Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Zemra Shqiptare bllokohet nga Ministria e Shërbimeve Publike (PDK) të lexohet në Istog e më gjerë

| E premte, 30.10.2009, 08:59 PM |


ZEMRA SHQIPTARE BLLOKOHET NGA MINISTRIA E SHERBIMEVE PUBLIKE (PDK) TË LEXOHET NË ISTOG E MË GJERË

Nga Xhevat Rexhaj

Shqiptarët po shihet se tani më janë të etshëm të lexojnë site të ndryshme shqiptare ku ofrohen opinione dhe publikime nga më të ndryshmet të sferave të ndryshme por pa çensurë. Një e tillë është edhe faqja e popullarizuar dhe shumë kombëtare Zemra Shqiptare.

Në Kosovën shtet për fat të mirë kompjuteri tani më është një mjet në shtepitë dhe zyrat e shqiptarëve, ata kanë mundësinë dhe fatin që të jenë të kyqyr dhe të lidhur me mbarë botën e përparuar, pra tani më ofertat nga komjuteri gjenden në dritaret e internetit.

Kjo mundësi është e realizueshme kur dihet se me të gjitha konventat e fjalës së lirë lejohen faqet e internetit, vetëm nëse ato nuk shprehin terrorizëm dhe pedofili e pornografi të pa lejuar, ndersa faqet e internetit që janë të bazuara në rregulla oficiele janë të kerkuara dhe të lexuara shumë. Në Kosovë si kudo në botë është mundësia e kyçjes së njerëzve në internet dhe atë me mundësi thuaj të pakufizuara. Shqiptarët si krejtë bota janë të prirur për të ardhmen dhe ata shfrytëzojnë çdo mundësi të mundshme për të qenë në hap me boten demokratike dhe zhvillimet e mëdha kompjuterike për të pasur qasje në të gjitha lajmet dhe opinionet e mundshme të mijëra faqeve interneti.

Kosova nuk do ishte e veçantë sikur në të të mos ndodhnin edhe çudira të ndryshme, Institucionet tona shtetërore fatkeqësisht kujdesen edhe për nanen e vakive, ata lejojnë shumë gjëra të përçudshme, por ndalojnë dritare shqiptare në internet në disa komuna. Ka më shumë se një vit që dashamirë të fjalës së lirë dhe lexues të pasionuar të opinioneve të ndryshme nga penda shqiptare dhe publicistë të ndryshëm më kanë bërë me dije se në Istog dhe disa komuna tjera nuk kanë qasje në web faqen e internetit Zemra Shqiptare, si një nga faqet më të lexuara në Kosovë e më gjerë.

Këtë e kam vërtetuar edhe vetë kur isha këtij viti në Kosovë dhe atë dy here, në kompjuteret nepër Institucione komunale të Istogut faqja e ZSH është e bllokuar nga MSHP e A. Bajramit. Shumë njerëz shprehnin habi por une disi isha më i kthjellët dhe mundohesha të ju sjell në mendje se në faqen ZSH shkruhet kombëtarisht dhe thuhet haptas mendimi ndaj dukurive të shumta negative të shoqërisë kosovare dhe vetë institucioneve të tyre, pra thjeshtë aty kritikohet shumë Qeveria dhe lavdërohet elita e mirëfilltë kombëtare, Rugoviane, Berishiane, Nanë Tereziane, A. Jashariane e deri te Gjergj Kastrioti e Kadare, këto për fat të keq nuk u pëlqejnë majtistëve enveristë të Kosovës, pra edhe e kanë bllokuar totalishtë ZSH-në.

Në kompjuteret e komunës së Istogut e disa komunave të tjera mund të shohesh faqe interneti të çetnikëve serbë deri te Gllas javnosti ku shqiptaret fyhen e linçohen ndersa faqen ZSH nuk mund ta hapesh, athua çka i thonë kësaj- marri, dhe cungim fatal i fjalës së lirë dhe mediumit të lirë, sepse ZSH është më shumë se një faqe interneti.

Qytetarët dhe punonjësit e institucioneve të Istogut do ishin shumë të lumtur sikur kjo faqe të ishte e lexuar sepse ata kanë bindjen që këtu mundë të krijohen opinione shumë të forta për çështjen shqiptare në përgjithësi e atë kosovare në veçanti kur dihet se në të shkruajnë edhe shumë publicistë me një backgraund të sinqertë si njerëz që kanë krijuar emër edhe në demokracitë perëndimore, pra ata mendojnë se këshillat dhe kritikat e tyre ndaj Institucioneve të korruptuara të Kosovës nuk kuptohen si partiake pasi që ata nuk pretendojnë ndonjë përfitim nga  askush dhe as ndonjë përkëdhelje qeveritare.

Pra Zemra Shqiptare ndalohet në shtetin më të ri, dhe nuk lejohet në shtetin më të ri, por ZSH vazhdon me zell misionin e vetë, për këtë shkruesit dhe lexuesit duhet të jenë mirënjohës Administratorit dhe stafit ndihmës të tij.