E premte, 19.04.2024, 02:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E premte, 18.09.2009, 01:02 PM


Zhbërja

(cikël me poezi)
 
Nga Përparim Hysi
 
1.Kujtimit të Nexhat Hakiut
 
Seç më erdhi vetvetiu
Dora vetë:Nexhat Hakiu!
Dhe më zgjati një lirikë
Një lirikë mbushur muzikë.
 
A s'qe shpirt mbushur lirika
Gjithë të ndenja për muzika?
Se çdo vjershë që shkroi Nexhati
Qe e ëmbël:hojemjalti!
 
Edhe vet qe simaptik
Qe i bukur...edhe pikë!
Po nga zëmra?Xhevahir
Sa bujar dhe aq i vdirë.
 
S'qe mësues,po Profesor
Sy e veshë:një auditor!
Fjala e tij,e ëmbël majltë
Që peshohej me karat.
 
Me karat matet floriri
Diktaturës,i daltë syri
Mprehu kosën për Nexhatin
Aq sa i mori xhanin.
 
E përdhosën,e lënduan
Edhe vjershat ia ndaluan
Pak nga pak,u tretë qiriu
Shkoi i ri,Nexhat Hakiu.
 
Sado koha bën të sajën
Ta harroj s'e kam kollajën
Qe lirik i ëmbël mjaltë
Rron,or rron,Profesor Nexhat.
                    
16 shtator 2006
 
2.Çupa nga Mollagjeshi  *
 
Njoh një çupë nga Mollagjeshi
Dhe i qesha,pa më qeshi
Tash,me të,më zu lezeti
Aty mjalti dhe sherbeti.
 
As që pyes unë nga mileti
Le të bëhet dhe qameti
Aty shkaku dhe sebepi
Syri i saj keqas më qepi.
 
Pale buza që më qeshi
Seç më fton të dalë tek sheshi
Mu tek sheshi,tek mejdani
Mua mëdysh më ndahet xhani.
 
Dal...është lehtë,po ç'ndodh më tej
Këtë dua që t'ju rrëfej
Mollagjeshen e mbërthej
Edhe qejfin ia dëftej
 
Se s'kam fjalë,po unë kam "vepra"
Epo kaq...se sosi vjersha...
 
*fshat në Elbasan

19 shtator 2006
 
3.Për një vetull,për një sy
 
Për një vetull,për një sy
Lemë rehat se vallahi
As që pyes për pleqëri
Bëhem unë prapë i ri.
 
Edhe nisem si veri
Sa gjej miken që thuaj ti
I puth vetull,i puth sy
Bëj si gjej e bëj si di.
                    
20 shtator 2006
 
4.Në fshatin tim  *
 
Vij në fshat dhe "nuk më njohin?!"
Nga t'më njohin kur s'më shohin?
Se,kur ika,qeshë flokëzi
Flokëbardhë qenkam tani.
 
6-vjet si vjetedrite
Të rëntë pika,o moj ikje!
Qenkam zbardhur,qenkam thinjur
O kurbet krejt më ke finjur.
 
E vendosa edhe pikë
Që nga vëndi mos të ikë
Do të vdes në timin fshat
"Ku më njeh dhe guri i thatë..."  **
 
*Mbrostar-Ura në Fier
**vargu i fundit është i Çajupit.
                    
20 shtator 2006
 
5.Zhbërje
 
Odisetë kanë marrë dhenë
Vallë,do kthehen në Itakë?!
Mbenë Penelopat,mbenë
Tretur e ligur në merak.
 
Andej,mes Shillës e Karibdës
Japin e marrin të mbijetojnë
Ca s'kanë as kokrrën e kripës
Ca i nëpërkëmbin,i përçmojnë.
 
Ca Circetë i kthyen në gurë
Ca u gënjyen prej sirenash
Ca qëlluan,me të vërtetë,zëmërgurë
Ca humbën,pa nishan,pandehmash.
 
Shkurt,gjithë ç'shkruaj,është zhbërje
ZHbërje,që pak nga pak,ha kombin
O ikje,o ikje,çfarë bëre?
Pse vallë vëndit i sjell kobin?!
 
Se politikanët të gjithë përçmim
As që duan ta shikojnë rrënimin
Tek shkruaj,jam helm e pelin
Vallë,kush do ta ndalë emigrimin?!....
                   
21 shtator 2006
 
6.Ikja e "Kometës"
Kujtimit të Maria Rafaelit   *
 
Këtë grua"mëkatare" seç e sollën mu në Fier
Se na qe "tradhëtare";nga kjo kohë drejt e në Ferr.
Nuk kish bërë asnjë turp,veç buronte mirësi
Porse burri qe në burg;akuzohej për tradhëti **
 
Veç kjudes se është armike;të shikohet me këtë sy!
Por"armikja" u bë mike;rrezatonte dashuri!
Se,sado që qe qiellore,e kish bërë enkas Perëndia
Ajo qe aq tokësore dhe për Fierin:Shën Maria!

Se si shënjte qe, e tillë:rrezatonte edukatë!
Kish një zëmër xhevahir,se nga goja nxirrte mjaltë.
Krejt një Fier atë e deshi(vallë,kush s'e desh Marinë?)
Fieri porosinë përqeshi,e sfidoi këtë radhë partinë.
 
Se punoi me përkushtim:e përpiktë si një sahat
E kujtojmë me përmallim,këtë grua zëmërartë.
Tek marrë vesh që paska"ikur",që ka shkuar nga kjo jetë
Ndjej në turp një të dridhur,sikur ja më zë korent.
 
Qe e bukur si kometë dhe e bukur iku,shkoi
Por në zëmra rron për jetë,Fieri kurrë s'do ta harroj
Për kometat thonë që kthehen;vallë,do kthehet dhe Maria?
Zëmrat tona për të shkrehen;për të qajmë nga dashuria.
 
*pianistja më e mirë që ka patur Shqipëria,ka qenë hungareze.Fieri e ka shpallur"Nderi i Fierit.
**bashëshorti i Maries,ka qenë artisti  i Operas dhe baletit,Stavri Rafael që u dënua me 25 vjet burg.Stavri rron në Budapest.
                               
26 shtator 2006
 
7.Soditje
 
Tek bëje shullë,të ka zënë gjumi
Po unë ç'kam,hë?Pse mëndja më humbi?
Flije për 7-qejfe siç fle pafajësia
Ja që,moj lezete,luan dhe pleqëria.
 
Se ishe ca "lisho",siç ndodh kur je vetëm
Ishe si më ishe,po them të vërtetën.
Një nur përmbi faqe,një qeshje në buzë
Ç'pashë,moj manushaqe,nuk dua kallauz.
 
Afrohem ngadalë,mos të zgjoj nga gjumi
Tani s'jam i gjallë;ika,i paudhi.
Tek të bëj sehir,sikur të vë "çmimin"
Ç'të them xhevahir?Çmënde Përparimin.
 
Sado që ngadalë,ecja si mbi gishta
Si mbi det me valë,më dukej se isha
Medet,ti u zgjove;terezinë s'e prishe
Buzëqeshjen ma hodhe;sikur mua më prisje?!
 
Tani unë afrohem;ndërsyer jam nga ti
Sado që afrohem;s'luan nga vëndi ti
Unë,tash,shkoj më "tutje"(kot s'jam firauni)
Jam i mbushur huqe(di ç'bëhet pas gjumi!!!)

30 shtator 2006

__________________

Sa do më pëlqente

(cikël me poezi)
 
Nga Përparim Hysi
 
1.Dhe...
 
Dhe do më shkruaje një letër të gjatë,
Dhe do të shkruaja një letër të gjatë.
Kështu,mendoja,me ditë e me net
Po kohë kaloi...dhe shpresa mbetë...
                     
20 shtator 2003
                 
2.E,si mund?
 
E si mund të jem me të vërtetë,i kënaqur,
Me këtë jetë të mërzitshme,banale,për reth?
Rutinë e monotoni:si derr i zgërlaqur
Dua që t'i shmangem,që mëndjen të mbledh.
 
Qetësinë e kam humbur;pothuaj:përgjithmonë!
(Sa qeshë në Shqipëri,vlerën nuk ia dita)
Hajde në kurbet dhe merr një leksion:
Se ç'vlerë të ka Atdheu?Të çmuar:si drita!
                         
20 shtator 2003
                   
3.Sa do më pëlqente!

Sa do më pëlqente që të mendoje,fshehurazi për mua
Se dhe,me kaq:do ndjeja gëzim!
Jam në një moshë që,dhe kaq,më mjafton mua
Se s'jam më djalosh si vullkan në shpërthim.
 
Kjo"fshehuri" mua shpirtin ma këndell
Se thellë dhe unë,fshehurazi,ndjej kënaqësi
Jam ngopur me profka...dhe me ëndrra në diell
Mund dhe kështu,ta ndjesh veten si i ri.
 
Ç'them,nuk është hiç supozim
Është kështu dhe nuk e luan topi
Mos u çudit fare,o ti,shpirti im!
Po beso se ç'them,unë,zëmërdobti.
                      
20 shtator 2003
                
4.Kush ma mori lumturinë?
 
Me mendimet e mia u bëra i lumtur
Kapërceva tutje,në vite e vite
Përbri qeshë një copëherë me një të bukur
U kapa pas këtij çasti si i verbëri prej drite.
 
Por,befas,m'u bë se ma vodhën lumturinë
Ashtu siç ta rrëmben dikush kafshatën nga dora
Dhe s'e gjej dot kush ma bëri hajninë
U kthiella,u ftoha si koha nga dëbora.
                       
20 shator 2003
 
5.Dhe mund të ndodh
 
Dhe mund të ndodh që dikë që ke dashuruar
Befas,kupton që nuk e do më.
Janë të shumta rastet(me kohë provuar)
Kjo e vërtetë një shije të keqe lë.
 
Mund të ndjesh  boshllëk,se diçka ke humbur
Se humbja është e ndjeshme dhe gjurma lë
Të kthehesh prapë atje?Ja që s'është e mundur
Se e ke dashur.Po,ja që s'e do më.
 
Pra,mund të ftohesh nga një dashuri
I pari s'je,po as  edhe i fundit
Faktet të shumta( eh,sa histori!)
Ndarja,dihet: dhëmb si plaga e plumbit.
                     
21 shtator 2003
 
6.Për t'u kthyer
 
Për t'u kthyer në atë vrullin e parë
Kur të rrëmbente pasioni dhe dashuria
Duhet një tronditje(tërmet me aq ballë)
Apo një"shkarje" sunduar nga marrëzia.
 
Se,ndryshe,na mbyti monotonia
Rutina e saj  vrasëse gati na streson
Apel u bëj gjithë viteve të mia
Kur punët i kryeja me pasion.
                   
22 shtator 2003
 
7.Në se...
 
Në se një ditë dashuria del nga dritarja
Ashtu si një flutur që nga dhoma del befasisht
Ja ku ju them unë:mes jush erdh ndarja
Kështu do ndodhë,sado që është liksh.
                       
 22 shtator 2003
 
8.Dua
 
Dua të fle mbi gjirin tënd
Kokën ta vë si mbi jastëk
Kjo dëshirë më kënaq si askënd
S'pyes në ndokush më thotë:jazëk!
 
S'di pse kjo dëshirë m'u kthye në obsesion
Aq sa nuk më lë një çast të qetë.
Kështu ndodh me këdo që dashuron
Dhe,fatmirësisht,është krejt e vërtetë.

22 shtator 2003
        
9....dhe mbeti

Dhe mbeti dasshuria
Si një mbishkrim mbi një pllakë varri.
Se e tillë qe "mundësia"
Dhe vdiqëm nga malli.
                    
24 shtator 2003
 
10.Ata sy aq të bukur

Ata sy aq të bukur
Pse s'më mbushin me gëzim?
Apo shpresën e kam humbur
Çfarë të them,o shpirti im?
 
Dua gëzimin që kam humbur
Të ma sillnin ata sy
Ata sy,moj,që i kam puthur
Që kur isha djalëri.
 
Në më kapi mua mërzitja,
Dua t'ma heqin ata sy
Për  ata seç më bie pika
Dhe tani që jam pleqëri.
               
26 shtator 2003
    
11.M'u tek
 
M'u tek që të shkoj gjëkundi mik
M'u tek:po ku të vete e të mbytem?!
Ka vdekur,ka ca kohë,për mua çdo mik
Se jam në kurbet dhe sa nuk lajthitem.
 
Do të lajthitem,s'ka si të ndodhë ndryshe
Se këtu jam i vetëm dhe s'kam asnjë mik
As mos hamëndësoni(me si apo qyshe?)
Nuk ka më keq;kjo gjëndje më  fshik.
                     
30 shtator 2003
 
12.E kam dashur të vërtetën
 
E kam dashur të vërtetën
Po vallë,ç'kam fituar?
Kur shoh që tërë jetën
Hipokrizia dhe gënjeshtra ka sunduar.
 
S'do mënd që kam ndjerë zhgënjim
Dhe shpirti ka filluar të më dhëmb
Mos vallë jam përjashtim?
Kjo pyetje gati po më çmënd.
                   
26 shtator 2003
 
13.E dënoj shortin tënd

E dënoj unë shortin tënd
Sado  tash është pak vonë
Fati yt vërtet më dhëmb
Dhimbja juaj si gjëmb më shpon.
 
Fati-qorr se nuk ka sy
(me symbyllur zgjodhe shortin)
E zhgënjyer ti je tani
Se e shoh tek varet lotin.
 
Lotpendese apo shfrimi
Dhe mallkon shortin e keq
Moralisht me ty,Përparimi,
Sa para:asgjë nuk ndreq.
 
Ti më thuaj:-Të duhet fjala
Unë veç fjalës vë dhe shpirtin
Se më dhëmb si ju plaga
Ndaj e ndaj me ju zhgënjimin.
                 
3 shtator 2004
         
14.Moj mike!
 
Moj mike që vuan,të lutem më trego
Ç'të brenë si molë përbrënda?
Se halli yt më bluan si në mokrra-o
Se njësoj si ty,zu t'më dhëmbi zëmra.
 
Pra,hapma zëmrën dhe më fol ashiqare
Se ç'hall si krimb,pak nga pak,të brenë
Përgjysëm ta ndajmë atë dhëmbje të madhe
Se përndryshe,përndryshe,unë jam bërë"ujem"
                      
3 shtator 2004

15.Ti

Ti erdhe e shqetësuar,se një brengë të mundon
Mua,si pakuptuar,jotja brengë më pushton.
Me gojë nuk flet fare,po loti të mbytë sytë
Unë futem në alarme,për hallin tënd,o shpirt!
 
Pa folur,unë të putha;shqetësimi shkoi sakaq
Tash gazi sytë t'i mbushka;brenga u firaps.
                         
20 shtator 2004
 
16.Kaq e kaq
 
Kaq e kaq çaste;ta dish sa kam pritur
Dilje ti,moj Kate,unë po si i robitur!
Isha robi yt,isha jotja hije
Isha si i dytë;pa mend qeshë në krye.
 
Ja ku erdhën çaste që aq i kam pritur
Se më puthe,Kate,dhe rashë i goditur
Rashë si i goditur;mos u ngritsha kurrë!
Dhe në se kam pritur,më mirë vonë se kurrë...
                      
20 shtator 2004
 
17.Pse?
 
Pse të bëri Zoti ty,moj,kaq të mirë?
Sa s'më bie loti,moj gurxhevahir!
Mbeta i nemitur,si një film pa zë!
Dhe në kam"lajthitur",mirë t'më bëhet-ë!
 
Më je aq e mirë,si lule e freskët
Unë si xhind i pirë,sa nuk më zënë ethet
Si ethet e gushtit;dridhem,veçëse dridhem
Në dreq i them turpit;përmbi ty hidhem...
                     
20 shtator 2004
 
18.Sylenjë!
 
S'më duhet përskuqja,s'më duhet buzëqeshja
Ato,përkundrazi,më ndezin më tepër
Se unë ty të dua.A e di ti,Sylenja?
Në s'ta thashë me gojë,po ta them me letër.
 
Se ti,sa më sheh mua,kthehesh në purpur
Purpur si qielli,ndërsa dielli perëndon
Unë të shoh ty;dhe zë më hipën temperaturë
Dhe dihet kjo ndodh veç kur dashuron.
                       
20 shtator 2004
                    
19.Ja

Ja:e hape kraharorin!
Ja: e hape!Po tani?
Opopo po bëj të voglin
Si i "vogël",gjirin pi.
 
Pi e pi e s'ndjej të nginjur
Mos po dehem si sarhosh?!
Dhe tani që jam kokëthinjur
Unë po mbeta"vogëlosh".
               
20 shtator 2004
               
20.Ata flokë

Ata flokë që mban lëshuar
Siç i mbaje vajzërisë
Seç më çojnë në mote shkuar
Tutje-tutje djalërisë.
 
Më kujtojnë një kohë të shkuar
Tutje-tutje djalërisë
Në ato flokë shpesh jam"strehuar"
Në takime dashurishë.
               
20 shtator 2004


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora