E marte, 23.04.2024, 11:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rrahen shqiptarët e Kosovës në Lombardi - 11 të arrestuar

E merkure, 30.09.2009, 06:59 PM


NË KOKALJO (COCCAGLIO) TË BRESHIAS RRAHEN KOSOVARËT MES VETI:

KATËR TË PLAGOSUR E 11 TË ARRESTUAR

Garlate (Lecco), 30 shtator 2009 - Engjëll KOLIQI

Edhe një rrahje naive dhe masive e kosovarëve në Lombardi. Sërish, si edhe herë të tjera, mërgimtarët kosovarë në rrethjin e Brescia-s janë rrahur masovikisht, për çështje pune në ndërtimtari, për çështje të komandimit në punë dhe të kontrollimit të punës dhe për çështje të marrjes së kantiereve për të kryer punët në ndërtimtari.

Siç bëjnë me dije mediat e shkruara dhe ato elektronike, ngjarja ka ndodhur dje (më 29 shtator), në Coccaglio të Brescia-s, ku janë rrahur klanet familjare të Familjes Hoti (rezidentë në Rovato të Brescia-s dhe ata të Familjes Vrushtaj, rezidentë në Coccaglio. Siç thonë mediat, shamata dhe rrahja është bërë, jo vetëm për kantieret punuese aty, por edhe për kantiere në mbarë hapsirën e Lombardisë. Sapo kishte filluar shamata verbale, pothuajse menjëherë kishin krisur shkopinjtë, llozat dhe ishin vringëlluar thikat – thonë mediat, në raportet e tyre.

Epilogu përfundimtar i kësaj rrahjeje është: gjashtë të lënduar (dy lehtë e katër më rëndë – me prognozë shërimi nga 15 deri në 30 ditë). Me këtë rast kanë ndërhyrë karabinierët e Kompanisë së Chiari-t. Ata kanë burgosur 11 mërgimtarë kosovarë të përfshirë në rrahje, të moshave prej 19 deri në 36 vjeç – tetë nga Rovato dhe tre nga Coccaglio.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora