E shtune, 20.04.2024, 04:25 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Dikujt vonë i del gjumi e dikush flet në kllapi

E merkure, 16.09.2009, 06:26 PM


DIKUJT VON I DEL GJUMI E DIKUSH FLET NË KLLAPI

Nga Selim Hasanaj

Si fëmi isha entuziast dhe e bombardoja babë Mustafen me pyetje. Mbaj mend se kemi pas nji farefisë që ishte pak i trash prej kreje dhe mbaj mend se baba thoshte; fol me te e rruj vo, voja lesh nuk ka. Nga baba kamë ndegjue edhe at meselen per gomarin të cilin e kishte ngran ujku deri te qafa , por nga demelia nuk ngritej, thoshte mos asht kjo nji anderr e keqe. Nga baba kamë ndegjue edhe at : Ujku don mjegullë, dhe vertetë sado që po bahen 16 vite që kur baba im iku në boten tjeter ( past ndjesë) nuk po kalon asnji ditë pa mu kujtue ai burr i quditshem, fjalë pak por stabil dhe kur fliste fjalen e ti se luente as topi. Paragjykimet e ti tregoheshin per fushe heret a vonë. Unë hapa këtë shkrim me pak kujtesë per babën tim sepse derisa lexova komentet e shkrimit tim të botuem diten e 16.09.2009 në zemrashqiptare.net më banë pershtypje dy komente fund e krye dhe disa fajli në nji koment tjeter. Andaj pash se thanjet e babës tim mund tiperdor per ta ba nji replikë me komentuesit. Bjen nji kashtë e i nxjerr gjashtë, thotë ajo e popullit.
KOMENTUESI me nofken TAFA shkruen:" Leni more këto, boll ma me këto kacafytje fetare se e keni teprue. Besimi është formë e vetdijes dhe nuk ndrrohet sikur këmisha. Kemi punë ma të menqme se të krijojmë urrejtje fetare që kurr nuk e kemi pasur. Toleranca fetare ishte dhe do të jetë vlerë e shqiptarit. Si duket disa në prendim i kanë mirë punët dhe janë ngopur me të gjitha dhe tash kanë kohë të merren herë me fe e herë me Kanunin e Lekë Dukagjin. Mos shitni mend se jeni ba të neveritshem".
Zotniut me nofken Tafa po i pergjigjem se po qese dakordohem me te dhe i LA BOLL KËTO KACAFYTJE, ( sipas Tafes) Tafa as që i ka fillue, inteligjenca shqiptare dhe institucionet e shteteve shqiptare as që po ndihen per së gjalli, por perkundrazi heshtas zhvatin ate që u ofrohet në këtë mjegullnajë kobzezë që kombi papritmas u gjetë, heshtin shumica e patriotve shqiptarë pa dallim feje atëherë a nuk do të thot kjo se askush ma nuk po u mirrka me kombin e vetë, atdheut ju fut thikë mas shpine. Per mue dhe per bindjen time po, kjo asht kështu.  Dikush duhet me folë.
Taf i nderuem, të fillojë me nji kronologji. Nuk u ngriten rastesishtë vëllaznit Frasheri , Jani Vreto, Pashko Vasa, Ilaz Dibra, Sylejman Vokshi, Preng Gulia, Ymer Prizreni, Mic Sokoli ( spjegim lexuesit, Mic Sokoli ishte paraardhes i trungut tim familjar), Ali Ibra, Haxhi Zeka, Ali Pashë Gucia etj, etj në fundvitet e shek 18 dhe fillimin e shek 19 dhe me cka paten e luftuen pushtimin pesë shekullor të perandorisë osmane. Athue rastësi ishte kjo etapë e historisë sonë e cila lau me gjak pllam per pllam tokat shqiptare?! A thue rastësi ishin ekspeditat e Dergut Pashes,Shemsi Pashes, Mehmet Ali Pash Maxharrit e sa e sa pashallarve e vezirve osmanli të cilet vranë, pushtuen dogjen e dhunuen gjithcka shqiptare derisa e shuen me gjak LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT dhe i dhuruen tokat tona serbve dhe malazezve të cilat të pushtueme janë edhe sod e kësaj dite. Athue rastësi ishte se as pas kësaj shpirti shqiptar pa dallim feje nuk pushojë së kerkuemi LIRI  dhe tash në mes të PARLAMENTIT TË SULLTANIT per ta kundershtue asimilimin dhe per ti tregue se KOMBI SHQIPTAR EGZISTON,dhe se ky komb sado që ka perqafue fen islame ai nuk asht turk as musliman, por asht SHQIPTARË. Dhe tash dalin bijt e shqipes si Hasan Prishtina, Ismail Qemali, etj, etj dhe mobilizojnë djelmin anekand trojeve ethnike per clirim nga pushtuesi pes shekullor turk. A ishte rastësi lufta krah per krah e Hasan Prishtines , Ismail Qemalit , Isa Boletinit, Idriz Seferit, Bajram Currit, Bajram Daklanit, Elez Isufit etj etj trima të besimit islam me Luigj Gurakuqin, Dedë Gjon Lulin, At Gjergj Fishten, Dom Ndre Mjeden, Themistokli Germenji, Mihail Grameno, Qerqiz e Bajo Topulli dhe dhejetra trima tjer të besimeve katolike dhe ortodokse?! Që të gjith, nga i pari deri në të mbramin SHQIPTARË VËLLAZEN TË NJI GJAKU.
Pra z. Tafë i nderuem, nuk duhet të më bash trusni të heshti, perkundrazi askush nuk duhet të hesht, duhet të gjithë të flasim ti tregojmë botes se neve jemi nji komb, kemi nji histori dhe nji kulturë të lasht sa vetë planeti TOKË. Nuk identifikohemi me fetë e botes, neve jemi SHQIPTARË. Ti z. Tafë flet per tolerancen fetare, per cilen tolerancë e ke fjalen. Nese per tolerancen fetare të popullit shqiptarë neper shekuj , pajtohem me ty sepse vertetë neve ishim shembull per të gjithë. Ama nese fletë per të sotmen, të lutem mos fol ne kllapi. A nuk e shef se ku jemi ka shkojmë , a nuk e shef se sa investimet po bahen per ta shkatrrue jo vetem tolerancen tonë tradicionale fetare, por edhe per ta shkatrrue kombin, per ta asimilue ate. Per ti zhduk nga harta shtetet shqiptare. A guxojmë të heshtim?! Mue perdit më vijnë kerrcnime në e-post adresen time private nga lider të disa forumeve islame pse po shkruej në at kaqikun tim per ta mbrojtë identitetin SHQIPTARË të kombit tim. Tash njifar Behar Beqiri boton pamflet ku paralajmron derdhjen e gjakut tim per shkrimet e mia që po i bajë. Kush asht ky shqipfoles që as emnin nuk ka guxim ta tregojë, por perdor pseudonim?! Mund të më vrasish o efendi, kjo asht punë që secili mund ta banë me secilin. Por ti po harron se me sjelljet e tua dhe atyne si ti, me veprimet e juve juve katerqiprisht po i vertetoni thanjet e mia permes shkrimeve, po vertetoni se juve nuk jeni shqiptarë, nuk ja doni të miren Shqiprisë, Dardanisë e kombit shqiptarë sepse juve jeni kriminel që keni cpif nji sekt me të cilin po e shkatrroni fenë islame në radhë të parë e pastaj kombin shqiptarë. Pra Behar Beqiri ,të falemnderit që me letrat tua , me veprimet tua po i verteton shkrimet e mia vizionare. Vrajem kur të duesh. Unë nuk mendojë si Ti sepse unë jamë shqiptarë dhe asgja tjeter. Ti ke të drejt të jesh kush të duesh, por nuk ke të drejt të kerrcnosh me gjak. Mos harro se  në zakonet shqiptare gjaku lyp gjak dhe farë e fisi im din ku do e kerkojnë gjakun tim. Unë nuk e di kush je ti derisa mshifesh mas shallvareve por di kush asht shefi yt. Ate e din e krejt shqiptaria, dhe ai do pergjigjet herdokurdo per veprat e juve dhe edhe per gjakun që kerrcnoni se do e derdhni. Dhe per ate se zotni Tafa thotë se disa në prendim i kanë mirë punët, po e demantojë menjiherë. Neve në prendim dhe kudo që jemi si mergatë punët i kemi mirë ndoshta vetem me anen ekonomike, sepse ti që se ke pervue as nuk muj e imagjinon se si zemra dhe shpirti i mergimtarit derdhe lot e gjak per gjuhë të nanës, per komb dhe atdhe. Më falë që tu paskam ba i neveritshem Ama dikur të bien në mend fjalet e mia, nese je shqiptarë, nese je si ky vrasësi potencial Behar Beqiri po ta besojë se të jamë ba i neveritshem. Kaq me tye z. Tafa dhe me ty Behar Beqiri.
Komenti tjeter që më bani pershtypje ishte nga z. Sefa. Ky komentues me ketë nofkë shkruen: " Selim Hasanaj benë mirë që ngre debate, por debatet fetare nuk kanë peshë ke shqiptaret sepse kemi qështje tjera më të randsishme.... Do të ishte më e qelluar të ngritet debati pse na tradhtojë EULEXI, Amerika me këtë marveshje.... dhe mos të harrojmë se mund të jemi viktimë e ardhshme e marrveshjeve si kjo EULEX-SERBI dhe vaj halli per neve..."
Z. Sefa ,nese per z. Tafa mund të them se ka folë nga kllapia per tye po them se  po më duket se posa të paska dal gjumi.
Asht pikrisht kjo që po ndodhë , ajo që unë ju kamë frigue qysh kur pata pa xhaminë e gjelbert në udhkryqin që qon per në Prekaz, kur në gushtin e vitit 2001 per herë të par pas shumë vitesh shkova andej dhe doja ta vizitojë Kullen e Jasharajve.. Asht pikrisht kjo që po ndodhë tash e që të paska alarmue edhe Ty pse unë kesh cmend nga habia kur isha në Parlamentin e Dardanisë në zyre të nji mikut tim që punon aty dhe atë ditë në Parlament ishte Havier Solana me nji diplomat amerikan dhe kur nga të kater anet filloj falja e namazit permes autoparlantve të xhamijave per rreth Parlamentit të Dardanisë. Unë që nga ajo kohë kamë thanë si në shkrime , si në neja e biseda me miq dhe farefis se; NUK JEMI KA DIM SE CKA PO BAJMË, JEMI KA E PREJM DEGEN NË TË CILEN PO QENDROJMË, NESE NUK NALEMI KJO KA ME NA KUSHTUE SHTRENJT, ETJ , ETJ THANJE DHE A NUK PASKAM PAS TË DREJTË?! Gjyko vetë z. Sefa. Si po mendon zotnia e jote, ti me jau shurdhue veshet Evropes dhe Amerikes me namaze permes autoparlantve, me i quejt QAFIRA, KAURRA, TË PA FE, DEPSUZA , DINSUZA, dhe me i hudhë në të njejtin kosh mbeturinash sikur serbet vetem pse po u kryqojkan në vend të shahadetit,  dhe ti vet me u këthye andej nga kurr nuk ke pa hajr, as nga kurr nuk i ke perkit, e tash kur duhet të vendoset dicka që tye ta ka andja po ua sheh per të madhe Evropes dhe Amerikes , po befasohesh aq shumë sa ti këto po i quen TRADHTARE. Miku im , nuk di kush je, por po ta thamë nji , sa e ke lodh trunin per me gjet shprehjen tradhti per Ameriken dhe Evropen, pse nuk e ke lodh trunin me i pa të kqiat tona, veprimet tona kobzeza, tradhtinë tonë që ja bamë jo vetem Evropes dhe Amerikes, por neve e tradhtuem gjakun e mbi 16.000 viktimave të kësaj luftes së fundit kunder serbve, e tradhtuem dhimbjen e poshtrimit të nanave, motrave dhe bijave tona të dhunueme nga pushtuesi serb në luften e fundit dhe e tradhtuem atdheun dhe kombin. As unë e as kush nuk e mohon se neve jemi popull që si fe mes tjerave kemi edhe fenë islame. Por njerzit normal, njerzit me dy fije mend kurr nuk veprojnë cka u veprue dhe po veprohet  kinse në emen të fesë islame keto 10 vitet e fundit në Dardani e besa edhe në Shqipni. Andaj unë per fund tye z. Sefa po ta thamë se nese jemi shqiptarë dhe nese neve e kemi demostrue dhe e demostrojmë identitetin tonë dhe kulturen tonë SHQIPTARE , vertetë jazek u koft Evropes dhe Amerikes se na kanë tradhtue. Por unë e di sepse jamë dhe do vdes i sinqertë se Evropen dhe Ameriken e tradhtuem neve me paraqitjet tona ekstreme islamiste. Nji shtet islam në mes të Evropes nuk e duron as Evropa as Amerika. Ti z. Sefa posa je zgjue nga gjumi ndersa unë bajë net pa gjum dhe frigohem mos po na këthehen Evropa dhe Amerika sikur që ju këthyen Talibanve në Afganistan levizje të cilen vet e paten ngrit per ta luftue Bashkimin Sovjetik. Nese kjo na ndodhë nuk kemi kujt i ankohemi pos vetes tonë. Neve po i shfrytzojmë, po i perbuzim, po i nenqmojmë dhe po i tradhtojmë miqet tanë. Kjo na revanshohet. Kerkush nuk hanë barë thotë nji e popullit.
Dhe per të gjithë komentuesit e posaqrisht per Burimin. Po sikur të kishim qeveri dhe institucione tjera shtetnore të mirfillta as nuk do kishin sekte dhe misionar të tyne rrugve, as nuk do kishin artikuj të Selim Hasanaj, Ilir Dardanit, Baki Ymerit, e sa e sa tjerve neper gazeta dhe gazeta interneti. Burimi shumë bukur e ka perkujtue portalin e qeverisë së tandemit Thaqi - Sejdiu.
Shpresojë zotni Sefa se do i lash sytë dhe do i pervishes punes tue i thirr vetdijes së shnosh ashtu sikur shpresojë se edhe Tafa do zgjohet nga kllapia. Ndersa Behar Beqiri le të mpreh shpaten per me derdh gjak, ai per këtë paguhet nga Beogradi. Mue nuk më paguen askush unë i sherbej KOMBIT TIM SHQIPTARË as nuk kamë pushkë as shpatë. Arma ime asht lapsi.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
16.09.2009


(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora