E shtune, 20.04.2024, 12:50 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Vuniqi: Garda Kombëtare e North Dakotës si përbërëse e KFOR-it 12, vendoset në Kosovë

E shtune, 26.09.2009, 07:50 PM


Garda Kombëtare e North Dakotës si përbërëse e KFOR-it 12, vendoset në Kosovë
 
Gen Brig. Alan Dohrmann, komandant i përgjithshëm i Task Force Falcon 12: "Ne jemi gati. Është koha për të shkuar."
?
Agim Vuniqi, nga Kampi Atterbury
 
Një përshëndetje ceremoniale më 23 shtator, 2009 në kampin Atterbury, Ind, shënoi fundin e rreth një muaji të trajnimit të vërtetë të jetës për ushtarët e gatshëm edhe për të vdekur, për t'u vendosur si pjesë e Forcës së Kosovës (KFOR) 12. Pas trajnimit një mujor, pjesëtarët e KFOR-it 12 do të përbëjnë Task Forcën Shumëkombëshe-Lindje (MNTF-E) tani janë në rrugën e tyre për të Hohenfels, Gjermani, për ushtrimin e tyre të fundit para se të marrin misionin e tyre paqeruajtës në Kosovë.
Eshte ba zakonshmëri në kampin Atterbury pjesëmarrja e shqiptarëve në ushtrimet e ushtarëve amerikanë pjesëmarrës të kontigjentit amerikanë në kuadër të misonit KFOR, ngjashëm më këtë të fundit KFOR 12. Kryerja e detyrave të përgjithshme si FLS (Folës i gjuhëve të huaja-Foreign language speakers) është bërë shumë rutinore, ata kanë "përtypur" shumë skenare të realizuara enkas gjatë ushtrimeve speciale, që janë ba pjesë e pazëvendësueshme e përgatitjes së ushtarëve amerikanë para dislokimit në Gjermani, njëherë-dyjavor, e pastaj me destinim më të gjatë kohor, njëvjeçar, në Kosovë. Ata pothuajse janë ba banorë të këtij kampi, sa herë që ka nevojë ushtria amerikane për ta, e cila nuk harron asnjëherë të falenderohet për angazhimin e shqiptarëve, me të cilët krijohet miqësi, ngase ata u japin informacione për kulturën, zakonet, gjuhën, klimën dhe bukuritë natyrore të Kosovës, duke mësuar në të njëjtën kohë nga ushtarët shumë gjëra të [aditura...,për florën dhe faunën e North Dakotës tash, por edhe të shumë shteteve tjera të SHBA, më heret. Ky gërshetim është i domosdoshëm, por edhe shumë i dobishëm për ushtarët dhe për popullin e Kosovës. E veçanta e ushtrimeve të tilla është angazhimi i Korporatës "Valbin" në pronësi të çiftit bashkëshortor Valbona Sherifi, presidente dhe Shkumbin Sherifi nënpresident, në stafin e së cilës janë të angazhuar epror të shquar amerikanë të Ushtrisë amerikane dhe të Departamentit të Mbrojtjes, ata kanë fituar kontratat e shumta si kontraktor të besueshëm me njërën ndër agjensitë më të organizuara amerikane "Generale Dynamics", e cila është e autorizuar nga Departamenti i Mbrojtjes për të kryer shërbimet e trajnimit. Korporata "Valbin" ka zgjëruar veprimtarinë duke kryer edhe punë të tjera, të trajnimit të ushtarëve amerikanë për detyrat më të vështira në Irak, "Iraque Freedom", sigurisht nuk do të përfundoj me kaq angazhimi i kësaj kompania, meqë ajo është e interesuar që të kryej shërbimet e trajnimit edhe në bazën amerikane në Gjermani, ku është në fazën përfundimtare të përafrimit të qëndrimeve. Thënë të drejtën pjesëmarrësit e ushtrimit përveq kontributit të padiskutueshëm që po japin, përmes angazhimit në korporatën "Valbin" ata mund të paguajnë edhe faturat që i kanë lënë pas, në vendet ku ata jetojnë, në New York, North Carolina, Michigan, Atlanta, Las Vegas, Maryland,...