Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdin Islami: U mbajt konferenca “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”

| E enjte, 24.09.2009, 06:57 PM |


U mbajt konferenca “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”

Nga Hajdin Islami

PRISHTINË,24 SHTATOR 2009-Në shënimin e dhjetë vjetorit të ekzistimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, kjo qendër organizoi konferencën me temën “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”. Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se zëvendësministri i Drejtësisë Arsim Janova, i cili ishte pjesëmarrës i kësaj konference tha se: “Ministria e Drejtësisë është duke punuar në ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut sipas praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me parandalimin e torturës dhe keqtrajtimit. Sipas zëvendësministrit Janova, institucionet e Kosovës janë të gatshme të implementojnë mekanizmat e Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës”. Ministria e Drejtësisë administron të gjitha qendrat e paraburgimit, Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan dhe Burgun e Dubraves.  Në bazë të partneritetit që kanë, këto institucione monitorohen nga: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Këshilli për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, etj.