Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Maskarada e zgjedhjeve

| E hene, 17.09.2007, 06:34 PM |


PARTIOKRACIJA NUK ËSHTË DEMOKRACI

Demokracia si sistem shoqërore është vërtet demokraci vetëm nëse vet populli pa as një ndërmjetësim, as të partive moniste as pluraliste, direkt i organizon zgjedhjet me kandidatet e vet që vet populli me shumice i voton për të ushtruar pushtetin. Kjo mund të ndodhë vetëm kur një popull e gëzon të drejtën në vetëvendosje. Pra, i liruara nga diktati i tiranive të huaja e vendore.

Nga Besnik Prishtina

Demokracia si ide paraqet përmbledhjen e tera përpjekjeve të njerëzve liridashës për tu çliruar nga pushteti personal apo grupor mbi popujt si dhe për organizimin e pushteti të popullit e të vetëvendosjes së ti për jetën e fatin e vet.

Për ata qe nuk e dinë domethënien e fjalës DEMO-KRACI të themi se në përkthim në gjuhën shqipe kjo fjalë do të thotë PUSHTET-I POPULLIT. Ndërsa domethënia e fjalës PARTIO-KRACI në gjuhën shqipe do të thotë PUSHTET-PARTIAK dhe së fundi fjala AUTO-KRACI në gjuhen shqipe do të thotë PUSHTET- personal i INDIVIDIT. Të fillojmë nga fundi!

DIKTATURA AUTOKRATIKE E HAPUR DHE AUTOKRACIJA E MASKUAR

Sistemin AUTOKRATIK të Zi e ndeshim në shoqëritë ku ushtrohet pushtetin diktatorial Monarkist ose Mbretërore, kur i tërë pushteti është i koncentruar në duart e një individi.

Sistemin AUTOKRATIK të Përhimë të kombinuar ku me kushtetute ndahen kompetencat AUTO-KRACISË me GRUPO-KRACINË si është rasti i sistemeve Presidenciale e Parlamentare, ku megjithatë parashihen disa kufizime e përgjegjësi edhe të Presidentit edhe të Parlamentit, por te cilat praktikisht shumë rrallë përmbushen.

Sistemi PARTIO-KRATIK ka dy forma dhe ajo paraqitet kryesisht në formën e PLURALIZMIT (shumëpartiak) dhe MONIST (njëpartiak).

PARTIOKRACIA ËSHTË NEGACION I DEMOKRACISË

Sistemi PARTIO-KRATIK i përhimë paraqitet kryesisht në formën e PLURALIZMIT (shumëpartiak) të orientimit ideologjik të djathtë-kapitalist. Sistemi PARTIO-KRATIK grupor është i njohur si sistem PARLAMENTAR shumëpartiak ku pranohet ndarja e pushtetit me partitë tjera dhe konkurrencën me to në luftë për pushtet. Praktikisht ky sistem e ushtron pushtetin mbi popullin në emër të popullit ne bazë të votave që i merr nga ai ne zgjedhje. Përveç ne Zvicër ku Pushteti me Kushtetutë është i obliguar të përfill formën e shprehjes së vullnetit të popullit në referendum për çdo çështje me interes kombëtar, në partiokracitë tjera perëndimore iket prej referendumit si prej djallit!

Sistemin AUTOKRATIK të kuq e ndeshim në sistemet moniste apo një-partiake) me orientim ideologjik të majtë-socialist. ku Shefi i Partisë zakonisht është edhe Kryetar i përjetshëm i shtetit dhe të cilit i nënshtrohen tëra nomenklaturat partiake e shtetërore. Sistemi PARTIO-KRATIK monist është i njohur si sistem i diktaturës të një Partie ose të Shefit të asaj Partie ku qeverinë e përben një partitë në pushtet e cila ne emër të “luftës së klasave” e eliminon çfarëdo konkurrence qe e rrezikon pushtetin e saj!

Karakteristike e përbashkët e sistemeve Pluraliste dhe Moniste është demagogjia dhe diktatura burokratike mbi demokracinë e cila me se miri shihet ne Kushtetutat dhe Ligjet për Zgjedhje te cilat ato i hartojnë me kujdes për te i realizuare interesat e veta egoiste të cilat ata ua veshin farësen e legjitimitetit duke organizuare zgjedhje dhe votime në to për kandidatet e vet partiak përmes te cilëve partitë e ushtrojnë pastaj pushtetin si pas nevojave e dëshirave të veta për aq kohe sa e kanë caktuar vet mandatin kohor. Pra, këtu fjala është për një “demokraci” indirekte sepse populli pos votës së vet për të ardhur në pushtet një Parti, as një lloj pushteti më nuk ushtron mbi vendin e vet deri ne votimet e ardhme. Te emëruarit e Partive nuk përgjigjen para popullit i cili i voto por para shefave dhe para partive të veta, Pra, këtu nuk e kemi fjalën për DEMOKRACI por për PARTIOKRACI mbi popullin!

AUTONOMIJA PARTIOKRATIKE

Nëse ky lloj pushteti PARTIOKRATIK ushtrohet në ato vende qe gjenden nën sundimin kolonial të huaj (si është rasti i Kosovës), atëherë ato Parti kanë një rol maskues të okupatorëve, sepse në këto raste okupatoret i ka këto parti në shërbim të sundimit të vet, ku vet okupatori nuk ka kontakt me përgjegjësinë, por janë vendoret ata qe marrin përgjegjësinë para popullit vendor. Kjo është karakteristik tipike e Rendi të ri Botëror të Perandorisë Globaliste! Ndërsa populli ftohet në zgjedhje e votime formalisht sa për të e mbuluar koolaborimin e politikaneve vendor me okupatoret dhe për të ju dhanë atyre një ligjimitet formal. Se sa “pushtetarët” vendor kanë pushtet real shihet nga fakti se ata mund ti shkarkoi diktatura e huaj kur të do, ti burgos ata dhe i zëvendësoi me të tjera marioneta. Ky lloj sistemi partiokratik i nënshtrohet “rregulloreve, ligjeve e kushtetutave” qe i imponohen nga sundimi i huaj i cili në fakt emëron dhe shkarkon cilindo “pushtetar” vendor. Si është rasti konkret me të ashtuquajturën Rezolutë 1244 apo “pakon e Ahtisarit” pas te cilit qëndron Sundimi i BE.

Partiokraciaj servile, nuk ka mendim të vetin dhe është aq e kujdesshme sa edhe kur një projekt i huaj dështon si është rasti me “pakon” e lartpërmendur, ajo vazhdon të e respekton atë nga frika se mos po ndodhe rastësisht që të kthehet ne agjendë sërish! Pra, në këto raste kemi të bëjmë me diktatura që maskohen pas fasadave pseudodemokratike të “pushteteve vendore të zgjedhura ne zgjedhje të “”lira”” të diktuara, të kontrolluara dhe të montuara nga sundimi i huaj!

DEMOKRACIA DIREKTE OSE PUSHTETI I POPULLI QË VJEN NGA BAZA

Sistemi psudodemokratik gjithmonë organizohet nga lart - poshtë, ndërsa sistemi demokratik gjithmonë organizohet nga poshtë - lart!

Në shikim të pare duket se sundimi i huaj është kujdesur që pushtetin e vet të e siguron shumëfish. Pra, me Ushtri, me Polici, me Gjyqe me Burokraci administrative, me “rregullore, ligje e kushtetuta” qe i prodhon dhe i imponon të respektohen me forcë! Kosova këto i ka përjetuar edhe në kohën e Millosheviqit e në regjimet e më parme dhe e ka gjet rrugën e luftës për të ju kundërvër diktaturave të tilla. Të kujtomi vetëm “pushtetin” e ish LKJ të Kosovës me at Kuvendin e ish KSA te Kosovës dhe “Ligjet e Kushtetutat” që i prodhoi ajo kohe dhe si përfunduan ato! Pse u dashka tani të pranojmë që një diktaturë të zëvendësohet me një tjetër? Athu vetëm pse tani kjo vjen e paketuar në ambalazhe të quajtur “demokraci perëndimore”! Tirania është tirani edhe kur flet serbisht, apo shqip ose me një gjuhe tjetër. Demokracia është sigurisht diçka tjetër!

Aktualisht 65 Parti Politike në Kosovë kanë filluar fushatën për zgjedhje partiokratike. Edhe për një Popull si ai në Kinë 65 Parti janë tepër shumë. 65 Parti do të thotë 56 programe ideore për zhvillim ekonomik. Por, kur ti dëgjosh se çfarë thonë ato parti dhe çfarë idesh e çfarë përbërje kanë ato nuk janë as të majta, as të djathta e as të qendrës. Ato nuk janë fare Parti Politike por banda politike të përbëra prej parazitësh që synojnë të vinë deri te arkat e buxhetit për ti plaçkitur ato për vete ne bashkëpunim e sundimin e huaj. Prandaj ata lidhen aq shumë me sundimin e huaj! Dhe sundimit të huaj pikërisht ky lloj i njerëzve i duhen për të e zbatuar politikën e vet kolonialiste, sepse atë nuk munde të e realizon me njerëz të ndershëm! Për të funksionuar një pushtet i tillë përdoren një varg masash për shpëlarjen e trurit të masave nga interesimi i tyre për fatin kolektiv duke e afirmuar masovisht ideologjinë e kozmopolitizmit egocentrik!

SKA DEMOKRACI PA VETËVENDOSJE

Demokracia si sistem shoqërore është vërtet demokraci vetëm nëse vet populli pa as një ndërmjetësim, as dhe partive moniste as pluraliste, direkt i organizon zgjedhjet me kandidatet e vet që vet populli me shumice të votave i zgjedhe për të ushtruar pushtetin. Kjo mund të ndodhë vetëm kur një popull e gëzon të drejtën në vetëvendosje. Pra i liruara nga diktati i tiranive të huja e vendore.

Pushteti DEMOKRATIK mund të realizohet duke i krijuar institucionet ligjistative dhe ekzekutive në nivelin e Vendit (Kuvendi Kombëtar), te Komunave (Kuvendet Komunale) dhe te Lokaliteteve (të Kuvendeve të Lokaliteteve) të përbëra nga delegatet qe vine nga baza e vet deleguese dhe qe i përgjigjen drejtpërsëdrejti atyre që i kanë zgjedhur dhe votuar. Këto Kuvende duhet të kenë dy instanca. Të quajmë: Dhoma e Deputeteve të Popullit dhe Dhoma e Deputeteve të Profesioneve. Në këto instanca miratohen ligjet, planifikohet dhe kontrollohet tërë mirëvajtja e tërë jetës të shoqërisë përkatëse. Organet Ekzekutive te pushteti DEMOKRATIK duhet të kandidohen, të zgjedhën dhe të votohen në laminë përkatëse profesionale brenda vet profesioneve duke mundësuar që në krye të tyre të udhëheqin ekspertet e pranuar nga mesi i vet si me te mirët ne momentin aktual. Pra, një Ministër i Shëndetësisë mund të zgjidhet vetëm nga mesi i profesionit të mjekëve duke e zgjedhur më të mirin në mes tyre vet ata. Kështu duhet vepruar edhe me Ministrin e Drejtësisë dhe me Ministritë tjera përkatëse me çfarë ka mundësi te krijohen Qeveritë Lokale, Vendore dhe qendrore në përbërje të eksperteve më të mirë që i ka shoqëria. Ose Kryetari i një Qyteti duhet pa tjetër të është një qytetar i lindur në atë qytet përkatës, sikur që Kryetari i Fshatit duhet të jetë vendas i lindur në atë Fshat e jo të vjen nga Qyteti apo nga një Fshat tjetër. Ata njerëz hifen nga bashkëvendësit e vet dhe kanë interes dhe përgjegjësi më të madhe për veprimet e veta. Natyrisht se në Komunat ku ka të përfshira edhe Fshatra, duhet të zgjidhet edhe një Nën-Kryetar Komune i cili do të merret kryesisht me problemet e Fshatrave, sepse ai ato i njeh më mirë. Këtu u shtruan edhe disa çështje praktike të zbatimit të pushtetit demokratik sa për të ilustruar se sa është larg partiokraciaj nga demokracia!

Kosovës aktualisht po i kërrcnohet përsëri një farsë e “zgjedhjeve të lira” nën sundimin e diktaturës autokratike të UNMIK-ut për riinstalimin e një pushteti të korruptuar marionetë. Bojkotimi pasiv i tyre nuk është mbrojtje e mjaftueshme, sepse edhe sikur i tërë populli të i bojkoton ato, atyre ju mjaftojnë votat e anëtareve të partive të veta për të vazhduar avazin e vjetër! Prandaj nga kjo e keqe kolektive Kosova mundet të shpengoi vetëm nëse organizohet një revolucion paqësor i cili do të e rrënon sistemin dhe pushtetin e UNMIK/ut dhe te veglave të ti. Vetëm nëse zhduken partitë politike nga skena publike mundet të fuqizohet demokracia e vërtetë. Por, për të pas sukses pushteti demokratik ai duhet të jetë i drejtë dhe i pamëshirshëm ndaj të gjitha llojeve të qfaqjeve anarkiste që vinë në kundërshtim me drejtësinë!

Koha e sistemeve mashtruese pseudodemokratike moniste dhe pluraliste të partive parazite po perëndon dhe jemi ne agimin e demokracisë të vërtetë pa parti politike, ku populli do të e ushtron pushtetin drejtpërsëdrejti në vendin e vet ! Sot duket kjo “utopi” nesër do të bëhet realitet!