është pra ky një kontribut që duhet çmuar i kësaj korporate shqiptaro-amerikane, ngase përmes këtij bashkëdyzimi afarist, shumë studentëve u lehtësohet edhe jeta studentore. Përveq dobisë financiare, shumë nga takohen përherë të parë, kuvendojnë shqip, i këmbejnë adresat, dhe kështu zgjërojnë shoqërinë në Amerikë.
Kontigjenti është i përbërë prej rreth 1.400 ushtarë. Trembëdhjetë shtete dhe Ishujt e Virgjër të SHBA të gjitha kanë kontribuar me njësitë e tyre për misionin e Kosovës, e cila është e shtuar me ushtarë të veçanta nga pothuajse çdo shtet tjetër. Forca është e ndarë në forca detyruese të shumëfishtë, secili me një mision të veçantë. Kontigjenti përfundimisht do të shërbejë me 700 trupa shtesë nga 35 vende si pjesë e KFOR-it 12.
Që nga sulmet terroriste në Amerikë, Garda Kombëtare e Dakotës Veriore ka mobilizuar më shumë se 3.400 ushtarë dhe rreth 1.800 "Airmen" në mbështetje të luftës globale kundër terrorizmit. Më parë në vitin 2009, rreth 2.000 "Guardsmen" Kombëtar të "North Dakota"- u mobilizuan nëpër misione për të luftuar të gjitha përmbytjet. Me një forcë total prej rreth 4.400 ushtarë dhe "Airmen", kanë forca të mjaftueshme në dispozicion për të siguruar përgjigje urgjente dhe mbrojtje të atdheut.
Garda Kombëtare nga North Dakota ka të mobilizuar rreth 650 ushtarë për të marrë pjesë në misionin e KFOR-it 12, që është mobilizimi më i madh që nga konflikti i Koresë. Ndërsa shumë njësi janë vendosur në të njëjtën kohë në misione të veçanta për të luftuar terrorizmin global globale, mobilizimi i KFOR-it në vitet e fundit përfshin elementin e madh të mobilizimit në më shumë se pesë dekada.
Në tubimin lamtumirës të ushtarëve gardist të Gardës Kombëtare të North Dakotës ishte edhe Gjeneral Major David Sprynczynatyk, gjeneral adjutant i Gardës Kombëtare të North Dakota, i cili udhëtoi për në kampin Atterbury enkas për tubimin lamtumirës të ushtarëve të Dakotës së Veriut. "Unë nuk mund të jemë më krenar sesa ushtarët tanë që kanë kryer çdo gjë. Ata kanë bërë trajnim të vështirë, kanë punuar shumë, dhe së bashku me ushtarët tjerë të ardhur nga mbarë Shtetet e Bashkuara, përbëjnë një ekip i fortë," tha Sprynczynatyk. "Unë nuk kam asnjë dyshim se ata janë të mirë-përgatitur për një mision të suksesshëm."
Në ceremoni, ishte pjesëmarrës edhe Gen. Brig. Alan Dohrmann, komandant i përgjithshëm i MNTF-E, vuri në dukje përfundimin e suksesshëm të fazës së parë të trajnimit dhe tha se ushtarët po tani janë të përgatitur për fazën e tyre të ardhshëme në Gjermani.

Kur ceremoniali ishte gati të përfundojë, të tubuarëve iu drejtua Gen Brig. Alan Dohrmann, komandant i përgjithshëm i Task Force Falcon 12, i kontigjentit amerikan të misionit të NATO-s në Kosovë, me fjalët: "Unë jam i nderuar dhe krenar që të jemë në këtë mision për të shërbyer si komandant i juaj." Duke u jehonuar mendimeve të shumicës në turmë, ai tha: "Ne jemi gati. Është koha për të shkuar."


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora