E shtune, 20.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Një mbrëmje festive midis devollinjve në Brooklyn

E enjte, 29.10.2009, 09:09 PM



Një mbrëmje festive midis devollinjve në Brooklyn


Nga Këze Kozeta Zylo

Shqipëria e deklaruar për 50 vjet nga regjimi diktatatorial si një vend ateist ka lënë gjurmë të mosbesimit në Zot, veçanerisht në shumë prindër të lindur para viteve 90-të, në kohën e diktaturës.
Pas përmbysjes së diktaturës, mjaft shqiptarë u ndjenë të lirë në botën e madhe dhe po ushtrojnë të drejtën e besimit sipas traditës familjare ose shijes së tyre.
Kjo është e drejta më elementare që duhet të ketë çdo qenie njerëzore në botë dhe duhet respektuar për sa kohë është konform rregullave dhe ligjeve njerëzore.
Kështu këto ditë shumë shqiptaro-amerikanë të Devollit me banim në New York morën pjesë në një gëzim të një çifti prindëror, të cilët pagëzonin djalin e tyre të vogël, Orestin.
    Mamaja e Orestit, Mimoza një grua simpatike dhe e sjellshme, si dhe babai i tij Odiseja, muzikant dhe aktivist i palodhur i komunitetit shqiptar, ndjeheshin tepër të gëzuar, që djali i tyre Oresti po pagëzohej në një kishë në Brooklyn, ngase ai po lidhej me Zotin…
    Janë momente emocionante kur shikon që një vogëlush shqiptar lahet me ujin e bekuar dhe shikohet me aq kujdes atëror dhe nga nuni i tij, z.George.
Pasi u pagëzua dhe e veshën me kostum të bardhë, një bardhësi që u reflektua si një ëngjëll i vërtetë, sytë e tij ndritën në krahët e Zotit!
Pas ritit të pagëzimit shqiptarët ishin të ftuar në restorantin “Paradise” për të festuar këtë gëzim të çiftit Salillari per djalin e tyre.
Mbrëmja festive dhe vetë orkestra drejtohej nga babai i Orestit, Odiseja, nga vete ai që kishte ftuar shqiptarët në këtë darkë te bukur, çka dhe e bënte disi të veçantë atë mbrëmje për bashkatdhetarët e tij.
 Ai së bashku me Klarinistin e talentuar z.Dashnor Cene, kanë kohë që bashkëpunojnë dhe japin programe muzikore në mbrëmje të ndryshme festive me shqiptarë.
Por këtë radhë i zoti i shtëpisë me zërin e tij melodioz këndonte dhe ftonte gjithë devollinjtë dhe të krahinave të tjera të çoheshin dhe të kërcenin së bashku.
    Pranë tavolinës kishja çiftin Bejleri, Neritani është kryetar i shoqatës “Devolli” një intelektual dhe aktivist i mirënjohur, që mban gjallë traditat e mrekullueshme të Devollit.
Faktikisht ata janë si familje të palodhur, bashkëshortja e tij mësuese Blerina punon me mish e shpirt për t’ju mësuar fëmijëve në Diasporë gjuhën shqipe.  
Unë nuk mundem dot të lë pa përmendur, missin dhe senatoren e ardhshme të Diasporës shqiptare, Dean, një vogëlushe e talentuar, që interpreton poezi në shqip në çdo aktivitet të rëndësishëm, sikur të jetë një artiste e lindur…
    Me shumë emocion prita përshëndetjen mirënjohje nga z.Almir Kaso, i cili nuk e harronte që i ishja lutur kohë më parë për t’u regjistruar në kolegj, në programet mësimore, që integrojnë emigrantët në kulturën amerikane…Kishja vite pa e takuar çiftin Kaso dhe kështuqë disa gjera sikur na i mbyt pluhuri i harresës, por e çmova së tepërmi mirënjohjen e tij.
U gëzova që bashkëshortja e tij Lida tashmë është studente në Kingsborough College dhe njëkohësisht këshilltare në administratë.
U takuam dhe me z.Robert Betolli, një intelektual i mirënjohur i cili vazhdimisht merr pjesë dhe kryeson në aktivitetet që organizon shoqata “Devolli” dhe njëkohësisht punon për të përhapur kulturën dhe traditën e lashtë devolliçe.
Janë plot miq që takon në këto festa, një prej tyre ishte dhe Lida që së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën loznin valle gjithë shije dhe dashuri.
Me një passion të veçantë po filmonte gjithë aktivitetin kameramani z.Ismail Fifo.
    Të ngazëllehet shpirti kur shikon shumë të rinj që kanë marrë rrugët e jetës dhe janë përshtatur me kulturën amerikane, por pa harruar kurrë traditat e bukura dhe zakonet nga vinë.  
E tillë është Ina Fredi Isak, një vajzë inteligjente, që sapo ka mbaruar universitetin dhe po aplikon të punojë në biznese të rëndësishme të New Yorkut.
Këta të rinj në Diasporën shqiptare po bëhen faqja e ndritur e Shqipërisë.
    
Atë natë u ndjemë pak devollinj

    Vetë mjedisi i bukur të krijonte një atmosferë të ngrohtë, të bënte të ndjeheshe pak prej Devolli edhe pse origjinën mund ta kesh nga krahinat e tjera të Shqipërisë, ose mund të mos jesh e atij besimi që u pagëzua Oresti, por e rëndësishme është që kemi gjak shqiptari, i dhurojmë dashuri njeri tjetrit dhe flasim të njejtën gjuhë të Perëndisë, gjuhën e ëmbël shqipe…
    Vallet dhe këngët ishin nga të gjitha krahinat, por ajo që do të më inspironte më shumë ishte vallja devolliçe, valle që mezi e prisja ta shikoja dhe dëgjoja.
Si gjithmonë i zoti i shtëpisë ëmbëlsirën e lë për në fund…
Dhe ja në të gjithë sallën u dëgjua melodia e këngës për vallen devolliçe.
Shumë prej Devollinjve u ngritën duke i rënë në supe njeri-tjetrit me fjalët: “Hajdeni të lozim vallen tonë të mrekullueshme”!
    M’u duk vetja sikur ishim në një festival të vërtetë, por ajo që do të më bënte të më rrëshkisnin lotët, ishte interpretimi i vogëlushit 4-vjeçar, Gelti Kaso, i cili ishte i pari i valles.
Ai duke ulur dhe ngritur trupin me harmoni perfekte dhe me shaminë e bardhë që dridhej në ajër, të magjepste.  
E admirova çiftin që e kishin mësuar djalin e tyre aq bukur, por kjo nuk kishte si ndodhte ndryshe, babai i tij ishte një mjeshtër i vërtetë i kësaj valleje të lashtë devolliçe!
    E duartrokisja vogëlushin me gjithë shpirt dhe ndërkohë bashkëshortit tim midis tingujve të ëmbël të muzikës popullore i recitoja vargjet e Agollit:
Dhe ky plis ngaherë ish i fortë,
Shkoi në Evrope, brodhi në Azi,
Por kudo, nga flokët gjer në thonjtë,
Mbeti devolli…
Ishte një ndjenjë e veçantë, e ëmbël, një drithërimë që të përshkonte trupin kur sheh vogëlushët që kanë dëshirë për të vazhduar traditën.
Ata do të bëhen gjeneratorë të së ardhmes për të vënë në lëvizje jetën, një lëvizje që do të shkrijë “akujt” dhe do të bashkojë njerëzit vetëm me dashuri, me dashuri si shpirti i derdhur në vallen devolliçe.





Brooklyn, New York
Tetor, 2009


(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora