E enjte, 28.03.2024, 08:56 PM (GMT)

Kulturë

Historia e deformuar në filmin shqiptar

E hene, 24.09.2007, 07:04 PM


Me dhjetra filma, gati 1/2 e tyre vuajne nga shtremberime dhe deformime hisotrike

Nga Flori SLATINA

55 vitet e filmit shqiptar përpos arritjeve të ndryshme, relative, kanë dëshmuar edhe për një deformim të qëllimshëm të historisë. Duke lënë mënjanë atë që quhet trillim artistik, apo personazhe të trilluara artistike, shumë filma, kryesisht ata me temën e luftës dhe filma të tjerë me personazhe apo ngjarje reale lënë shumë për të dëshiruar. Kemi folur më parë edhe për historinë 50-vjeçare të filmit shqiptar, për censurën, ndalimet e filmave artistikë dhe, ç’është më e keqja, dënimi i artistëve shqiptarë, të cilët guxuan të dalin përtej skemave apo ideologjisë së kohës.
Duke ndalur në disa prej filmave të rëndësishme të kohës le të hedhim një sy mbi ato deformime, apo keqpërdorime të qëllimshme të filmat tanë.

Filmi i parë i prodhuar me bashkëpunim, “Skënderbeu”, një sipërmarrje e madhe për kohën, ku u angazhuan krijuesit më të mirë shqiptarë e rusë, me gjithë suksesin e madh që pati e që mbetet ndër filmat më të mirë, por që për fat të keq herë pas here ka mjaft pasaktësira, të cilat historianët e sotëm po i verifikojnë e po japin të tjera shpjegime, sidomos në marrëdhëniet e tij me Venedikun, marrëdhënie të keqinterpretuara ën film.
Filmi “Furtuna”, një tjetër bashkëprodhim ruso-shqiptar, pati mjaft deformime, pasi jo vetëm që trilloi luftën, por edhe marrëdhëniet me rusët, apo me anglezët. Filmi përpiqej të jepte një tablo të gjerë të luftës së dytë nga 1939 – 1944, por që për fat të keq, përveç skenave qesharake të luftës, heroizmave e melodramave luftarake, nuk arriti që të kënaqte as regjimin e kohës. Flagrant janë marrëdhëniet mes partizanëve dhe anglezëve, të cilët paraqiten si sabotatorë, apo më keq akoma edhe armiq. Ndërsa glorifikohen ato me rusët, kur e patelorueshme është fundi filmit kur partizani e shpall me bujë se “Tani nuk jemi më 1 milionë, por 200 milionë”, duke patur parasysh vizitën e majorit Ivanonv në tetor 1943.
I glorifikuar është edhe filmi “Debatik”, që synon komunistizimin e organizatës së pionierëve, e cila sipas disa dëshmive edhe të një debatikasi, thuhej se nuk mbante siglën DEBATIK, duke u cituar fjalë për fjalë Djemtë e Bashkuar të idealeve Kombëtare.?!
Me plot shtrembërime e deformime janë mbushur filmat me Sigurimin e Shtetit, si “Detyrë e posa[me, “Operacion Zjarri”, “Fijet që priten”, “Pas gjurmëve”, “Gracka”, “Mysafiri”,etj. E kotë që të merren në konsideratë, e analizë duke patur parasysh se këta filma ishin të trilluar e shpesh herë të shtrembëruar qëllimisht kur merrnin si bazë një ngjarje apo person real.
Filmi “Toka jonë” i ndërtuar mbi dramën me të njëjtin titull të Jakovës, është një film fund e krye propagandë, me idenë themelore të reformës agrare e armiqve ët pushtetit popullor.
Ndërsa kriminal subjekti i filmit “Vitet e para, i ndërtuar mbi romanin “Këneta” të F. Gjatës. Aty glorifikohet një punë makabre, vrasëse mbi intelektualët që vdiqën në kënetën e Maliqit, anashkalohen të burgosurit politikë që u mbytën aty dhe trumbetohet heroizmi i masave në tharjen e saj. Qëndrim kriminal në film edhe mbi inxhinier Sharrën, Fulcin apo të tjerë intelektualë të kohës.
Filmi “Duel i heshtur” i ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë të vitit 1947, por që në film merr përmasa heroizmi, pasi atij shteti i interesonin heronjtë e heshtur, ata që frymëzonin masat. E njëjta gjë duhet thënë edhe për filmin “Horizonte të hapura” ku një aksident në punë merr përmasat e në heroizmi pompoz. Filmi ka në thelb një ngjarje fatale të vitit 1966, por nuk është aspak realist, edhe pse mjeshtëria e regjisorit apo aktorëve është e padiskutueshme.
Të gjithë filmat me subjekt nga lufta janë trillime e interpretime pa vlerë e asaj historia që i kishte burimet nga Instituti i Studimeve Marksiste.
Pa u zgjatur le të ndalemi në pesë filmat e fundit, ku historia është keqinterpretuar, deformuar e tjetërsuar.
Filmi “Përballimi” ka në thelb krizën ekonomike të vitit 1949, e cila erdhi si pasojë e poetikës së gabuar të Enver Hoxhës me jugosllavët, boshatisjen e tregut tonë nga Jugosllavia si rezultat i unifikimit të monedhës. Ndërsa në fakt i gjithë subjekti ngrihet mbi faktorë natyrorë, sabotime të kulakëve dhe armiqve dhe heroizmin e një sekretari partie, Martin Kreka, që siguron “bukën në vend”.
Edhe filmi “Shembja e idhujve” i ndërtuar mbi bazën e romanit me të njëjtin titull të Skënder Drinit, është një trillim e shtrembërim i historisë. Në asnjë rast regjimi i Zogut nuk ka qenë kundër shkollave, aq më tepër në veri e aq më shumë edhe kleri katolik.
Ndërsa “Koncert në vitin 1936”, një film mbi jetën dhe një koncert të artistes Tefta Tashko Koço, është një sajim i pavërtetë. Janë me dhjetëra koncerte të luajtura nga T. Tashko në Shqipëri gjatë viteve 1930-1939. Flasin më mirë librat e kujtimet. Ndërsa Ahmet Zogu apo regjimi i tij nuk ka qenë kurrë kundër Kongresit të Lushnjës.
Edhe rrugëtimi i Ismail Qemalit drejt Vlorës është një falsifikim i historisë. Filmi “Nëntori i dytë” jo vetëm që nuk pasqyron një realitet të mbështetur mbi dokumente e fakte, por trillon edhe personazhe dhe zhduk të tjerë personazhe të rëndësishëm që ishin në këtë ditë të madhe.
Ndërsa “Një emër midis njerëzve”, një film që i kushtohet Avni Rustemit është një film i ndikuar nga historiografia komunister. I mbushur me pasaktësira, shtrembërime, ky film, sikurse edhe dy filma të tjerë të N. Lakos “I paharruari” për Ali Kelmendin dhe “Plumba perandorit” për Vasil Laçin nga ana e së vërtetës historike lënë shumë për të dëshiruar.
Ndërsa filmi tjetër “Në prag të lirisë” ka në thelb ditët e fundit të ushtrisë naziste në Shqipëri dhe luftën për pushtet mes forcave politike. Ky film sipas romanit “Para Agimit” është një spekulim me të vërtetën dhe historinë.
Lista është e gjatë, por nëse do vazhdonim kështu të gjithë filmat e tjerë si p.sh “Vendimi”, “Militanti”, “Agimet e stinës së madhe”, etj, etj, kush më shumë e kush më pak kanë në thelb të tyre të vërteta të mohuara, gabime e qëndrime dashakeqe ndaj historisë sonë.
Por asgjë nuk korrigjohet sot. Ajo që mbetet është shfaqja e tyre me koment, në orë të veçanta dhe me një mbishkrim: “Ky film është një trillim artistik”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora