E merkure, 21.04.2021, 09:56 PM (GMT+1)

Kryeshkrim

Dibran Demaku: Vajza shqiptare, kujdes!

E shtune, 24.10.2009, 12:34 PM


VAJZA SHQIPTARE, KUJDES!

Nga Dibran Demaku
 
Që nga përfundimi i luftës së dytë botërore kur Kosova sërish mbeti nën tutelën serbe dhe jugosllave, shumë të rinj shqiptarë ishin  të detyruar që për kafshatën e gojës të shkonin dhe të punonin nëpër vise të ndryshme të Serbisë,përkatësisht Jugosllavisë.Dhe thënë të drejtën bënin punët më të rënda,ato punë që vetë serbët nuk i bënin.
Dhe domosdo ndonjëri nga ata djem,edhepse në raste shumë të rralla,edhe martohej me ndonjë vajzë serbe apo të kombeve tjera në Jugosllavi.Rastet,siç e ceka edhe më lartë,ishin shumë të rralla,por se kishte raste të tilla,thënë të drejtën kishte.
Lind pyetja se si bëheshin këto martesa dhe si funksiononin ato?!Dhe përgjigja mbase është e ashpër dhe shumë e vrazhdë,por e vërteta ishte se ato martesa në njëfarë mënyre për të rinjtë shqiptarë të Kosovës ishin një ferr i llojit të vetë.
Pse themi kështu?!Themi kështu sepse serbët edhe kur bëjnë martesa me kombe të tjera,ato martesa i bëjnë sipas planeve dhe programeve të tyre.Ata në martesa të tilla hyjnë me plane dhe programe që dhëndrri apo nusja e ardhur nga një komb tjetër, më e pakta është që kërkesave të tyre t`u përulet domosdo.Dhe pas përuljes njeriu natyrisht që e humb dinjitetin  edhe njerëzor e edhe kombëtar dhe pastaj është i lakueshëm në çdo tekë të padronit!E padroni në këtë rast është serb që edhe martesën me të huajin apo me të huajën e bënë për çështje të vetë kombëtare.Që i ardhuri apo e ardhura së pari të pësojë përuljen e pastaj  dalëngadalë me kalimin e kohës tek ai të zhduket si ndjenja fetare ashtu edhe ajo kombëtare.
Si ilustrim të kësaj që u tha më lartë do ta paraqesim vetëm një shembull të një të riu shqiptar nga Kosova i zënë me punë në kryeqytetin e Serbisë-Beograd dhe i martuar me një të re serbe.Ngjarja e martesës së këtij të riu shqiptar me një të re serbe ka ndodhur në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar.Në fillim të riut shqiptar martesa me një të re serbe i ngjante në një mrekulli.Por,me kalimin e stinëve dhe të viteve ajo martesë atij ju shndërrua në ferr! Fill pas martesës së tij me të renë serbe,në Kosovë ndodhën demonstratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës.U ngritën studentët shqiptar në demonstrata për të drejta dhe liri të shqiptarëve të Kosovës she shqiptarëve në vise të tjera të Jugosllavisë.Vetëm atëherë i riu shqiptar e kuptoi se çfarë do të thoshte të ishe i martuar dhe të kishe edhe fëmijë me një serbe.
Edhe sot pas kaq vitesh autorit të këtyre rreshtave i kujtohet ndodhia e atij të riu dhe të cilën ndodhi e kishte rrëfyer njëri nga kolegët e punës në Radiotelevizionin e atëhershëm të Prishtinës.
Ishin vitet e stuhishme pak parat të nëntëdhjetave të shekullit që lam prapa.Ishin ato vite kur nacionalizmi serb kishte ngrit krye dhe i përkrahur edhe nga strukturat shtetërore të Serbisë(me Sllobodan Mollosheviqin në krye),shkatërronte fate njerëzish dhe popujsh të ish Jugosllavisë në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti.
I riu shqiptar i tregimit të kolegut tim të punës,i martuar me serbe,vetëm atëherë e kupton gabimin e vet jetësor.Duke jetuar në kryeqendrën serbe në Beograd ai do të përjetojë presione psikike she fizike nga serbët,nga më të ndryshmet.Por,jo vetëm ai,por edhe gruaja e tij serbe.Nacionalistët e ndezur serb në fillim nëpërmes kërcënimesh me letra të ndryshme por edhe nëpërmes telefonatash do të kërkojnë që të ndahet nga serbja dhe të shkojë nga ka ardhur,nëse sado pak i dhimbëset koka.Ata do ta kërcënojnë dhe shantazhojnë edhe gruan e tij serbe duke iu kërcënuar se do ta vrasin ate së bashku me ata bastardë  që i ka lindur me një shqiptar!
Nënë presionin e tyre ata do të jenë të detyruar që një natë nëpër terr të iknin nga Beogradi dhe të ia mësynin Prishtinës.Por,as në Prishtinë nuk do të gjenin rehati,sepse dora e zgjatur serbe do t`i gjente edhe atje.Se çfarë ka ndodhur me fatin e tyre,autori i këtyre rreshtave nuk e di,sepse nuk do të kalonte shumë kohë dhe pushteti hegjemon serb do ta mbyllte Televizionin e Prishtinës dhe punëtorët shqiptarë do t`i flakte në rrugë.
Lind pyetja se çfarë desha të them me këtë hyrje paksa të gjatë dhe pse i shkrova tërë këto radhë?!
Që t`i shkruaj këto radhë më nxiti një kasetë filmike tek Yutube,të cilën tek lexuesit e nxori „Zemrashqiptare“.Dhe në atë kasetë jo më të gjatë se 3 minuta e 38 sekonda,bëhej fjalë se si shumë të reja shqiptare nga Shkodra dhe vise të tjera të Shqipërisë së veriut po e lidhin fatin e tyre të jetës dhe po martohen me të rinj serbë nëpër vise të ndryshme të Serbisë.
Në shikim të parë, për botën demokratike,kjo do të ishte krejt normale.Por kur t`i referohesh marrëdhënieve konfliktuale shekullore në mes të kombit shqiptar dhe atij serb,domosdo që e tërë kjo nuk do të të lejë aq indiferent.Dhe kur njeriu i referohet edhe së kaluarës konfliktuale në mes të këtyre dy popujve,domosdo që martesat e tilla nuk do të duken edhe aq normale!
Na e merr mendja se së pari këta dy popuj të hasmuar me shekuj(arsyet dhe shkaqet dihen nga të gjithë ata që duan t`i  dinë) duhet të pajtohen dhe të respektohen në mënyrë reciproke e tek pastaj t`u vij radha martesave të të rinjëve të këtyre dy kombeve.
Lind pyetja tjetër pse themi kështu?! Përgjigjja do të ishte:Kur dy popujt  në fjalë kanë aq hasmëri në mes vete si do të mund të jenë të shëndosha këto martesa?!
Pastaj,nëse një sy i stërvitur do ta shikojë atë kasetë dhe deklaratat e të rinjëve serbë që martohen me të reja shqiptare,do ta kuptojë që në fillim se ato martesa nuk bëhen në kondita të barabarta dhe nga dashuria,por nga interesi!Dhe kur fati i jetës lidhet nga interesi dhe jo nga dashuria reciproke,atëherë një martesë e tillë vështirë se do të funksionojë.Nga deklaratat e të rinjëve serbë,çdo njeri normal do ta kuptojë se lidhja e tyre me të rejat shqiptare që në fillim bëhet në kondita jo të barabarta:Të rinjtë serbë deklarojnë se dëshirojnë që të martohen me të rejat shqiptare,sepse ato na qenkan shtëpiake të mira?!Se ato kujdesen për shtëpinë dhe punët rreth shtëpisë?!A nuk është ky që në fillim një nënçmim i llojit të vetë?!Dhe atë jo vetëm nga ana e dashurisë,por edhe nga ana kombëtare?!
Në anën tjetër të rejat shqiptare të verbuara nga shkëlqimi i jashtëm serb që e shohin nëpërmes te ekraneve televizive,të entuziazmuara nga ky shkëlqim i jashtëm deklarojnë  se janë të lumtura dhe krenare që po martohen me të rinjtë serbë?!A nuk është kjo një hipokrizi dhe një tragjedi e llojit të vetë?!Vallë këto të reja shqiptare janë aq të paarsimuara dhe nuk e dallojnë shkëlqimin e jashtëm të rrejshëm?!Sikur ta kishin lexuar sëpaku një libër të Kadaresë ,atëherë do ta mësonin të vërtetën jetësore se:“Shkëlqimi i jashtëm është helmi më i rrezikshëm!“.
Apo të verbuara nga ky shkëlqim i jashtëm,vrapojnë dhe bëjnë martesa me të rinj serbë?!Vallë nuk janë në gjendje që të arsyetojnë me mendje të ftohtë se nga martesat e tilla nuk do të fitojnë atë lirinë e dëshiruar?!Vallë nuk e kuptojnë fjalorin e të rinjëve serbë kur ata deklarojnë:Se po martohen me shqiptare, pasiqë ato janë shtëpiake të mira?!Nëse nuk e kuptojnë këtë,atëherë e paqin vetën në qafë!Do të kalojnë jetë të robëruar nëpër shtëpitë serbe të viseve të ndryshme të Serbisë!Mbase kjo fjali është shumë e ashpër,por kjo është e vërteta!
Andaj më e pakta që mund t`u thuhet këtyre vajzave është:Vajza shqiptare,kujdes!Kujdes se me kend po e lidhni jetën!Sepse ata po ju marrin vetëm e vetëm që të lindni fëmijë për ta!Që të shtohet kombi serb!Sepse vajzat e tyre të shkolluara nuk duan të lindin! Edhe martesat e tyre me ju nuk bëhen rastësisht!Ata i kanë planet dhe programet e tyre!Duan që me çdo kusht të kenë shumë fëmijë! A nuk po e kuptoni hilen e tyre?! Duan që kombi serb të dominojë në ballkan!Që të regjenerohet dhe të rritet qoftë edhe me fëmijë të lindur nga femrat shqiptare!...


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora