E shtune, 20.04.2024, 06:51 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA s’matet dot prej apatridëve

E diele, 04.10.2009, 11:48 AM


Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA s’matet dot prej apatridëve

Nga Frank Shkreli

Nje koment i shkurtër ne lidhje me “editorialin” e Kiço Blushit, në një të përditshme të Tiranës

Duke lexuar editorialin e Kiço Blushit ne Gazeten Shqiptare te dates 19/9/09 m’u kujtuan programet e radio Tiranes gjate viteve ‘70-80, te cilat dite pas dite transmetonin helm e vrer kunder diaspores shqiptare, qe cilesohej si “bashkëpunëtore e armiqve te jashtem e te brendshem”. Duket se Blushi paska nje problem te madh me Vatrën dhe Zotin Karagjozi, sepse kjo organizate pergatiti nje darke per nder te delegacionit shqiptar, i cili mori pjese ne mbledhjen vjetore te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara (Sa per dijeni, delegacioni shqiptar me ne krye, Kryeministrin Berisha, u prit gjithashtu nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, nje gjenerate më e re nga gjenerata e Zotit Karagjozi, e cila nderoi me nje çmim ish-presidentin finlandez Ahtisaari per perpjekjet e tij drejt pavaresise se Kosoves. Delegacioni i qeverise shqiptare, nder te tjere, u prit gjithashtu ne nje gala edhe nga nje grup edhe me i ri biznesmenesh te ardhur kohet e fundit ne Amerike nga Shqiperia dhe treva te tjera te Ballkanit. Keshtuqe, kryeministri Berisha dhe delegacioni i tij paten rast te takoheshin pothuaj me te gjitha shtresat e diaspores dhe kjo ne mendimin tim eshte nje gje pozitive).

Jam i sigurt se Vatra dhe Zoti Karagjozi jane te afte dhe mund t’u pergjigjen vetë ankesave e kritikave te Kiço Blushit, prandaj duke mos dashur te hyj ne polemika me Zotin Blushi apo me ndonje njeri tjeter me mendime te njejta si ai persa i perket diaspores, dua te bej disa komente shkurt mbi veprimtarine e diaspores shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne pergjithesi. Une flas si pjesetar i diaspores dhe jo si anëtar i ndonje organizate, pasi nuk bej pjese ne asnje organizate. Une besoj se ka menyra per te hedhur sugjerime, rekomandime e bile edhe kritika ndaj veprimtarise ose mungeses se aktivitetit te diaspores ne SHBA, pa bërë dënime personale ose duke pergjithësuar situaten. Eshte e vërtete se diaspora shqiptare ne Amerike ishte me antikomuniste se te gjitha te tjerat, duke perfshire ketu edhe Nolin e Konicen. Emigracioni i pasLuftes se Dyte Boterore ishte i tille, pasi ata u debuan nga atdheu, familjet e tyre u burgosen, u internuan e u pushkatuan, prandaj nuk eshte me vend qe Kiço Blushi te presë qe kjo gjenerate te ishte simpatizante e nje sistemi sllavo-aziatik qe jo vetem shkaterroi familjet e tyre dhe u konfiskoi pasurine, por edhe qe i solli kombit tragjedi te papershkrueshme. Kjo brezni, qe fatkeqësisht njohu e perjetoi tragjedi e duhi shqetësuese, po shuhet. Do te ishte nje gje e moralshme qe ata qe kane mbetur gjalle të bënin të mundur që eshtrat e atyre qe kane vdekur te mos trazohen, pasi ata dhe familjet e tyre mjaft kane vuajtur.

Zoti Blushi shkruan se diaspora shqiptare ne Amerike na qenka “më e dobëta, më e ç’organizuara, më e padobishmja dhe më e mplakura se çdo diaspore tjeter”. Blushi vazhdon duke thene se “ajo vazhdon te jetoje me mendësine e ndarjes se kahershme te luftes se ftohtë: ballistë-partizanë, veriorë-jugorë, komunistë-antikomunistë, fetarë-afetarë…”.  Se pari, nuk ishte diaspora ajo qe shpalli dhe qe zbatoi luften e klasave.  S’eshte e nevojshme te shikohet pertej Oqeanit per te identifikuar njerez te tille, i keni gjithnje brenda ne vend, madje ne pozita te larta partiake, shtetërore, ne gjykata e prokurori, ne biznes e fushe te tjera te jetes shoqerore. Pasi kam patur fatin e mire qe te punoja per qeverine amerikane per pothuaj 30 vjet ne Washington, kam qene deshmitar i veprimtarise se kesaj “diaspore të dobët” siç e quan zoti Blushi. E verteta eshte se lobi shqiptar, gjate 20 vjeteve te fundit, konsiderohej ne qarqet e Washingtonit si i dyti pas atij te Izraelit, per nga influenca. Duket se Zoti Blushi nuk eshte ne dijeni te takimeve - gjate krizës ne Kosovë - kokë më kokë te lobisteve shqiptaro-amerikane me Presidentin Clinton, me perfaqësues te larte te Keshillit te Sigurimit Kombetar Amerikan, me udheheqes te Kongresit e te tjerë. Sikur ndoshta nuk do te kishte Shqiperi pa nderhyrjen e diaspores se vjeter ne krye me Fan Nolin ndaj shtetit te atehershem amerikan, ju garantoj se - pa influencen e diaspores se sotme shqiptare ne Amerike - nuk do te kishte patur nderhyrje te NATO-s ne Kosove dhe nuk do te kishte njohje te pavaresise se Kosoves, së pari nga Presidenti Bush e më vonë nga të tjerët. Kete e deshmojne vete protagonistet amerikane, pjesemarres ne keto takime e ngjarje. Jo se diaspora shqiptare ne Amerike nuk ka te meta, por faktet jane fakte dhe asnjë njeri nuk mund te mohojë kontributin e saj, te njohur tanime nga autoritetet amerikane ketu, por edhe nga udhëheqës shqiptare te vullnetit te mire te te gjitha trevave shqiptare ne Ballkan, dhe mund te them te te gjitha ngjyrave politike. Eshte gjithashtu fakt se diaspora shqiptare ne Amerike sherbente si perfaqësuese e interesave te shqiptareve, por sot fatbardhësisht si Shqiperia ashtu edhe Kosova kane ambasadat e konsullatat e veta diplomatike, gje që e ben me te lehte pune e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Jam dakord me Zotin Blushi se perçarjet vazhdojne ne te gjitha trevat shqiptare, por kjo nuk eshte pjelle e diaspores shqiptare ne SHBA - rrënjët ndoshta mund te gjenden me afer bazes. Eshte gjithashtu fakt se perçarjet e diaspores shqiptare ne Amerike pasqyrojne krejtësisht perçarjet e botes shqiptare ne Ballkan. Prandaj do te ishte me mire qe te perpiqemi te gjejme menyra per zhdukjen e ketyre perçarjeve, ne vend qe te fajësojmë njëri-tjetrin dhe te drejtojme akuza ndaj njëri-tjetrit, qe shpesh nuk jane te bazuara ne fakte. Me gjithe te metat e dallimet e saj politike (kurrë fetare a krahinore, siç pretendon Zoti Blushi), diaspora shqiptare ne Amerike, ka qenë gjithmone e bashkuar dhe ka folur me nje zë për çështjen kombëtare, qofte ne lidhje me Shqiperine, ashtu edhe per Kosoven e trevat tjera shqiptare ne Balkan. Kete qendrim e vertetoi diaspora gjate luftes ne Kosove, por edhe brezi i pasLuftes se dyte Boterore, megjithëse ishin armiq te regjimit te Enver Hoxhes thoshin se ne rast se kërcënohej Shqiperia, ne do te luftojme krahpërkrah edhe me Enver Hoxhën, per te mbrojtur atdheun.

Ne fund, dua te them se ka ardhur koha që të shkëputemi nga nje histori e imponuar perçarjesh qe la si pasoje plage te shumta ne trupin e kombit shqiptar. Sot nuk mund te fajësojme te huajt per fatin tone. Mendoj se ndjehet nevoja urgjente e nje pertëritjeje rrenjesore ku ideali kombetar  te mbizoteroi mbi ndryshimet politike dhe interesat personale e partiake - duke krijuar keshtu mundesine e nje mbarvajtjeje shteterore e qeverisese, ne perputhje me frymen moderne te kohes.

Autori i shkrimit është eksponent i diasporës shqiptare në SHBA, për 30 vite radhazi ka qenë korrespondent i seksionit shqip në Zërin e Amerikës


(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora