E enjte, 28.03.2024, 03:14 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Disa nga artikujt e mi gazetareskë

E merkure, 16.09.2009, 04:24 PM


KANDI i bacës

 

E DIN MIXHA SADRI KUR ASHT BUKA PAPJEKË

 

Më 26 kallnor të këtij vjeti pritshin bukur shum vetëpara shitores së bukës nr. 2 të “Zvezdës” në Pejë. Para nesh ishte plaku Sadri Alija nga Nobërxhani. Ai u ankua se buka që iu dha ishte e papjekun. Kët gja e pamë edhe na tjerët që pritshim në rresht. Mirëpo, lutjet e tij për t’ia ndërrue bukën shkuen huq,sepse shitsi ishte sa kokëfortë aq edhe i pasjellshëm. Ai e përcolli me shamje e fjalë të pahijshme në sytë e gjithë neve. Shumë u kthyen pa ble bukë. Nji shok e porositi mixhën Sadri qëtë shkojë te inspektori. Mirëpo ishte vonë. U nisëm me autobus për Prishtinë e mixha Sadri me bukë të papjekun në dorë, sigrisht tue kërkue milicin kujdestar.

 

Kadri Osmanj, mësues, Prishtinë

 

(“Rilindja”, E enjte, 10.II.1966, f. 6)

 

KANDI i

bacës

 

PUSI NË TORISHTË

 

Katundi Koliq gjindet nja 25  kilometra në veri të Prishtinës. Edhepse larg qytetit katundi

dita ditës po zbukurohet. Në te po ndërtohen shtëiaja të reja e higjenike. Në qendër të

katundit gjindet shkolla fillore shtatëklasëshe që i jep një pamje edhe më të mirëkatundit.

Por, tanë kët pamje të bukur e prishë pamja e keqe e mahallës s'Ahmetajve, ose si po e

quajnë kohëve të fundit "lagja e shkrumit". Kët emën, lagja në fjalë nuk e mori rastësisht.

Me të vërtetë aty punohet pak. Shum shtëia e pleme duken të pambulueme fare e oborret

pa thurë e rregullue. Në kët lagjë më ra në sy- pusi në torishtë. Asht për tu çudit se pronari i pusit në fjalë edhepse nuk asht interesue me e largue torishtën nga pusi ai nuk e ka rrethue me kurrgja që të mos hyjë plehu. Ky po u gatuaka bukë edhe mësuesve, të cilëve nuk e dij  a u ka ra në sy - pusi në torishtë - Beqir Beqiri, Koliq (artikullin e ka shkruar Kadri Osmani në emër të nxënësit të vet)

 

("Rilindja", 6.V.1966)

 

DRAGANI DHE REFORMA

 

Reformën ekonomike shum kush e ka kuptue mirë, por ka edhe sish që nuk e kanë kuptue

ose nuk e duen me e kuptue për shkak t'interesave të veta personale.

Ai që shkon në Keqekollë nuk shpëton pa i ra në sy katër derrat e milicit Dragan që kullosin tanë ditën nëpër ara të katundit. Njeëzit, si për çudi, as nuk i ndjekin derrat nga arat e tyne, sepse thonë: "bre vëlla të milicit janë"...! E shumë kushi ia zen për të madhe pse Dragani i mbanë vetëm katër derra, kur mundet ma shum, mbasi për ta nuk hargjon kurrgja!

Kadri Osmanj, mësues, Keqekollë

 

("Rilindja", 6-V-1966)

 

 

KANDI i bacës

 

MJAFT DALLAVERE

 

Në "Rilindjen"e 6 majit të këtij viti, në rubrikën "Lexuesit na shkruajnë" u botue artikulli

"Pusi në torishtë" i Beqir Beqirit nga katundi Koliq, komuna e Prishtinës.

Menjiherë e pash t'arsyeshme me shkkrue kundër këtij artikulli dhe me nxjerrë në

dritëtëvërtetën. Të kuptohemi: Beqir Beqiri nuk është autor i këtij artikulli. Kët artikull e kanë shkrue dy mësues, e që në tëvërtetë qysh pprej ditës që shkelën nëtrollin e këtij katundi ua nisën dallaverevet dhe shpifjevet të pareshtuna. Ash mëtak dhe dobësi e madhe që shokët mësues: Kadri Osmani dhe Jusuf Beqiri të merren me këso gjanash dhe të përpiqen me u mëshefë mbrapa "kritikës".

Mbasi po ekzistueka pusi në torishtë - si pohojnë ata, s'i dalin  zot pohimit të vet, por përpiqen me e gjuejtëgurin dhe me e mëshefë dorën. Që tëdy mësuesit nëfjalë janë miq nddërmjet vedi, kurse me familjen e shokut - pronar të "pusit" - tash e sa kohë qenkan në gverr - gverr ky që s'ka hije dhe asht fakt i paarsyeshëm.

Beqir Beqiri asht vëlla i Jusuf Beqirit dhe si duket, Jusufit i paska ardhë "keq" me e vu emnin e vet në fund t'artikullit, e këte ia ka mbështetë Beqirit - nxënës i këtij katundi.

Më duket se asht e arsyeshme që kët rrenë dhe pallavër të tyne të pa shije me e luftue dhe hudhë poshtë si tendencioze. Paraqitet pyetje: Pse vallë kjo familje "me pus në torishtë" po u gatuaka bukë mësuesve? Pse mësuesit po e ngrankan bukën e këtij pronari të "pusit" - kur familja e tij qenka tejet e papastërt - siç pohon artikullshkruesi?

Edhe fëmija ma e vogël kishte mund me e pa dhe hetue se artikulli i shokut Beqir kambë e krye fyes dhe i pa krypë. Si ka mjnd shoku mësues me e përgojue një familje të tillë, e cila kurrë nuk ka qenë e keqja e kurrkujt. Kjo asht e pamujnndun shoku Jusuf Beqiri: dihet se disa herë ke dalë para gjyqit për disa gjana që nuk të kanë hije. Kurse familja e përgojueme "këtu" nuk asht akuzue kurr për asnjë delikt. Artikulli juej asht vetëm i asaj gjinije që dikush cilësitë e veta të këqija mundohet me ia mëveshë tjetërkujt.

Halil Elezi, nga katundi Koliq.

 

("Rilindja", 24. V . 1966.  f 5)

 

 

KANDI i bacës

 

"DREQI NË GRUSH"- SHPIFJE FYESE

 

Në "Rilindjen" e 9 dhetorit lexova nga "Kandi i Bacës" artikullin me titull "Dreqi në grusht". Sa asht përmbajtja fyese aq ma tepër mëçudit se si autori mujti me thurë nji shpifje t'tatillë.

Përmbajtja ka të baj me disa punë intime tim eti, prandaj për hir të sëvërtetës po e shkruej kët artikull.

Artikullshkruesi gënjen lexuesin tue thanë se si miku i sëmunë e ka kërkue librezën e shëndetësisë t'atit tim dhe se gjoja për dredhina ai garantueka. Madje se paska shkue me qerren e ndihmës së shpejtë në Shkup, etj., etj. Thot se pas vdekjes së të sëmunit erdhën katundarët me pa n'odën e babit tim dhe se u habitën kur këte e panë të shënndoshë kur i përcolli. Në vazhdim thuhet se tim babë iu paskan ndërpre t'ardhunat mujore si pensionist,derisa, gjoja ky paska shkue me kntervenue n'Entin e sigurimit.

Të gjitha këto janë rrena dhe shpifje fyese. Qe vetëm disa fakte të vërteta që përgënjeshtrojnë artikullin në fjalë:

-Im babë asht i sëmunë nga paraliza prej 13.VIII.1964. I asht shtangue gjysma e djathtë e trupit dhe ashtu asht ba i palëvizshëm. Edhe gjuha i asht paralizue prandaj nuk mundet as me folë. Me gjithë përpjekjet  e mia që ta dërgoj nëpër ordinanca dhe mjek të ndryshëm për shërim, asgja nuk i solli shërim. As libreza e tij shëndetsore nuk i asht dhanë kujt përveç aty ku i asht nevojitë për vdi. Madje dihet:libreza shëndetsore vlen vetëm në bazë të letërnjoftimit.

Prandaj kur i krahasojmë këto fakte tëvërteta me shpifjete artikullit  na banë të habitemi se si mundet autori me rrejtëpa dijtëasgja për tim babë. Për çka asht fjala në tëvërtetë.  Isj drejtori i shkollës  fillore "Rilindja" të Keqekollës kishte zili kolegun e tij Rexhep Shahinin pse e ka kritikue këte disa herë për punë të padrejta.Ky tash pasi asht largue nga kjo shkollë ka fillue shpifjet dhe intrigat që, simbas mendimit tëtij do të ndikonin që Rexhepi të mos mbetet drejtor në shkollën "Rilindja". Por vallë a mendon ai fare se me këto shpifje tendencioze fyen edhe tëtjerët.Madje se për gjana të pavërteta përgjigjet në gjyq.

Pra, autori i artikullit "Dreqi në grusht" që u nënshkrue me "Vetima" le të mendojë pak se mbas vetimës vjen edhe bubullima.

Adil Fetahu - Rianishtë

 

("Rilindja", E shtunë, 17. XI.1966,  f. 5)

 

 

KANDI i bacës

 

DREQI NË GRUSHT

 

Tungatë jeta Bacë!

Po kalojmë menjiherë nëcakun tonë kryesor. Ti sigurisht ke me thanë çfarë caku dhe çfarë lidhje kam pasë deri më tash me Keqekollën? Mirë, Bacë por bash për këte po due me të njoftue me mentalitetine disave që i kanë ra në fill gjallnimit! Mos me u harxhue udhë e pa udhë, kuptohet kur ka rrugëdalje. E krija? Ani korija asht për të gjallin.

Para do dite, Bacë, i sëmuhet baba mësuesit Rexhep. Çka me ba, çka me marue doktori i thojke me çue në Shkup, ky pare nuk kish me qitë posht për nji babë plak(!) e ma në fund kujtohet se miku i tij e ka nji librezë! Çohet e shkon drejt e në Rimanishtë te Rrahman Fetahu, pensionist, demek. Mbas nji muhabeti, ja kallxon hallet e veta dhe ja lypë librezën e shëndetësisë. Plaku pa sherr, i thot po ta jepi, po unë i Rimanishtes e ai i Keqekollës, shum hesap i madh, e mos nuk po mundesh me krye punë me te? Jo thot Rexhepi ti veçama se unë e kam shti dreqin në grusht!

Për mos me zgjatë, e merr librezën Rexhepi, dhe mbasi e thirrë ndihmën e shpejtë e çon në spital babën- drejt në Shkup pa nji therrë në kambë. Mbas nji kohe Bacë për taksiratë i vdes baba! Spita “hitno” nji telegram e fillon për Rimanishtë dhe i thërret me e marrë të vdekunin!

Kur marrin vesh,katundi çohet, Bacë, dhe drejt e të shtëpia e Rrahmanit me pa që ka vdek! Mbasi hynë n’odë mixha Rrahman e çelë derën dhe ja u jep nji selam alejkym! Po, po, more more Rrahman na kemi ni që ti je dekë, allahile! Vallah burra ende jo veç...

E, Bacë ju tregon diqysh plaku, si nëpër mjegull qëtë mos merret vesh. Po, masi ato ditë erdh i pari i muejit dhe mixha Rrahman nuk e muer rrogën, u çue e drejt e në Prishtinë. I zemruem iu drejtue nji zyreje në Sigurimin social:

“Pse bre dai nuk ma dhe rrogën për kët muej”? Nëpunësi u habit dhe e hapi defterin. Çka ame pa, në defterëishte shkrue:”Rrahman Fetahu ka vdekë në spitalin e Shkupit”!!! Nëpunësi çoi kokën dhe shiqoi plakun habitshëm.

-Kush je ti more plak?- po ti çka po don, si quhesh, a je vdekë... e tjera pyetje. Mixha Rrahman kur e pa sa asht sahati u ul më një karrige dhe pasi ofshani thellë në vete, tha: Qe eshedubilah s’e kam lanë pa i kallxue fill e për pe! Pse me m’u ndalë mue penzija për hallk, e ai miku dreqin në grusht!?!”

Dhe i tregoi fill e drejt.

Për mos me zgjatë Bacë, mandej kët farë masllahati, veç po ju them se ky farë ”mësuesi” i Keqekollës koka drejtor i shkollës, sekretar i lidhjes komuniste në katund, kryetar i  lidhjes socialiste, kryetar i Kryqit të Kuq e disa funksione tjera, se të lodha e s’mund po i numroj tana.

Kaç kët herë veç sa me jau lidhë grykën, e herave tjera edhe ma shum nga ky vilajet për disa gjana që s’i merr boja, ju shkruen,

Vetima

 

(“Rilindja”, E premte, 9-XII-1966, f. 5)

 

 

KANDI i bacës

 

POSTA E KEQEKOLLËS -

NUK DUHET TË SUPRIMOHET

 

Shpesh herë po ngutemi në marrjen e disa vendimeeve dhe tue mos analizue çashtjet, po sjellim komplikime dhe tollovi pa nevojë.

Këshilli i punëtorëve të sipërmarrjes PTT në Prishtinë, ka vedosëme suprimue njisinë punese PTT në Keqekollë si të tepërt!?

Qe vetëm disa prej fakteve dhe të dhanave që nuk kishin me lejue zbatimin e vendimit në fjalë: Shkolla fillore amë "Rilindja" në Keqekollë në gjiun e vet ka edhe nandë paralele të ndame prej të cilave tri tetëvjeçare të plota dhe një gjatëvjeçare.

Mbrenda një mueji në shkollat tona shpërndahen 1750 gazeta e revista, tue e numrue shtypin e përditshëm e ate periodik.

Vetëm çashtja e arsimit, pra, e arsyeton ekzistimin e postës në Keqekollë, pa marr parasysh nevojat e dhetë katundeve, të cilat sipas mendimit tonë nuk duhet të mbesin kurrsesi pa postë.

Mandej, këtu janë ma se 1000 t'obliguem të tatimit, e kur dihet  se tani paguhet me katër kiste, kuptohet se  4000 çeka kalojnë nëpër kët postë, përndryshe kishin me humëb shum ditë pune.

Këto janë vetëm disa të dhana e ka edhe të tjera që tregojnë se mungesa e postës ka me ndikue negativisht edhe në standardin e njerëzve të kësaj ane.

Sigurisht shokët e Postës së Prishtinës nuk e kanë studjue sa duhet kët çashtje.

Përveç shkollave, në Keqekollë gjenden edhe: Stacioni i milicisë, Zyra e vendit, Ambulanca etj., që do të mbetën pa lidhje!

Prandaj si do të jetë gjendja e këtij ambienti malor ma së 25 kilometra larg nga qyteti kuptohet vetvetiu. Tërheqjen e këtij vendimi e kërkon masa e gjanë e popullit të Keqekollës dhe e nandë

katundeve të rrethinës.

 

("Rilindja", E diele, 8-I-1967, f.7)

 

KANDI i bacës

 

PARAPËRGATITJA

 

Më 5 të këtij mueji këshilli drejtues i Sipërmarrjes "Put" në Prisshtinë shpalli konkurs edhe për nji rwferent për administratën dygjuhësore.

Në kët konkurs si kusht për pranim kandidati duhet ta ketë të kryeme shkollën normale!

E pse mu shkollën normae?!

Na habitë kjo kërkesë e këshillit drejtues tësipërmarrjes në fjalë. Me fjalë tjera asht gja absurde dhe asht njiosj si me kërkue kripë në vend të sheqerit dhe ansajelltas.

Dihet, shkolla normale përgatitë kuadra për arsim. Ndërsaa shkolla e mesme ekonomike,

seksioni i administratës, si edhe shkolla e mesme e drejtësisë përgatisin kuadra për administratë - ky asht fakt i pamohueshëm.

