Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Visar Gashi: Dasmat tona

| E merkure, 07.10.2009, 06:47 PM |


DASMAT TONA

Nga Visar Gashi

Është për keqardhje të madhe se si në dasmat tona akoma jeton një dukuri e çorodiur e cila na tmerron të gjithëve, duke qenë krejtësisht e panevojshme dhe irituese.Në dasmat tona, më tepër se kurdoherë, pas çlirimt nuk ka të ndalur qitja me armë e cila dikujt i bën kënaqësi kurse dikend tjetër e tmerron.Është fjala për gra dhe fëmijë , të cilët, në vend se të kënaqen nëpër dasma/e që është edhe qëllimi kryesor i tyre/ ata tremben nga krismat e pakontrolluara të’’patriotëve kujdestarë’’të cilët nuk mund ta kuptojnë dhe as që e kuptojnë se ajo dukuri, aq vulgare dhe e shëmtuar, duhet evituar sa më shpejtë dhe përgjithmonë.

Kur ishim në shkollën e mesme një profesor na thoshte’’Pas luiftës shpata në therra’’, kurse si duket për disa prej nesh gjithmonë është e kundërta!Ata që kanë qenë në luftë e kanë kryer atje misionin e tyre atdhetar, kurse këta të dasmave akoma e tregojnë’’patriotizmin e tyre të flaktë’’për të na bindur neve se çfarë’’azganash’’janë dhe çka mund të bëjnë dhe demek, vaj medet për Serbinë nëse ia mësynë sërish në trevat tona!Përkitazi me këtë shëmti të irituar e cila na hamendëson se a të shkojmë apo jo në dasma të tilla ku ka krisma’’patriotësh’’, mu kujtua edhe mua një dasmë e pasluftës në një tendë kur njëri nga’’mic sokolat’’ia shkrepte midis tendës!!!Unë duke qenë më i vjetër, mora guximin dhe i thashë: O djali i mirë, unë e di se ju e keni ndaluar Serbinë me 100 tenka në Grykën e Llapushnikut, por të lutem dil n’oborr se po na e luan nënën dhe po na vret’’.Në atë rast njerëzit qeshnin kurse’’mic sokoli’’doli përjashta dhe ia shkrepi nja 6-7 herë.!I zoti i tendës më tha Na shpëtove, bre burrë, por unë tani them se si të shpëtohet Kosova nga një dukuri e tillë aq çoroditëse që ka zënë rrënjë të thella në  trevat tona, e  për fat të keq sidomos në Llap ku nuk po e dijshin kur është boll! Si të shpëtohet Kosova nga’’çlirimtarërt e tillë aq të devotshëm’’.

Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe në raste të tilla ‘’kur shkrepet’’shkon edhe Policia jonë  e cila gjendet midis dy zjarreve, por që do të duhej t’i gjente’’mic sokolat’’dhe t’i dënonte së paku me nga një vit burg në mënyrë që të mësohen njëherë e përgjithmonë se nuk kemi nevojë për armë dhe krisma dhe se jemi ngopur deri në fyt me gjëra të tilla vdekjeprurëse të cilat na kanë përcjellur brez pas brezi, duke mos na lënë asnjëherë të qetë dhe të lumtur.Do të duhej që ky popull vërtet të gëzohej në ato dasma e jo të frikësohej se mos po e vret dikush atje, ndaj edhe lind dilema hamletiane :Të shkohet apo të mos shkohet në ato dasma?!Nga kjo del edhe fakti se ne mund të vehemi në rrugë të drejtë vetëm me ligj dhe ta ndalojmë një dukuri vërtet tragjikomike e cila herë herë/siç ka ndodhur në disa raste/e mbledh edhe haraçin e vetë duke u vrarë njerëzit nëpër dasma të tilla ogurzeza!.Këtë shkrim e sajova nga shkaqet e njohura dhe nga zemërimi i cili është akumuluar në qenjet time që nga ajo ditë kur ia pata thënë atij djalit fjalët e cituara më lart .Këto mendime m’i përforcoi djali i vëllaut i cili një të diel ishte kthyer i irituar nga një dasmë skizofrenike ku kishin krisur edhe kallashët, kurse policia vetëm kishte bërë sehir dhe i kishte numëruar gëzhojat, duke e treguar edhe inferioritezin dhe dobësinë e saj!Në raste të tilla nuk duhet kursyer as më të afërmit tanë të  cilët duhet të mbushen mend njëherë e përgjithmonë për ta evituar atë dukuri aq të shëmtuar të cilës ia shohim sherrin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shkojmë atje ku tentojmë dhe përpiqemi  që të shkojmë si të gjitha shtetet tjera të Ballaknit dhe rajonit.Me shembuj të tillë ne vetëm tregojmë prapambeturi tradicionale dhe nëse tentojmë të jemi krenarë.
Për ZSH: Halit Bogaj