Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sokol Demaku: Seminar me përfaqësues të Europës Juglindore për ruajtjen e ambientit

| E shtune, 19.09.2009, 02:04 PM |


NË STOCKHOLM TË SUEDISË PO MBAHET SEMINAR ME PERFAQËSUSES TE EUROPES JUGLINDORE LIDHUR ME RUAJTJEN E AMBIENTIT JETËSOR NË KËTO VENDE

Nga Sokol Demaku

Për tri javë me radhë në Stockholm të Suedisë janë duke u takuar përfaqësues të vendeve të Europës Juglindore e së bashku me ta edhe perfaqësuesit e shtetit më të ri në Europë Republikes së Kosovës, të cilët janë duke prezentuar Republikën e Kosovës në këtë seminar para kolegëve të tyre, për të arriturat dhe problemet me të cilat ballafaqohet shteti më i ri në botë në këtë fushë mjaftë të ndieshme për jetën e qytetareve.
Ne këtu takuam Dr. sc. Afrim Syla ligjerues në e Universitetit të Kosovës , respektivisht në Fakultetin e Mitrovicës me të cilin biseduam rreth kësaj problematike dhe për punën e seminarit të cilin ai është duke e ndjekur këtu në Stockholm.
Afrimi është nga Mitrovica e thotë se është I specializuar në fushën e ruajtjes së ambientit jetësor respektivisht në menagjimin e zonave  rurale ambientale problematike në Republikën e Kosovës.
Ky punon në Institutin për hulumtimin dhe ruajtjen e ambientit  të Republikës së Kosovës si dhe ligjerues në fakultetin e Mitrovicës.
Seminari është i roganizuar nga ana e Organizatat joqeveritare suedeze SIDA dhe Sweko, në të cilin seminar po diskutohet rreth menyrës së ruajtjes së ambienit në vendet e Europes Juglindore dhe se Afrimi është I kënaqur me pjesëmarrjen në këtë seminar ku ai sheh një perspektiv të mire për ambientin kosovar pra për menyrën  e menagjimit të kesaj lamie.
Afrimi beson se edhe vet kosovarët do jenë më aktiv në këtë lami dhe se edhe do ketë efekte pozitive në këtë drejtim. Afrimi ka prezentuar në këtë seminar problemet me të cilat ballafaqohet mjedisi i qytetit të Mitrovicës si qytet problematik, pra perspektivat në të ardhmen në këtë mjedis. Afrimi mendon se seminari ka parashtruar para pjesëmarrësve shumë detyra konkrete rreth mjedisit dhe ambienit të cilat janë madhore për vendet në tranzicion dhe ne zhvillim e kjo është shumë me rendësi se Suedia ka nje përvojë  të mire dhe shumë të madhe në këtë drejtim dhe prinë kur kemi të bejmë me ruajtjen e ambientit në të gjitha vendet europiane mund të themi, pra ne këtu shofim një perspektiv të mirë në këtë drejtim dhe se besojmë se do gëzojmë ndihmën përkatëse nga BE dhe nga vet vendi mikpritës I këtij seminari Suedia.
Besoj se kur të kthem në Kosovë kolegëve të mi nga Universiteti dhe atyre në Qeverinë e Kosovës kam cka tu prezentojë nga ky seminar, por mendimi im është dhe duhet të jetë ashtu nga ajo që pam dhe degjuanm këtu ne vendin mikpritës së me këtë problematik duhet të merren njerëz profesionist dhe të specializuar për këtë lami e jo kush do dhe cili do.