E enjte, 28.03.2024, 09:33 AM (GMT)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Dy fjale per poetet qe mbushin hambare me poezi

E premte, 18.09.2009, 05:25 PM


Dy fjale per poetet qe mbushin hambare me poezi

 

Nga Ilir Dardani

 

Duke qene vizitor pak a shume i rregullt i faqes me te famshme shqiptare ‘’Zemra Shqiptare’’ shikoj pranine e njerezve te letrave dhe ne te shumten e rasteve ndjehem mire. Por jo gjithmone mund te thuhen fjale te mira.

Ndonje poet shkruan shume, brenda nje nate arrin te shkruaje dhjetra poezi. Aksion i papare! Kjo eshte pikelluese sepse poeti qe preferon te mbushe hambaret me poezi nuk do te behet ndonjehere ‘’poet zyrtar’’, nuk do te fitoje ndonjehere seriozitetin e duhur, njekohesisht do peshtyje mbi poezine e tij ne vecanti dhe mbi ate me te rendesishmen, shqiptare ne pergjithesi.

Sipas mendimit tim (mendim i jo-poetit, jo-kritikut etj.) poezia do kohen e saj dhe kjo kohe nuk mund te matet me minuta.

Poezia eshte ndjenje e paster dhe ndjenja te tilla nuk lindin ne cast, pa hyre fare ne shpirtin e saj.

 

Poezi te klasit teper te ulet jam ne gjendje te shkruaj edhe une jo-poeti brenda 1 minuti:

 

Nje hap tjeter i hedhur te zhvesh lakuriq ne diten e pare te dimrit

Heshtja te thyen si akullin ngjyre-reshe ne prag shiu

Ketu ndalo, te murosesh e gjitha ne dashuri

Rrenjet e buzeqeshjes mos te t’i kafshoje miu

 

(Miu? Kete e vendosa me qellim. Megjithate me doli me e bukur se e disa poeteve :) )

 

Me vargje te tilla une nuk kam surrat te dal perballe lexuesit. Nuk mund te mbroj profesionin me para (duke botuar liber) apo duke perfituar nga interneti.

Arti do respekt nga jo-artisti. Poezia do respekt nga njeriu, por mbi te gjitha nga ai qe eshte ulur ne fronin e poetit.

 

Me poezi hambaresh nuk kam deshire te humb kohen une dhe askush. Prandaj nese poeti nuk shkruan vetem per veten, por edhe per te tjeret, atehere duhet te perqendrohet shume.

 

Ndonje poet tjeter nuk respekton as hapesiren pas presjes dhe e shfaq poezine e tij ne menyre harbute, thua se e ka vjedhur diku dhe po nxiton ta perplase diku tjeter!


Kohet e fundit u shfaq edhe nje ''poet'' skandaloz. Zhgarravinat e tij jane turpi i Zemres Shqiptare. Une e kuptoj dashamiresine e redaksise, por krijime te tilla nuk i sherbejne artit shqiptar dhe nuk duhet te publikohen. Pervec lexuesit edhe poetet e vertete ndjejne neveri! Sinqerisht, aq poezi te shpifura nuk shkruan as nje femije 6 vjecar! Zot c'dhimbje! Zot, c'tmerr! Ja, do e shkruaj nje qe afersisht eshte e tille:


Pse s'te vjen moj keq per mu
kur e di se t'kam dashuru
Kafe s'kam pi po gjumi s'me merr
une me ty du me u martu

(U mundova shume qe te dale sa me kot, por prape doli me e arrire se e ''poetit'')

ose nje strofe tallava-eske

Pasha allahun, din e iman
zemra si pushka: Bam! - po m'ban
Per toke e qiell, e qiell e toke
une pa ty vendin e kam bash n'grope

 

Nuk e kam ndermend te permend asnje emer ketu, por uroj qe ata (jo Ato sepse femrat kane respekt per poezine e lexuesin) qe veprojne ne kete menyre anti-art te reflektojne. Perndryshe do jem i detyruar ta ndaj ''shapin nga sheqeri''!

 

Poetet nuk duhet te behen si disa (shume) kengetare qe e kane perdhunuar e poshteruar kengen shqiptare dhe ate boterore.

Armiqte me te medhenje te artit jane kengetaret (kuptohet ai grupi i sherrit), prandaj le te mbeten keta dhe mos te triumfojne poetet, Ju lutem!

 

Jepini kohen e duhur poezise qe te keni kohen e lexuesit! Poezia lexohet ngadale, duke e ndjere cdo fjale e varg, por jo ato poezi qe jane shkruar pa ndjenja, me shpejtesi sketerre!

 

Rruga e jetes hapet me pene, por edhe me lopate!

 



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora