Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare

| E diele, 11.10.2009, 07:47 PM |


Meqense e kam kohen teper te cmuar dhe per mos te rene ne perseritje ne opinionin tim per Kadarene, po i kthej pergjigje Kapinoves me kete pjese te shkeputur nga shkrimi im botuar vjet ne prag te ndarjes se cmimit Nobel, njekohesisht po beje te njohur disa lexuesve menyren e te shkruarit te tij si kundershtari im ne debat...per temen KADARE!

Shpesh eshte e cuditshme ne menyren e gjykimit te gjerave madhore per vendin tone, pasi ato me se shumti degjenerojne ne gjera te vogla personale,  cka dhe e bejne qesharake oponencen si ne politike po keshtu dhe ne letersi, meqense jemi pikerisht ne kete teme!

Shkeputur nga shkrimi i meposhtem

Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare

Nga Këze (Kozeta) Zylo

     Edhe pse kritiku i mirënjohur amerikan, Richard Eder, ka botuar here pas here për librat e Kadaresë, në gazetën më prestigjioze në Botë, “New York Times”, ai përsëri javën e kaluar në prag të çmimit Nobel për letërsinë në botë, publikoi shkrimin për Kadarenë rreth librit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”.

Në këtë shkrim kritik ndër të tjera do të lexoje se: “të lexosh romanet e këtij shkrimtari të madh shqiptar, do të thotë të hysh në një makth ku ne nuk mund të banojmë, por që ne ndjejmë se e kemi brenda nesh”.

Me siguri kritiku amerikan ka ndjerë një makth të tmerrshëm, që nuk kishte se si këtë ngacmim të fuqishëm në tru, të mos e pasqyronte, kur ka lexuar romanin e Kadaresë,  në “New York Times”, që vetëm pena e Kadaresë di ta jap mjeshtërisht dhe realisht cfarë ka ndodhur në shekuj dhe tani në vendin tim!

Sigurisht mjaft intelektualë amerikanë, në botë, apo më së shumti shqiptarë prisnin që çmimin “Nobel” ta merrte Kadareja, meqënse ndahej më 9 Tetor, 2008, d.m.th sot!

Por edhe pse shumë shqiptarë e prisnin këtë me padurim sot në oren 1:00 në Stokholm të Suedisë, të ditës së sotme për dhënien e çmimit “Nobel” shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadaresë, nga juria, megjithë zhgënjimin që morëm nga mosdhënia e çmimit, nuk të bën që të mos e besosh se një ditë ky çmim do t’i jepet atij herët ose vonë!

Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar, me famë në botë, që po vlerësohet dhe çmohet së tepërmi për inteligjencën e të shkruajturit me art dhe temat e larmishme që ka zgjedhur për vendin e tij, çka po befason kritikët më në zë të botës!

Ajo që më bën më shumë përshtypje është kundërshtia që bëhet nga vetë bashkatdhetarët e tij, ose nga letrarë që e vendosin tehun e kritikës se gjoja ka qenë shkrimtar oborri…ose i ka shërbyer diktaturës…

Që do të ketë kundërshti dhe opozitë mendimi në një botë të lirë demokratike, në qentë kështu dhe në Shqipëri, kjo nuk diskutohet, por kjo opozitë mendimi bëhet e besueshme kur flet realisht, pa mllefe, pa shpifje, pa cmire, pasi më së shumti ndihen këto të fundit në kundërshtitë, jo vetëm për Kadarenë, por dhe për shumë të tjerë, që i përkasin sferave të larta intelektuale!

Shpesh është e çuditshme në mënyrën e gjykimit të gjërave madhore për vendin tonë, pasi ato më së shumti degjenerojnë në gjëra të vogla personale, çka dhe e bëjnë qesharake oponencën si në politikë po kështu dhe në letërsi, meqënse jemi pikërisht në këtë temë!

Edhe pse shpesh ngazëllehem kur lexoj konstatimin që ka bërë përkthyesi i veprave të Kadaresë, prof.David Bellos, i cili thotë se ndjehet i magjepsur nga mënyra sesi shqiptarët e admirojnë shkrimtarin e tyre, duke thënë se: "nuk ka shembull ekuivalent të fenomenit Kadare në Francë, në Gjermani apo në Britani që nga ditët e Viktor Hygos apo Gëtes", prape brenda ngazëllimit tim vjen ndjenja e trishtimit.

Kjo ndodh kur lexon se tashmë po botohen libra kundër Kadaresë, kandidatit të vetëm shqiptar për çmimin “Nobel” qe nga viti 90-të dhe këto botohen nga bashkatdhetaret e tij, por gjithësesi Bellos nuk do t’i zvetenitet magjepsja, pasi dhe Amerika, profesorët kolegë ku ai jep mesim, në një nga unversitetet më me emër në botë, Princeton, po e lexon dhe studjon nëpërmjet përkthimit të tij ose kritikëve të tjerë, se cili është Shekspiri shqiptar, pra ai po hyn  në botë si një shkrimtar i madh, me veprat e tij, edhe pse s’po i jepet akoma çmimi “Nobël” nga juritë, apo dhe nga disa kundërshti shqiptare që përveçse urrejtjes si atavizmë, kurrkund nuk kanë kritikë dhe art!

Edhe pse është kandidat i cmimit “Nobël” për vite me radhë, që edhe pse nuk e fitoi për këtë vit, ai dhe kështu po na shërben si shqiptarë, sa askush tjetër lindur dhe rritur brenda Shqipërisë pak milionëshe.

Ai po i shërben Kombit me emrin e tij Ismail Kadare duke konkuruar në botën disa miliardëshe vetëm me libra shqip shkruar për historinë shumëshekullore të Kombit të tij!

New York,
9 Tetor, 2008   

___________________________
 
 
Klajd Kapinova wrote:
ttkclub@yahoogroups.com, "alb-shkenca" <alb-shkenca@alb-net.com, memedheu@yahoogroups.com
Kadare plagjiatura autentike e Kadarese (alis Enver Hoxhes) dje dhe sot

 
 Letersi per mendimin tim eshte ajo e At Gjergj Fishtes qe ne te gjalle dhe sot pas afersisht 70 vjetesh quhet Poet Kombetar, lirikut te madh Poetit te Poradecit Lasgush Poradeci, dramaturgu Kasem Trebeshina, At Donat Kurti, At Vinçenc Prennushi, prozatorit modern Prof. Ernest Koliqi, eruditi enciklopedist Imzot Dr. Zef Oroshi, poetit disident Prof. Arshi Pipa. prozatorit Prof. Sami Repishtit, Bujar Xhaferit, Poetit te embelsise Dom Ndre Zadeja, qe u pushkatua pse tha: "çfare duhet te baj ma shume per te kene shqyptar", Pader Dr. Gjon Shllaku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Prof. Anton Nike Berisha, Anton Pashku, Dom Lazer Sheldija, At Benardin Palaj,  Pader Zef Pllumi, Imzot Zef Simoni Ip., poetit disident Zef Zorba, albanologu Prof. Injac Zampputi, Prof. Mustafa Kruja, helenistit Prof. Gjon Shllakut etj., etj., per te ardhur tek poetet e sotshem bashkekohore, si: Primo Shllaku, Kolec Traboini, Ledia Dushi, Adnan Mehmeti, Gjek Marinaj, Anton Çefa, Iliriana Sulkuqi, Prof. Alfred Çapaliku, martiret qe u varen per vargjet poetike: Havzi Nela e Genc Blloshmi, qe jane vlere e re e kultures sone dhe nuk po letrarizojne diktaturen e xhelatin sikurse beri beniami dhe shkrimtari personal i Enverit kameleoni pa moral artistik I.K.   


 
Klajd Kapinova, New York

Do t’i lutem moderatoreve te nderuar te Albshkences dhe Klubit te Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane , qe te mos e nderprese debatin e hapur nga zonja Kozeta Zylo ne disa toplista, sikurse edhe ne Klubin e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane , duke bere nje fushate bajate, jo me punime ose mendime te saja, por me thenie ose publikime te dekompozuara prej dekadash nga te tjeret. Me sa duket ju zonje, nuk njehni rregullin me elementare me bashkekohore, qe perdoret gjeresisht ne art, kulture dhe shkence, qe duhet te ofroj mendime te veta te mbeshtetura me logjiken e fakteve origjinale dhe jo te rithote disa here se cfare ka thene njeri ose tjetri kjofte ky i huaj apo bashkeatdhetare.

Ne kete menyre, ju kerkoni t’ia shperlani trurin naive bashkeatdhetare, qe as per fytyre se njohin e jo me librat e tij t’i kene lexuar. Ne diktature Enveri ishte i barabarte me Kadarene dhe anasjelltas sot ne “demokraci” ne Shqiperi, ku ndalohen te botohen libra, analiza, kritika bashkekohore te verteta ndaj sistemit komunist, qe krijoi shkrimtarin me te dobet shqiptare, qe ndryshe mund te lexohet me inicialet IK-u bashke me boten e erresires qe perfaqesonte letersia e tij e zeze...

Ashtu sikurse e kam thene dhe here te tjera, ne media, per fat te keq ne vendlindje dhe per inerci ne disa toplista shqipare te botes interneitike, riqarkullojne lajme te vjetra si vete bota e socliarealizmit komunist, per t’i shti friken si gogol bashkeatdhetare te rinj adolishent dhe ne kete menyre per t’ia zgjatur me injeksione droge letrare te markes made in enver-kadare.

Ende nuk eshte sqaruar deri me sot fakti se IK-u, eshte apo jo i kandituar ndonjehere per Çmimin Nobel per Letersi. Me perjashtim te Presidentit te Tiranes ose bllokut, i cili kerkoi permes nje elegjie ne emer te shqiptareve ne gjume, per nje te “padrejte” qe po i behet politikanit veteran dhe ideologjise se tij.  Une do te thoja, se z. Topi duhet, te shqetesohet per prishjen e ekosistemit ne zonat malore te Shqiperise se Veriut, qysh nga koha e Dulles, i cili preu pa dhimbje kuroren e gjelbert te mushkerive te natyres se virgjer shqiptare, per te prodhuar letra dhe karton per botimin e librave, qe vijojne te ndotin sot mjedin e natyres se bukur shqiptare.

Te pakten zj. Zylo qe riprodhon ose riciklon me pasion lajme te vjetra me ofro nje liste se cili grup shkrimtaresh ne bote kjofte ne Lindje apo Perendim, Veri apo Jug te Planetit tone qe te kete propozuar ose hartuar nje kerkese me shkrim per dhenien e Çmimit idhullit te saj te rrejshem. Per fat te mire te shqiptareve dhe fale fisnikerise se letrare boterore, nuk e kane bere gabimin, nga e cila do te ndotej ekologjia dhe prishet ekulibri ne mjediset e natyres dhe botes se letrave...

Ka sot ne bote njerez te ndershem, popuj, qeveri, grupe intelektualesh, akademi, rrethe intelektualesh te niveleve te ndryshme, qe nuk bijne ne preherin e lojera komuniste, qe formen kane ndryshuar por permbajtjen e kane te njejte. Sot shqiptaret dhe per me teper klubi i nderuar i shkrimtareve shqiptaro-amerikane , nuk ka nevoj te ushqehet si deri dje me genjeshtra e fabrikime hipokrite se z. Kadare eshte i nominuar.

Ore zonje, IK-u nuk njihet ne bote, pervec disa truthareve ne Paris, qe e hane sapunin per djath dhe bile te rreje pa turp (genjeje), sikurse e citova dje rastin e Presidentit te Akademise Franceze, kur thote, se Kadare e ka luftuar me veprat letrare te tij diktaturen komuniste ne Shqiperi. Ore zonje, ne jetojme ne planetin toke, qe ka sot nje popullsi 6.2 bilion banore dhe jo ne Mars, Jupiter, Saturn, apo te kemi ardhur nga nje sistem tjeter diellor jashte galaktikes sone...

Jo edhe une sikurse miku im i mire z. Paul Tedeschini ve bast me cilindo se Ismail Kadare nuk eshte i nominuar asnjehere per Cmimin Nobel per Letersi, sepse sikurse do te lexosh ne vijim ai eshte sot per sot nje film serial horror per letersine shqiptare dhe ate te ndershme boterore.

Ai sot eshte shpirti dhe mendja origjinale e diktatorit largkjofte bashkeqytetar te tij, qe ka ardhur nga Mali i Thate, duke e thare edhe me shume letersine shqiptare sot. Pse ai eshte Enveri ose soza i tij!? Asnje liber, shkrim, kritike nuk lejohet sot ne adrese te vepres se tij, kur flet ne emer te demokracise apo mban lexione politike deri ne Columbia University ne gjuhen frenge ne nje auditor me 95% bashkeatdhetare te vet. Ai nuk foli asnjehere per letersine, sepse do te qellonte me shpute veten e vet, por vetem politike dhe politike, pasion i cili eshte i hershem... Meqenese ke vendosur dhe je betuar ne emer te partise fantazem te kuqalosheve te Enver-Ismailit vijo te genjesh per vleresimet qe disa truthare francez e ndonje tjeter bejne per letrarizimin qe ai i ka bere diktatures dhe xhelatit.

Sikurse e sheh asnje nga shkrimtaret shqiptaro-amerikane nuk ju ka dhene pergjigje, por me heshtje te ka dhene per te kuptuar se e teprove me ate teseren e vetequajtures sekretare e shkrimtareve shqiptaro-amerikane , duke e kthyer klubin tone ne nje kosh plehrash, ku hedhe jashteqitjen kundermuese e bacilit aktiv te Ismail Kadarese.

Nuk kemi nevoj ne te mesojme nga bota se kush eshte z. Kadare e kujt i ka sherbyer ai me novelat pervese propagandistike, sepse vijme nga ai vend ku gjaku eshte derdhur lum nga vota e Ismailit tend kur ishte deputet ne Kuvendin e Dulles, tek firmosi per Kongresin e Çdrejteshkrimit te vitit te zi 1972, tek firmosi per Kodin Penal te Procedures Penale, ku doli ligji famkeq 55 per Agjitacion dhe Propagande, qe coi ne golgote e litar, burg te perjetshem, surgjenim e sakatosje, shkaterrim te mijera familjeve, mjerimin e nje populli te tere, pushkatimin me gjyq e pagjyq te ajkes me te ndritur te populli shqiptar, qe kishin studiuar dhe lauruar ne universitet me prestigjioze te botes prendimore, te cilen Kadare e ka urryer me mish, shpirt dhe letrarizu fobine e vet me zhgarravina letrare, qe jane nje himn per diktaturen dhe xhelatin.

Dhe thua se je poete. Cfare poete je ti, qe bashkohesh me korin e papagalleve pa shtylle kurrizore, qe i thurin lavde, temena, hartojne hartime kalamajsh, artikuj mbushur me eros ndaj persekutorit te me TE MADHIT POET LIRIK te Tokes sone Arbnore pas vitit 1944, qe ishte dhe mbeti i mendjendrituri, stoiku, largpamesi dhe antikomunisti Lasgush Poradeci (1899-1987).

Zonje per hater te Zotit, per hir te 7000 mije viktimave qe shkaktuar librat e IK-ut, syrgjynimin e 45 mije familjeve shqiptare ne Atdheun tone per perbashket mos na hidh me plehta qe kundermojne ere komuniste, mos na hidh me ne klubin tone te nderuar eren e komunizmit te zi…

Mos per hater te Zotit, nese beson ne Muhamet apo ku ta di vete… Zoti paste meshire per veprimet tuaja! Por nga ana e tjeter do t’i lutem Krishtit Tim qe te te jap afat dhe sosje, se goditjet e tuaja te qellimshme ndaj Klubit te Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane me postime me vleresime mjerane te epokes proletare dhe poskomuniste, qe jane po aq komuniste sa dhe dje kjoshin te shkruar nga gazetaruc mercenar genjeshtar e mashtrues frances apo dikush tjeter.

Ne te dy jetojme ne Amerike dhe metropolin model te kultures dhe demokracise boterore! Mentaliteti juaj ka mbetur vendnumero me ate te kohes se Zeqos, sikurse i thoni ju ne Jug te Shqiperise. Treni ka kohe qe ka ikur me shpejtesi dhe e ka lene mbrapa te kaluaren e hidhur te komunizmit te zi, ndersa biletat tuaja te letersise se zeze te socialrealizmit ende ti kane lene ne xhep padronet e Dulles e sot kane fytyren dhe shpirtin e Ismail Kadarese. Do t’i lutem shume moderatoreve te toplistes dhe klubit tone te mos lejojne fyrje te metejshme te gjakut dhe jetes se shume martireve shqiptare, duke na postuar ketu sekretarja e klubit me genjeshtra te çiftit enver-kadare si propagande e mirefillte komuniste…

Ai eshte apologjeut te rrymes me radikale te stalinizmit ne letersine e mjere shqiptare.

Kritiku kualititav dhe pa kompromis me te vertetat historike z. Myftaraj e shpiegon shume bukur pse Kadare u botua ne France, jo se ishte pende, por se francezet, per t'iu kundervene italianeve te kohes se Luftes se Dyte Boterore, librit dhe filmit mbi Çoçarjen (luajtur mjeshterisht nga e madhja napolitane Sophia Loren) dhe vajzen e saj, ku ushtaret afrikanoveriore, nen flamurin francez e perdhunonin ate perdite, konjukturalisht gjeten “celesin e arte” qe u duhej atyre si kunderpeshe. Nga shkrimtaret e vendeve komuniste me aintioperendimori, antiitaliani ishte IK-u. Enveri e pranoi, duke menduar se tashme Frances po komunistizohet permes modelit shkrimtar-robot shume te bindur ndaj tij qe ai me sukses e krijoi. Dhe francezet gjeten njeriun me te pershtatshem antiperendimor dhe antiamerikan e fobistin e terbuar antikatolik e antiitalian dhe antishqiptar njeherazi, qe fshihej tek libri "Gjenerali i ushtrise se vdekur", ku prifti del si njeriu me perves ndersa gjenerali nje abuzues minoren. Me vone sikurse thote z. Myftaraj novela e IK-ut do te botohej edhe ne Itali e jo nga shteti por nje kompani private, qe donte t’u tregonte popullit italian se cfare urretje fobike ka nje shqiptar e qeveria qe ai perfaqeson ndaj tyre.

Pra IK-u juaj ia ka kaluar edhe historise se popullit shqiptar, kronisteve te huaj apo vendas, librave me shenime te udhetareve apo kujtime te ish-ushtarakeve te larte italiane apo gjermane, e per me teper edhe autoreve te herojve komunist te heshtur, qe ne asnje rast nuk kane shenuar se ka ndodhur ndonje rast, kur ushtaret apo me keq udheheqesi i ushtrise se tyre gjenerali te kete perdhunuar nje vajze te mitur, sikurse ka krijuar mendja e coroditur e idhulli tuaj…

Meqenese shume nga antaret e klubit tone nuk kan fat te lexojne kete liber te ndaluar ne qarkullim ne Shqiperi, po ofroj permbajtjen e saj dhe se ne te ardhmen sigurisht te interesuarit do ta lexojne... Per dijeni ne Facebook dhe Twitter jane me dhjetra grupe dhe fansa qe jane kunder hipokrizise se veprave dhe njeriut kameleon Ik-ut te botes proletare dje dhe sot...

O Zot fale se nuk di se cfare ben! O Krisht ofroji zemres se saj te trazuar keqas nga djajte e kuq! O Zot ofroji me butesine tende: paqe, miresi, dashuri per popullin e vet njerezve te semure nga helmi i polpotit te letrave shqipe!

Jo zonje nuk eshte ashtu, por se perkrahesi i rrymes se ashper te polpotit Ismail Kadare, ishte i vetmi shkrimtar qe me deshire ne kohen e diktatures shkroi 6 poezi per Stalinin (qe ka vrare miliona antibolshevik ne rusi), 4 per Leninin (qe thoshte se populli s’ka nevoje per liri, se ajo eshte forme e borgjezise), dhe 20 novela dhe romane per diktaturen dhe E.H.. Shkurt ketu (per foton eshte fjala), ai po merr frymezimin, per t’ia zgjatur lakun e mjerimit edhe me shume popullit qe thote se eshte i tij, duke formuar simetri me librat e diktatorit.

Duke pare ambiciet e pashfrenuara te Ismail Kadarese, idhulli i tij ose babai virtual Enveri, i premton ne emer te shtetit dhe partise, se do te perkthej te gjithe librat e tij me parate e taksapaguesve mjerane shqiptare dhe le te shoh bota se ne jemi fanar ne mes te zymtesise, qe IK-u e jepte si shkelqim me librin apo poemen me pervese “Shqiponjat fluturojne lart”, kur ne fakt ata ishin kthyer ne kufoma brenda katakombeve te pergjakshme te diktatures.. .

Pjesa ma e madhe e librave te Enverit jane shkruar nga dora e Kadarese dhe me klasiku faqe per faqe jane librat respektive “Shenime per Kinen” (E.H.) dhe “Koncert ne fund te dimrit” (I.K.), qe ndryshe mund te lexohet si plagjiature besnike e Kadarese per Kadarene (alias Enverit). I vetmi ndryshim midis dy librave eshte se e para eshe shenime ose kujtime te diktatorit per Kinen ndersa e dyta letrarizimi ose novelizimi i tyre. Kjo linje eshte ruajtur ne te gjithe librat ku koperinat kane bojera dhe pamje te ndryshme. Keshtu, per librin me kujtime te E.H. “Vitet e vegjelise” eshte soza e noveles “Kronike ne gur” ose letrarizimin i se pares, mbasi per lehtesi e fat te dy ishin edhe nga i njejti qytet i gurte ku kane kaluar vegjeline… ndersa per librin serisht me shenime historike “Hrushovianet” te po Dulles se Gjonokastres (E.H.), mund te lexosh kopjen letrare te shkrimtarit te oborrit I.K me titull: “Dimri i madh”, apo tek libri me kujtime te Verukut “Kur lindi Partia” mund te lexosh ngjashmerine me “Shqiponjat flururojne lart”.

Fotoja qe ju po shihni eshte bere ne shtepine e Enverit, ku ai merre orientime se si duhet ti sherbej direkt atij, pikerisht ne ditelindje e largkjofitit. Ai e vizitonte E.H. 3 here ne jave e e telefononte ne menyre rutine 7 here ne jave.

Por me e keqja eshte se tani ka perpjekje, sikurse thote kritiku e analisti bashkekohore i talentuar z. Kastriot Myftaraj, (Shih librin: "Gjyqi intelektual i Kadarese", Shtepia Botuese "Buzuku", Prishtine, 2008, f. 7-8), qe vepra e Kadarese e shkruar ne diktature te lexohet ne sens intelektual, sikur atje ka kumte te koduara kunder rregjimit komunist, deri edhe disidence.

Pas vitit 1990, prej 18 vjetesh Kadare, me teper se te shkruaj letersi, ka shkruar apologji per ate qe ka shkruar ne diktature dhe traktate te verteta ku perpiqet te provoje se “industria”, qe perfaqesonte ai dhe veprat e tij ne kohen e diktatures, “Kombinati metarlugjik” dhe “Kombinati i autraktoreve” , nuk kane prodhuar “ndryshk” dhe “kazma”, por gjera shume te vlefshme. Te njejten gje bejne edhe ithtaret e Kadarese. Por gjeja me ironike dhe domethense eshte se Kadare tregoi se pas vitit 1990, nuk arriti te ndertoje dot “industrine” e vlefshme letrare te tij. E megjithate despotizmi intelektual i Ismail Kadarese vazhdon te gjenerohet.

Ne foto sheh dy siameze, ku i pari diktatori ka ngordhur tashme ndersa i dyti mbahet gjalle sot, duke peshuar si nje gur i rende ne qafen e holle dhe te mjere te letersise poskomuniste. Ai e ka kapur per fyti letresine shqiptare si dikur Enveri popullin martir dhe pak nga pak kerkon ta gropos, mbasi vetem ai di te bej letersi, packa se ajo eshte e mbushur me kufoma e jete te pafajshme, e lare me gjakun e martireve qe e akuzojne rende IK-un.

 

I.K., pasardhesi i vertete i E.H. ne periudhen paskomuniste.

 

Regjimi komunist gjate 47 vjeteve (1944-1990) shkaktoi vdekjen e 7000 kundershtareve politike, prej te cileve 6000 te pushkatuar dhe 1000 te vdekur ne burgje apo kampet e shfarosjes nga keqtrajtimet. Po me Lasgush Poradecin (mbiemri i vertete i Lasgushit Gusho) cfare pati, qe ne librin perves “Nentori i nje kryeqyteti”, permes personazhit te Adrian Gumes (lexo Gusho), kerkon pushkatimin e tij. (Shih Kastriot Myftaraj: “Ismail Kadare tek "Nentori i nje kryeqyteti” kerkoi eliminimin e Lasgush Poradecit dhe ben apologjine e terrorit komunist ndaj intelektualeve. .. "Gjyqi intelektual i Kadarese", Shtepia Botuese "Buzuku", Prishtine, 2008, f.373-391)

Ashtu sikurse beri me poetin e madh kombetar Fishten apo Koliqin, Konicen, Prennushin, klerin dhe institucionet fetare, kishat dhe xhamite, Kadare e ka perseritur urretjen e tij deri ne vdekje edhe me shkrimtare te tjere. Me klasiku eshte rasti i Lasgush Poradecit, qe s’kishte lexuar asnje liber te tij deri asokohe i thone miqte e tij se se shpejti mund te arrestohet nga diktatori, shkruan nje poezi lirike:
“Keshtu me ndergje t’ashpër
merr vendim gjyqi-xhelat,
I jep kupën e zeherit,
të pamposhturit Sokrat.
Keshtu djajtë e besytnisë,
Kështu breshkat e moçalit,
Vranë filozof Sokratin,
Madhështorin dre të Malit.”
(Lasgush Poradeci, Vepra, “Naim Frasheri”, Tirane, 1990, f.322)

Ndryshe nga genjeshtrat qe na ofron ti per t’i kaperdire me zor ne stomakun e lodhur shqiptar, une do t'u rekomandoja ju dhe te gjithe shqiptareve te ndershem, qe te lexojne me kujdes librin kritik me baza historike, dokumente te arkivuara dhe te shkruara me titull: "Gjyqi intelektual i Kadarese", nga kritikut e analistit bashkekohore objektiv Kastriot Myftaraj, qe kam pas fatin dhe nderin, plus kenaqesine shpirterore ta lexoj e rilexoj.

Ky liber nuk u lejua te botohet ne Shqiperi, por me ndihme te Zotit dhe shqiptareve te ndershem kudo neper bote, autori e pau driten e botimit prej Shtepise Botuese "Buzuku" ne Prishtine ne vitin 2008. Sigurisht, qe duhen falenderuar edhe keto bij kurajoz te Kosoves martire, qe moren persiper qe e verteta te dale ne shesh.

Libri voluminoz i z. Myftaraj me titull: "Gjyqi intelektual i Kadarese" ka 534 faqe. Kopertina eshte nje hata e vertete. Nje gjetje artistike dhe reale qe i shkon shume per shtat vepres. Do te thuash se cfare ka? Afroju pak dhe ta them ne vesh, se e degjon gjithe katundi i servileve te IKu-t tend dhe na idhnohen "reaksionaret" kryqtaret e erresires (sikurse i quan verioret Ik-u yt ne novelat e tij te letrarizuar me porosi direkte nga babai virtual Enver e Stalin Hoxha, etj.), antikombetaret, trathtaret e nacionit, bejleret, agallaret, imperializmi amerikan dhe shovinizmi grek, makaronaxhijte italiane, llafazanet francez etj.

E thene shkurt IK-u, ka letrarizu per shume dekada industrine e propagandes shtypese te komunisteve ndaj popullit shqiptar, nje manjuku te pandreqshem antigege.

Kendoje dhe rilexoje me vemendje kete liber zj. Zylo. Nese je shqiptare, do te turperohesh se pavetedije ke mbrojtur nje stalinist te terbuar te letersise shqiptare dje dhe sot... Kadare, ka parasysh gjithnje shprehjen dhe praktiken e Leninit, sikurse e ka cituar me vend edhe novelisti Robert Martiko, ne hyrje te noveles se vet: "Nje çmim per shkrimtarine  vdekjes" (Historia e nje sahanelepiresi te zgjedhur) , se "Populli nuk ka nevoje per liri, sepse liria eshte nje nga format e diktaures borgjeze..."

Ah se desh harrova... Ne balline, eshte nje Yll i kuq me 5 cepa. Prit sa te shoh me kujdes se kush jane: Ohh shiko, shiko ketu. Ne krye, pra ne cepin e pare lart qendron idhulli yt Ismail bej efendi pasha Kadare. Ne krah te djathte gjndet stoik babai virtual i tij, qe shkriu gjithe talentin per t’a perjetuar e letrarizuar E.H., ndersa ne krah te majte ose ne cepin e trete ndodhet... Gjeje te lutem kush eshte, se per ty eshte "shkrimtari me i madh” i te gjithe koheve ne trojet etnike shqiptare.

Hej ti "reaksionar" atje ne fund te bankave, mos ia trego ne vesh se e di zonja, por po mundohet te rikujtoj nje nga ato 6 poezite per babain virtual, qe Kadare i shkroi me afsh dhe pasion… Eshte ai mustaqemiu, nderhyri "djali i kulakut", tek poetja ose sekretarja e klubit po fillonte per inerci te nostalgjise te recitonte vargjet e fundit kushtue Stalinit. Ndersa ylli me pika gjaku ka 2 cepa ku mbahet fort. I pari eshte Mao Ce Duni kunder te cilit me vone Kadare do te shkruante bashke me E.H. librin me perralla "Shenime per Kinen", qe ne serine e librave historik mungon emri i autorit IK-ut.

Sa zemergjere e bujar eshte IK-ut. Me sa duket ne shenje respekti per privilegjet dhe afrimin, perkrahjen dhe sherbimin e madhe te nje ideali qe pati me E.H., ai i dhuroi ketij te fundit autoresine e sipercituar.

Nga ana e tjeter ju sugjeroi qe te lexoni novelen e Robert Martikos, me titull shume sinjifikativ: "Nje cmim per shkrimtairn e vdekjes" (Tirane, 2009), ku behet artistikisht nje biografi e IK-ut. Per fat te mire eshte botuar ne Tirane nga Shtepia Botuese "TOENA" ne fakt ata nuk e kane kuptuar se autori Martiko, ia ka kushtue kete novele idhullit tend, duke sqaruar se behet fjale per historine e nje Sahanepiresi te Zgjedhur te diktatures komuniste ne Shqiperi.

Novela e Martikos sapo me erdhi dje me poste ne New York dhe sapo ta lexoj do te jap opinionin tim. Novelisti i zgjuar Martiko, ka vendosur ne faqen e pese ne hyrje: "Ne qoftese ka dicka qe perhere me ka ngjallur neveri te njeriu, eshte te dalloje se si egersia, poshtersia dhe mendjemadhesia arrijne te veshin marken e lirizmit", sikurse ka thene Miland Kundera.

Ndersa ne faqen shtate novelisti fin dhe shume i kulturuar Martiko shton nga kultura e tij e thelle: "Nuk mund ta perfytyroj.. c'fytyre do te kete personi qe eventualisht mund te me kundershtojne? Nese do te ndodhe, nuk me mbetet vec te bertas: " O Perendi! Beme nje bashibozuk!"

 

 

Zbulohet genjeshtra e gazetes “Shekulli”

 

 

“Në nji artikull me titull "Vepra e Kadaresë asht përkthyer në 32 gjuhë të huaja", botue më 30.1.2009 te "TemA", autorja Flora Nikolla na e paraqet shkrimtarin dhe rekordmenin (32 gjuhë të hueja) Kadare si anëtar të katër akademive. Përveç antarësisë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë e të nji akademie në Francë, artikulli thotë se shkrimtari Kadare kenka anëtar i Akademisë Franceze dhe asaj të Berlinit. Kjo nuk asht e vërtetë.

Ismail Kadare nuk asht, kurrë nuk ka kenë dhe, sipas gjasave, as nuk ka me kenë anëtar i Akademisë Franceze. Anëtarët e saj mund të jenë vetëm autorë që shkruejnë frëngjisht. Anëtarët e Akademisë Franceze nuk duhet të jenë francezë, por duhet të shkruejnë frëngjisht.

I. Kadare ka mjaft libra në frëngjisht – ama të përkthyem në frëngjisht. Për këtê ai nuk mundet me figurue ndër "les immortels" ("të pavdekshmit" ) të Akademisë Franceze, gjâ që mund të vërtetohet kollaj në websitin e kësaj Akademie (http://www.academie -francaise. fr/immortels/ index.html).” Duke analizuar nje genjeshter te gazetares Flora Nikolla albanologu gjerman Hans-Joachim Lanksch, argument me prova te kunderten e fabrikimit te rrenes se IK eshte antar I Akademise Franceze pas shkruar asnje liber ne frengjisht.

Genjeshtaret qe punojne ne dia media elektronike ne Shqiperi, jane vene ne gare duke genjyer diten per diell. Ata me cdo kusht kerkojne te shperlajne trurin e lodhur te klienteve shqiptare ne Shqiperi se ne qe jetojme ne Perendim e dijme se sa I “perhapur” dhe i “lexueshem” eshte IK-u.

 

 

 “Gjyqi intelektual i Kadarese” shkruar nga Kastriot Myftaraj

 

 

Po cilat jane disa nga pikat qe trajton z. Myftaraj, ne librin e tij:

 

1. Ismail Kadare nje analize personaliteti: A eshte tek Ismail Kadare nje shkrimtar i deshtuar romanesh policore...

2. "Gjenerali i ushtrise se vdekur" apologji e paradigmes izolacioniste antiperendimore te Enver Hoxhes...

3. Ismail Kadare tek "Dimri i madh" rishkruan historine si nepunes i ministrise orwelliane te se vertetes...

4. Mashtrimi i madh ne romanin e Kadarese, per konfliktin shqiptaro-sovjetik per bazen ushtarake detare te Vlores...

5. Si u ndertua baza e Traktatit te Varshaves ne Vlore...

6. Pse Kadare e ndryshoi tekstin e bisedes Enver Hoxha-Hrushov per bazene  Vlores?...

7. E verteta e largimit e largimit te sovjeteve nga Vlora eshte ndryshe nga c'shkruan Ismail Kadare dhe Enver Hoxha.

8. Ndryshe nga c'thote Kadare, ShBA dhe jo Enver Hoxha e larguan floten sovjetike nga Vlora...

9. E verteta mbi kritikat ndaj "Dimrit te vetmise se madhe"

10. Enver Hoxha: kritika dhe veretje per nje veper letrare duhen bere me kujdes e me vend dhe te jene shoqerore (Disa mendime rreth romanit te Ismail Kadarese 'Dimri i vetmise se madhe') Per "Dimrin..." Kadare pati edhe kritika te drejta si ajo e Nexhmije Hoxhes...

11. A do te shkruaj Ismail Kadare "Dimrin e madh 2" per betejen e re per Vloren kunder amerikaneve dhe AMBO?

12. Ismail Kadare tek "Ura me tri harqe" i paraqet shqiptaret si tribu xhungle qe edhe uren e pare te gurte ua ndertuan sllavet...

13. Kadare me "Kush e solli Doruntinen" u nxit shqiptareve armiqsine me Perendimin dhe e ben ideatorin e beses perdhunues te motres...

14. "Muzgu i perendive te stepes" perdhosje staliniste e nobelistit disident Pasternak...

15. Ismail Kadare tek "Emblema e dikurshme" letrarizon formulat e terrorit te Enver Hoxhesper sabotimin ne nafte dhe nxitjen e fobise ndaj Perendimit.. .

16. Ismail Kadare tek "Prilli i thyer" ka vampirizuar kombin shqiptar, duke ia kaluar Cubrillovicit dhe Gjorgjevicit ose "Prilli i thyer" i Kadarese - reklame ma e keqe per kombin shqiptar neper bote...

17. Kodi sekret i romanit te IK "Pallati i andrrave"...

18. Kadare letrarizoi "bashenderren" gjeopolitike te Enver Hoxhes...

19. Si e letraizoi Ismal Kadare "Shenime per Kinen" te Enver Hoxhes tek "Koncert ne fund te Dimrit"

20. Diptiku "Vajza e Agamenonit" e "Pasardhesi" dhe tabloja sinoptike e Enver Hoxhes per "komplotin" e Mehmet Shehut...

21. Ismail Kadare tek "Nentori i nje kryeqyteti” kerkoi eliminimin e Lasgush Poradecit dhe ben apologjine e terrorit komunist ndaj intelektualeve. ..

22. Poezia e Ismail Kadarese e ashtequajtur "Pashallaret e Kuq" u ndalua si manifestim i terrorit te Polpotit kunder intelektualeve. ..

23. Nese Enver Hoxha do te zbatonte formulen e poezise se Ismail Kadarese, te ashtequajtur "Pashallaret e kuq", Shqiperia do te ishte bere si Kamborxhia e Pol Potit...

24. Poezia "Lakoonti", celesi per zberthimin e qendrimit te Ismail Kadarese ne diktature...

25. Si u frymezua Ismail kadare nga qeni i kufinit?...

26. Kur Ismail Kadare propagandonte revolucionin kultural kinez?...

27. Ismail Kadare adhuronte gardistet e kuq kineze...

28. Kur Ismail Kadare donte t'i vinte Suedise zjarrin e revolucionit komunist?...

29. Ismail Kadare e quan popullin autokton te Shqiperise se Mesme, posacerisht Tiranes si pasuese te koloneve turq?!...

30. "Kodi i Davincit" politik i Ismail Kadarese...

31. Enigma e madhe e qendirmit te Kadarese ndaj cifuteve dhe SOROS si ebreu i mallkuar i shoqerise "Lundra dhe trape" e cifuti Elias i "Kra-kra"...

32. Pse Berisha e shikon me frike Ismail Kadarene?...

33. Kadare-Qosja "Nderi i Kombit" shpallin njeri-tjetrin "Turpi i Kombit"...