E gjimnazisti a mund të konkurojë?

Në këtë rast natyrisht jo. Sepse mbas "shkollës normale" mëshihet emri i normalistit për të cilin edhe asht shpallë konkursi.

Ky asht mendimi im. E lexuesit...? Besoj se pajtohen me mue.

Kadri Osmanj, arsimtar, Keqekollë.

 

("Rilindja", 24-I-1997, f. 5)

 

 

KANDI i bacës

 

I VDEKUNI- GJALLË

 

Tungat jeta Bacë,

Ta kam pa dhonë besën me të shkrue pak si ma shpesh e dorën në zemër ma shum m'ka hi vullnet mbas qatyne jalmërimeve me të cilat na shtove ymytin se do të na paguajshhonorarin!

Bacë, o bo zor edhe me shkkrue. Disa po mundohen me frigue miletin vetëm mos t'i tregojë senet, sepse janë mësue si thotë fjala e popullit "fushk e në dushk"!

Këtu në vilajetin e Keqekollës asht stacioni i milicisë."Normallno" si po thotë Muho Ficiqi.

Duhet ma konë stacioni. Por njifarë Dragani para Plenumeve i gjuente gjuante fshtarët me

revole e tash me automat! Ti, Bacë, mendon se kanë ba ndonjë faj penal, demek. Jo allahile.

I ka gjue vetëm pse kanë pre dru në mal të vetin! Por po e lamë kët muhaabet sepse për këtë dijnë edhe pëtgjrgjsit e tij,por ka gjasë shpinën e fortë.

*

Desha edhe diçka me tëpyet. Sa po kushton te ju një telegram? Kho te na rrum dy dele! I tekët njanit  me pa të birin ushtar. Nuk i merr e me i shitë delet, e tybe e treqind tybe, as qi kishte me i harxhue tana të hollat, nuk e kish shkelë rregullin e si o ma mirë kishtee me kalaue. Po e ha dreqi i teket e t'ia ban fals nji telegram te shefi i zyrës së vendit, keshe o dekë! kur e merr djali telegramin n'ushtri se i ka dekë baba menjoherë e lëshojnë veç ish kon ba djali xhenaze prej mërzisë ër babën.

Kur vjeen te shtëpia, baba shnosh e mirë n'odë të burrave plot me gjind. Kur e shohin djalin e hutuem i tregojnë menjiherë se kanë ba banket për shokët e zyrës sëvendit që janë në gjendje për me hangër mish ee njeriun e gjallëme shpallë për të vdekun. Qe edhe diçka sa mos me thanë se veç te na ka deformime. Ktheva, Bacë, nji ditë me do shokë në retoranin e shoqërtisë së gjuetarëve në Prishtinë. Çka me pa, me të vërtetë rregull i madh. Kështu edhe më kishin thonë shokët. Tana të mirat jua kishte dhanë zoti: televizor, radio-aparat, magnetofon e gjithçka. Edhe pijet buile ishin me bollëk e lirë. Mbas nji neje bukur të gjatë, nji shok tha: pse bre vëlla nuk po e lëshojkan gramafonin edhe shqip?

Cilën po e doni se po shkoj e po i thom kamarierit e ndoshta na ndëgjon, tha njani prej nesh. Hajt çat pllakën e re "Lufta e Livoçit" nga Qamili i Vogël. Erdh kamerieri me gojë veshumvesh: "Nuk kemi pllaka në gjuhën shqipe! Prej pesëdhjetë pllakave vetëm nji e kemi pasë edhe ajo asht thye!!!"

*

mjaft, Bacë, po e përfundoj. mos ma shih për të madhe se, pasha tokë e qiell, t'njimendta janë tana këto. E bile ka edhe tjera veç shnosh se nuk harroj.

 

"Vetima"

 

Lexuesit na shkruajnë

 

KUSHTETUTA - PËRKRAHSJA IME

 

Në gazetën "Rilindja" të datës 27 kallnuer të vjetit 1967 me tirull "I vdekuni- i gjallë" asht botue artikulli, në të clin në nji pasus thuhet se unë para Plenumit të IV LKJ kam shtie në njerëz me revole kurse pas Plenumit me automat.

Meqë konsideroj see me këte m'asht ba fyemje personale e shpifje nga ana e autorit t'artikullit, Kadri Osmani, mësues nga Kaçikolla, e për informim të drejtë e të saktë t'opinionin lus që të botoni si vijon: Më 5 kallnuer të vitit 1967 gjindesha në detyrë zyrtare në katundin Koliq.Tue kalue nëpër Qokaj, lagje të po këtij katundi, mësuem prej Ahmet Qokaj dhe bijve të tij se disa banorë nga katundi i tyne po e prejnë e shkatrrojnë pa ndërpre pyllin shoqror nëvendin e qujejtun "Shpatinë". Meqë mu n'at moment dëgjohej krisma e sopatës në pyllin  në fjalë, patrulla u nis në vendin e ngjarjes

bashkë me  Ahmet Qokajn e të bijt e tij. Me të mbërrim në vendin e ngjarjes e hasëm Shaban Behramin dhe të birin e tij të cilët kishin pre 40 trungje. Megjithse patrulla ia shpjegoi në mënyrë të buukur personit në fjalë se nuk ka arsye të frigohej, sepse ne ishim patrullë e milicisë (ishte natë), Shaban Behrami iu afrua sajës sajës së tij, muer nji pushkë ushtarake, të cilën e mbante pa leje, u shtri për tokë, e natyrisht, këte e bana edhe unë, meqë sulmuesi shtiu në drejtim timin. Edhe unë shtina në drejtim të tij me automat por vendosa të mos e vras njeriun, megjithse ligji ishte në anën time. Po kët ditë, në vendin e ngjarjes doli komisioni me në krye kryeshefin e Drejtorisë së milicisë për Krahinë, kolonelin Kërso Malesheviq. Komisioni konstatoi gjendjen faktike dhe kundër sulmuesit u muerën masat ligjore. Deri më tash nuk jam dënue nga ana e eprorëve të mij për

kryemje jo të drejtë tëdetyrës. Po të kishte qenë më 5 kallnuer autori i artikullit në vendin tim, sigurisht do ta kishte vra Shaban Behramin.

Autori gjithashtu  pohon se unë kam përkrahje të madhe e shpinë të fiortë. Asht e vërtetë-

përkrahja ime asht - Kushtetuta. -Dragutin O. Mihajlloviq- milicionar.

 

("Rilindja", 5. IV.1967, f. 5)

 

 

KANDI i bacës

 

NUK DIN SHQIP AS NUMRAT

 

Në mbramje vonë të 5 korrikut, isha në postën e Prishtinës. E bleva dhe e postova dërgesën për t'ia dë[rguar mikut tim në Sërbicë 200 dinarë të rij. Të kuptohemi: dërgesën e plotësova në gjuhën shqipe. Në kët gjuhë e kam kryer maturën dhe jam tue studjue po kët gjuhë.

Para sportelit nr. 5 mbet i shtangun ku duhej kryer pagesa, sepse nëpunësi më tha: Unë nuk dij ka ke shkrue dhe vazhdoi; shok Vllado, a i pranojmë dërgesat në gjuhën shqipe për Sërbicë?!

Kurrgja nuk i  thashë, sepse ishte vonë dhe dërgesa e të hollave ishte shumë urgjente. Isha i vetëdijshëm se për më të voglën fjalë nuk kishte me ma kryer punën. Përndryshe nuk kishte kurrfarë arsye nga se numrat janë të njajtë:shqip, serbokroatissht, frëngjisht...

Me fjalëtë tjera, ku ndodhet Sërbica? Në Kralevë a n'Amerikë!!!! Dhe a e din shoku në fjalë se kjo asht fyemje dhe shkelje flagrante e dispozitave në fuqi mbi administratën dygjuhësore?

Kadri Osmanaj

 

("Rilindja", E enjte, 20-VII-1967, f.5) 

 

 

KANDI i bacës

 

PESË PIKA ÇUDITËSE

 

SIVJET e kam çue djalin në klasën e I në Shkollën fillore "Vlladimir Nazor" të Prishtinës, m'u ankua dosti. Kur erdhi në mbramje nuk e njofta. Ish ba i bekuemi si iriq (!) n'fun e krye therra. Edhe menxi mbërrijta me ia mushë mendjen me shkue në shkollë se thojke s'un po dal prej therrave nëpëe oborr të shkollës!...

Allahile, Bacë, u thuaj atyre kolegve nëpër reksi që mos ta ndërrojnë gazetën ose revistën përditë.

Thueju, Bacë, nji muej le të dalin me material të njejtë. Kjo ka me na e lehtësue edhe mendjen edhe xhepin. Qe, fjala vjen, tregimi "KULLA" u botue në tri gazeta mbrenda nji mueji!: në "Rilindje", në "Flakën e vëllazërimit" dhe në revistën "Shëndeti". Ai tregim "fantastik" tash nuk ka nxanës që nuk e din, sepse përsëritj asht çka asht, "Bravo" dhe "hallall" i koftë nga ana ime, e lexuesit çka thonë punë pr ta asht. 

E lum Baca, qe edhe një hiqaje, Jusuf Beqiri, shok  e kam, e ma mirë mos ta kisha kurrga (!), qohet e shkon në Normale të Prishtinës e t'i jepë provimet për klasë të pestë! pa krye asnjë klasë tjetër përpos fillores! Nejse, hin në punë si mësues i kualiifikuem, por nuk rrin gafil: shkon e i jepë provimet rregullisht për klasë të IV, III, II e sivjet, shyqyr zotit, po diplomon në klasen e I !!!!! I vuna  pesë pikëçuditje sepse sot i ka pesë klasë shkollë dhe pesë vjet stazh pune. Ha, Bacë kurrkuj nuk kishe me i besue veç mue nuk ki qare pa më zanë besë se kurr s'i dhash lak e edhe kjo ësht o r i g j i n a l. Si mundesh edhe këtij qeshiti mos me i thanë: bravo!

Qe, Bacë, edhe tash ec e thuejum  se jam lokalist, kur edhe për shokët dhe miqt e mij po të çkrej.

Ata jaranat e Përlepnicës, do "mësuesa", janë ydhnue për at farë kangën. Po get edhe ata e kin pasë at dignozë. O ba zor, Bacë. Hallku epin pare me dijtë diagnozën e ata pa pague kurrgja edhe me u ydhnue. Çudi me kët palë hallk, dreqi n'fije s'un u bje.

Bacë, afro veshin: e kam dhanë nji lutje për gazetar. Nëse e din kush asht në at komision, lajmërom.

O t'u zgatë jeta me t'mira! N'koftë se asht naj shumar në komision, kallxom se atyre asht kollaj me jua ngjitë krpeshin. E edhe doktor n'koftë ban. Por, edhe naj profersor i normales n'koftë se asht aty tue marue shtëpinë e i nevojitën landë bungu, le të bahet fjalë mirë e le t'ia mësyej kah Keçekolla prpjetë.

Të fala sa dushku e bima

Vetima

 

("Rilindja" e datës: E premte, 6-X-1967)

 

KANDI i bacës

 

ALO TRIDHJETËMIJË DINARË!

 

Më 4 dhetor 1967 me nji  qerre me kuaj e prunë nji  të sëmunë në Keqekollë.

Ishte nga Prapashtica dhe duhej me u nisë shpejt drejt Spitalit të përgjithshëm të Prishtinës, ngase i kishte shpërthyer i thati në stomak.

Mbasi ishte ftoftë i madh, të sëmurin e vendosëm në zyre të drejtorit të shkollës, deri sa të vijë ndihma e shpejtë.

Posta asht suprimmue kaherë në Keqekollë. Stacionin sëndetësor të Pristinës duhej me e lajmërue nëpërmjet Stacionit të milicisë në eqekollë. Mbasi e luti drejtori i shkollës komandantin e milicisë Jahir Hamzën, ai pa humbë kohë e rroku telefonin dhe e lajmëroi Stacionin shëndetsor për gjendjen fatkeqe  të Mehmet Musës, i  cili përpëlitej nëagoni.

Si për çudi, nga stacioni ndëgjohej e vetmja fjali: alo 30.000 dinarë!

Komandanti i milicisë duhej të hy dorzan se kush do të paguanate ato 30.000 dinarë të shkreta, e njeriu nuk  dinte as si quhet në kët moment!

Asht për tëna habitë fakti se deri më tash për ndihmën e shpejtë paguheshin vetëm 15.ooo dinarë.

Dihet se edhe për disa sëmundje nuk paguhet fare.Atëherëkush duhet me tregue duiagnozën e të sëmunëve me telefon, kur dihet se nuk ka mjek në Keqekollë dhe kush mund të garantojë për të hollat që duhet pague për ndihmën e shpejtë?

Të sëmurin e kthyem përsëri në shtëpi dhe ashtu në at gjendje iu desht me pritë deri të nesërmën në atë kohë,kur shkoi me qerre të kuajve në Prishtinë

A nuk asht kjo lojë me fatin e njeriut?

Kadri Osmanaj, Prishtin.

 

("Rilindja", 6-I-1968, 9)

 

 

SHËNUE NË SHKOLLËN FILLORE “V. NAZORI” NË PRISHTINË

 

SHKOL LA E RE NË LAGJEN E VJETËR

 

-Mungesa e lokalit- shkak i suksesit të dobët dhe shkapërderdhjen e nxënësve.

-Drejtori- optimist për perspektivën e shkollës. 

 

E vjetër asht lagja e muhaxherëve në Prishtië. Këtu kaherë gravitojshin fshatarët nga të katër anët e Prishtinës. U pëlqente kjo lagje, me emrin e saj, mbasi i lëshonin  fshatrat dhe vendosnin të bëhen “muhaxherë”.

Me të ramë në qytet ndërrohet, natyrisht, edhe jetesa e tyne. Duhet mendue për perspektivën e fëmijve- me i shkollue në çdo mënyrë. Vështirësitë ishin të mëdha, mbasi nuk kishte shkollë në këtë lagje. Nxënësit regjistroheshin në shkollën “Aca Maroviq”, aqs amundej ma zanë kjo shkollë.

Në vitin 1963 u ndërtue shkolla e re në këtë Lagje të vjetër. U plotësue dëshira e flakët e këtyne fshatarëve të dikurshëm, të etur për mësim e dije për çka edhe shumica e tyne erdhën në Prishtinë. 

Në vitin shkollor 1963/64 fëmijët e kësaj lagje u ulën në bankat e reja të kësaj shkolle të re, pagëzua me emrin e shkrimtarit, Vlladimir Nazor. Shkolla dykatëshe, pos drejtorisë dhe kabineteve, ka 12 dhoma mësimi dhe sallën e madhe të arsimtarëve e sallën solide të fiskulturës.

Kjo shkollë në fillim i plotëonte nevojat, por së shpejti u “ngushtue” dhe sot punon në kushte shum të vështira. Mësimi zhvillohet në dy gjuhët. Punohet në tri ndërrime me 44 paralele. Kështu numri i nxënësve nëpër paralele ash tepër i madh e ka paralele edhe me nga 45 nxënës. Klasët e para dhe të dyta këi ed n amë 35 e 39 nxënës. Për shkak të numrit të madh të nxënësve nëpër klasë, mungon puna individuale me nxënës. Kështu nxënësit mbesin të dorbët, për mos me thanë pasivë. Pastaj nuk është çudi që ditarët janë plot nota të dobëta.

