E marte, 23.04.2024, 04:21 PM (GMT+1)

Editorial

Hysen Ibrahimi: Enciklopedia e urrejtjes

E enjte, 24.09.2009, 08:55 PM


ENCIKLOPEDIA E URREJTJES

Kjo enciklopedi e kësaj pseo-akademije e vë nën thumbë historinë e popullit Shqiptar, ironizon autoktoninë tonë, shtrembëron fatktet historike dhe çka është më e keqja banalizon kulturën dhe traditen shqiprtare „si njerëz që kanë zbritur nga mali“ që nënkupton si njerëz primitiv,
duke treguar urrejtjen të cilën e kanë kundër popullit Shqipëtar !!!

Nga Hysen Ibrahimi
Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi.

Kjo enciklopedi me strukturën e saj desktruktive  dhe as pak stabile, ka krijuar tani më harmonizimin e konflikteve ndërnacionale edhe ashtu të brishta që kanë qenë ne mes të popullit Shqiptar dhe atij „maqedon“ po qe se mund t’a quajmë meqedon sepse ky identitet i tyre vjen nga populli Bullgar dhe nuk ka pasur asnjëherë popull maqedon. Kjo vërtetohet me vetfaktin e dëshmive kur në kohën e Turqisë në asnjë dokument të tyre nuk figuron emri ”maqedon” pra ishte dhe si po dukuet do të mbetet in-ekzistent. Pra këta „maqedon“ të udhëhequr nga pseo-akademikët e tyre, detyrimisht obligohen edhe përmes enciklopedive fallso, t’i shëndrrojnë konfliktet për të rezistuar dhe për të ”arsyetuar” rezistencen e tyre për mosndrrimin e emrit ”maqedoni”, sepse ata kanë nuhatur konfliktin e pakapërcyeshëm në mes Greqisë dhe amrit të tyre për ekzistencën apo mosekzistencën e tyre, apo çenies a mosçenies si komb, që ka kuptimin e një hiqi ekzistencial, që në njëfar mase populli maqedon ka mjaft ngarkesë të mbijetesës absurde si „maqedon“ apo „maqedoni“ !

Me këtë enciklopedi pseo-akademikët, preken zonen  e vetes së tyre të çenies dhe ato do të mbeten vetëm dilema morale, të një kohe të kaluar poshtruese të vet atyre që e ideuan këtë enciklopedi, për të krijuar kontestin autokton të popullit Shqiptar në vendin e tyre, duke keqëpërdorë mjetet tatimore edhe të vet shqiptarëve të cilët janë parapagues në buxhetin e Qeverisë maqedonase, për qëllime krejtë të errëta shoveniste, duke treguar urrejtjen të cilën e kanë kundër popullit Shqipëtar.

Tani kur panë se populli Shqiptar është faktor që nuk mund të anashkalohet, „maqedonasit“ të vetëquajtur, duan të ideojnë kritere të veçanta duke prekur edhe origjinen (të cilat ata e dinë se nuk do të vlejnë) për synimet e tyre të errëta duke shpresuar se me një të botuar enciklopedi,
mund të ndryshojnë faktet historike dhe autoktoninë e popullit Shqipëtar. Kjo vetëm sa i thellon urrejtjen ndërnacionale dhe aspak nuk i kuntribon përmbushjes së standardeve për t’u integruar në BE.

Shtrohet pyetja :  Përse ky mllef kaq i madh i maqedonasve kundër popullit Shqipëtar dhe historisë së tij ?! Mos vallë është pikërisht ai komponenti i origjinës  që veçon lashtësinë e Ilirëve dhe popullin Shqiptar ndaj popujve të tjerë në Ballkan si njëri ndër popujtë më të vjetër dhe autokton ?! Pikërisht kjo është tendenca e këtyre pseo-akademikëve maqedonas që vunë pikëpyetjen e vet të tyre që të krijojnë te vet „maqedeonasit“ dilema se vërtetë shqiptarët janë „ardhacak“! E mëpastaj të përgaditen plane për t’i detyruar të shpërngulen nga trojet e tyre stërgjyshore. Gjë që kjo nënkupton luftë.

Ata me këtë kanë krijuar hutinë edhe te vetja e tyre, me tendenca diskriminuese, shoveniste dhe nacionaliste, për përpjekjet e tyre për të ndryshuar faktet historike, se si preferojnë t’i quajnë shqiptarët. Ata janë të vetëdishëm se do të ndeshin me argumente të forta për autoktoninë e argumentuar nga shkrimtarët, hiostorianët, analistët dhe intelektual të botës së qytetëruar për origjinen e popujve.
Historia është nji shkencë si çdo shkencë tjetër që duhet t'i shërbejë vetëm së vërtetës universale, si filozofi, e asnji çëllimi tjetër. Historiani duhet të bëhet nji gjyqtar krejt objektiv e jo avokat i një shovenizmi të veçantë, sado shovenistë apo racistë mund të jet ai. Të gjitha këto që kanë motive politike dhe antinjerëzore, kushtëzojnë pozitën e bashkëjetesës së dy popujve në fçinjësi të mirë e më së paku me një shtet artificial i quajtur „maqedoni“.
Këto të dhëna nga pseo-akademikët „maqedonas“ të sponsoruara nga vet qeveria maqedonase
dalin me domethënjen e shenjave për disponim anti-shqiptar nga vënja e tyre në enciklopedi edhe fjalë fyese që prekun problemin e diferencimit ndërnacional me motive politike, të cilat duken se janë përgaditur qysh më heret që të krijojnë anti disponim për të jetuar bashakrisht me shqiptarët në një „kulum“ që quhet shtet „maqedon“. Ca më keq kur atë në “enciklopedi” shprehen;  “ardhja e shqiptarëve çenka nga  veriu i Shqipërisë së Jugut nga fisi Gegë, të ardhur nga malet“! Kjo nuk do koment!

Kur qeveria maqedonase nuk i jap rëndësi këtij provokimi mbi baza nacionale, tejet fyese, anti shqiptare me tendenca politike, dhe po qe se nuk e hjek nga përdorime duke e shpallur të pavlefshme këtë enciklopedi fallso, nënkupton që problemi në mes shqiptarëve dhe i maqedonasve shpallet i hapur me inisiativën e vet pseo-akademikëve, me përkrahjen e kësaj qeverie. Problemi vazhdon dhe do të mbetet i hapur, sepse vet e hapen !
Kjo enciklopedi e kësaj pseo-akademije e vë nën thumbë historinë e popullit Shqiptar, ironizon autoktoninë tonë, shtrembëron fatktet historike dhe çka është më e keqja banalizon kulturën dhe traditen shqiptare „si njerëz që kanë zbritur nga mali“ që nënkupton si njerëz primitiv ! Jo vetëm që nuk është aspak njerëzore e akademike, por është primitive dhe që i ngjanë enciklopedive të akademive serbe që frymëzuan popullin e vet me të tilla gënjeshtra dhe urretje për të kolonizuar toka shqiptare, deri sa sot ata ranë vet në ato kurtha dhe frymëzime nacionaliste, shoveniste, kriminale, kolonizuese dhe antinjerëzore. Këtë nuk do t’ja preferoja maqedonasve, por me që ata vet po e kërkojnë dhe po hapin tema të tilla, atëherë le të dihet se kush po mbjell urrejtje.

Kjo pseo-akademi „maqedonase“ ka dëshmuar se është prodhuese e imazheve raciste dhe tejet  negative kur bën përpjekje për të shtrembëruar faktet historike të cilat shoqërohen me luftëra dhe gjakderdhje të përmasave të mëdha. Ajo ka harruar se tani populli Shqiptar ka dy shtete dhe janë faktor stabiliteti në rajonin e Gadishullit Ballkanik, janë paqësor deri në përmsatë kur preket identiteti i tij. Gjë që pseo-akademija „maqedonase“ ka prekur identitetin e popullit Shqiptar duke bër me dije se me këtë enciklopedi pretendon shtrëmbërimin e fakteve historike dhe me anti-fakte po shëndrrohet në bartës kryesor të konfliktit dhe pastaj ndarjes së mundshme në mes „maqedonasve“ dhe shqiptarëve për t’i detyruar këta të fundit të shpërngulen nga trojet e veta. Ndonëse ata e dinë se është diçka që nuk mund të ndodhë.

Kjo enciklopedi ka prekur dhe fyer rëndë identitetin e popullit Shqipëtar si në „maqedoni“, Iliridë,  Shqipëri, Kosovë dhe Mërgatë.

Urtia e dy qeverive të asaj të Shqipërisë dhe e Kosovës, nuk mund të merren si të pjekura dhe forma e tyre e reagimit të butë është tejet e zbehtë dhe aspak e menqur. Për këtë duhet reaguar më ashpër dhe në mënyrë institucionale, pasi që këtë projekt të kësaj enciklopedije e kanë mbështetur dhe finansuar institucionet „maqedonase“ vet qeveria ! Kurse qeveritë tona bëjnë ”sehirë“. Aspak nga kjo kritikë nuk duhet liruar edhe dy akademitë e shkencave të arteve. Reagimi duhet të dal sa më shpejtë dhe me kërkesa të kjarta për të eliminuar dhe demantuar të gjitha ato propaganda. Po si të eliminohet ?! Kemi të bëjmë me një isntitucion ”maqedonas” që futë në sherr me propaganden e tyre edhe amerikanët dhe britanezët. Kur këta reagojnë ashpër, po vallë pse qeveritë tona të dy shteteve bëjnë sehirë apo reagojnë formalisht ! Kjo është t’merrësisht e pafalshme.
Kërkesat duhen të jenë, jo vetëm duke e djegur këtë enciklopedi fallso para ndërtesës së kësaj akademie, apo duke dalë me ndonjë deklaratë, por pikërisht duke e detyruar këtë pseo-akademi ”maqedonase” të boton një enciklopedi tjetër duke e demantuar vet këtë aktualen dhe duke u thirrur në faktet hisoriografike të origjinës shqiptare, pastaj të kërkohet falje publike popullit Shqipëtar.

Kjo kishte me i shërbyer drejtësisë, paqes, lirisë së popujve dhe e vetmja rrugë për të dalë nga ky kollaps, i ideuar nga qarqet dhe institucionet ”maqedonase”.

Apelojë te qeveritë tona, te historianët, te akademitë e shkencave të dy shkencave që sa më shpejtë që është e mundur të dalin me reagimet e tyre, të dalin me enciklopedinë shqiptare dhe të argumentuar me fakte, e jo reagime formale. Për këtë të njoftohet opinioni i gjërë duke marrë masa rigoroze për të ju dhënë mësim sllavëve se kurrën e kurrës nuk do të bëhen zot të tokave shqiptare.

ZOTI E BEKOFT POPULLIN SHQIPTAR DHE MIQT E SAJ ME NË KRYE SHBA.


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora