Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Urim Gjata: Po cka me ba? Derri mbrapa e deti para

| E shtune, 26.09.2009, 07:58 PM |


Po cka me ba? Derri mbrapa e deti para

Nje udhetim dhe kujtim i rralle i vitit 1919, nga pinjollet e Isa Buletinit

Nga Urim Gjata

Vjeshta e vitit 1919 krahina e Podgorit me parine e saj ne krye,mbaheshin mire.Kjo pari trimash me ne krye Halil Ahmeti nga Suhogerlia,Bajram Saku i Shushices,Isuf Veseli i Radofcit,e Musa Leka i Luboves,Ram Alia i Istegut,Bardh Isufi i Ernoberdes.Edhe Ram Beka me ceten e tij,se bashku me Beqir Reazha do ti bashkoheshin me popullin ne luftimet e asaj vere.
Ne Shushice,Bardh Isufi,Mus Feka dhe Isuf Veseli u bashkuan me ne duke na percjelle deri ne Shkoder.Naten e pare shkuem ne Tomoe.Ferati ra ne konak te Lul Gjoci,une te Selman Shatri,  te dy burra te njohur qe me vone jane masakrue prej serbeve.
Kurse Halil Mustafen e Rexhep Ferizin me 15 shoke te lidhun i djegin ne nje kulle ne katundin Veric.
Katin e poshtem te kulles e mbushin me kashte dhe ja napin zjarrin.
    Dhe kur keta te mjere ishin tue u djege ne zjarr per se gjalli,shkije e shkina luenin valle e kendonin ne "kollo"rreth kulle e kenaqeshin tue shique se si digjeshin njerzit per se gjalli.
Nga Tomoei me 20 e ca shoke shkuem ne katundin Lubove,ne katundin Rrushiq,te bajraktari,e ne voksh.Ketu e gjetem Beqir Vokshin,qe rrinte ilegal afer kufirit dhe lajmeronte komitetin ne Shkoder per ngjarjet e barbarizmat qe banin serbet neper Kosove.
Mbas dy net pushimi ju drejtuem kufinit.Fazlija,i shpise se Bajram Hasanit nje nga shpijat e para te Vokshit, qe ne tri vjetet e para ne Shqipni ka qene vazhdimisht me ne, na printe.
Udhetonim ne nate te erret.
Tue u njgjit bjeshkes perpjete,Nje shi i madh na bani qull.
Ne Koshare te Batushes kaluem kufinin ne nji shteg aq te keq,sa menxi i kaluem kuajt.
Kur duellem ne qafe ne padesh  mbi Shipshan,ne faqe te Shkelzenit,vendi i nalte e i veshun na kapi njei fortune e madhe e perzieme me bore te ngrime me kokrra-kokrra.
Syte nuk te linte mi cele.
Ndonese ishte gdhi,nga furfullaza  nuk shifesh gja me sy.
Teshat e trupit,qe na u kishin ba qull,na u ngrine ne trup e ba  shtang.Nen drejtimin qe kishim per ne krasniqe s'qe e mundun me vazhdue as dhe gjysem ore pa u ngri te gjithe.
Me ane te agjentave jane tue tremb e korruptue popullin tue thane se gjoja.
Dhe Malsia ka ngele nen Serbi e kufini kalon neper Dri.Madje serbet kane regjistrue edhe 70-80 gjindare e graduate vendas,qe rrine te shpija te veta e rrogat rregullisht u vijne nga Gjakova.  Ka dhe aso shpish ,qe nji mashkull e kane gjindar te Shqipenise e nji te Serbise.ta merr mendja,se cfare pershtypje na bani gjendja e erret per avenirin e Shqipnise,neve qe kishim mendue  e shpresue ndryshe.
Po cka me ba? Deri mbrapa e deti para.
Erdhen bajraktari Salih Mani e Maxhun Nimani,te dy mjaft te merzitun nga situata e pergjithshme e sidomos e asaj zone kufizore,fati i se cilles ende ishte ne dyshim.
Na po beheshim gati per me u nise ne Shkoder.Si rruge ma e shkurter ishte me kalue Drinin ne va te Fierzes e neper Iballe. Po kur thane "Jo besa,se agjentat deri tash  e kane kajmerue komanden serbe e mund takene nxane edhe vaun e Fierzes e biem ne pusi?"
"Po kah me shkue ne Shkoder?"
"Na po ju perciellim rrotull neper gryke te Dragobise,ne Valbone e ne theth te shales"Une qe edhe me pare kesha kalue asaj rruge:"Mor burra, ne kete dimen,a kalohet neper ato shtigje e qafa nga furtuna e bora e madhe,ne ata rrruge aq te gjate e te veshtire? Ashtu asht-me pergjigjen,porse  nganjihere rruga e gjate asht ma e shkurt dhe ma e kollajshme...

Urim_gjata@yahoo.gr