Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Shtëpia muze e Dedë Gjo’ Lulit

| E enjte, 20.04.2006, 08:14 PM |


Shtëpia muze e Dedë Gjo’ Lulit

Në praninë e një numri të madh qytetarësh të Malësisë, diasporës, Ulqinit me rrethinë, përfaqësuesve të institucioneve shkencore nga Shqipëria dhe Kosova, më 6 prill në Bardhaj të Hotit, pavarësisht nga moti me shi, u përurua shtëpia muze e heroit kombëtar Dedë Gjo Lulit, duke kujtuar kështu 95 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë dhe ngritjes së flamurit në Bratilë të Deçiqit.

Pasardhësit hotjan në Amerikë i siguruan të hollat, plotësuan një detyrë kulturore dhe njerëzore, e cila në të ardhmen do të jetë shtëpi muze", tha në fillim të referatit të tij, kryetari i Këshillit për ndërtim, Mark Dushaj, duke shtuar se në këtë shtëpi nuk ka për të banuar askush, sepse pjesëtarët e saj janë flijuar në themelet e Shqipërisë. Duke përkujtuar personalitetin e Dedë Gjoz Lulit ai tha se "nga kjo shtëpi e vogël doli një burrë i madh, i cili më 1911 u bë edhe udhëheqësi i frymës shqiptare", duke shtuar "Sot po porkujtojmë edhe 95 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë dhe dëshmorët, amazonet shqiptare dhe fëmijët e rënë në tokën dhe për tokën e vet". Me këtë rast, ai gjithashtu foli edhe për qëllimet e Kryengritjes, duke theksuar se "shqiptarët kurrë nuk kanë qenë dhunues dhe lirishkelës të të tjerëve". Gjithashtu Dushaj foli edhe për Kuvendin e Greçës dhe rëndësinë e tij.
Ndërkaq, fjalën e rastit e paraqiti mysafiri nga Shkodra, prof.dr. Romeo Gurakuqi, i cili fillimisht pohoi se sot, më 6 prill 2006, Malësia dhe Shqipëria përkujtojnë një festë të madhe në hapsirën kombëtare. "Ajo përkujton me respekt dhe krenari 95 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar në Bratilë të Deçiqit, për herë të parë pas shekujsh robërie" tha Gurakuqi, duke vazhduar se në këtë ditë të shënuar të gjithë shqiptarët në veri dhe jug po plotësojnë një detyrim të madh moral, po kurorëzojnë një emër të ligjshëm, po mbushin një amanet të kahershëm të gjyshërve tanë, po promovojnë rindërtimin e shtëpisë së prijësit legjendar të Malësisë, heroit të popullit shqiptar, Dedë Gjoz Lulit. "Kjo shtëpi, u shpreh historiani nga Shkodra, nuk është monument i zakonshëm. Kjo shtëpi përfaqëson një piramidë të lirisë, për birin e lirisë që gjithë jetën ia kushtoi atdheut duke treguar se Malësisë dhe bijve të saj këtu në trojet stërgjyshore dhe në diasporë i përket merita e jashtëzakonshme e mosreshtjes së përpjekjeve për të realizuar këtë vepër nderimi, ndaj birit të shquar të këtij trualli, me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët. Kulla e Dedë Gjoz Lulit le tzna shërbejë si një sinjal dhe premtim i parë i mbajtur ndaj gjyshërve tanë." Gurakuqi shtoi: "Kulla e Dedës, e rindërtuar, nuk është një muze i zakonshëm historik, ajo është përmendore e nderimit dhe flamur shprese për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve. Ajo është një kujtesë se ne nuk jemi popull i braktisur, por një popull që shpreson për një të ardhme më të mirë, së bashku me popujt e tjerë, të lirë, të Kontinentit të vjetër." Rindërtimin e kullës së Dedës, Gurakuqi e cilësoi si një realizim në klimën europianizuese të rajonit, ku jetojnë shqiptarët dhe vetë shteti i tyre amë, e cila sot u realizua në një Ballkan perëndimor krejt ndryshe nga të paktën 20 vjet më parë. Një Ballkan që ka filluar të mendojnë dhe të veprojë me mendjen e qytetarit europian, duke treguar se "ne kemi të drejtë tzi nderojmë bijtë dhe bijat tona të shquar, se pa ta nuk mund të ndërtojmë të ardhmen tonë. Pa ta nuk mundemi dot të ndërtojmë identitetin tonë arbëror dhe europian, vazhdoi Gurakuqi. Gjithashtu ai u ndal edhe në figurën e Dedë GjozLulit, të cilin ai e quajti "një legjendë pa asnjë njollë. Një legjendë që nuk u tundua, as para parave dhe shumave të mëdha që iu ofruan nga pushtuesit", duke potencuar se "jo rastësisht varrin e tij, françeskanët shqiptarë e vendosën pranë varrit të poetit kombëtar, Atë Gjegj Fishta, eshtrat e të cilëve, jo rastësisht, armiqtë e brendshëm të kombit shqiptar i humbën. Në referatin e vet prof. Gurakuqi foli gjithashtu edhe për Kryengritjen e Malësisë.
Në vazhdim pasuan fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve të institucioneve të shtetit shqiptar, pastaj të mysafirëve nga Kosova, nga Malësia dhe diaspora. Po ashtu Muzeut i dhuruan: piktori i njohur Gjelosh Gjokaj një pikturë të vetën, pastaj Vasel Ulaj një fotografi, kurse Nikollë Berishaj një komplet librash (nga simpoziumi i organizuar vitin e kaluar me rastin e 80 vjetorit të vrasjes së Dedës). Në fund të këtij solemniteti, shtëpinë muze e hapën i afërmi i familjes së Dedës, Kolë Marash Dedvukaj dhe Kastriot Bajraktari.
Në fund, SHKA"Rapsha" nga Drumja dhe "Dedë GjozLuli" nga Traboini si dhe këngëtarët e njohur Jonuz Delaj dhe Nikollë Nikprelaj i argëtuan të pranishmit me recital, këngë dhe valle.

Rrok Dushaj - Koha Javore