E premte, 26.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Mendime

Nuri Dragoj

E shtune, 22.09.2007, 02:09 AM


Nuri Dragoj
Nuri Asllan Dragoj, ka lindur më 22 prill 1951 në fshatin Zhepovë të rrethit Përmet. Arsimin 7-vjeçar e ka kryer në fshatin e lindjes. Ka kryer gjimnazin “Musa Fratari” në Këlcyrë dhe pas tij ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Veterinarisë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ka punuar si mjek veterinar në Ballaban dhe Zhepovë të rrethit Përmet. Në vitin 1987 është emëruar kryespecilaist blegtorie në Ndërmarrjen Bujqësore Otllak të Beratit. Në vitin 1989 në Stacionin Bujqësor të këtij rrethi. Pas këtij viti ka punuar në organe të ndryshme të medias elektronike dhe të asaj të shkruar. Aktualisht është kryeredaktor i gazetës “Republika”. Eshtë nënkryetar I shoqatës “Dëshnica” dhe kryeredaktor i gazetës mujore me të njëjtin emër.Ka kryer një sërë specializimesh pasuniversitare si “Për të rejat e shkencës në fushën e Veterinarisë”, një vit specializim për problemet e riprodhimit si dhe kurse të tjera të kësaj fushe. Ka mbrojtur gjuhën frënge dhe njeh gjuhët mirë atë italiane, ruse dhe disi gjuhën greke.

Ka 30 vjet që bashkëpunon me organet e shtypit. Në vitin 1990 ka botuar vëllimin me tregime “Më thuaj kush je”, në vitin 2004 monografinë “Lumo Pavari”, në vitin 2005 monografinë “Hajrrulla Muhametaj”, në vitin 2006 trion për krahinën e Dëshnicës me rreth 1200 faqe. Vëllimi i parë i
titulluar “Dëshnica dhe Dëshnicarët, vështrim gjeografik dhe jeta ekonomike”, vëllimi i dytë po me këtë okelio dhe titull “Njerëz që u këndon zemra” dhe vëllimin e tretë “Penë dhe pushkë për mëmëdhenë”. Po në vitin 2006 librin “Eshtra që akuzojnë” (zhvarrimet në Përmet turp I politikës). Në janar 2007 “Trebeshina dhe prapaskenat e Lidhjes së Shkrimtarëve” dhe së
fundi botimin e dytë të tij “Gjyqet e Trebeshinës”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora