,trashëgiminë kulturore,trashëgimnë arkitektonike,bjeshkën,pyjet,shpellat,botën bimore dhe shtazore, e tjera.

Në këtë mes vlen të përmendet se në komunën e Istogut gjatë punës së grupeve punuese rreth hulumtimit të vlerave janë identifikuar më se 36 vendgjetje arkeologjike,pastaj më se 30 shpella të pa hulumtuara,tashëgimi të pasur kulturore dhe etnografike.Janë edentifikuar me se 70 kulla dhe objekte të ndryshme kulti.Mirëpo,çka është më tragjikja është vërejtur se se asnjëra prej ketyre vlerave,nuk janë të mbrojtur me ligj,gjë që janë në shkatërrim e sipër.Gjendje e njejtë është edhe me burimet e ujit dhe të lumejve,ku nuk ekziston asnje impiant për pastrimin e ujërave të zeza dhe ata janë bërë deponi për hudhjen e mbetyrinave dhe vajrave të ndryshme.

Këto mangësi janë evidentuar edhe nga shoqatat tjera inpelentuese të Agjendes së Gjelber,në Pejë dhe Reqan të Prizrenit.Në këto mese janë evdentuara dëmtimet massive të pyjeve,çka rezulton me shkatërrimin e florës dhe faunës si në Bjeshket e Rugovës edhe në Bjeshkën e Sharrit.

Mirëpo krahas mbrotjes se vlerave ,dhe evidentimit të tyre,grupet punuese,aplikuesit e procesit te Axhendes së Gjelber ,pas përzgjedhjes së 3-4 vlerave prioritare,analizojnë gjendjen e vlerave si dhe vijnë me ide për veprime dhe projekte në kuadër të një strategjie të pranuar.

Kështu është vepruar në këto tri lokalitete ku po zhvillohet procesi i Axhendës së Gjelbër.Përshembull grupet punuese të Istogut kanë vlerësuar se  është më se e nevojshme ndërtimi i një ure që lidh brigjet e lumit të Istogut ,te burimi i Istogut, vend atraktiv për turizem dhe çlodhje.

Në Reqan,kanë planifikuar ndërtimin dhe realizimin e një parku në qendër të lokalitetit i cili krahas funskionit rekreativ do ishte edhe vend për tubimin e koshereve të bletëve për banorët vendës që mirren me këtë veprimtari.Kurse grupet nga shoqata “Era” të Pejës kanë insistuar në mbrojtjen e flores dhe faunës për 13 fshatrat e Rugovës.

Të gjitha këto hapa janë ndërmarrë nga banorët vendas bazuar në prioritetet, nevojat dhe dëshirat e tyre. Si rezultat i kësaj ata janë tepër të motivuar për të zbatuar planet e tyre të shkruara në dokumentin e axhendës së gjelbër. Shpesh grupet e reja vendore kanë qëllim  zbatimin dhe monitorimin e të planeve,që i kanë hartuar gjatë punës së tyre.

Kështu që,pas një pune më se 2 vjeqare,grupet punuese të formuara në fillim të procesit në secilen komunë,ku po inplementohet Axhenda e Gjelbër,kanë arritur në fazën e katërt që përfshinë,Sintezën dhe planifikimin,përkatësisht në hapin e 13-të, e që është shkrimi i dokumentit.

Dokumenti i Axhendës së Gjelbër parashtron rezultatet e muajve punë dhe mendim të grupeve vendore.Ai paraqet analizen e plotë të gjendjes në komuna,avantazhet dhe disavantazhet ekzistuese në natyrë dhe mjedis,analizen e shkaqeve më të thella të problemeve ,kërcënimet dhe mundësitë,zgjidhjet e propozuara,planin operacional dhe jetësimin e zgjidhjeve.Ky dokument,që është i ngjashëm me  planin zhvillimor të komunave,në vehte ngërthen probleme ,propozime dhe zgjidhje  më të detajuara se plani zhvillimor.Me përfundimin e tij ,nga shoqatat relevante ku dokument apo plan,do t’u servohet Kuvendeve komunale për miratim,me qëllim të inplementimit të tij.

Edhe pasi që procesi i planifikimit të ketë mbaruar dhe dokumenti i Axhendës së Gjelbër të jetë përgatitur dhe adoptuar nga komunat,puna për Axhendën e Gjelbar nuk ka mbaruar.Për ta mbajtur Axhendën e Gjelbër të gjallë është e nevojshme të bëhen projekte që përmenden në dokumentin e Axhendës së Gjelbër,dhe realizimin e tyre.



(Vota: 4 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora