E premte, 19.04.2024, 11:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Nikolla: Duhet të kesh shpirt artisti, pastaj të jesh i tillë

E diele, 23.09.2007, 07:31 PM


Intervistë me sopranon dramatike, Irini Nikolla

Ajo është Aida e parë shqiptare, interpretuesja e kryeroleve të kryeveprave, një soprano dramatike e suksesshme artistikisht, është heroina e çdo opere të fuqishme. Irini Nikolla artiste me kulturë interpretative dhe nivel të lartë i artistik. Ajo mundi të realizojë me mjeshtëri situatat e ndryshme që kalon personazhi në këtë skenë, përballoi me sukses veçoritë stilistike. E madhërishmja si një dukuri estetike u shpreh te kjo vepër në shumë aspekte si: pjesëmarrja masive në skenë, skenat madhështore me simbolikën e universit të qytetërimit të lashtë egjiptian, dimensionet artistike që shprehen në tingëllimet e fuqishme dhe triumfale të korit. Ishin këto disa nga cilësitë që e veçojnë këtë vepër në nivelet më të larta të operas botërore. Ekzekutimi i Aidës shënon një kulm, për sa i përket nivelit të interpretimit dhe aftësive tekniko-profesionale të artistëve të TKOB.
E kisha fiksuar Aidën si një negre që e godisnin fëmijët edhe pse e ndieja potencën e saj”. Ajo e ka dashur muzikën klasike që në kohën kur i ati e ka regjistruar në Pallatin e Pionierëve për të mësuar mandolinën me profesor Robert Radojën. Pasi njohu dhe u magjeps nga muzika klasike, ajo e la mandolinën dhe më tej ndoqi Liceun Artistik, dhe Akademinë e Arteve, për të qenë sot në prej sopranove më të suksesshme në Shqipëri, të cilës ia janë besuar kryerolet e kryeveprave botërore. Ajo ka interpretuar në shumë opera të mëdha, si Trovattore, Toska, Ballo me Maska, La Boheme. Eksperienca rritet së bashku me dashurinë që ka këngëtari për të qenë në skenë, në role, për të nderuar skenën dhe për të rrëmbyer duartrokitje të publikut.

Aida

“Është nder që në këtë pjekuri artistike të kesh interpretuar një rol, të cilin të gjithë e ëndërrojnë”, -shprehet sopranoja. Sipas Irini Nikollës, suksesi i kësaj opere i dedikohet nj përzgjedhje të mirë që është bërë nga drejtuesi Zhani Ciko. Një opera e vënë në skenë, e cila ngriti lart imazhin e teatrit, e bëri të tillë edhe ndihma e dhënë dhe vlerësimi që iu bë artistëve. “Opera i kishte që të gjitha aspektet e nevojshme siç ishin organizimi, masiviteti, një kor i madh, figurantë, dhe përgjegjësia e madhe artistike.

Personazhi

Njohja në detaje e personazhit që luan është një ndër elementët më të rëndësishëm që bëhet nga artistët. Sipas sopranos kjo njohje është mjaft e rëndësishme, dhe të vjen në ndihmë për interpretimin dhe, sepse duke qenë brenda personazhit ndjen dhe e shpreh atë që ndjen. “Zbërthimi i rolit fillon që në provat e para me regjisorin dhe deri tek puna individuale e artistëve. Mbi të gjitha, duhet shpirti i artistit, pastaj bëhesh i tillë”.

Njëjtësim me rolin
 
Momenti ikur artisti bashkohet me rolin, është momenti kur suksesi në një rol ka trokitur, dhe pas pak ai do të hyjë. Ky bashkim ka të bëjë me ndjesitë e përjetuara gjatë interpretimit ose gjatë provave, ndjesi këto që janë të njëjta me atë që ndjen personazhi i veprës. Nëse personazhi qan dhe aktori apo këngëtari në këtë rol gjithashtu, atëherë duartrokitjet ndaj tij do të jenë të madha. Kjo i ka ndodhur edhe Irini Nikollës gjatë interpretimit të Aidës. “Momenti që unë nuk e harroj kurrë ka të bëjë me Aktin e tretë, në duelin Aida-Amonastro. Amonastro, babai i Aidës me fuqinë e babait dhe të princit të Etiopisë, e vë Aidën në mes të dy dashurive. Në mes të dashurisë për atdheun dhe për të atin duke i vënë përkundrejt, dashurinë që aj ndjen ndaj të dashurit të saj, që është edhe komandant i ushtrisë armike. Në këmbët e të atit Aida qan”, - rrëfen Irini, sopranoja që interpretoi Aidën, në premierën e kësaj shfaqje në korrik. Një njëjtësim i Aidave, i asaj shqiptare dhe asaj të Verdit, ku njëra e kupton tjetrën shumë mirë dhe qajnë së bashku që të dyja.

Artisti në skenë
 
Ajo ka interpretuar më së shumti role të Puccinit dhe të Verdit, sepse këta të dy autorë kanë më shumë role për soprano dramatike, siç është edhe Irini. Pothuajse të gjithë personazhet që interpreton Irini, në fund vdesin. Ajo kujton se është një nga fillimi i karrierës së saj, një rol në shfaqjen e titulluar “ Kavaleria Rustikane”. Njëjtësimi me personazhin, sipas sopranos vjen pas një eksperience të gjatë dhe përvoje të pasur rolesh dhe sigurisht pas krijimit të një përvoje artistike. Sipas Nikollës, kjo sepse në pak momente bëhet kalimi i situatave nga dramatike në situatë më të butë, nga dhimbja në një gjendje akoma më të vështirë shpirtërore, dhe kjo mund të ndodhë edhe në shumë pak minuta.

Profesioni

Përveçse një soprano e suksesshme në rolet që ajo ka vënë në skenë, Irini Nikolla, është edhe pedagoge në Akademinë e Arteve. Kështu ajo e ndjen veten më mirë. Të qenit pedagoge sipas asaj është për të edhe një lloj ndihme. “Një ndihmesë e madhe në rritje time profesionale është edhe lidhja që unë kam me brezin e ri. Përvoja 5-vjeçare si pedagoge më ka ndihmuar shumë sepse prej studentëve jep dhe merr. Vlen të përmendet se prej tyre merr këmbënguljen për të punuar dhe vë re se ka nja dashuri të madhe për artin klasik.

Larg skenës shqiptare?

Një soprano e suksesshme, është një soprano që gëzon shumë të “drejta e privilegje”. Por të qenit e suksesshme, të ofron mundësi më të mira për të pasur edhe suksese tjera. Suksesi të dhuron famë e njohje, jep garanci. Patjetër që suksesi iu Irinit, ka rënë në sy të përfaqësuesve të teatrove të huaj. E në fakt është e vërtetë, sepse Irini pranon se ka pasur oferta nga jashtë për të punuar, por ajo nuk ka pranuar. “Kam pasur oferta për të ikur jashtë vendit, por nuk kam ikur sepse besoj dhe mendoj se do të arrijmë të kemi atë që meritojmë edhe në vendin tonë, pa qenë e nevojshme të ikim jashtë për këtë”,- shprehet ajo. Aj shprehjet se është shumë e lidhur me punën e saj këtu dhe me familjen e saj, ndaj edhe të ikë nga vendi për të do të thotë shumë.

Së afërmi

Ajo është e ftuar në një koncert të organizuar nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit shqiptar, koncert ku Irini do të marrë pjesë. Për të ky koncert, është një ftesë, që çdo njeri e merr me shumë kënaqësi, dhe është një vlerësim, duke pasur parasysh se orkestra ka vlerat e veta. Më pas, duke qenë se në Teatrin e Operas nuk ka së afërmi shfaqje ku Irini do të marrë pjesë, ajo do t’i përkushtohet anës së saj pedagogjike, dhe shpreson të gjej veten mirë aty.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora