E shtune, 20.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Mendime

Ali Rexhepi: Ta ndajmë shapin nga sheqeri!

E enjte, 17.09.2009, 05:56 PM


Ta ndajmë shapin nga sheqeri!

Nga Ali Rexhepi

Duke lexuar shkrimet e fundit dhe debatet që po zhvillohen këtu sidomos rreth përkatësive fetare të shqiptarëve u detyrova të shkruaj edhe këtë letër me shpres se do të kuptohemi që ne po zhvillojm debat dhe është mirë që debatin ta zhvillojm si njerëz të kulturuar pa ofendime, sharje, pa përdor fjalë të ndyta etj. Unë publikisht e pranoj se nuk jam njeri i penes e as intelektual, jam njeri i thjesht dhe si të gjithë ata që ja donë të miren kombit të vet edhe unë jam i tillë.
Po më duket sikur po i ngatërrojmë gjerat e shpeshherë po kemi edhe keqkuptime. Për mua nuk është njeri normal ai që është kundër Europës e sidomos kunër SHBA-ve. Ne shqiptaret, kemi pasur një fatë të madh që kemi pasur dhe kemi një mikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo, është një e vërtë që e pranon edhe historia, pasi që ne të gjitha momente më vendimtare për popullin shqiptarë, na është gjendur Amerika. Ishte presidenti Uillson ai që u bë shpëtimtari i mos coptimit të Shqipërisë, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ishte presidenti Bill Klinton dhe SHBA-të që çliruan popullin e Kosovës nga pushtimi barbar sërb. Ishte presidneti Bush dhe SHBA-të që mbështetën pavarësisnë e Kosovës. Pra SHBA-të, kan qen shpëtimatre për fatin tonë. Në këtë kontekest çdo shqiptarë, (pa marrë parasysh cilës fe i përket), me vetëdije, do të jetë përjetësisht mirënjohës këtij vendi të madh.
Përderisa nga ne po kërkohet toleranc dhe bashkëpunim me ata që na vran dhe na masakruan në mënyrën më cnjerëzore (e kam fjalën për serbet) dhe qe besa institucionet tona edhe po e përkdhelin këtë minoritet, pse ne shqiptarët mos të jemi tolerant ndaj njëri tjetrit, pa marrë parasysh cilit besim i përkasim. Unë jam i vetëdijshëm që Osmanliu ka qenë okupatorë, unë e di shumë mirë se kush jan arabët dhe nuk besoj që ka njeri që urren më shumë se unë arabët sepse për mua jan populli më i poshtër në rruzullin tokësorë. Mirëpo një shqiptarë i besimit musliman nuk ka nevoj të bëhet as turk e as arab për të qenë një musliman i devotshëm. Pra ne mund dhe duhet të jemi shqiptarë dhe pastaj dhe pastaj edhe musliman, krishter apo dicka tjetër.
Unë vëlla e kam vetëm shqiptarin dhe asken tjetër pa marrë parasysh cilit besim i takon shqiptari, ai është vëlla i imi e kursesi turku apo arabi. Islami sot në botë identifikohet me terrorizëm, dhunë, vetëvrasje e shumë të kqija të tjera. Mendoj se kjo është gabim sepse terroristi nuk njef as fe as kurgju ai është terrorist dhe asgjë tjetër. Ndërsa sa i përket Turqisë unë kam shkruajt edhe më lartë se kush ka qenë Turku, mirëpo gjërat kan ndryshuar dhe ne sot duhet të bashkëpunojmë me Turkun dhe duhet të krijojm miq në tërë botën e kursesi anmiq. Ne i dijmë padrejtësitë që ju bënë popullit shqiptarë nga Londra, Berlini, Parisi etj... por ja që sot gjerat kan ndryshuar dhe unë mendoj që ne shqiptarët si populli më pro Amerikan në botë duhet të bashkëpunojmë me të gjitha ato shtete që jan pro politikës Amerikane dhe pro shqiptarizmit, pa mar parasysh të kaluarën edhe pse të kaluaren nuk ban ta harrojmë kursesi.
Një fakt shumë shqetësues për mua sot në Kosovë është përhapja e vehabizmit. Këtu duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndajm shapin nga sheqeri sepse po më duket shumë njerëz por edhe debatues në këtë webfaqe po e ngatërrojnë vehabizmin dhe islamizmin tradicional shqiptarë. Vehabizmi dhe Islamizmi shqiptarë nuk kan asgjë të përbashkët, bile, bile këta njerëz më së shumti i shkaktojnë probleme Islamizmit tradicional shqiptarë por edhe vet Islamit në përgjithësi.
Vehabistët janë një realitet, si në Kosovë, po ashtu edhe ne viset e tjera shqiptare, ata zhvillojn aktivitetin e tyre pa u penguar nga askush. Ata janë njerëz të cilët në mënyrë problematike (pra, jo islamqe), po iu imponohen besimtarëve tradicional.
Këto probleme ekzistuese nuk duhet minimizuar e as mshefur, por as keqinterpretuar, sepse këto janë pengesa te zhvilimit, emancipimit dhe qytetërimit njerëzor e kursesi islami tradicional Kosovarë dhe atijë shqiptarë në përgjithësi.
Bashkësia Islame në Kosovë nuk ka mundësi, forc, e as kompetenca të parandalojë këtë fenomen shumë të rrezikshëm për popullin tonë, por jan institucionet tona që duhet të reagojnë, por si duket kjo po i shkon për shtati qeverisë dhe institucioneve tona dhe ata po heshtin sikur nuk është duke ndodhur asgjë.
Karrierizmi dhe egoizmi i tepruar qon shpesh në kriminalitet, korrupsion dhe tradhëti ndaj interesave të përgjithshme shoqërore dhe kombëtare. Prandaj, karrierizmi dhe karrieristët egoistë duhet të largohen sa më shpejtë nga pozitat e tyre udhëheqëse, para se ata të shkaktojnë dëme të pariparueshme për shoqërinë dhe cështjen tonë kombëtare.
Vehabistët apo ata njerëz të mjerë të paguar nga qarqe të caktuara antishqiptare gjithnjë në shërbim të këtij projekti anti-shqiptarë, kanë hapur internet kafet për të joshur fëmijët e moshave të ndryshme dhe pas seancave të internetit të dëgjojnë këshilla e tyre të errëta kundër Skënderbeut dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kundër Kadares, Nënë Terezës e shumë e shumë figurave të njohura kombëtare, kundër civilizimit perëndimor dhe kundër vet islamit tradicional kosovar.
Roli i sekteve destruktive në këto toka do të jetë fatal si për islamizmin tradicional të vendit, ashtu edhe për perspektiven politike të vendit.
Te mesojme njeher e pergjithmone, se jemi shqiptare dhe kemi kulturen dhe traditat tona nuk kemi nevoj për kultura të tjera cilat do qofshin ato që jan në kundërshtim me civilizimin por edhe ato që jan në ndesh me nderin dhe traditen tonë kombëtare. Ne i kemi thënë jo komunizmit dhe diktaturës së egër komuniste sepse ishin komunistët ata të cilët, pushkatuan, burgosën, shqiptarët, pse besonin në një Zot, në një Shqipëri, në një Kosovë e Çamëri dhe jo në Lenin, Marks, Engels, Tito, Stalin...
A nuk mjaftuan përqarjet ndërshqipëtare në pikpamje politike në dekaden e fundit, deri në urrejtje të verbër ndërvëllazërore, sa që shumë patriot dhe atdhetarë të shquar në Kosovë dhe Shqipëri u vran vetëm pse mendonin ndryshe nga të tjerët. Për këtë arsye kam shkruar në artikullin e kaluar që mos të hapim fronte të reja në mes shqiptarëve por të bashkohemi dhe ti luftojmë të gjitha këto veti negative dhe këto fenomene të rrezikshme për popullin tonë.
Shqiptarët përvec gjakut e gjuhës, besës e burrërisë, artit e kulturës,…, shqiptarët mbi të gjitha i bashkon kombi i tyre i shenjtë.
Shqiptari e ka dashur dhe e don perëndinë, jetën, kombin, lirinë, familjen, popujt tjerë liridashës, mirëqenien, gjuhën, artin, kulturën, arsimin,…, por, mbi të gjitha ai e ka dashur dhe e don tokën e tij - Atdheun, sepse pa tokë e atdhe, nuk ka as jetë, as komb, as liri, as fe.

Ali Rexhepi - Hässleholm-Suedi


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora