E merkure, 24.04.2024, 09:21 PM (GMT+1)

Mendime

Rrustem Rugova: Unë nuk e caktova statusin e dëshmorëve

E merkure, 16.09.2009, 07:59 PM


Unë nuk e  caktova statusin e dëshmorëve             

  Më  erdhi keq  kur me shumë vonesë më lajmruan se në vebsajtin e zemrës shqiptare  Halit Elshani kishte shkruar me mllef kundër meje e kundër librit tim  - Varret e Përbashkëta / Mizoritë serbe e qendresa shqiptare në Rrethin e Istogut 1912/1999. Nuk e kuptova gjithë atë mllefn të z. Halit Elshani, të cilin në fakt edhe pse është istogas, nga jam edhe unë, nuk e njoh mirë. E di vetëm se ka punuar në arsim të Prishtinës dhe atje ka pasë një  aferë rreth tij, nëse ai insiston rasti mund të bëhet edhe publik, si ka qenë publik  edhe atëherë. Unë nuk jam përzier në punët e tij si është përzier ai tash rreth  meje, e as që synoj e as që kam qëllim të gërryej nëpër  biografitë e njerëzve. Por, saktësisht e di se ndër emrat , mdi dy mijë sish, që  kam përmendur në librin tim, nuk ka mundur të gjejë vend Halit Elshani, së pakut jo në mesin e atyre njerëzve që I kanë bërë rrezistencë pushtetit okupues serb e malazez  gjatë gati një shekulli. Unë mund të kem lënë anash pa e përmendur  ndonjë të merituar tjetër, por  Halit Elshani sigurisht se nuk e ka gjetur vendin në librin tim, nëse dikush ka dëshmi  tjera, unë  i kërkoj falje që më parë opinionit.  Kur e kemi mbajtur sesionin e të Djathtës shqiptare në Istog, në motelin  Trofta, një seminariste nga Bruksesli, disidente e njohur nga Shqipëria, kampasë vërejtje se në ëprogramet e këtijsesioni ishte radhitur edhe kumtesa e z. Halit Elshani. Ajo * Haliti e di për kënd është  fjala*  insistone që ai njeri të përjashtohet nga ai session, por ne, këshilli organizativ në krye me dr. Muhamet Shatrin e zbutem situatën, duke ia botuar temën Elshanit, në botimet a tij sesioni, por pa e lexuar aty publikisht. Poashtu, edhe në sesionin e sivjetëm të së Djtathës shqiptare që është mbajtur më 27 korrik në Shkup * unë për shkaqe shendetësore nuk mora pjesë*  Elshani paska dashtë që aty për paraqitet me këtë vështrim negative për mua dhe librin tim për Istogun, por nuk e paskan lejuar. Pse ky njeri është ngrefosur kundër meje, unë nuk po kuptoj.

Por më së rëndi më erdhi kur Elshani kishte shkruar  sikur unë qëllimisht I paskam ndarë e vecuar  dëshmorët  e Komunës së Istogut. Këtë unë nukdo ta bëja me asnjë kusht. Asesi dhe kurrë.  Në librin tim, pas shumë përpjekjesh, kam arrijtur të  dokumentoj se janë gjithsej 46 dëshmorë të kësaj komune. Emrat e këtyre dëshmorëve  janë të shënuar në lapidarian kryesor  të dëshmorëve që është ngritur në qendër të Istogut.  Dhe në librin tim këta dëshmorë përmenden që të gjithë, madje me të dhënat themelore, viti ilindjes, viti I rënies, vendi I rënies, pak biografi , etj, shënime këto që janë marrë nga libri> Të pavdekshmit e Dukagjinit> botim I Zonës së Tretë të TMK të Pejës, viti 2002. Në këto dy dokumente bazë, jam mbështetur kur kam klasifikuar emrat e dëshmorëve, prej qindra martirëve të tjerë që kanë rënë gjatë luftës  1998/99 në këtë komunë. Unë në asnjë mënyrë nuk kam mundur  të caktoj e të ndajë se kush ka rënë si dëshmorë, e kush si martir. Pra, këtë punë e kanë bërë  institucionet komunale dhe fundja, cështja e dëshmorëve të luftës për lrinë e Kosovës, rregullohet me ligj. Këtë e kam thënë në libër.

Pastaj Elshani më akuzon sikur unë qëllimisht ipaskam lënë anash dëshmorët dhe martirët e familjes Elshani nga Saradrani, Dasami, nga e kam vendlindjen Haliti. Ai këty e ka bërë gënjeshtrën më të madhe.  Në librin tim , faqe 234 shkruian, citoi> Masakra të tmerrshme  kanë ndodhur  edhe në Saradran  ku është rrahur për vdekje popullata civile, ku shumë veta  janë vrarë, e madje një të ri serbët e  kanë captuar me sharrë motorike… Halit Elshani , në kumtesën e tij të paraqitur në  Sesionin  e gjashtë të së Djathtës Shqiptare në mbrojjtje të Shqipërisë etnike * që është mbajtur pikërisht në Istog, në verën e vitit 2007, ka shkruar  ndër të tjera është për këtë masakër.  Nuk është rastësi  pse  serbët më 7 maj të vitit 1999 kanë vrarë  disa anëtarë të familjes elshani> tre djem të Adem Elshanit   nga Ozrimi – Xhevdetin, Dautin dhe Isufin, tre djem të Ramës  nga Staradrani – Hasanin, NImanin dhe Muharremin, , tre djem të Dautit – Myhedinin, Shemsedinin Nexhmedin dhe Evdylin e Imerit,  Në masakrën e saradranit, si ka shkruar Halit Elshani, janë vrarë  edhe Dina I Bajram Metës,  dhe Xhaferi me motër.

Këtu pastaj pason komenti im- ku thëm se  edhe kjo masaakër  e ka historinë e vet, për shkak se shumë burra  të Staradranit, Ozrimit dhe të Trubuhovcit gjithmonë kanë marrë pjesë në radhët e kryengrtitësve shqiptar. është fjala për  pjesëmarrjen e këtyre burrave në mbrojtje të  Shqipërisë etnike , bashkë me Kosovën, kur shqiptarët kanë mbrojtur kufijtë veriperendimor të Kosovës andej kah  kufijtë e etnisës sonë me Malin e Zi e Serbinë në veri.

Edhe dicka. Unë në vitin 1996, mbasi I pari në  Rilindjen e atëhershme kam shkruar  bashkë me gazetarin Daut Blakaj një fejton për masakrat komuniste në Komunën e Istogut. Për shkak të interesimit të madh të opinionit për ato masakra  që deri më atëherë kanë qenë temë tabu, në vitin 1997 e botova pjesën e parë të librit tim Varret e përbashkëta- mizoritë serbe e qendresa shqiptare në Rrethin e Istogut 1912-1945. Kam qenë I vetëdijshëm se mund të kem harruar ndonjë emër nga ata që kanë pësuar në ato masakra. Ka qëlluar që  në mësin e të masakruarve që I kam shënuar unë qëllimisht nuk e paskam përmendur Bajram Metën e Grabovcëqve .  Ratin e parë që e kam pasë në ndonjë shkrim timin në  Rilindje, apo në Bota sot, janë ato shkrime, e tash edhe në  botimin e plotësuar të librit tim, Bajram  Metën e kam shënuar në faqen 162. Ndërkohë kam  plotësuar atë listë të atyre që kanë pësuar nga masakrat komuniste edhe me emra  të tjerë, si është  emir I Ramiz Ferrit, Brahim Cetës, etj.

Lidhur me listën e të vrarëve, të zhdukurve, të plagosurve dhe të burgosurve  nga kjo komunë, them se janë shfrytëzuar për librin tim të tri burimet, lista e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Lista e LDK-së dhe një listë e botuar në gazetën locale, Gurrat e Bardha. Unë nuk kam mundur ti ndërrojë ato lista, si nuk kam pasë të drejtë ta ndryshojë as listën e dëshorëve, sepse atë e bëjnë innstitucionet, në bazë të veprës së dëshmorëve .

Me shumë keqardhje I hyra kësaj pune, që e konsideroj më shumë sqaruese për opinionin dhe familjarët e dëshmorëve e të të rënëve, që e meritojnë lavdinë e përmotshme të të gjithë ne të gjallëve.

Unë nuk e kam ndërmend  dhe nuk dëshiroj që të vazhdojë më kjo polemikë. Unë e konsideroj të mbyllur, pos nëse nuk do të jem I detyruar .

Me nderime, Rrustem Rugova


(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora