E enjte, 28.03.2024, 04:24 PM (GMT)

Kulturë

Poeti freng Lionel Ray - Laureat i Çmimit "Naim Frashëri"

E enjte, 17.09.2009, 01:13 PM


Lionel Ray
Lionel Ray
Edicioni XIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”


POETI FRENG LIONEL RAY - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI”

Nga Artan ARSLLANI

Tetove, 16 shtator 2009 - Laureat i Çmimit të madh letrar "Naim Frashëri" të Edicionit XIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti i madh freng Lionel Ray. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë prof.dr. Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarët Skender Sherifi (Beligjike) dhe Ndue Ukaj (Kosove). Në këtë edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshëm Lionel Ray do ta shpall edhe Anëtar Nderi të Festivalit. Laureat të mëhershëm të këtij festivali janë emra të njohur si: Ismail Kadare (Shqipëri), Abdellatif Laabi (Marok), Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Peter Poulsen (Danimarke) etj. Edicioni i 13 i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të mbahet prej 15 – 18 tetor në qytetin e Tetovës.
Këtë e bëri të ditur në Konferencën per shtyp, të mbajtur më 15 shtator, në Qendrën kulturore në Tetovë, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", Shaip Emërllahu.

Në vazhdim, ai lexoi një biografi të shkurtër të fituesit, ku ndër tjera theksoi se poeti Lionel Ray është poet i shquar i letërsisë bashkëkohore frenge. Robert Lorho (Lionel Ray) është pedagog i letërsisë moderne dhe profesor nderi i shkollës së lartë. Ka dhënë mësime të letërsisë franceze në Paris në klasa përgatitëse për shkollën e lartë elitare ENS-në.

Së pari botoi me këtë emër tri vëllime me poezi, mes të cilëve Légendaire (Legjendar), në shtëpinë botuese Seghers, libër për të cilin u shpërblye me çmimin “Guillaume Apollinaire” më 1965.

Robert Lorho merr pseudonimin Lionel RAY më 1970 me rastin e botimit të poezive të reja të prezantuara nga Aragon në “Les Lettres Françaises”.

Lionel Ray për tërë opusin e tij letrar ka marrë çmimin “Goncourt” të poezisë më 1995 dhe Çmimin e Madh të poezisë të Shoqatës së Letrarëve të Francës më 2001. Shumica e librave të tij me poezi janë të disponueshëm në shtëpinë botuese “Gallimard”. Është edhe autori i librave arti dhe dy monografive në shtëpinë botuese “Seghers”, njëra kushtuar Rimbaud-it, tjetra Aragon-it (prezantimi dhe përzgjedhja shkrimesh, koleksioni “Poètes d’aujourd’hui”).

Ka qenë anëtar i Komitetit drejtues të revistës Action poétique (Aksion poetik – 1973-200) dhe i gazetës mujore Aujourd’hui poème (Sot poezi – 1998-2007). Momentalisht është presidenti i Akademisë “Mallarmé”, anëtar i Akademisë Europiane të Poezisë dhe i komitetit të revistës Europe.

Në vazhdim, kryetari i jurisë, dr. Agron Tufa tha se, Linonel Ray është një figurë e madhe e poezisë moderne franceze dhe europiane, që me krijimtarinë e tij e ka mahnitë kritikën franceze, për shkak të modernitetit të vargut dhe substancës së poezisë. Lionel Ray është një ndër poetët më novatorë të sotëm. Kërkimi dhe eksperimenti i tij poetik shkon në një ballafaqim me misterin e lashtë dhe semantikën trashedentale të fjalës, metamorfozën e saj nëpërmjet një aventyre spektakolare të diskurseve dhe mikrodiskursve. Fushat semantike të poezisë së Rayit janë të nginjura me referenca dhe asociacione të holla, shpesh herë ironike e parodike. Fjala si element krijimi në poezinë e Lionel Rayt zbulon dhe zhvesh botërat nga perdet mbështjellëse për të mbërritur në thelbin lucid që e modelon botën në pirgje vegimesh dhe imazhesh. Poezia e Reyit ka gërshetuar përvojat avanguardiste e moderniste, që nga poezia postsimboliste e surrealiste, deri tek hulumtimi i formës dhe entropia e gjuhës. Eksperimentalizmi i poezisë së Linel Rayit përbashkon ontoligjinë ekzistenciale me ndjenjën bashkëkohore të një lirizmi human.

Temat e kërkimeve të mëdha të Lionel Rayt, janë zbulimi i misterit dhe identitetit njerëzor “kush jam, çfarë jam, pse jam, çfarë përfaqësoj në këte botë, kush është ai tjetri që bunë brenda meje, etj”. E gjithë kjo metafizikë, e përthyer në vargjet e një lirizmi ekstatik, përbën variacionet e identitetit kompleks njerëzor, ku ndoshta njeriut i duket vetja një qenje e huaj apo e tëhuajëzuar, e pa zbuluar, projektim i unit ku mendon se është subjekti lirik, por që në fakt prek kufijtë e zbulimit të një identiteti tjetër. Poezia e tij e ka një lloj tejdukshmërie, nëpër të cilën frymon një bukuri e distancuar, një dukshmëri që mundohet të shprehë të pa dukshmen e mishëruar me fjalën, formën, vargun poetik, që finalizohet te konkluzioni:

“Une jam ato fjalë që po i shkruaj! Jam misteri, enigma e atyre fjalëve, jam çfarë thonë ato fjalë, por ndoshta edhe më shumë se sa nuk thonë ato!”-tha kryetari jurise Agron Tufa.

Në edicionin e sivjetëm ardhjen e kanë konfirmuar 40 poetë nga 25 vende të botës: Kanada, SHBA, Islande, Holande, Danimarkë, Belgjikë, Estoni, Finlande, Gjermani, Francë, Jordani, Itali, Izrael, Palestine, Turqi, Hungari, Kroaci, Greqi, Bullgari etj. Sikurse në të shkuarën, edhe sivjet Drejtoria do te botojë antologjinë me poezi të poetëve pjesëmarrës.

Edhe programi i këtij edicioni do të jetë i larmishëm. Në kudër të tij, do të mbahet disa orë letrare, do te behet perurimi i laureatit te sivjetshem, do te promovohen libra, do te vizitohen lokalitete kulturore dhe historike etj.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora