E enjte, 28.03.2024, 10:16 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Këze (Kozeta) Zylo: Humanizmi dibran, ringjalli një jetë njerëzore

E merkure, 23.09.2009, 06:59 PM


Humanizmi dibran, ringjalli një jetë njerëzore

Nga Këze (Kozeta) Zylo

    Një telefonatë nga miku ynë fisnik, z.Dritan Gashi, n/kryetar i shoqatës “Dibra” në  Staten Island, do të më ngacmonte për të shkruar rreth një ndihme humane, që dhuruan disa shiqptaro-amerikanë, për një djalë dibran që kishte nevojë të operohej.
Bota tëre kohën ka pasur në gjirin e vet njerëz bamirës, human, shenjtorë, sakrifikues, dhurues të pjesëve kryesore të trupit.  
Pa humanizmin bota do të ishte dhe më e egër, dhe më jo paqësore.
Pikërisht brenda kësaj sfere tejet shpirtërore, botës nuk i ka munguar dhe bamirësia shiqptare.
            Populli ynë ka me se të krenohet, ngase ne kemi tashmë shenjtoren e botës, Nënë Terezën, një emër që u pagëzua pikërisht nga ëngjëjt e gjakosur të botës, nga ëngjëjt që u shëroi plagët me melhemin e shpirtit të saj, hyjnor.
            Kohët e fundit një grup shqiptaro-amerikanësh me origjinë nga Dibra, ndihmuan me një shumë të hollash djaloshin Ndricim Pjeca që jeton në Dibër së bashku me familjen e tij.
Humanizmi i çdo njeriu në botë, shpesh më duket sikur është i lidhur me fijëzat hyjnore të shpirtit të Nënë Terezës, e sadopak këta njerëz duket sikur ndriçohen nga këto fijëza me burim mirësie, nga fjalët e saj:
 “Kur jam i ligshtuem, më dërgo ndokënd me i dhânë zemer, kur kam nevojë per mirekuptimin e te tjerëve, më jep ndokënd që ka nevojë për timin, kur kam nevojë që të kujdesen për mue, më dërgo ndokënd për të cilin me u kujdes, kur mendoj vetëm për vedi, tërhiq vëmêndjen time mbi nji tjetër njerí”.
Kështu falë shpirtit të pasur dibran, djali u bë operacion në një nga spitalet e Tiranës, nga një doktor turk.
Për të përballuar këtë operacion u mblodhën në Amerikë, $29, 925.00 dollarë.
Në këtë shumë modeste, kontribuan, zotërinjtë: Ago Maqellara, Adil Sela dhe Dritan Kllobocishta.
            Këta bamirës iu ndodhën pranë familjes Pjecaj dhe ata kurrë nuk do ta harrojnë këtë ndihmë të tyre humane.
Ndihma e tyre i bën më të virtytshëm, më njerëzor, ngase falën dashuri tek një njeri që kishte nevojë.
E di që ka shumë njerëz në trojet tona dhe në botë, të cilët kanë nevojë për këto ndihma, por sidoqoftë, materiali që solla për ju, është një shembull i shkëlqyer i dashurisë dhe i humanizmit njerëzor.
 
Staten Island, New York
Shtator, 2009



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora