E shtune, 20.04.2024, 03:53 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kastriot Frashëri: Kryetari i Senatit të Kanadasë Sh. T. Noël Kinsella, një vizitë historike në Tiranë

E hene, 12.10.2009, 09:36 PM


BIOGRAFIA

 
Senator No
ël A. Kinsella u emërua kryetar i Senatit të Kanadasë më 8 shkurt, të vitit 2006 nga kryeministri Stephen Harper.
Detyrat e Kryetarit përfshijnë shumë aspekte. Ai është zëri dhe drejtuesi i Senatit. Sipas rregullave të Senatit ai mbikqyr, udhëzon dhe u jep drejtim punëve që lidhen me ruajtjen e rendit dhe etikën në mbledhjet e tij.  Në përmbushje të funksionit ai kryen detyra të shumta diplomatike brenda dhe jashtë vendit, duke ju përshtatur pozicionit të senatorit në procedurat e të drejtës parlamentare. Kryetari i Senatit është personi i katërt në rangun e përgjithshëm të hierarkisë shtetërore të Kanadasë.

Shërbimin parlamentar e filloi me emërimin e tij në Senat nga kryeministri Mulroney Brian më 12 shtator, 1990, ndërsa shërbente si Nën-Sekretar Shteti i Kanadasë. Ai u bë kryetar i opozitës në Senat në vitin 1994 dhe nënkryetari i opozitës në 1999. Senator Kinsella u zgjodh kreu i opozitës në Senat në tetor 2004.
Punën akademike e filloi me shkollimin fillor dhe të mesëm në Saint John, New Brunswick, ndërsa studimet universitare i kreu në disa universitete europiane si: University College, Dublin, Irlandë (B.A); St Thomas Aquinas University, Rome, Itali (L.Ph. , dhe Ph.D.), Pontifical Lateran University, Romë, Itali (S.T.L, S.T.D). Ai është anëtar i Kolegjit të Psikologëve të New Brunswick-ut.

Dr Kinsella ka qenë për 41 vjet anëtar i Universitetit  St Thomas, Fredericton, NB, ku ka dhënë lëndët e psikologjisë, filozofisë dhe të drejtat e njeriut, dhe është aktualisht anëtar i Bordit të Guvernatorëve. Ai është Kalorës i Sovereign Military and Hospitaller Order of Saint John of Jerusalem, Rhodes and Malta,  komandant i Most Venerable Order of the Hospital of St. Saint John of Jerusalem, si dhe një Kapiten Nderi në Flotën ushtarake detare (Navy) në Forcat kanadeze. Kryetari Kinsella ka marrë një gradë nderi në doktoraturë në Filozofi nga Kolegji i Universitetit Domenikan, Ottawa, ku gjithashtu ka marrë një grade tjetë si doktor nderi në Ligj nga St Thomas University në Fredericton, NB

Të Drejtat e Njeriut është një fushë tjetër në të cilën Kryetari,  Kinsella shk
ëlqen, duke qenë vizionar dhe aktiv. Ai ka shërbyer si kryetar i Komisionit të Drejtave të Njeriut në New Brunswick për 22 vjet, duke filluar në vitin 1967; si President i Fondacionit Kanadez të Drejtave të Njeriut, ai është i njohur në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare si një avokat i të drejtave të njeriut dhe akademik, duke përfshirë rastet e tilla si Malcolm Ross, dhe Lovelace v. Canada në Komitetin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.  Ai është aktualisht anëtar i Këshillit Konsultativ të Muzeut kanadez për të Drejtat e Njeriut.

Ka lindur Saint John, New Brunswick, ai është i martuar me Ann Conley Kinsella


Kryetari i Senatit të Kanadasë Sh. T. Noël Kinsella, një vizitë historike në Tiranë

Nga Kastriot FRASHËRI*

Me ftesë të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, ka mbërritur dje në Tiranë për një vizitë zyrtare, Shkëlqesia e Tij, Noël Kinsella, Kryetar i Senatit të Kanadasë, një nga personalitet kryesore të politikës në Kanada.  Kjo është vizita e parë e një drejtuesi të lartë të shtetit kanadez në Shqipëri. Është hera e dytë që pista e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” preket nga personalitete të larta të Kanadasë. Fillimisht në vitin 2001, ishte Hon. Art Eggelton, ministrër i Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, personi që inaguroi punimet në sheshin e këtij aeroporti me një vlerë prej 2.4 milion dollarë si pjesë e investimeve kanadeze. 

Kryetari i Senatit të Kanadasë shoqërohet në këtë vizitë historike nga senatorët: Hon. Marcel Prud’homme, Hon. Elizabeth M. Hubley, Hon. David Tkachuk dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit, si dhe nga ambasadori i ri dhe diplomatë të tjerë të ambasadës Kanadeze në Romë.  Në axhendën e vizitës së tij përfshihen takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të komunitetit të biznesit, etj., si dhe një vizitë në Portin e Durrësit.

Zanafilla e marrëdhënieve  miqësore midis dy vendeve tona, filloi rreth një shekull më  parë, kur Hon. Mr. N. W. Rowell, delegat i Kanadasë në Lidhjen e Kombeve (League of Nations) në Gjenevë, më 1920, me oratorinë, përkushtimin dhe qëndrimin e tij historik  në këtë asamble, bëri të mundur sigurimin e mbështetjes së nevojshme për pranimin e shtetit të sapokrijuar të Shqipërisë në familjen e madhe të Kombeve. Më tej në vijim, mund të konstatohet se zhvillimi i këtyre marrëdhënieve është luhatur midis minimumit dhe maksimumit të depërtimit ekonomiko-politik, deri në fund të viteve ’90.  Megjithëse sot, niveli i përfaqësimit të këtyre marrëdhënieve mund të kishte qenë më tregues, ndihma dhe asistenca e qeverisë kanadeze për Shqipërinë nuk ka munguar. Siç shihet nga projektet e përfunduara, ajo ka përfshirë pothuajse të gjitha fushat e zhvillimit në Shqipëri dhe ky fond për vitet 1999-2009 ka arritur në shumën mbi 30 milion dollarë. Duke vlerësuar përvojën e mirë të bashkëpunimit me Kanadanë në fushën e mbrojtjes, gjykojmë se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha nga qeveria për intesifikimin sa më të shpejtë të bashkëpunimit dypalësh. Ne duhet të jemi krenarë për asistencën që Kanadaja dhe Forcat e saj të Armatosura kanë dhënë dhe japin për Forcat e Armatosura Shqiptare, pa harruar ndihmesën e saj të çmuar në kuadër të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë, si për përgatitjen dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptarë dhe veçanërisht për mbështetjen dhe partneritetin që dha ky vend për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

Senati i Kanadasë
Po t’u referohesh statistikave, do të shikosh se asistenca e qeverisë kanadeze për Shqipërinë në këto vite ka qenë e gjithanshme nëpërmjet programeve të insiativës lokale, Fondit Kanadez për inisiativa lokale, inisiativa të brendshme dhe multilaterale, asistenca teknike dypalëshe, etj. Kjo ndihmë ka rezultuar e sukseshme, ndaj është koha që qeveria shqiptare të tregojë se është e zonja për të përfituar nga këto projekte në fusha dhe sektorë të tjerë, ku avantazhet kanadeze janë të njohura botërisht.

Shqipëria, është një vend i pasur në burime natyrore, si: nafta, gazi, bakri, kromi, zotëron potenciale hidroenergjitike të konsiderueshme etj. Ky fakt ka bërë që disa nga kompanitë e njohura kanadeze si: “Bankers Petroleum”, “Tirex Resorses”, “Petro Canada”, “Balkan Resorses”, “Tescult Alcom”, “Jameson”, “Gominex”, “Simmons Cabo- Inch”, “Feedbee Canada”, “Alb Farma”  etj., të jenë sot prezente me investimet e tyre në tregun shqiptar, por kjo nuk do të thotë që ne të mos kërkojmë më shumë mbështetje nga Kanadaja për shfrytëzimin, pasurimin dhe perfeksionimin e tyre, nëpërmjet thithjes jo vetëm të asistencës teknike, por edhe ofrimit të këtyre kompanive apo investitorëve, privatizime të sektorit strategjik, etj., me qëllim që këto investime të mos mbeten brenda rajonit, por me largpamësi duhet të gjenden partnerë të besueshëm strategjikë dhe njëri nga këta, padyshim, është Kanadaja. Përpos mesazheve të qarta dhe miqësore që zoti Kinsella, përcolli sot nëpërmjet kësaj vizite për klasën politike shqiptare nuk mund të mos kuptohet ndihma dashamirëse e këtij vendi të begatë ndaj shqiptarëve në sfidat e Shqipërisë për konsolidimin e demokracisë dhe proceseve integruese europiane. Është përgjegjësi e qeverisë të bëjë të gjitha përpjekjet për të tërhequr sa më shumë investime nga Kanadaja. Nënshkrimi dje i marrëveshjes për bashkëpunim parlamentar, ekonomik dhe arsimor do të inkurajojë qeveritë respektive për thellimin e bashkëpunimit në fushën e telekomunikacionit, arsimit dhe sporteve. Vizita në Tiranë, e delegacionit të nivelit të lartë kanadez, do të shërbejë si një mundësi më shumë për rritjen e volumit të marrëdhënieve politike dhe tregtare midis dy vendeve tona, me qëllim që idetë dhe projektet e përbashkëta të transformohen në nisma konkrete. Kjo u bë e qartë në parlamentin shqiptar nga vetë senatori Kinsella, i cili deklaroj se “Do rritim marrëdhëniet parlamentare dhe do të inkurajojmë programet mes universiteteve”. Vizita e planifikuar në Portin e Durrësit për të parë mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm me Portin e Halifax (Nova Scotia) në Kanada është një rast i mirë për zhvillimin dhe modernizimin perspektiv të këtij porti .

Flamuri i Kanadasë
Prezenca e investimeve kanadeze në Shqipëri, jo vetëm që do të bëjnë të mundur promovimin e imazhit të vendit  në tregun ndërkombëtar, por ajo që është më e rëndësishme në zhvillimin e potencialeve të vendit dhe ekspasionin e tyre drejt hapësirave të reja rajonale. Departamenti i Çështjeve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare (DFAIT) është një portë e hapur dhe rëndësishme, ku mund të trokitet me oferta dhe projekte për realizimin e këtyre objektivave. Serioziteti i qeverisë kanadeze është një garanci reale dhe një shkollë për të mësuar për përballimin e sfidave të këtij mijvjeçari drejt globalizmit.

Për këdo, sot, në Shqipëri, është zgjuar interesi ndaj Kanadasë, gjithnjë e më shumë kërkohet një prezencë më të madhe e saj në përfaqësimin diplomatik, kulturor, marrëdhënieve tregtare, etj. Rritja e investimeve kanadeze në Shqipëri, organizimi i kontakteve politike, ekonomike, ushtarake, kulturore, diplomatike, shtron si impenjim të domosdoshëm aktivizimin e  strukturave të qeverisë, shoqërisë civile, të biznesit për të patur një prezencë  më të madhe kanadeze.  Komuniteti i shqiptarëve në Kanada është një tjetër faktor i rëndësishëm, që kërkon më shumë vëmendje nga të dyja vendet, për t’u dhënë më shumë frymëmarrje urave të miqësisë, prezencës, bashkëpunimit dhe investimeve kanadeze në Shqipëri. Në këtë frymë edhe Instituti i Çështjeve Kombëtare ka ofruar kontributin dhe asistencën e tij për konkretizimin sa më shpejt të kësaj prezence dhe shkurtimin e “largësisë” gjeografike që ndan dy vendet tona.

Por, duke u njohur me këto realitete, nuk mund të mos na tërheqin vëmendjen disa  çështje që preokupojnë këtë komunitet, që ata të mund të shfrytëzojnë të gjitha mundësinë që u ka ofruar qeveria e Kanadasë për arsimimin dhe mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve të tyre, një problem shqetësues ky që po shoqërohet me braktisjen e këtyre klasave, çka do të sjellë shumë shpejt mbylljen e tyre nga qeveria, për mosplotësim të numrit të nxënësve etj.  Për të gjitha këto, sigurisht që vizita e kryesenatorit Kinsella në Tiranë, do të sjellë me vete edhe vlerësimin pozitiv të mijra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje, se ata janë shumë të kënaqur nga trajtimi që u ka bërë dhe iu bën qeveria kanadeze dhe shprehin pa rezerva mirënjohjen dhe respektin e tyre për Kanadanë si atdheun e tyre të dytë. Është rasti që kjo vizitë e këtij personaliteti të lartë kanadez të shndërohet në një projekt konkret në fusha të ndryshme, të cilat të marrin udhë e të bëhen realitet, duke zgjeruar gamën e marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Nënëshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit Parlamentar, Ekonomik dhe arsimor midis dy parlamenteve tona,  gjatë kësaj vizite synon ti hapë rrugë zhvillimit të mëtejshëm të miqësisë dhe të bashkëpunimit dy palësh.

Kjo vizitë do të shërbejë si vazhdim i përpjekjeve të qeverisë kanadeze për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, që shqiptarët të përfitojnë frytet e këtij bashkëpunimi shumëplanësh, që rrjedh nga fuqia kanadeze në botë. Ky realitet dhe mjedis konkret, ku sendërtohen marrëdhëniet historike dhe aktuale shqiptaro-kanadeze të nxit të mendosh se kërkohet një angazhim më i madh jo vetëm i lobit shqiptar në Kanada, por dhe i shtetit e subjekteve të tjera të Tiranës zyrtare, i shoqërisë civile dhe individëve, ku vizita e kryetarit të Senatit Kinsella, ashtu siç dhe theksoi kryeministri kanadez, Stephen  Harper, në mesazhin e tij drejtuar shefit të qeverisë shqiptare: synon t’i shërbejë inkurajimit të dy qeverive për thellimin e mëtejshëm dhe ecjes përpara të këtyre marrëdhënieve.

*Drejtor i Institutit të Çështjeve Kombëtare



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora