E enjte, 25.04.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Si u masakrua fotografia Gurakuqi-Fishta-Mjeda

E hene, 28.09.2009, 06:45 PM


Më 21 prill 1921 kishte filluar punimet parlamenti i parë shqiptar në Tiranë. Natyrisht që Marubët e Shkodrës nuk mund ta linin t’u ikte nga dora ky eveniment i rëndësihëm. Në vjeshtën e vitit 1921, kishte arritur në Tiranë fotografi Kel Marubi, së bashku me aparatin e tij, për të bërë disa fotografi me deputetët shqiptarë, që të përjetësonte këtë ngjarje me rëndësi. Të gjitha këto fotografi të fiksuara në celoluid me këtë rast kanë një rëndësi të madhe dokumentare për Historinë e Shqipërisë. Por megjithatë ata kurrë nuk u botuan ose nuk u cituan nga rregjimi i Enver Hoxhës, për shkak të paragjykimeve me të cilat rrethoheshin shumica e këtyre personaliteteve. Edhe në qoftë se ndonjera prej tyre botohej, ajo më parë retushohej në përputhje me kriteret ideologjike të kohës. Mes bllokut të fotografive që bëri mjeshtri shkodran i fotografisë, bie në sy njera prej tyre: ajo që ka fiksuar imazhet e tre ikonave të kulturës sonë, Luigj Gurakuqit, Atë Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës. Kjo foto e realizuar me një mjeshtri artistike teë lartë u botua në shtypin e kohës duke hequr Fishtën nga vendi ku qëndronte mes Gurakuqit dhe Mjedës. Duke vepruar në këtë mënyrë, krijohej një njollë e errët, një hapësirë e pakuptimtë mes dy miqve, duke i lënë ata larg njeri tjetrit. Të krijohej përshtypja se Gurakuqi dhe Mjeda ishin vendosur aty si me zor, si dy armiq, çka nuk është e vërtetë, sepse ato ishin miq të ngushtë që kishin bashkëpunuar në çaste vendimtare për fatet e kombit. Duke retushuar Fishtën ato dëmtuan jo vetëm karakterin dokumentar të fotos, por edhe vlerat artistike të saj, e cila shquhej për zgjidhjen kompozicionale. Fotografia e masakruar, në këtë mënyrë, është e botuar në gaz. Mësuesi më 18 nëntor 1966, fq. 3, në albumin “Gjurmime të historisë kombëtare në fototekën e Shkodrës”, Tiranë, 1982, fq. 160, si edhe në ndonjë vend tjetër.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora