Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gratë dhe aktiviteti seksual në moshën e mesme

| E hene, 24.09.2007, 08:11 PM |


Kur lëvizja e grave, ose siç njihet më mirë lëvizja feministe u riaktivizuan sërish në fund të viteve '60, shumë gra filluan të dialogonin në grupe të vogla (me miket e tyre) për përvojat dhe ndjenjat e tyre seksuale. Të flasësh hapur për seksin që kryen me partnerin apo sidomos me dashnorin, nuk është gjithmonë e lehtë për një grua që bisedon me shoqet e saj, por duket se femrat mësojnë shumë nga njëra-tjetra. Në të tilla përfundime kanë ardhur mjekët seksologë dhe psikologë të disa universiteteve britanike, të cilët mendojnë se “të tilla diskutime mund të jenë argëtuese, të shkaktojnë dhimbje, por dhe të shërojnë një femër”. Ata vijojnë më tej në thellimin e konkluzioneve të tyre se, “femrat mund t'i pohojnë njëra-tjetrës ndjenjat e tyre, ta ndihmojnë njëra-tjetrën për të sfiduar deformimet shoqërore të seksualitetit, ta nxisin njëra-tjetrën në aventurat e tyre seksuale, si dhe të mësojnë së bashku se si të jenë më afirmuese kur vjen puna për nevojat dhe dëshirat e tyre seksuale”. Këto 30 vitet e fundit, shumë prej studiuesve kanë filluar ta ripërkufizojnë seksualitetin e grave sipas përvojave të tyre dhe jo siç e përfytyrojnë atë "ekspertët" meshkuj. Duke dashur të bëjnë më shumë sesa thjesht të reagojnë ndaj modeleve seksuale që nuk u pëlqejnë, ata ngrenë pyetjen: Çfarë duam? Çfarë imazhesh, fantazish, praktikash çelin forcat e fuqishme erotike brenda femrës?

Pushteti në marrëdhëniet seksuale me burrat

Për ato femra që kanë marrëdhënie seksuale me burra të martuar, ka disa elementë që duhen konsideruar e që lidhen me dallimet që ekzistojnë përsa i takon pushtetit që kanë burrat te gratë e tyre dhe te sjella me dashnoren. Vetë burrat, si grupim njerëzor, kanë në shoqëri më shumë pushtet sesa gratë. Edhe pse një grua mund të ndihet e barabartë me bashkëshortin, të dashurin, mikun, kolegun ose bashkëpunëtorin, kultura e saj vlerëson më shumë meshkujt. Ky superioritet i hamendësuar te femrat, edhe pse partneri seksual mund të mos ndihet aspak superior, luhet në seks në rrugët që vijojnë: “Femra duhet të bëjë dashuri me të kur ai të dojë, pavarësisht nëse është në humor për këtë apo jo. Femra është ajo që duhet të kujdeset për planifikimin familjar, pasi prezervativët ndërhyjnë në kënaqësinë e partnerit ose nuk duhet të përdoren fare nëse ai nuk do. Ferma duhet të bëhet tërheqëse për partnerin kur ai kthehet nga puna, pavarësisht se edhe ajo ka qenë në punë, brenda ose jashtë shtëpisë, ose që të dyja bashkë”.

Përkufizimet konvencionale të të bërit dashuri

Studiuesit mendojnë se në përgjithësi shumë njerëz (meshkuj apo femra), mësojnë ta përkufizojnë seksin me një burrë apo grua, kryesisht me aktin seksual, një formë e të bërit dashuri që përshtatet mirë me orgazmën dhe kënaqësinë mashkullore, por që nuk u përshtatet domosdoshmërish femrave. Sipas përkufizimeve mashkullore standarde, të gjitha prekjet, lëpirjet, thithjet dhe përkëdheljet që e ndezin atmosferën dhe që eksitojnë mashkullin, quhen parapërgatitje për aktin e madh, aktin seksual. Disa tekste madje i quajnë femrat me çrregullime ose të ftohta, nëse ato nuk kalojnë në orgazëm gjatë kryerjes së aktit. Disa studiues mendojnë se ky nuk është një përkufizim femëror i kënaqësisë seksuale. Sipas tyre, fakti që me shumë gra abuzohet nga meshkujt apo më mirë nga partnerët e tyre, përbën një realitet të hidhur e mizor. Studiuesit mendojnë për këtë se, “seksi mund të përdoret si armë, si nga burrat, ashtu edhe nga gratë”. Incestet, përdhunimet, ngacmimet seksuale nga shefi, kolegu ose mësuesi, hyrja me dhunë në shtëpi, të gjitha këto mund të ndikojnë në jetën seksuale. “Nëse femrat nuk e provojnë dhunën në mënyrë të drejtpërdrejtë, mundësia mund të jepet vagëllimthi nga pornografia ose tekstet erotiko-dramatike”, - thonë studiuesit. Ata shtojnë më tej se, parapërgatitjet e aktit seksual mund të kryen edhe nga meshkujt për të ndezur një femër para aktit të mirëfilltë të penetrimit. “Femrat kanë pikën G, e cila është në një moment kyç në klitorin e tyre. Të gjitha puthjet, prekjet, lëpirjet, thithjet dhe përkëdheljet apo ngacmimet me gishta nga ana e partnerit duhet të jetë reciproke, pasi ato ndezin atmosferën dhe janë çelësi që hapin portën e kënaqësisë femërore”, përfundojnë studiuesit.

Marrë nga "TIME MAGAZINE"

Albania