E marte, 23.04.2024, 09:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Valbona Çoba: ''Po të thoja 'PO' do të isha më e pasur"

E diele, 23.09.2007, 07:05 PM


Shkruan : Kristi Pinderi

Valbona Coba
Zgjohet një sekondë përpara se ora e zgjimit të përfundojë zilen e saj. Asnjëherë nuk ngopet me gjumë dhe në cdo moment i duhet të planifikojë. Valbona Coba jeton me të gjithë intenstitetin e mundshëm një jetë të vrullshme në qytetin ku kalojnë në të njëjtën rrugë njerëz shumë shumë të varfër dhe njerëz shumë shumë të pasur. “Unë nuk jam nga ato vajza që presin lule vetëm pse janë të bukura (dhe kur më kanë ardhur në këtë emër s’më kanë hutuar, por kur ato m’i kanë dërguar në emër të personalitetit të vajzës që “ata njohën” vërtet më kanë sjellë mrekullinë në shtëpi)”, thotë Valbona për MAPO. Ajo që i bën më shumë përshtypje në Los Anxhelos, është ngjyra blu e oqeanit dhe e gjelbra e luleve që i shikon ngado. E ëma e saj, së bashku me të motrën jetojnë gjithashta pranë, ndonëse jo në një shtëpi. E ëma, punon në Universal Studios si figurante, me një anglishte të përkryer, dhe ndihet tejet e kënaqur me këtë gjë. “Ndryshe nga emigrimi në Europë, ku të duhet të fshehësh emrin e të punosh vetëm në pastrime”, thotë Valbona.

Jetoni në Los Angeles, cfarë po bëni aktualisht?

V.C. Të jetosh në Los Angeles duke kërkuar aktrimin, duket sikur ke provim përditë, por asnjëherë nuk e merr vesh rezultatin! Kërkojnë të bësh gjëra që quhen të mëdha, por që sjellin vetëm një efekt: të bësh të tjera gjera. Sigurisht është edhe moda si dicka e sigurtë për “të përkëdhelur” disa kushte që duhen për të huajt në Hollivud. Këtë të fundit unë thjesht e shfrytëzoj, por në fakt, nuk është synimi im final. Tashmë modelingu i ngjan një palltoje të madhe, të bukur e të ngrohtë që di të më mbajë mirë dhe pse nuk e kisha ëndërruar asnjëherë, as në fëmijërinë time të thjeshtë. Më mbajti mirë si në botën e egër të modës në Greqi ku rrëmbeva kopertinat, reklamat e mëdha, praninë në të gjitha ekranet dhe në të gjitha rrugët e një kryeqyteti të madh si Athina. Kjo ndodhi pavarësisht faktit që grekët nuk donin ta pranonin bukurinë shqiptare dhe klasin e shqiptares, e vazhdoj ta përdor këtë “pallto” edhe midis mijërave modeleve, si me ngjyrë ashtu edhe të bardha, aziatike, indiane apo ruse. Punoj për 2 agjenci modelesh “PEAK MODELS” dhe “DDO AGENCY” dhe një agjenci për reklama “JLA TALENT”. Nga kjo e fundit sigurova reklamën “BEAUTY AFTER SURGERY” që zakonisht ju besohet aktorëve me emër të Hollivudit (dhe pse sinqerisht unë nuk ju besoj plastikave, jam konservatore dhe frikacake për ndryshime, por ju uroj fat atyre që ju besojnë). Mbarova katalogun “DONNA VINCI DRESS” (veshje darke), viti i dytë ky me këtë kompani, pas një pushimi të gjatë, për një arsye aksidenti që më detyroi të qëndroja për pak kohë në shtëpi.

Mes modes dhe aktrimit a keni menduar se ku do të fokusohet e ardhmja juaj?

V.C.: Do të jetë kinematografia. Unë shoh te kinematografia të tjera gjëra të bukura dhe veten time e shoh aty. Të duhet të provosh karaktere të ndryshme, pasione të ndryshme. E ku ka më bukur se të paguhesh për të provuar këto kënaqësi. Sigurisht nuk është aq e lehtë, sa është e bukur. Di gjithashtu se shumë modele të njohura nga Europa në fusha të ndryshme të artit këtu kanë dështuar. Por unë s’dua t’i besoj kësaj. Unë nuk jam nga ato vajza që presin lule vetëm pse janë të bukura (dhe kur më kanë ardhur në këtë emër s’më kanë hutuar, por kur ato m’i kanë dërguar në emër të personalitetit të vajzës që “ata njohën” vërtet më kanë sjellë mrekullinë në shtëpi). Ka raste që vërtet dëshpërohem. Sidomos kur më duhet të vendos për “gjëra të mëdha” ndihem shumë kontraditore dhe konfuze, sepse e di që po bëra zgjedhjen e gabuar, do të fillojë dora e majtë të akuzojë të djathtën dhe dora e djathtë të akuzoje të majtën. Por jam e vendosur! I kushtoj shumë kohë aktrimit, teknikave, akcentit. Më duhet të shoh shumë filma e lojë aktorësh të rekomanduar nga mësuesit. Shtëpia ime tashmë i ngjan një teatri të vogël.

Si është një ditë e zakonshme atje për ju? Sa kohë i kushtoni vetes, profesionit, miqve?

V.C. ...uuuh, kjo përgjigje mund të ishte gjithë intervista, kaq gjatë do flisja. Koha këtu është vërtet shumë e vogël dhe shumë e planifikuar. Nganjëherë them sa e vogël është dita dhe nata bashkë, në këtë qytet të madh. Planifikimi është kaq prezent sa nuk di si t’i shpëtosh ndonjëherë. Nuk ka kohë të mendosh për të shkuarën dhe të ardhmen vetëm për momentin prezent dhe kjo nxitimthi pa kualitet. Kam vetëm pak miq dhe shihemi vetëm për të parë ndonjë film, teatër, ose në klasat e njëri tjerit (pra, përsëri flasim për aktrimin). Aktrimi këtu të bëhet si një burrë që duhet ta kesh me vete kudo që shkon ose s’të le të shkosh. Unë nuk jam nga ato vajzat “party” që shkojnë të argëtohen, dehen e të rrëmbejnë një dyzinë me numra telefoni duke besur se krijojnë lidhje për artin. I vetmi luks që i lejoj vetes është të qenurit në formë, energjike dhe e bukur, kjo sepse i duhet profesionit por që më shërben dhe mua. Nuk kënaqesh asnjëherë me gjumë. Kam mësuar të ngrihem 1 sekondë para se alarmi të pushojë. Këtu nuk të duhet kohë për makiazhe dhe për taka. Janë jashtë mode për Hollivudin, fiskultura është tradita e tyre.

Ndiqni të rejat nga Shqipëria, si informoheni për vendin tuaj?

V.C.: Interneti, mjeti më i mirë dhe më komod. Por unë kam dhe motrën, të afërm e miq dhe flas shpesh me ta. Për mua identiteti ka qenë dhe mbetet një copëz e rëndësishme. Gjithcka e ka rrënjën tek identiteti. Nëse dikush nuk e njeh mirë dhe nuk e përdor identitetin, do të thotë se ka probleme të mëdha me veten. Kthimi nga Shqipëria më duket gjithmonë si një gabim që e bëj dhe do më duhet ta bëj përsëri.

Po jetoni aktualisht një lidhje sentimentale?

V.C.: E kini fjalën për profesionin (hahahaha). Eshtë një luks për mua, që më mungon dhe që nuk e ndjej shumë mungesën e tij! Duken si fjalë në gojën e një egoisti të madh por është vërtet kështu. Jam natyrë e lidhjeve të gjata e serioze, ndihem mire që ju përkas atyre, më mirë pa lidhje se të marr c’të marr nga një lidhje e pastaj ta flak tutje. Përfitimi, kur mungon përkushtimi për mua s’ka qenë kurrë pjesë e lidhjeve. Po të ishte kështu, jeta ime do ishte shumë më ndryshe dhe shumë më me luks se shumë të pasura të tjera, vetëm po të kishte thënë një “po” në disa raste të shkuara.

Cfarë do të veconit nga qyteti ku jetoni?

V.C.: E vecanta e Los Angeles është Hollivudi dhe Hollivudianët, disa të mirë, disa të cuditshëm, disa yje të vërtetë, disa të llastuar nga kamerat e pa talent, disa që përpiqen të shndërrohen, disa që tashmë janë artificialë. Shumë të pasur e shumë të varfër kalojnë në të njëjtën rruge.Los Angeles të sjell kuriozitetin e së ardhmes, jo të së shkuarës. Këtu njerëzit nuk vijnë të gjejnë histori, por të bëjnë histori, të ndryshojnë, të gjejnë veten e tyre. Los Angeles do të thotë qytet i shumë engjëjve dhe ky emër është thjesht spanjoll. Duke shkelur mbi yjet e Hollivudit, të udhëtosh në Ëarnes Brother’s Studios, Sony Pictures Studio dhe Universal Studios Hollivud është vetëm një fakt i bukur: magjia e këtij qyteti qëndron në bukurinë e blusë së oqeanit, të qiellit që harmonizohet kaq mistershëm me të gjelbrën e kaq shumë luleve, pemëve, barit.

Jetoni me familjen aty?

V.C.: Jo. Ata vërtet jetojnë këtu por jo bashkë. Takohemi shpesh, kemi kaq shumë lajme, gjëra për të diskutuar dhe është vërtet dicka e vecantë dhe e bukur. Unë nuk besoj se do ekzistonte një marrëdhënie tjetër më e mirë midis nenës e vajzave se kjo marrëdhënie që kam unë dhe motra ime, Eda, me mamanë. Mamaja është personi special që do doja t’i ngjaja ekstremisht. dhe duket se i ngjaj, hë shihni fotografinë (qesh). Shpesh në fundjavë unë shkoj te shtëpia e tyre në Santa Monika, sepse kanë afër oqeanin. Ndodh që shkojmë larg me makina edhe për të bërë pazar, e soditur vende të reja. Mamaja flet shumë mirë anglisht dhe është e kënaqur me punën si figurante në filmat e Universal Studios Hollivud. Që në fillim e kuptuan që e donte artin dhe shpesh punon dhe në role pa fjalë. Ndryshe nga emigrimi në Europë, ku të duhet të fshehësh emrin e të punosh vetëm në pastrime. Jam krenare për familjen time dhe vërtet ju gjendem afër sa herë që kanë nevojë për mua.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora