E premte, 19.04.2024, 10:03 AM (GMT+1)

Faleminderit

Dede Gjo Luli, figure e nderuar e historise kombetare

E shtune, 03.03.2007, 09:11 PM


(Me rastin e 90-vjetorit të vdekjes)

Dr. Nail Draga 19.9.2005

Ne historinë e popullit shqiptarë janë të shumtë personalitetet të cilët kanë dhënë kontribut me pushkë e pendë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Por, nuk ka dilemë se ne gamën e gjerë të figurave të tilla vend nderi zën kryetrimi i Malësisë së Madhe Dedë Gjo Luli. Ai deri ne fund të jetës së tij iu ndejti besnik idealeve të çlirimit të trojeve shqiptare dhe bashkimit të tyre me shtetin kombëtar Shqipërinë.

Krenaria e Hotit dhe e tanë Malësisë
Dedë Gjo Luli lindi në Traboin të Hotit në vitin 1840. Ai e përfaqësoi Malësinë e Mbishkodrës në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qershor të vitit 1878. Më vonë u zgjodh komandant i luftëtarëve të kësaj malësie dhe nënkomandant i forcave të mbarë krahinës së Shkodrës. Trimi Dedë Gjo Luli ishte nga të parët që lëshoi kushtrimin për luftë në Malësinë e Mbishkodrës, për mbrojtjen e tokave shqiptare. Dhjetëvjetëshi i parë i shekullit XX dhe sidomos vitet 1910-11 shënuan një rritje te madhe të luftës së popullit tonë për liri. Një nga udhëheqësit e dalluar të kësaj lufte ne ketë fazë të re ishte edhe Dedë Gjo Luli. Ne ketë kohë malsorët e Hotit dendësojnë sulmet e tyre kundër forcave ushtarake të pushtuesit. Lufta e tyre arriti kulmin me kryengritjen e vitit 1911. Emri Dedës është i lidhur ngushtë me ketë levizje dhe është vështirë të flasësh për personin e tij pa iu referuar kryengritjes së këti viti.
Kryengritja e madhe e Malësisë së Mbishkodrës filloi në fund të marsit 1911 dhe përfundoi ne gusht të këti viti me marrëveshjen e Podgoricës. Malësia u ngrit e tëra në këmbë, ndërsa luftëtarët e saj u përballën me forcat turke dhjetë fish më të mëdha te komanduar nga gjenerali Shqefet Durgut Pasha. Ndërsa nga ana tjetër forcave kryengritëse shqiptare iu printe kreshniku i Malësisë 70-të vjeçari Dedë Gjo Luli.

Me 6 prill 1911 valoi flamuri kombëtar në Deçiq
Forcat shqiptare shënuan fitore ndërsa momenti me i lavdishëm i kryengritësve shqiptarë ishte vendosja e Flamurit Kombëtar Shqiptar me 6 prill ne majen e Bratilës ne malin e Deçiqit. Akti i tillë ishte sinjal për okupatorin shumëshekullor, fqinjet dhe ndërkombëtarët se shqiptarët duan vetë ta qeverisin vendin e tyre.
Nga të dhënat historike del se kryengritja e vitit 1911 doli nga kuadri i një lëvizje me kërkesa lokale dhe përqafoi e parashtroi programin kombëtar të rilindjës me kërkesën e tij tashmë të njohur për sigurimin e autonomisë territoriale dhe administrative të Shqipërisë. Ky program u aprovu në kuvendin e përgjithshëm të krerëve të kryengritjes më 26 qershor 1911 dhe njihet me emrin Memorandumi i Greçës apo Libri i Kuq.
Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 pati jehonë të madhe te të gjithë shqiptarët, sepse kjo ishte fillimi i paralajmërimit të përfundimit të Turqisë, ndërsa ishte tmerr për fqinjët te cilët kishin aspirata pushtuese ndaj trojeve shqiptare.

“Pushkë e ngrehun për Shqipninë”
Gjatë vizitës që ia bëri Dedë Gjo Luli Ismail Qemalit në Vlorë(pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë) ai u prit nga kryeministri i shtetit shqiptar i cili duke çmuar lartë vepren e tij heroike ne veri të Atdheut më pushkë ne dorë kundër armiqëve ai e cilësoi me shprehjen “Dedë Gjo Luli pushkë e ngrehun për Shqipninë”.
Angazhimi, dhe autoriteti i dëshmuar për çështjen kombëtare e bën Dedë Gjo Lulin personalitetin me popullor në Malësi të Madhe. Ai ishte këmbëngulës në qellim e tij dhe nuk mund ta mashtronin as me fjalë e as me të holla, edhe pse ne Malësi kishte edhe te atillë të cilët ishin venë ne shërbim të Malit të Zi siç ishte Sokol Baci-Ivezaj që dëshmohet nga dokumentet e kohës.

Me para nuk mashtrohet figura kombëtare
Ne ketë aspekt është për admirim qendrimi i Dedë Gjo Lulit dhe përgjigja që ai iu dha agjentëve osmanë dhe malazezë që ka mbetur proverbiale “...Dedë Gjo Luli ma parë ha gjeth e bar se parën e huej” dhe “se nuk jam mish që shitet në krraba të kasapit”. Kur Fuqitë e Mëdha përcaktuan kufijtë e Shqipërisë në Konferencën e Londrës më 1913, në mënyrë të padrejtë u vendos që pjesa perëndimore e Malësisë ti jepet Malit të Zi te popullsia shqiptare krijoj paknaqësi të madhe, sepse shqiptarët nuk kishin luftuar kundër Turqisë e me mbet nën Mal të Zi, por për te qenë ne kuadër te shtetit të tyre Shqipërisë.
Dhe në ketë aspekt po ashtu janë proverbiale thëniet e Dedë Gjo Lulit përfaqësuesit të administratës ushtarake ndërkombëtare në Shkodër në vitin 1913. Ne atë takim admirali anglez Cecil Burnej, i deklaroj Dedë Gjo Lulit se Hoti e Gruda kishin mbaruar për Shqipërinë. Ai iu përgjigj “ti, zotni, ke hyqym me shitë kopshtin tand, se at temin nuk e shes, as nuk e fali”, dhe menjëherë shtoi “a ka tagër e forcë Evropa me më ndalë që ta derdhi gjakun tem ?”.

Atdhetari “halë në sy” për armiqtë

 Ne sajë të angazhimit të drejtëpërdrejtë dhe te sukseseve në luftë dhe qendrimit burrëror ne shërbim të interesave të popullit shqiptarë Dedë Gjo Luli u bë një figurë e dashur popullore. Ai deri në fund mbeti “halë në sy” për të gjithë armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të popullit shqiptar, duke filluar nga turqit e shovinistët serb e malazez dhe deri tek tradhëtarët si Esat Pashë Toptani dhe bajraktarët tradhtarë të Mirditës.
Kryetrimi i malësorëve të Mbishkodrës, Dedë Gjo Luli, nën masken e bashkëbisedimit u ftua nga këta tradhtarë të vendit në Orosh të Mirditës dhe atje më 24 shtator 1915 u vra befasisht nga ushtarët e shovinistët serbë.

Përfundim
Opinioni i gjërë shqiptarë është informuar se bashkëvendasit e Heroit, Dedë Gjo Luli, kanë marrë iniciativen për të ngritur shtëpinë muze, ne vendlindjen e tij ne Bardhaj të Traboinit. Ky projekt parashihet te përfundoj deri ne muajin prill të vitit 2006. Do të ishte ky një muze me vlera të mëdha për Hotin, Malësinë e tërë Shqipërinë, sepse personat e këtyre përmasave i takojnë tërë kombit shqiptar. Ndërsa me rastin e 90-vjetorit të vdekjes së tij, mendoj se duhet të merren edhe dy iniciativa të tjera të cilat janë ne nderim te kësaj figure kombëtare dhe për popullsinë shqiptare në Malësi:
1. Është obligim moral, kombëtar dhe historik që ne qendër të Tuzit ti ngrihet shtatorja e Dedë Gjo Lulit, sepse me vepren e tij një monument të tillë e ka merituar edhe më përpara.
2. Pasi shkolla tetëvjeçare ne Skorraq te Hotit mbanë një emër të turpshëm dhe të imponuar e ate me përmbajtje ne gjuhën sllave duhet ngritur iniciativen qe kjo shkollë të mbajë emrin e Dedë Gjo Lulit, që do të ishte krenari e ligjshme për të gjithë shqiptarët e këtyre anëve. Angazhimi konkret ne lidhje mbi realizimin e tyre iniciativave nga popullsia e Hotit dhe e tërë Malësisë do të dëshmojë se edhe ne përfundimisht vlerësojmë personalitetet tona kombëtare e historike ashtu sikurse e gjithë bota e qytetëruar. Ndërsa çdo neglizhim ne ketë aspekt nuk do të arsyetohet më asgjë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora