E merkure, 21.04.2021, 10:43 PM (GMT+1)

Kryeshkrim

Alfred Papuçiu: Lidhur me mbrojtjen e figurave tona mbarëkombëtare

E hene, 12.10.2009, 09:59 PM


Lidhur me mbrojtjen e figurave tona mbarëkombëtare

Nga Alfred Papuçiu

Kur pranova detyren si kryeredaktor i Zemres Shqiptare kisha parasysh sidomos mendimin se ajo eshte nje tribune letrare ku shkruajne sidomos penat e reja ne Diaspore, apo edhe poete edhe shkrimtare me ze. Natyrisht, ZSH duhet te kete edhe mendime me kahe te kunderta nga une apo edhe miq te mij apo bashkebeselidhes te tjere, por jo sharje, si psh per Kadarene apo figura te tjera mbarekombetare. Ne fakt ZSH, me te drejte, nuk u ben vend atyre qe ndermarin anatema ndaj ketyre figurave te vyera per ne, ne saje edhe te perkushtimit te drejtorit te saj Gezim Markut dhe te stafit te redaksise te Zemres Shqiptare..

Por kohet e fundit po shohim qe disa website shqiptare, ne vend qe te mbrojne te drejtat e territoreve te mohuara te bashkekombasve te tyre, merren me anatema ndaj Skenderbeut tone, Nene Terezes, Ismail Kadarese dhe figurave tona te tjera qe i kane dhene Kombit tone dhe kane mbrojtur me gjak, me penen e tyre, me vepren e tyre, ceshtjen kombetare, apo perkatesine e shqiptarit, Shqiperise, Kosoves. Ato webside dhe ata njerez te vecante, pa dashur, largojne nga vetja e tyre dhe nga ceshtja qe mbrojne me te drejte, shume bashkepatriote qe nuk mund te “durojne” qe te merren neper kembe ikonat e Kombit tone te lashte qe i ka rezistuar pushtimeve te shumta te huaja. I kam thene hapur nje mikut tim dhe besoj se ai me ka kuptuar se nje sulm i tille i ethshem duhet te marre fund. Nuk duhet t’u leme vend Shmideve me shoke qe te denigrojne figuren e Skenderbeut, kur shtatorja e tij lartesohet hijshem ne buze te Liqenit Leman ne Gjeneve, ne saje te perkushtimit te patriotit Astrit Leka afro 85 vjecar. Nuk duhet t’i bejme hosh anatemave te serbomedhenjve apo atyre qe i kundervihen mendimit te kthimit te eshtrave te Shenjtores sone Nene Tereza. Keto dy dite kam marre me dhjetra mesazhe mbeshtetje nga miq e dashamires te shumte, nga Shqiperia, Kosova, SHBA, Franca, Zvicra e deri nga Argjentina, nje pjese e te cilave jane botuar tek komentet tek Zemra Shqiptare, mbi mbeshtetjen qe i beme sebashku figures se Ismail Kadarese , ne castet qe mireprisnim kurorezimin e tij per cmimin e larte Nobel qe e meriton. Pati edhe ndonje mik qe megjithese shkruan dhe e mbron figuren e Ismail Kadarese me force, nuk kishte deshire, per te mos prishur haterin e ndonje "kundershtarit" tone ne kete ceshtje madhore, qe mendimet e tij te beheshin publike. Une e respektoj deshiren e tij, por mendoj se sot ne boten e lire, te hapur, te paqes, te solidaritetit, ne duhet te kemi kurajon tone, jashte cdo kompleksi, te japim edhe argumentat tona pse i mbrojme figurat tona mbarekombetare. Sic duket tek miku im akoma ekziston frika e hijes dhe e kohes se merhumit EH,  i cili e kishte ndrydhur mendimin e lire...

Per mua dhe shume miq te mij, qe kemi vite qe jetojme ne Diaspore  mbrojtja e figurave tona mbarekombetare eshte nje perkushtim dhe detyre modeste. Une qysh prej vitit 1991  kam punuar si funksionar i pavarur nderkombetar. Qe prej asaj kohe, por edhe me pare e kam mbrojtur figuren e Ismail Kadarese, qytetar i Botes, i pavarur, fisnik,  pasi ai ka qene dhe mbetet per mua, dhe shume miq te mij, bashkeatdhetare dhe zvicerane, apo te kombeve te tjere, si pishtar i ardhjes se demokracise ne Shqiperi. Une dhe miqte e mij, i presim si ujet e paket veprat e reja te Ismail Kadarese dhe ato i mbajne si te vyera ne bibliotekat tona. Se shpejti do perkthej fjalet plot kuptim dhe te shkruara me dashuri dhe humanizem, te Profesorit te shquar zviceran, mik i shqiptareve, Jean-Philippe Assal (Zhan Filip Assal) per Nene Terezen tone mbarekombetare. Astrit Leka dhe bashkekombas te tjere po punojne me ngulm, pa i detyruar dikush, pa shperblim, por duke e quajtur si detyre per Kombin ngritjen e busteve dhe permendoreve te Skenderbeut pervec Gjeneves, Romes, edhe ne Nju Jork, e gjetiu ne bote. Ashtu sic po behet per ngritjen e permendores per disa figura tona mbarekombetare te Shqiperise dhe Kosoves, ne Borsh te Shqiperise.

Edhe ne te ardhmen, do te punoj me miqte e mij qe emri i Ismail Kadarese, Skenderbeut, Nene Terezes etj.,  te mos njollosen nga ata pak bashkekombas qe “per inat te sime vjehre”, ne fakt i bejne dem edhe ceshtjes shqiptare, te integrimit te saj ne Europen e Brukselit. Ata duhet ta kuptojne sa nuk eshte vone se brezat e ardheshem do te na denojne nese nuk jemi njesh , si gjithe bota e qyteteruar jo vetem per figurat tona mbarekombetare, por edhe ne unison per problemet kardinale, reformat ne Shqiperi dhe Kosove, qe do te na bejne me te forte per te perballuar sfidat e koheve moderne.

Florida 12 tetor 2009


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora