E premte, 29.03.2024, 06:20 AM (GMT)

Kulturë

Victoria Milescu: Parabola e shoqërisë diktatoriale

E shtune, 10.10.2009, 06:26 PM


(Për romanin “funerale të pafundme”, të Visar Zhitit, botuar nga Shtëpia Botuese Leda/Corint, përkthyer në rumanisht nga Luan Topçiu)
 
PARABOLA E SHOQËRSIË DIKTATORIALE
 
Nga Victoria Milescu

Do kohë më parë, erdhi në Rumani, Visar Zhiti shkrimtar shqiptar, i cili promovoi në Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë ', “Funerale të pafundme”, në prani të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Bukuresht dhe të përkthyesit, Luan Topciu dhe një audience bukur të madhe. Autori është konsideruar si kundërshtari i vërtetë i epokës komuniste dhe poeti më popullor bashkëkohor në vendin e Skënderbeut. Ka përjetuar tortura dhe burgosje, dënohet me dhjetë vjet burg nën akuzën si 'poet dekadent dhe si armik i popullit''. Pas lirimit nga burgu, '90, u bashkua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare “Rilindja Demokratike”. Ka lindur në vitin 1952, u diplomua Fakultetin e Letërsisë në Shkodër, ka botuar poezi dhe prozë, shumë syresh janë kurorëzuar me çmime: Kujtesa e ajrit (1993); Koha e krisur (1993); Hedh një kafkë në këmbët tuaja (1994); Mbjella e vetëtimave (1994); Rruget e ferrit (2001) (burgologji) Thesaret e frikës (2005), Mollë e dënuar (2004) etj. Ai është aktualisht këshilltar i ambasadës shqiptare në Itali.
 
“Funeralet e pafundme” është projektuar si një libër i veçantë me strukturat dhe kapacitetet e të dy stileve gjegjësisht prozës dhe poezisë, si një shëmbëlltyrë e shoqërisë diktatoriale me të gjitha pjesët e denatyruara, por edhe si një meditim mbi vdekjen dhe jetën. Teksti rrjedh në mënyrë kinematografike me skena plot kllapi imazhe makabre, por dhe me një kthjelltësi të madhe, skena goditëse, të çuditshme, që kaplojnë bashkëshoqërime të pazakonshme me një poeticitet të stërhollë, dialogë, paradokse, inserte nga historia e njerëzimit nën të cilin hapet historia kombëtare e Shqipërisë me referenca të drejtpërdrejta tek disa nga heronjtë dhe udhëheqësit e saj. Trajektorja e shortit kombëtar sugjerohet nga një kortezh funeral që i vjen nga pas një arkëmort duke u dukur kaherë si një arkë, apo një sëndyq i çmuar në imagjinatën e turmës, të uritur dhe të zbathur, por në fakt ,,është qivuri i askujt‘‘. Kortezhi kashtos përgjatë gjatësisë së tij qenie të ndryshme duke u bërë një masë e paformë në lëvizje, një kolonë, një bisht, një turmë e mbuluar me mjegull që shkon mekanikisht e drejtuar nga një i vdekur, duke tejkaluar varrezë pas varreze apo mirazh pas mirazhi.

Visar Zhiti në Bukuresht (10 prill 2009). Foto-B. Y.
Visar Zhiti në Bukuresht (10 prill 2009). Foto-B. Y.
Ai që ndodhet i vetëm lidhet me kolonën sepse kësisoj ndihet më i sigurt se sa me forcat e veta: ,,Pranë me të tjerët je dikushi‘‘, drama individuale duket më e përballueshme përmes absorbimit të dramë së grupit. Drejtimi pa kthim por dhe pa perspektivë është një ëndërr, por dhe realiteti do me thënë syrgjyn, shfaqje, perligrim me veti simbolike dhe kalime në legjenda biblike apo autoktone. Asgjësimi i vullnetit, qetësimi i vetëdijes reflektohet në qetësimin e  kohës dhe hapësirës për atë që mbërrin kërkund. Marshimi pa pushim, marshimi i vdekjes, duke përfshirë sa më shumë pjesëmarrës rezonon në nivel planetar: ,,Globi Tokësor nuk është gjë tjetër veçse një varr i abortuar i gërmuar në shkretinë e universit‘‘; ,,Hëna është një gropë funerale në qiell‘‘ etj.


Ata që vazhdojnë të shkojnë njëshkolonë mund të ishin të vdekur qysh prej kohësh por vazhdojnë zakonet e kohës së jetës: hanë, hanë në kohën që ecin, bëjnë seks, bëjnë fëmijë, ndërsa kur disa lodhen janë të ndihmuar nga të të tjerët të dalin nga gropat me baltë ku ndonjëherë lënë ndonjë dorë apo ndonjë këmbë jashtë për të shkelur ata që vijnë pas, duke u përzierë me dheun ,mrekullisht të mallkuar ‘‘. Realja duket të jetë një farsë, irealja një dobësi, që këtu fillon shkëputja ironike. ,,Mund të jesh më i gjallë kur je i vdekur dhe anasjelltas‘‘. Marrja pjesë në njëshkolonë nuk është gjë tjetër veçse vdekja e lirisë, ndërsa kur liria është mbyllur në një arkëmort është mbyllur vetë koha, pa të tashme dhe pa të ardhme: ,,Tash mbetëm dhe pa kohë‘‘. Funerali i pa fund shënon në kohë shqetësimet e një shoqërie, të një mentaliteti, të një shorti. Libri është një klithmë here e dhunshme here insistente për zgjim të vetëdijes, për dalje nga funerali, nga radha, nga inercia, nga paburrëria dhe frika, sepse ata që shkojnë në kolonë shkojnë në humbjen e tyre. (Editura Leda, Grupul Corint, 2008, 192 fq.)

(JUG Magazine, nr. 7-8/2009)

Përktheu nga rumanishtja: Luan Topçiu


(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora