E premte, 29.03.2024, 06:16 AM (GMT)

Kulturë

Veprat e Anton Nikë Berishës të botuara deri në qershor të vitit 2009

E shtune, 19.09.2009, 04:06 PM


Prof. Anton Nikë Berisha
Prof. Anton Nikë Berisha
Veprat e Anton Nikë Berishës të botuara deri në qershor të vitit 2009


Nga "Argeta - LMG", Tiranë
                                               
Veçori e një rëndësie të dorës së parë të narrativës krijuese të Anton Nikë Berishës është strukturimi gjuhësor i veprës që i rri aq përshtat përsiatjes: proza poetike e menduar dhe e njëmendësuar me aq mjeshtëri. Atë e cilëson një leksik i zgjedhur, i pastër dhe i pasur, një sintaksë e hijshme, e ngritur, e menduar mirë; aq e menduar sa dendur merr ngjyrat e sentencës, një sentencë të mbuluar me një vel poetik vezullues. Një prozë poetike që përshkon gjithë veprën dhe jo pasazhe të saj të veçanta; një prozë poetike që ndërpritet fare rrallë nga dialogë të shkurtër dhe pothuajse aspak nga ndërhyrja e autorit.
Në një vështrim krahasimtar-përgjithësues të dy protagonistët e romaneve që përmendëm, Gjin Bardhela dhe Nëna Tereze, i takojnë një humusi të njëjtë etnokulturor, për të cilin janë plotësisht të vetëdijshëm; veç me një dallim të thellë raporti mes komponentit etnik dhe atij kulturor. Tek Gjin Bardhela është mbizotërues i pari, komponenti etnik; tek Nënë Tereza, komponenti i dytë, ai kulturor kristian, që si i tillë merr përmasa universale, duke u manifestuar në kulmet më sipërane të qenies njerëzore, në një përkushtim vetëmohues absolut ndaj të varfërve, të sëmurëve, të pambrojturve, të pashpresëve.

 
I. Vepra të mevtësishme

- Kthimi i Skënderbeut në Krujë. (Vjersha për fëmijë), Rilindja, Prishtinë 1970.
- Përkime poetike. (Kritika letrare), Rilindja, Prishtinë 1978.
- Mundësi interpretimi. (Ese dhe vështrime), Rilindja, Prishtinë 1979.
- Pilivesa e flakëruar. (Poemë për fëmijë), Rilindja, Prishtinë 1980.
- Çështje të letërsisë gojore. Rilindja, Prishtinë 1982.
- Motra kërkon vëllezërit. (Roman për fëmijë), Rilindja, Prishtinë 1984.
- Teksti poetik. (Vështrime e kritika), Rilindja, Prishtinë 1985.
- Mbi letërsinë gojore shqipe. (Studime e artikuj), Rilindja, Prishtinë 1987.
- E Bukura e Dheut. (Roman për fëmijë), Rilindja, Prishtinë 1989.
- Shumësia kuptimore. (Ese dhe vështrime), Rilindja, Prishtinë 1990.
- E Bukura e Dheut bahet nuse. (Zgjedhje përrallash shqiptare), Flaka e vëllazërimit, Shkup 1991.
- The angry Could. (Re e mllefur). An Anthology of Albanian Stories from Yugoslavia. Translated from the Albanian by John Hodgson. The Kosova Association of Literary Translators, Prishtinë 1991.
- Bimorja. (Roman për të rritur), Rilindja, Prishtinë 1993.
- Vepra letrare e Martin Camajt. Rradhonjtë e “Zjarrit”, n. 18, Kozencë, 1994. Botimi i dytë i rishikuar dhe i shtuar, “Lajmtari”, Tiranë 2000.
- Ernest Koliqi poet e prozator. Radhonjtë e “Zjarrit”n. 21, Kozencë 1995. Botimi i dytë Toena, Tiranë 1997.
- Veçanti ligjërimesh poetike. Eurorilindja, Tiranë 1996.
- Tre saggi sull’opera di Giuseppe Schirò. Palermo 1997.
- Mbi tri vepra poetike të Zef Skiroit. Rilindja, Prishtinë 1997.
- Antologji e poezisë gojore arbëreshe. Antologia della poesia orale arbëreshe. Rubbettino, Soveria Mannelli, Catanzaro 1998. Botimi i dytë vetëm tekstet në arbërisht, Antologji e poezisë gojore arbëreshe. “Shpresa”, Kisha e Shën Ndout, Prishtinë 1999.
- Qasje poetikës së letërsisë gojore shqipe. (Studime e artikuj), Rilindja, Prishtinë 1998.
- Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe. Antologia della poesia contemporenea italo-albanese. Përkthimet në italisht Vinçenc Belmonte. Centro Editoriale e Librario della Università degli Studi della Calabria. Cosenza 1999.
- Burim drite e dashurie. Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1618-1998. Shpresa, Prishtinë 1999.
- Mbi letërsinë e arbëreshëve të Italisë. Pjesa e parë. Mësonjëtorja e parë, Tiranë 2000.
- Gjymtime dhe shëmtime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. Shpresa, Prishtinë 2001.
- Poezia për fëmijë e Mark Krasniqit. Studim monografik. Faik Konica, Prishtinë 2002.
- Antologji e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë. Mësonjëtorja e parë. Tiranë 2002.
- Gjin Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar. Roman. Faik Konica, Prishtinë 2002.
- Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës. Shpresa & Faik Konica, Prishtin 2003.
- Su due opere di Girolamo De Rada. I Canti di Milosao. Skanderbeg sfortunato. Palermo 2004.
- Nëna e dritës. Roman. Shpresa, Prishtinë 2004.
- Thelbësorja e besimit dhe lutjeve të Nënës Tereze. Fjala hyjnore. Prishtinë 2005.
- Çështje teorike të letërsisë. Faik Konica, Prishtinë 2005.
- Njëmendësia e fjalëve. Mundësi interpretimesh letrare. Shpresa & Faik Konica, Prishtinë 2006.
- Nëna Tereze: Jeta është vetë jeta e Zotit në ne. Studim. Tekste. Testamenti shpirtëror dhe letra të Nënës Tereze. Sanctea Crucis. Prishtinë 2007.
- Ferri i lodhur. Roman. Faik Konica. Prishtinë 2007.
- Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit dhe e hyjnimit të saj. Sanctae Crucis. Prishtinë 2008.
- Testamenti shpirtëror i Nënës Tereze. Fjala hyjnore. Prishtinë 2008.
- Shën Pali dhe Nëna Tereze. Qasje... Koferenca ipeshkvore e Shqipërisë. Tiranë 2009.
- Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit e të botës së tij. Faik Konica, Prishtinë 2008.
- Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. Luigi Pellegrini Edityore. Cesenza 2008.
- Antologji e kangëve kreshnike shqiptare. Faik Konica, Prishtinë 2008.

II. Vepra me autorë të tjerë

- Këngë dasme I. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1980.
- Antologji e përrallës shqipe. (Bashkë me Myzafere Mustafën), Rilindja, Prishtinë 1982.
- Këngë dasme II. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1984.
- Anekdota I. (Bashkë me A. Çettën e F. Sylën), IAP, Prishtinë 1987.
- Anekdota II. (Bashkë me A. Çettën e F. Sylën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1988.
- Vajtime, gjamë dhe elegji. (Bashkë me A. Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1987.
- Këngë kreshnike III. (Bashkë me A. Çettën, F. Sylën, M. Mustafën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1993.
- Antologia della letteratura degli Albanesi di Calabria. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2009.
- Kështjella e dritës. Libër leximi për klasën IV. Enti i teksteve dhe i mjeteve shkollore. Prishtinë 1994.

III. Komplete veprash

- Dushko Vetmi, Vepra letrare (Opera letteraria). Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica - Sezione di Albanologia. Cosenza 2007.
- Giuseppe Del Gaudio, L’opere drammatiche. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2008.

IV. Vëllime me poezi të zgjedhura

- Mirko Gashi, Plagë uji. Rilindja, Prishtinë 1990.
- Visar Zhiti, Kohë e vrarë në sy. Rilindja, Prishtinë 1997.
- Giuseppe Schirò di Maxho, Dove antico dolore. Dhembje e ngrirë. Palermo 1998.
- Vorea Ujko, Gërmime në dhimbje. A.C.I.G.A., Editrice Il coscile, Cosenza 1998.
- Vorea Ujko, Gërmime në dhimbje. Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
- Lluka Perrone, Ujëvarë lotngrirë. Radhonjtë: Shkrimtarë arbëreshë 1, Kozencë 1999.
- Lluka Perrone, Ujëvarë lotngrirë. Botimi i dytë. Faik Konica, Prishtinë 2000.
- Enza Scutari, Hënza fshihet prapa meleve. Svinga, Prishtinë 2000.
- Azem Shkreli, Rrënjë të gurta. Kuvendi Salezian, Prishtinë 2001.
- Azem Shkreli, Parola di pietra. Traduzione italiana di Amik Kasoruho. Lecce, 2005.
- Vorea Ujko. Fshehtësia e rrënjëve. Poezi e zgjedhur. Botimet Toena, Tiranë 2007.
- Ramadan Mehmeti, Bekimi i gjurmëve. Rozafa, Prishtinë 2008.
- Jeton Kelmendi, Erdhe për gjurmë të erës. GlobusR,Tiranë 2009.

V. Vëllime me punime të zgjedhura

- Atë Anton Harapit, Njesimi kombtár dhe ideali kombtár. Kuvendi françeskan i Gjakovës, Gjakovë 1997.
- Anton Çetta dhe vepra e tij (Autorë të tjerë për Anton Çettën). Kuvendi françeskan i Gjakovës, Gjakovë 1997.
- Atë Bernardin Palaj, Mitologji, doke e zakone shqiptare. Shpresa, Prishtinë 2000.
- Françesko Altimari, Vëzhgime gjuhësore dhe letrare arbëreshe. Shpresa – Kuvendi Salezian & Faik Konica, Prishtinë 2002.
- Atë Marin Sirdani, Françeskanët në Shqypní dhe shqiptarët katolikë në lamë t’atdhetarís. Shpresa – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
- Atë Marin Sirdani, Ndriçime të historís, të kulturës dhe të artit shqiptar. Shpresa – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
- Në mbretërinë poetike. Kritikë letrare për veprën e Anton Pashkut. Shpresa, Prishtinë 2002.
- Duaje Zotin me gjithë zemër. Biseda me Mons. Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit. Shpresa – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
- Anton Harapi, Shqiptari dhe bota e tij. - Anton Harapi, Të tjerët për Anton
- Autorë të ndryshëm për Anton Harapin, Shpresa, Faik Konica, Prishtinë 2003.
- Fishta, Piksime estetike mbi artin e fjalës. Shpresa, Prishtinë 2004.
- Mirash Gojçaj, Thesare të Malsisë. Emisioni françeskan, Tuz 2006.

VI. Transkriptime e përshtatje

- Rapsodi të një poeme shqiptare. (Transliteruar e përgatitur për shtyp bashkë me Anton Çettën), Jeronim De Rada, VEPRA 5 (Kompleti), Rilindja, Prishtinë 1983.
- Leonardo De Martinit, Harpa arbnore. Shkrimin hyrës Ernest Koliqi Shpresa, Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
Përshtati në gjuhën e sotme përkthimin e Engjëll Radojës Kuvendi i Arbënit 1703. Konferenca ipeshkvore shqiptare. Prishtinë 2003. Botimi i dytë Shpresa, Prishtinë 2003.
Përgatiti për shtyp dhe botoi numrat tematikë të revistës letrare “JETA E RE”:
Gjergj Fishta (Nr. 11-12, 1990),
Faik Konica (Nr. 3, 1995),
Martin Camaj (Nr. 1, 1996),
Anton Pashku (Nr. 4, 1996)
Atë Anton Harapin (Nr. 1, 1997).

VII. Përkthime letrare

- Epi i Gilgameshit. Përkthim nga gjermanishtja, plotësuar me shënime. Rilindja, Prishtinë 1984. Botimi i dytë Naim Frashëri, Tiranë 1990. Botimi i tretë i rishikuar Argeta – LMG, Tiranë 2008.
- Domeniko Korradinit H. Brusard, Lavdërimi i kryqëzyar. Përkthim nga italishtja, Faik Konica, Prishtinë 2008.
- Kënga e Nibelungëve. Kënga e pestë. Përkthim nga gjermanishtja. Botuar në veprën “Njëmendësia e fjalëve”. Shpresa & Faik Konica, Prishtinë 2006.
 
Shkrimi letrar diskursiv i Anton Nikë Berishës përbën një model të veçantë krijues e mendor, përbën këndvështrime të pasura të interpretimit të veprës letrare, përbën kompetencën e shkrimit, përbën metoda e mjete metodologjike të nduarnduarta në përcjelljen e zhvillimit e të lërimit të letërsisë sonë, që shquajnë, në radhë të parë, argumentin teorik, po edhe shqiptimin shkoqitës interpretues e shtresor të veprës letrare. Në rreth njëzet vëllimet monografike, kritiko – letrare, studimore a teorike – letrare (nga “Përkimet poetike” 1978 e deri te “Njëmendësia e fjalëve” 2006), ai kalon nga trajtimi eseistik i çështjeve, temave dhe problemeve, në vështrimin, në kritikën e mirëfilltë letrare e deri te format më të thelluara e më të ndërliqshme të krijimtarisë mendore, sikur janë studimet monografike për Camajn, Koliqin, Skiroin, Mark Krasniqin e Fishtën; mbizotëruese e fjalës diskursive do të jenë qenësia, parimi estetik i shumësisë kuptimore, veçantia e mëvetësia e veprës e jo kulti i biografemës. Shqiptimi i gjykimeve vlerësuese mbështetet gjithnjë në rrjetën nocionore e thellësore të tekstit letrar.

Prend Buzhala

Girolamo De Rada, Francesco Antonio Santori, Gilio Variboba, Giuseppe Schirò, Francesco Solono-Dushko Vetmo, Vorea Ujko, Luca Perrone, Enza Scutari, Giuseppe Del Gaudio, Giuseppe Schirò Di Maggio: ecco i grandi rapsodi arbëreshë, solo a volte aedi di se stessi, sui quali la geniale laboriosità di Anton Nikë Berisha, lui pure poeta kosovaro-calabrese, lui innovatore nell’uso della lingua albanese e in ciò al polo opposto del tradizionalista Kadare, lui avvezzo al rigore della critica strutturalistica, ci invita a fermare l’attenzione. L’attenzione dell’intelligenza, dell’intus legere. E dentro quei grandi rapsodi arbëreshë Berisha legge la dimensione mitica che caratterizza le loro opere: dove il testo poetico non è senza il subtesto poetologico, dove il tempo e lo spazio, le coordinate fondamentali dell’esistenza, si sollevano dal sensibile all’immaginale, alla cronologia e alla geografia dell’immaginale, dove Agostino ha più voce di Kant, e dove l’intreccio di Eros e Thanatos riscatta il quotidiano dalla sua banalità e lo proietta negli archetipi dell’inconscio collettivo.

Domenico Corradini H. Broussard
 
Jeronim De Rada, Françesko Anton Santori, Jul Variboba, Zef Skiroi, Françesko Solano – Dushko Vetmo, Vorea Ujko, Luka Perrone, Enca Skutari, Zef Del Gaudio, Zef Skiro Di Maxho: ja rapsodët e mëdhenj arbëreshë, vetëm ndonjëherë aedë për vetveten, për të cilët zelli gjenial i Anton Nikë Berishës, edhe ai poet kosovar – kalabrez, ai novator i përdorimit të gjuhës shqipe, për ndryshim nga tradicionalisti Kadare, ai që (është) i mësuar me përpikërinë e kritikës strukturaliste, na bën t’i kushtojmë vëmendjen. Vëmendjen e inteligjencës, të intus legere. Dhe brenda këtyre rapsodëve të mëdhenj arbëreshë Berisha lexon përmasën mitike, që i cilëson veprat e tyre: ku teksti poetik nuk është pa nëntekst poetologjik, ku koha dhe hapësira, koordinata qenësore të ekzistencës, lartësohen nga ndjeshmëria në atë përfytyruese, nga kronologjia dhe nga gjeografia përfytyruese, ku Augustini është më i pranishëm se Kanti, dhe ku gërshetimi i Erosit dhe i Thanatosit e shpengon përditshmërinë nga banaliteti dhe e projekton në arketipat e pavetëdijes kolektive”.

Domeniko Korradini H. Brusard


(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora