Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qan lehtë? Ja si t’i fshehësh lotët

| E diele, 23.09.2007, 05:37 PM |


Nuk kemi ndër mend të të këshillojmë që të mos qani më. Në fund të fundit është e dobishme përderisa e lejon stresin të shkarkohet. Veçse në disa raste nuk është mirë që të tjerët të shohin se janë dukë të rrjedhur lot nga sytë. Prandaj...
 
Jo të gjithë e dinë se bashkë me lotët shkarkohet jashtë trupit edhe stresi. Çdo pikë loti aktivizon prodhimin e kortizolit, një substancë në gjendje të minimizojë stresin dhe një seri substancash krejtësisht natyrore kundër dhimbjes, si endorfina . Pra, të qash është e dobishme, është një valvul e mrekullueshme shkarkimi e emocioneve dhe ndjenjave, që nëse nuk shfryhen, mund të jenë pikëfillesa e anktheve dhe depresioneve.

Je një tip nga ata që i kanë lotët nën qepalla? Atëherë ndoshta është mirë të mësosh që edhe në Evropë do të mund të përhapen të ashtuquajturit "crying clubs", lokale që kanë lindur për të kaluar stresin që shkakton lodhja. Në këto lokale është e mundur të qash e qetë, ndoshta duke parë një film prekës. Në veçanti te “Loss”, një lokal trendy londinez, është e mundur të ngashërehesh në paqe të plotë duke gëlltitur një pije dhe duke u përqendruar në faktin që është më keq të hiqesh si e lumtur kur nuk e ndjen se sa të jetosh një mbrëmje që është një antihelm ndaj kërkimit obsesiv të lumturisë.      

Megjithatë, jo gjithmonë situatat i ngjajnë këtyre klubeve. Jeta shpesh nuk na tregon mjedise komode për të derdhur lot sa të shkarkojmë gjithë stresin dhe ndjenjat e trishta.

Cila nga ne do donte të qaravitej në skrivaninë e zyrës së saj përballë kolegëve ose të humbiste kontrollin para miqve apo prindërve? Me siguri asnjëra. Por lotët shpesh shpërthejnë papritur e na tronditin në pak sekonda, duke na bërë të dukemi të paparaqitshme dhe të brishta.

Falë disa këshillave do mundesh të kalosh më lehtë këto çaste të sikletshme.
Në rast se në zyrë të mbërrin një sms i papritur me një lajm të keq, përpiqu të mos shpërthesh para kolegëve të punës dhe hiqu sikur nuk ndihesh mirë, për shembull sikur ke një dhembje të fortë koke, që të largohesh e të kalosh pak minuta në tualet  që të shkarkosh dëshpërimin.

Nëse duhet të kthehesh në tavolinën tënde të punës, mos jep asnjë shpjegim për gjendjen tënde shpirtërore dhe përpiqu të punosh pa pretenduar të jesh shumë e përqendruar. Nëse ke me vete, vër për disa minuta një palë syze dielli dhe thith flakonin e parfumit që mban në çantë ose një shami letre me aromë: do të të ndihmojë të ndihesh më mirë. Kërko kolegen që i beson më shumë dhe tregoji vetëm asaj stresin tënd.

Një situatë jo e panjohur është ajo kur shefi ka vendosur të të shkatërrojë ditën me kërkesa absurde ose me ndonjë diskutim krejt pa vend, që për shkak të strukturës “open space” të zyrës, merret vesh nga të tërë. Ja si t’ia dalësh.

Pas një çasti tërheqjeje, rinovo para të gjithave grimin me disa lëvizje strategjike: me shami të lagura hiq gjurmët e trukut të prishur; në qoftë se ke, hidh ca pika locion për shpëlarje sysh për të qartësuar vështrimin; pak ruzh ose pluhur mjafton për t’i dhënë ngjyrë fytyrës (mos e ngarko me fondatintë tjetër, do rrezikoje një grim me lara) dhe kalo pak rimel në pjesën e sipërme të qerpikëve.

Për t’u kthyer në tavolinën e punës me një pamje të qetë, bëj disa ushtrime frymëmarrjeje duke e futur ajrin nga hunda dhe nxjerrë nga goja nja dhjetë herë. Përpiqu të përqendrohesh në faktin që ke kaluar vështirësi herë të tjera dhe pikërisht këto të kanë bërë të jesh më e fortë. Fto një koleg që e ke qejf në mënyrë të veçantë për një pushim të shkurtër për kafe. Me siguri do ta dëgjojë me vëmendje problemin tënd e do të të bëjë të ndihesh më mirë.

Je ftuar në një martesë dhe pamja e çiftit të lumtur e të dashuruar të ka prekur e të ka rindërgjegjësuar për problemet në martesën tënde e punët që nuk shkojnë aspak mirë në jetën sentimentale? Thaji menjëherë lotët, para se të të prishet truku, pastaj merr në dorë ftesën apo ndonjë meny e zhytu në një gjoja lexim, deri sa ta ndjesh që sytë të janë tharë. Mos ndjej keqardhje për veten, por prano këtë çast dobësie dhe mendo që jeta është e mbushur me ndryshime të mëdha: jemi të thirrura për të ndryshuar dhe riorganizuar stilin e jetës dhe pikërisht e qara mund të na vijë në ndihmë për të menduar për zgjidhje më me fantazi.

Edhe lotët e lumturisë ndonjëherë dalin papritur: mund të ndodhë kur për festën e nënës djali ose vajza të dhuron një letër ku është formuar një lule me copa të vogla letre të ngjyrosura të ngjitura ose në shfaqjen që jep me fëmijët e tjerë të shkollës, kur sheh një njeri të afërt që del nga spitali. Në një rast të tillë lëre që personat ta shohin emocionin në fytyrën tënde të përzierë me lot, sepse kjo do jetohet nga të tjerët si një çast me ndjeshmëri të rrallë dhe një përfshirje e fortë emotive. 

Jeta