Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Propaganda shqiptare, e shitur pa pare

| E hene, 12.10.2009, 10:00 PM |


PROPAGANDA SHQIPTARE
        E SHITUR PA PARE

Nga Kalosh ÇELIKU

         Në botë propaganda, qoftë ekonomike, qoftë politike, qoftë artistike, kushton shumë shtrenjtë. Vetëm tek ne shqiptarët propaganda është pa pare. E kanë thënë moti këtë zbulim shkencor gjermanët për ne shqiptarët. Heret, qysh në Luftën e Dytë Botërore: ne, gjermanët kudo në botë kemi paguar shumë para për spiunët. E për, çudi këtu shqiptarët qenkan spiunë pa pare.
         Artistët botërorë, shumica kanë dhënë dhe japin shumë para, që vepra e tyre të ndalohet nga shitja, hiqet nga libraritë. Edhe shqiptarët e bënë një veprim të këtillë me Enciklopedinë maqedone. Patrioti melez shkoi edhe më larg, të digjet në turrë të druve në mes të Sheshit. Tjetri, që e mori Partia nga sharrimi i dërrasave dhe i dha diplomë universitare në Qafë Thanë, për të doktoruar në Bullgari, do ta ngre zërin si “analist” politik kudo në mjetet e informacionit brenda e jashtë Atdheut. Vjellin e shesin mend para kamerave televizive, në pyetjet e gazetares  po të këtij niveli “artistik” e  dërguar për një emision debativ në Çarshi të Vjetër, në mes të Shkupit, përpara këmbëve të Skënderbeut. Po, kush janë këta argatë primitiv pa tru, që e shajnë Shqipërinë e Kosovën?! Çfarë bagazhi politik ose latrar kanë këta “patriotë” melezë, që deri dje nuk e dinin gjuhën shqipe. E sot belbëzojnë në gjuhën shqipe, marrin guximin t’i shesin mend Shqipërisë dhe Kosovës si “patriotë” të Mëmëdheut. Zjarr e flakë nxjerrin nga goja si patriotë të vonuar rrugëve të Bit - Pazarit. Merreni me mend, emisionin e kanë pagëzuar: “Shqipëria e Maqedonisë”. Çka duan të thonë me këtë parullë, Dumdumët?! A e dinë? Për Zotin, jo! Shkaku se, kokën e kanë te bytha e këmbët në qafë. Melezët, që kokën e kanë te torba me taxhi e bythën te “vëllezërit”, edhe fesë myslimane i dalin zot me tespi kuqezi. E nuk kanë haber nga kjo fe, nuk i dinë as shartet e myslimanizmit. Ruana Zot, nga këta “myslimanë” me veshje arabe e gjuhë turke, që janë më myslimanë se arabët e turqit nga të cilët e kemi marrë ne fenë myslimane. E në anën tjetër harrojnë, se ne jemi gjallë, ende i kemi të freskëta veprimet e tyre që gjatë komunizmit famëkeq ua kanë kurdisur shqiptarëve. Bërllokun e këtij soji,  komunizmi e ka marrë nga organiazatat e ndërtimatrisë, koperativat bujqësore të katundit, sharrimi i dërrasave në Drenovë dhe i ka shëtiur nëpër redaksi komuniste e organizata “humanitare” si antishqiptarë me nga një hajmali përqafe. Debilat, që mezi e kryen një shkollë të mesme edhe atë në gjuhën sllavomaqedone. Arsye se, kjo gjuhë për këta tokmakë vathe, ishte gjuha e perspektivës, ardhmërisë. Shkaku i këtij soji edhe, “Makedonska enciklopedija” u rrëmbye i gjithë tirazhi brenda natës. Rrufjanët, përsëri nuk u ndalën me këtë aktivitet “patriotik”, vazhduan të bëjnë propagandë në mjetet e informacionit e në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. E thirrin ezanin në minare përmes misionerëve të tyre me tre vjet shkollë e përvojë pune në ndërmarrjen e ndërtimtarisë së betonit e sharrimin e dërrasave në Drenovë. Ulen këmbëkryq ballë për ballë me personalitete para kamerave televizive, që kanë një bagazh të madh kombëtarë, jo vetëm brenda kufinjve të Atdheut, po edhe nëpër botë. E këta të mjerë në rolin e “analistëve” politik shesin pordha patriotike, pavetëdije se janë me qindra kilometra larg nivelit intelektual të atyre personaliteteve të dëshmuar në Shqipëri,  Kosovë e nëpër botë.
         Fotografohen para kamerave, marrin poza si ,kunguj stambolli: Shqipëria (Mëmëdheu, sipas Patriotit melez), Kosova nuk i njihka këta alamet “patriotësh” (m**a). E në anën tjetër, nuk e dinë se këta butakë nuk i njeh edhe katundi i tyre rrëzë malit. I njeh, po i njeh ndryshe si argatë të “vëllezërve”, që na kanë shitur me vite pa pare te policia letrare. Të mjerët, kujtojnë se ne nuk i ruajmë deklaratat dhe intervistat e tyre, që në atë kohë i kanë dhënë si sllavomaqedonë besnikë nëpër gazeta. E kanë sharë popullin shqiptarë edhe më shumë se armiqtë e përbetuar shekullor. Përsëri, a nuk i shihni këta trusakatë se na e shajnë Shqipërinë, Kosovën?! Vallë, në shërbim të kujt janë sot, këta loparë?! Për dje, e dimë. Edhe për sot e dimë se, nuk janë në shërbim të shqiptarëve.
         E them këtë se, lehjet e tyre pa tru kundër Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kanë haber nga shqiptarizmi. Përmëkeq, unë këtë nuk e them, ata vetë me veprimet e tyre e thonë bindshëm se, janë në shërbim të halldupit. Çfarë është ky myslimanizëm pa Zot?! Myslimanizmi që jetohet pa Zotin, është mashtrim. Besimtari që nuk mund të krijoj lidhje me Zotin, ai që nuk mësohet ta dojë dikë për hir të Zotit, ai nuk mund të përmisohet, ai nuk mund të jetë i lumtur... Myslimanizmi nuk duhet të jetë torturë me altoparlantë, veshje e kulturë  sakate, por një kënaqësi shpirtërore. Myslimanizmi duhet të përjetohet me Dashuri. Kur dikush e shikon myslimanin, në të duhet të shoh jetë, bukuri. Mysliman është secili që i thotë vetes se është mysliman. Por është i vështirë një myslimanizëm që nuk ka Dashuri në të, është vuajtje, është pakënaqësi, e largon njeriun që shikon prej karshi, nuk e nxitë askënd për të bërë vepra të mira. Myslimanizmi që paraqitet përpara se të vijë Dashuria, nuk është myslimanizëm i plotë, po myslimanizëm sipërfaqsor. Dashuria kur vjen atëherë Zoti e do njeriun, dhe njeriu e do Zotin. Ky është myslimanizmi dhe Zoti.
        Edhe unë jam mysliman, po nuk mund të them, e dua myslimanizmin më shumë se këta kunguj që i luten Zotit për mëkate. Nuk i falë të pesë vaktet në xhami. Ndoshta, edhe do t’i falë një ditë, kur të bëhet Xhamia Shqiptare. Ashtu siç e ndau Noli i madh Kishën Shqiptare. Unë e dua  fenë, që është në shërbim të kombit tim dhe Shtetit, Shqipërisë. Feja që nuk është në shërbim të kombit e shtetit, për mua është e huaj, armike brez pas brezi.     
      Dhe, pse çuditemi: Enciklopedia maqedonase me të madhe shpërndahet dhe shitet, është bërë materiali më i kërkuar dhe i preferuar tek qarqet intelektuale, studentët dhe nxënësit, të cilët duan të dinë dhe janë bërë kurreshtarë për këtë “vepër”, që shqipatarët duan të hiqet nga përdorimi. Enciklopedia shpërndahet me të medhe edhe përmes DVD dhe disqeve nxënësve, studentëve, shkollave e universiteteve.
         E gjithë kjo do të thotë se: përmes këtyre mashave shqiptare, shqiptarët pavetëdije i bënë propagandë “Makedonska enciklopedija”, që nuk do t’ia bënte asnjëfarë mekanizmi propagandues më i madh botëror. Përmëkeq, edhe atë: pa pare.
         Propaganda shqiptare e shitur pa pare nuk përfundon këtu, po vazhdon ende të propagandojë në shërbim të politikës sllavomaqedone. Shembull më i freskët është, Paniri i librit Tetova 2009. Edhe kësaj radhe organiaztorët  këmbekrye janë në shërbim të politikës sllavomaqedone, duke mos pranuar dështimin e tyre organizativ, përpiqen fajin t’ua hedhin doganierëve në Qafë Thanë. Përmendin dy - tre botues të vegjël nga Shqipëria, njëri tregtar i librit e tjetri autor botues se u janë ndaluar librat në pikën kufitare. E pabesueshme?! Shkaku se, ç’nodhi me shtëpitë e mëdha botuese: Onufri, Toena, Skanderbegbooks, Camaj – Pipaj, etj, kush i ndaloi këta botues në Tiranë, apo e bojkotuan panairin?! Ose, me Panairin e improvizuar të Shkupit para disa muajve në Bit-Pazar, që ishte dështim i plotë, fund e krye. Që, fatkeqësisht nuk arriti as nivelin e librarive të “vëllezërve” në rrugë, që i kemi për çdo ditë në breg të Vardarit legjendar. Edhe kësaj radhe i ndaluan në kufi botuesit nga Shqipëria e Kosova, në Qafë Thanë?!
         Jo, zhurmaxhi kulturorë të shkolluar nëpër parti politike. Ditë e përditë ju bëni propagandë politke në dëm të shqiptarëve. E shumë pak manifestime e ngjarje kulturore. Aktivetitet e juaja “kulturore” janë të improvizuara dhe plot zhurmë e propagandë politike - fetare. E keni më shumë të dukeni krah për krahu me aktivistët e partive politike në pushtet se, sa t’ia hiqni ferexhen kulturës shqiptare.
        Dhe, në fund mos i fajësoni të tjerët (shkijet) për dështimet e juaja organizative, po vetëveten si të paaftë për organizime kulturore mbarëshqiptare. Truri i juaj nuk pjellë, e keni shterpë. Është koha ta mbyllni gojën, t’i përvesheni punës, nëse vërtetë jeni shqiptarë dhe patriotë që t’ju dojë siç thoni ju Mëmëdheu (unë them: Atdheu)...