Në lidhje me këtë biseduam me drejtorin e ri të kësaj shkolle, Rexhep Kastratin. Qe se çka na tha:

“Tashpërtash punojmë në kushte mjaft të vështira, po perspektiva asht e mirë. Kjo shkollë asht ushtrimore e shkollës së naltë pedagogjike. Së shpejti presim të marrim ndihmë nga

SHNP, e këto mjete do të përdorën për paisje me mjete konkretizimi që i mungojnë shkollës sonë. Kemi sallën e fiskulturës me të gjitha pajimet fiskulturale. Po ashtu shkolla  ka bibliotekën me 5.000 libra prej të cilave 3.000 në gjuhën shqipe. Mirëpo, mungon salla e leximit dhe bibliotekisti, sepse, Komuna nuk po na ndan mjete për këtë qëllim.

Mandej, shkolla nuk e ka oborrin e rrethuem dhe njiherë për njiherë nuk ka shpreas se do të rrethohet, mbasi nuk ka mjete. Shkolla nuk ka rrugë. Ajo nuk asht e lidhur me komunikacionin e qytetit. Nuk ka asnji rrugë për kambësorë- për nxënës. Megjithatë, përpiqemi me e mbajtë pastërtinë dhe ajo asht në nivel.

Por, tana vështirësitë po përballohen disi, mbasi kolektivi ynë asht kompakt në zgjidhjene e problemeve që paraqiten. Për tëgjithë mësimi asht detyrë e parë. Prandaj, perspektiva asht e mirë. Prej 48 mësimdhanësve vetëm 4 nuk kanë kualifikimet e nevojshme.

Në gjysëmvjetorin e dytë, atëherë do të zgjiatet edhe dita e do të mbahen orë plotësuese dhe suksesi pritet të jetë më i mirë. Orë plotësuese do të mbahen sidomos me klasët e

VIII-ta. Shumica e nëxnësve të kësaj shkolle janë fëmijë bujqish. Prandaj, shumë fëmijë nuk i kanë as kushtet minimale për mësim. Ata, ditëve të idmnit, rrinë bashkë me anëtarët  tjerë në nji dhomë të nxehtë. Edhe shkapërderdhja e nxënësve asht shumë e madhe. Ata nxanës që po humbin klasën, po demoralizohen dhe e lënë shkollën. Nëse për vitin e ardhshëm nuk ndërtohet një shkollë e re, e cila asht në plan, në Mikrokoloni, nuk ekziston kurrfarë mundësie që të përfshihen të gjithë nxënësit.

 

Kadri Osmanaj

 

  

KANDI i bacës

 

KAH GILANI E GRUPÇINI

 

M'u dhimbt i bukoviksi që në Gjilan ia kin vjedhë 90 banka e ish met pa kryp. Po, gazi i

madh ish ba me ia pasë vjedhë edhe magarin, se mbasi i ka shpëtue magari, ne t'shesin

dru, e ne t'i ruejnë paret ma mirë se...

Edhe vetë kesh në Gilan dhe ndjeva këso vjedhjesh. Por, ndjeva edhe se shumkush në

Gilan po i marrke ka dy rroga të plota e sa kuptova dikush me diplomë e s'kish punë.

Disa gilanas po ankoheshin per do troje. Njifarë Hetem Behluli thanë, lir i ka lëshu trojet e komunës: Një truell njikafe! Tani Bacë, dikush i kish marrë nga disa troje e dikush hiq!

Mandej, ti e di Bacë se dajt i kam në Malishevë që është vetëm katër kilommetra larg

Gilanit. Shkova e i bana zijaretKëtu mu ankuen se ua kishin vjedhë qylymat e xhamisë.

Po get hajna trima ishi konë.

E kishin këta nji shkollë, por shumë të vocër e pa xhama. Do letra lara-lara ta çojshin mallin

e bioskopit. Nalt po mësojshin e në podrum e kishin yzyrhane.

Malishevasit nuk po i çojshin si duhet fëmijët në shkollë. Femnat ma hiq. Shkurt, ishin dhanë

mas fesë sa vjet në haxhillëk ishin shkua dy e sivjet shtatë vetë. Në krye më vloi diçka e me

veti thash:

Vaki, he vaki, Malisheva treqin shpi nji student e nantë haxhi, nevojtore s'kanë për fëmijë!

U mërzita prej këtyne havadyzeve e t'i hypi autobusit dhe si vetima drejt e në Grupçinin e

Tetovës.

Atje kalova majrë, shum majr. Po na kritikojnë Bacë: xhi bajmë na që nuk i vizitojmë ma

shpesh? Edhe për ty thanë: zar s'don të vijë të shofi gjë ka këtej?

Strujen e kishin marrë e ish ba majrë. Veç me do shumarë ishin në gazep. Ata po

punojkan sipmbas efektit e nëse i zanë njerëzit me nji kal dru po ua shkruejkan nji qerre, për

ta plotsue normën.

Në Grupçin ishin në hall edhe me nji dyqanxhi. Ish palkë i shkreti e i kish ba ma shum se 60

vjet e nuk po kish kush që e shtin me shkue në penzi. Edhe në Tetovë thanë shkon rrallë, e

në dyqan man mall të prishun...

Të fala pa shibla.

V. A.

("Rilindja" e datës: E premte, 29-III-1968) 

 

 

KANDI i bacës

 

Plogshti ndaj vjedhësve

 

Nuk janëtë pakta rastet e vjedhjeve në shkollën amë “Rilindja” të Keqekollës. Para pak kohe nda disa dhoma mësimi u vodhën mjete e orendi të ndryshme.

Hajnitutneet enm e the arkën por nuk ia dolën kësaj. Ata e thyen ormanin e sekreatrit dhe i vodhën vulat e shkollës.

Vlen me përned se Stacioni i milicisë në Keqekollë nuk ka tregue farë interesimi shkathtësie për kapjen e hajnit. As përfaqësuesit e Sekretariatit të punëve të mbrendshme nuk erdhën asnjëherë nëvendin e ngjarjes,edhe pse janë lajmërue gjithmonë.

Si shihet, hajni ka pasëpër qëllim falsifikimin e dokumenteve e në radhë të parë diftesën.

Dhe në fund nënvizojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që shkolla  amë të sigurohet me roje të rregullt, e poashtu të kujdesën më tepër  edhe organet kompetente për këtë punë.

Vulat e vjedhuna janë shpallë të pavlefshme.

Kadri Osmanaj, Prishtinë.

 

("Rilindja" e datës: e shtunë, 4-V- 1968, f.8)

 

 

 

KANDI i bacës

 

Më tepër kujdes këngëve popullore

dhe respekt këngëtarëve të rinj

 

Shok redaktor,

 

Një pjesë të kohës së lirë e kalojmë pranë radios apo magnetofonit ku ndëgjojmë këngë të

këndshme. Mirëpo, shpeshherë ndëgjuesit preken dhe reagojnë: "Kjo e kjo këngë nuk është kështu! S'është origjinale! Është e deformuar..."

Atëherë, në vend tëpushimit e tëqetësimit të nervave, vjen shqetësimi! Kjo ngase mungon

kujdesi ndaj këngëve popullore si dhe folklorit popullor në tërësi.

Fjala është për incizimin e disa këngëve në "Diskos" dhe RTB. Konkretisht, Salih e Feriz

Krasniqi para ca kohe i incizuan dy disqe në Beograd. Më duket, si adhuures i këngëve

popullore dhe i folklorit popullor në përgjithësi, se këngët në fjalë nuk janë ashtu siç i këndojnë këta dy këngëtarë. Sepse, më ka rënë rasti të dëgjoj nga disa këngëtarë gjakovarë që këto këngë i këndojnë krejtësisht ndryshe si për kah melodia ashtu edhe përkah përmbajtja e tyre.

Dihet se një këngë mund të këndohet në shumë varianata. Por kur është fjala për origjinalitetin, për çka edhe bëhet fjalë këtu, variantat tjera- bijnë.

Në dy disqe, pesë këngë, përmenden edhe fjalët arkaike dhe jo edukative për brezat: dylber dhe ashik!

Kjo na habitëpamasë, sepse jetojmë në shekulln XX e ato janë shprehje tëstërvjetruara dhe ndikojnë keq në edukimin e fëimjëv etanë.

Pos kësaj, në këngën "Tre kafazë po rrinë në derë" , vetë titulli është gabim! Pra duhet: dy e jo tre. Po në këtë këngë më tutje thuhet: "kah kalaja mas u ngjit". Duhet të jetë: "kah  kala mos u ngjit". Pra, fjala "mos", është zëvendësa me fjalën "mas", "mbas", gjë që ka ndryshuar tërë kuptimin e fjalisë dhe vetë këngës në këtë pjesë.

Si shihet, këngët janë të pakontrolluara dhe mu për këtëlëshim kanë dalë të deformuara e që neverisin ndëgjuesit.

Jo vetëm kaq Para ca ditësh u incizua edhe disku i ansamblit "Azem Bejta" tëPrishtinës në Ndërmarrjen për prodhimin e pllakave të gramafonit "Diskos" në Aleksandrovac.

Ansambli përbëhej prej këtyre këngëtarëve: Shaqir Hoti (fyell),Ramë Thaçi (sharki dhe këngëtar), Hashim Shala (këngëtar), Murat Bunjaku (çifteli), Ismet Sopi (çifteli) dhe Abdurrahman Svirca (çifteli dhe këngëtar).

Mirëpo, ç'ndodhi: në disqe figuron vetëm emri i Hashim Shalës dhe fotografia e tij!!!

Proverbi popullor thotë: kush mbjell, korrë. Në këtë rast e kemi të kundërtën: kush mbjell-nuk korrë! Sepse, mbollën një grup bashkarisht e korri vetëm Hashim Shala.

"Arsyetohet" Hashim Shala para shokëve kinse ata të "Diskosit" kanë gabuar! E,e vërteta tregon anën tjetër të medaljes: si këngëtar popullor Hashimi kishte për të marrë vetëm 2%, bashkë me shokët tjerë, por me ca ndryshime të këngëve popullore, ai "bëhet autor" i këtyre dhe i tradhton shokët për të fituar plus 10% nga "Zampi" i Beogradit! Poashtu në disqe shkruan: Këndon Hashim Shala me grupin e tij! Në të vërtetë ky nuk ështëgrupi i Hashim Shalës por, Hashimi është anëtar i këtij grupi. Edhe në disa përej këtyre këngëve melodia është e "huajtur"  prej këngëve tjera, si p. sh. prej këngëve: Rrushe mori Rrushe" dhe "Bardhok Biba". Po ashtu në diskun e ri, kënga e tërmetit të Dibrës, gati në tërësi është e marrur prej melodisë së këngëve "Lum  e lum po na vjen shëngjergji".

Kurse kënga e "Azem Bejtës" me qindra herë më e mirë se kjo që e këndon Hashimi, e cila as që është variantë popullore por e shkurtuar dhe e çthurur nga këngëtari për interes personal.

Pra, koha është që të kemi më tepër kujdes ndaj këngëve popullore të burimit origjinal, dhe më tepër respekt ndaj këngëtarëve të rinj, të cilët duhet nxitë e dhënë vullnet e jo të pengohen e demoralizohen që në hapat e parë, si kësaj radhe.

Dhe në fund, kisha për të propozuar që të formohet një komision i përbërë prej atyre që e njohin më së miri muzikën dhe gjuhën që të bëjë inçizimin e këngëve me kompetencë e jo si der më tani sipas dëshirës dhe interesit të vet e kundër dëshirës së masës dhe kërkesave të këngëve popullor dhe folklorit muzikor në përgjithësi.

 Kadri Osmanaj

 

"Rilindja", E martë, 29. IV. 1969, f. 7)

 

 

KANDI i bacës

 

NË LEBANË E GILAN

 

Në katundin Lebanë paska metë një jetim e rritë për gazep. Npër dyer të hallkut. Hisen tonë na e hangër mixha - thot Halit Dobrotini dhe po jetojmë si o ma zi.

I ngarkuar me këto gjynahe, axha i tij, Slejmani e shet nji arë të nipave e shkon haxhi. Kështu edhe xhynahet i lau  edhe to tjetër e nipave mbet "fraj"! E, nëse shkon puna në hyqëm, kush lum Baca ia ban ispatë nipave derisa haxhia asht gjallë e me shall të sarit si lulet e shingjergjit?

Tash edhe tspi u ka pru pleqve të katundit. Edhe i ka stërpikë e i ka bekue. E drejta ish

gjithqysh mre Bacë,  he kuku për neve...

Në Gjilan ishin rrahë për dekë për nji hoxhë!

Ke pasë rast të lexosh edhe në gazetë për njifar Heset Gjyrishevcin. Masllahat tuxhar asht. Po get, aq e ka përsosë kët mjeshtri sa që tash po merret edhe me tuxharllëqe të hoxhallarëve!

Rrokën këtu cilin hoxhë duhet me zgjedhë për imam. E kur njëri thot hoxha qi po e propozon Heseti, mas dy dite i dalin bijt e Hestit (nji bylyk e ka) e ta rrahin at fakirin sa që natë e ditë doktori po i rrinte mbi krye.

Kuku more Bacë, edhe për hoxhë rrahje!

Vetima   

 

("Rilindja", E premte, 19-IX-1969, f. 9)

 

 

KANDI i bacës

 

NUSJA E MIRË - SYRIN QORR!

 

Nuse e pagëzuam rrugën e asfaltuar Jabllanica në Prishtinë e "sy" poçat që në këtë rrugë nuk

ekzistojnë!

Banorët e kësaj lagje dikur kishin dritë e s'kishin udhë, tani kanë udhë es'kanë dritë!

Në të vërtetë, ajo është  një ndër rrugët më të gjata dhe më të bukura të Prishtinës. Mirëpo, në

asnjë vend nuk ka dritë! Askush nuk interesohet për ndriçimin e kësaj rruge e, banorët e kësaj

lagje dhe kalimtarët tjerë shpesh janë më rrezik ta humbin edhe jetën.

 

Për çfarë arsye?

 

Komunikacioni tejet i gjallë në ktë rrugë, në relacionin Prishtinë-Podujevë, netve të errta ven në

rrezik jetën e kalimtarëve. Vozitja me shpejtësi shumë të madhe, si në asfalt më, dhe rruga e

pandriçuar fujnd e krye bëjnë që kalimtarët shpesh të ecin edhe nëpër kanale skajeve të rrugës.

Kështu,  edhepse u gëzuan që u ndërtua rruga dhe shpëtuan nga balta, ata nuk po e gëzojnë në

mungesë të dritës.

Në bisedëe sipër rreth kësaj çështje, të vogël për "Elektro-Kosmetin" por shumë me rëndësi për

kalimtarët, njëri tha: Sigurisht i ruajnë dritat për zor!

E në të vërtetë, kur është më vështirë se në terr.

Posaçërisht rretiku u kërcënohet nxënësve të ndërrimit të tretë të Shkollës fillore "Zeneli Hajdini",

e ka prindë që m'u për shkak të frikës nga ky rrezik shpesh edhe nuk i dërgojnë fëmijët në

shkollë...

E gjithë kjo ndoshta kërkon vetëm dy orë punë të një punëtori të ndërmarrjes në fjalë...

 

Kadri Osmanaj

 

("Rilindja", E martë, 7. X.1969, f. 8) 

 

 

KANDI i bacës

 

"E BAJ TRANZISTORIN COPË E GRIMË"

 

Mixha Ramë i Radio Prishtinës tashma asht popullarizuar me të madhe sidomos në katund.

Mbramjes gazmore ai i ka dhanë nji hjeshi dhe novitet ql meriton çdo lavdatë dhe dita-ditës po gëzon respekt shumë të madh ndër ndëgjuesit e mbramjeve gazmore.

Kohëve të fundit, nuk e dij shkakun, ai nuk po paraqitet rregullisht në mbramjet gazmore. Kjo ka shkaktue nji revoltë dhe nervozitet të madh, sidomos në katunde. Në disa vende kur Mixha Ramë nuk paraqitet, katundarët thonë me nervozizëm: "E thej  tranzistorin copë e grimë"...

Pezmatimi asht i pranishëm çdo kund. Reagimet janë të shumta. Kjo edhe na shtni me shkrue.

Kjo, në të vërtetë, asht dëshira e shumë fshatarëve.

Tue e pa interesimin e madh të ndëgjuesve të mbramjeve gazmore, propozojmë që vetëm të mos mungojë Mixha Ramë, por me kët rol të paraqitet edhe çdo të diele nÇemisionin për katund. Kjo ndërmarrje kishte me zgjue interesim të madh te ndëgjuesit e programit të Radio Prishtinës në përgjithësi.

Kadri Osmanj, Keqekollë.

 

KANDI i bacës

 

VRELLA QANË

 

Mbasi  ende shkolla jonë nuk na e dha at farë borxhllakun për K-15, nuk ma muer mendja me ia mësye turizmit përtej kufinit, e besom zhig më ka mbetë. prandaj, tue iu përmbajt asaj: sa i ke komtë shtrije plafin (!) u nisa për Ilixhe të Pejës, kuptohet me krejt robt.

Në Banjë gati u kënaqa po shpejt zuni me m'u tëhollue kuleta e shpejt m'u kujtue një jaran në

Vrellë. U nisa për Vrellë e kryet mëmbeti si shtmtë, nuk mujsha me ja hjekë sytë ujit të nxehtë.

Në Vrellë kalova mirë. Aty ishin tana të mirat e dynjasë: bagti e bujqësi, si ato të Naimit. Veç për nji doktor ishin muhasere. Thash me vete qe edhe këtu nuk paska doktor në ma të madhin katund të Istokut! Bacë, shum vaj kishin ba vrellasit po çfarë hajri. Më thanëse shum fëmijë ju

kanë dekë, pasha ambulantën e zbrazët që vrellasit e ndërtuan e nuk ia panë hajrin kurr.

Pa prit e pa kujtue m'u lig djali. Gruaja thojke se djali ka marrë mësysh pse nuk po i ngjesim kalavesha të rruzave në krye e besa edhe ndonjë hajmali. Hajmalitë, dihet, që i shkruan mulla Llupçi, edhe për sabi i maron xheçmehajmali (!) si për të trentë.

Nejse, ma dha jarani motorin, me nerë koftë, e sixhim e n'Istog te doktori. Aty më tha doktori se djali i ka krenikt e jo mësyshin,e mule e në Pejë. Këtu në Istog ishin dy doktora. Nga mërzia se s'kishin punë ditën, thanë, u kënaqen tue  u rrahë ndër vete me karrika. Këtu më shkoi në mend me të shkrue e thash s'bahet Baca pa e njoftë kryetarin e Istogut e mej thanë: ngarkoja valixhen njanit doktor në shpinë e tfilloje për Vrellë, amoni të koftë. Edhe këte jo për të smutit e Vrellës, sa për hatër të karrikave që i banë llom e ibret.

U ktheva me shpejtësi në një shejë udhe për pak u rroxova. He thash taksiratë e bir se te ko çru me ja ngjitë këti vendi emnin: "Lagja e Vetimes", si atij brrylit të madh në mes të të Prishtinës e Lipjanit. Këtu thonë Papiqi e ka ba gjytyrym limuzinën e "Ramiz Sadikut". Për "krivinat" në kët sipërmarrje kur të vi atje kom me t'kënaqë vica e havadyze se shqyr asht mbushë thesi.

Kur mbërrina në Pejë prej erës së fortë e shpejtësisë së motorit djali e kishte marrë edhe

sëmundjen e mushkënive. Aty m'i dhanëdy uputa: për operacion në fyt dhe në spital tëveremit.

Kuku për mu shkova për shnet e marova me krejt.

Mirë thot ajo fjala: i pari shart asht me ja dijtë hallin veti. E unë me rrogë t'arsimit deshta me i ba zijaaret vendet turistike. Mend për tjetër herë, se me dijtë që nami bahet edhe unë kam me u marrë me tregti tana verave tjera. Nuk u kallxova kojshive qi isha në Bajë, veç u thash do të holla pom duhen  se du me marrë kredit për pikë të qejfit. Nga të katër anët më mbërrijtën të hollat e shyqyr du me dalë me shpirt de në t'parin. Kojshija tanë masdarkën po e kalojnë tue ba hesape se çka ju mungon e me ble me kreditin tem qe tybe as andër s'e kam pa, se hala nuk e kam la at t'parin që e pata marrë para tri vjete. Tash prit të fala të nxehta si uji i Banjës dhe lotët e vrellasve.

Vetima   

 

KANDI i bacës

 

PAK MËSHIRË NDAJ SHKOLLËS-BARIJ!

 

Nja katër kilmetra në juglindje të Gjilanit shtrihet fshati Malishevë me afër 360 familje. Pos kooperativës e zyrës së vendit, fshati ka edhe shkollën e plotë fillore që naltohet rranzë sukës "zheden". Deri më tash kjo shkollë përcolli disa gjenrata nxanësisht, tëcilët tashma gjinden në shkollat e mesme të Gjilanit e gjetiu.

Tash kaloi pushimi veror e nxansit prap do të tubohen në kopsht të shkollës, ku kullosin kafshët e fshatarëve e ndonjëherë edhe ndonjë gomar i të njoftunve të arsimtarëve që punon këtu verës e pr shkollë aspak s'u interesuen. Kopshti i shkollës ishte i thurun me tela me gjemba e tash aty- këtu gjendet ndonji mbeturinë e tyne, ndërsa barijt të entuziazmuem me lojë edhe pa e do të ia nxjerrin ndonji gurë nga themeli i shkollës.

Nuk dijta çka me ba për mos me iu thanë barijve: Kini pak mëshirë ndaj shkollës: "Ukshin Zajmi", në Malishevë.

 

IA MUER ÇIZMET

 

Komandanti i milicë së Istokut Tahir Shyti, për me vërtetue njëfarë vjedhje ia merr çizmet Zymber Zeqirajt nga Studenica  me i kontrollue mos i ka mbathë hajni këto çizme.

U vërtetue se çizmet nuk ishin të hajnit (!) por ato edhe mbas nji vjeti nuk iu kthyen pronarit?

Kur Zymeri shkoi në Stacion dhe i lypë çizmet e veta, kmandanti zemrohet dhe i bërtet pse po e shqetëson që sa kohë për ato të shkreta që "s'dihet" se ku kanë mbetë"!

Shok, komandant, pse nuk po ia jep çizmet të zotit?

Kadri Osmanj

 

Lexuesit na shkkruejnë

 

VËREJTJE ME VEND

 

Në "Rilindjen e dt. 15.VIII.1967  lexova artikullin e Kadri Osmanit me titull "Kanga e çoroditur",

i cili bante fjalë për kangën që emitohet në valet e Radio Prishtinës për trimin legjendar Bajram Currin.

Disa vërejtje të tijat qenë plotësisht me vend dhe ato kërkojnë zgjidhje urgjente. Kur të bajmë fjalë për folklorin muzikor, duhet ta dijmë se kanga asht e vetmja e cila i përcjell ngjarjet ma të spikatura të nji epoke në jetën e njeriut dhe ma se çdo gjuhë tjetër muzikore ajo apsorbon në vete ndikime prej së jashtmi. Ajo asht tepër e ndieshme në lloj-lloj ndryshime, sepse tue kalue gojë mbas goje ato kanë pësue ndryshime të cilat duhet evituar. Kanga lirike edhe në rast se pëson ndryshime jo vetëm për kah melodija, por edhe për kah teksti, nuk duhet të na befasojë, sepse ato në të shumtën mbajnë në vete tekste banale dhe erotike. Mirëpo nuk duhet të jemi indiferentë kur kemi të bëjmë

me tekste epike. Edhepse në çdo katund, qytet, krahinë dhe gjetiu, ajo melodikisht ndërron tekstin, duhet mundue me e reprezentue në mënyrë sa ma adekuate jo vetëm për randësinë artistike, por edhe historike. Prandaj, në fillim kur thash se artikullshkruesi ka ba vërejtje me vend, atëhetë kam mendue në tekstin e jo në melodinë. Me të vërtet duhet të na habisi fakti se si kangëtarët janë në gjendje me trillue gjana dhe me këndue të pavërtetat. Nëse e dijmë se Bajram Curri nuk ka pasë djalë, pse të përmendet, ose shumë raste të tjera të cilat i përmend Kadri Osmani. Kanga duhet shënue dhe këndue,

ashtu si e ka krijue rapsodi, e në rast se nuk i dijmë faktet historike, atëherë duhet kërkue ndihmë prej ndonji historiani. Mirë asht që edhe kanga e Bajram Currit të koorigjohet dhe të këndohet si asht këndue, e në rast kangëtarët, të cilët e interpretojnë kët kangë nuk e dinë, atëherë duhet pyet ate që din.

Besoj se kangëtari Qamili i Vogël me siguri duhet ta dijë, sepse kjo kangë ma së shumri asht këndue në Gjakovë. Edhe shoqnija "Hajdar Dushi" e këndon kët kangë, prandaj mirë asht që sa ma aparëtë incizohet.

Këtu po përmendi se nuk shtë vetëm kjo kangë, e cila këndohet me tekst të gabueshëm, por janë edhe disa të tjera, e për këte duhet të kenë pasë kujdes producentët e Radios. Mjafton me përmend kangën e vizitës së shokut Tito, ku kangëtari përdor fjalët "poset" në vend të vizitë. "Landrovicë" në vend të Landovicë etj., etj. Besoj se mbas tashtit kësolloj gabimesh nuk duhet të përsëriten kur kemi të bajmë me kangët tona popullore, sepse vetëm e damtojmë  e mos të them i "çorodisim".

Akil Koci

 

"Rilindja, E shtunë, 9.IX.1967, f. 5)

 

Lexuesit na shkkruejnë

 

VËREJTJE ME VEND - POR KUJT?

 

Shok Redaktor,

Në kohë të fundit më ra me lexue dy artikuj në gazetën tonë, të parin më 15 gusht, me titull "Kanga e çoroditun" nënshkrue nga Kadri Osmani,ndërsa tëdytin më 9 shtator të k.v. si "vërejtje me vend", të cilin e shkruan Akil Koci. Që të dy artikujt kanë të bajnë me kangën popullore të Bajram Currit, të cilën e këndoj unë vetë i treti, e tash sa kohë po emitohet përkrye Radio Prishtinës.

I pari thotë se "As fjalët e kangës" dhe "as melodija" nuk janë "askund afër asaj që kemi mësue dikur në shkolla e oda tëkatundit". A ban nji gabim kur thotë se kjo ashtë kangë gjakovare dhe këndohej me vegla popullore. Cilat janë ato vegla popullore? Athua s'po mundka me u këndue kjo me sharki, çifteli, fyell etj.? Athue nuk e këndon edhe Radio Tirana pikërisht me sharki? Unë mendoj e vërejtja për melodinë e kangës nuk asht me vend. Ajo i përgjigjet plotësisht kangës për trimin legjendar Bajram Currin. Përndryshe, me kët vërejtje nuk asht pajtue as kompozitori Akil Kooci, i cli pajtohet me artikullshkruesin e parë vetëm sa i përket tekstit "të damtuem".

Kadri Osmani ka ba vërejtje me vend sa i përket tekstit të kangës për të cilin po bajmë fjalë. Unë atë tekst nuk e kam "tëhollue" e "(de)formue" simbas qejfit tim. Tekstin e kam mësue prej blenit të kangëve të repertori të Qamili i Vogël "Flaka e zemrës". Unë në të vërtetë e dij kangën në tanësi, mirëpo na kangëtarët e kemi "dirigjentin" kur incizojmë ndonjë kangë. Nëpër dasma kët kangë si edhe disa të tjera që "gjymtohen" në radio, unë i këndoj në origjinal. Do të dëshirojsha me i këndue gjithashtu edhe nëpërmes radios. Nuk do të dëshirojsha kurr me "çoroditë" ndonji kangë burimore të popullit, kangët që transmetohen gojë më gojë. Mirëpo, kangëtari ka stilin e vet, mandej melodija

e kangës që këndoj unë, me gjithë përpjekjet , mundd të mos përputhet me melodinë që ia "jep" kangëtari tjetër.

Me kët rast, po shënoj edhe këte: para do kohe e kam incizue kangën e Azem Bejtës, producentët e Radio Prishtinës ende nuk po e emitojnë. Ate e kam kënduenë origjinal. Ndoshta mu kjo po ban që ajo nuk po hyn në program. Ku asht faji?

Hashim Shala

 

("Rilindja", E enjte,14.IX.1967, f. 5)

 

REAGIME

 

"OPERACIONET" NË FOLKLOR

 

Në lidhdje me kangën e Bajram Currit, qëpo emitohet nëprogramet e Radio Prishtinës simpas qinda kërkesave të ndëgjuesve, para do kohe u botua në "Rilindje" dy artikuj të Kadri Osmanit e të Akil Kocit. Qe tëdy shkruajnë negativisht dhe me ironi si për si për përmbajtjen e tekstit ashtu edhe për melodinë dhe trajtën e mënyrës së ekzekutimit. Për të sqarue situatën rreth tekstit të kësak kange duhet tëpërmendim se si e këndojnë insturmentalist të tashëm. Në variantën e Radio Prishtinës, të cilën e këndon Hashim Shala, thuhet se Bajram Curri nji djalë, në variantës e Gjekovës - "Hajdar Dushit" - thuhet se ka pasë tri çika, kurse në ate të Radio Tiranës se ka pasë nji çikë e nji djalë. Të gjitha këto varianta janë "deformime", simbas Kadri Osmanit, i cili thot se Bajram Curri ka pasë dy çika. Çka asht e vërteta? Me siguri rapsodi e ka dijtë for mirë pse ka thanë "po jan djali" e jo çka. Populli ynë a nuk e zavendëson mashkullin me femnën - virgjinesha - në mungesë të trashëgimtarit?

Kër kanëe kam pasë këndue edhe vetë qysh se para 30-40 vjetëve, pra, parab se me lindë

Kadri Osmani e Akil Koci. Me kor të përziem katër zanesh e kam dhanë në koncerte të

ndryshme para 25-26 vjetëve. Si përmbajtja, ashtu edhe melodia, asht e njajtë me variantën e Hashim Shalës. Deri më sot nuk më ka ba kurrfarë vëretjesh askkush.

Sa i përket formës së mënyrës së ekzekutimit, Kadri Osmani thot se duhet me këndue me vegla popullore e jo me sharki, fyell, mezhnicë e def, të cilat, simbas mendimit të tij, nuk qenkan popullore! Nuk kam dijtë se paskam gabue që dikur e kam ba kët kangë për kor të përzier dhe se paskam dashtë me e lanë në mënxrë primitive në pikëpamje të trajtës së mënyrës së ekzekutimit.Asht e vërtet se kjo kangë nuk i takon ciklusit të kangëve të dasmave, por gjithashtu asht e vërtetë se kjo këndohet në dasma si edhe kangët tjera trmnije.

Ma në fund, Kadri Osmani thërret në ndihmë njohësit e muzikës që ta thonë fjalën e vet përkitazi me kët çashtje. Kësaj ftese iu përgjigj Akil Koci. Ai megjithëse nuk e din se çfarë fëmijsh ka pasë Bajram Curri, prapseprap konstaton se vërejtjet e Kadri Osmanit janë me vend. Tue mos qenë i sigurtë se si asht kanga, ashtu si e emiton Radio Prishtina, apo si thot Kadri Osmani, Akil Koci e drejton Hashim Shalën te Qamili i Vogël, i cili, simbas mendimit të tij, e ditka kangën ma së miri. por mjerisht Akil Koci nuk e din se Qamili i Vogël e ka botue përmnledhjen e kangëve me titull "Flaka e zemrë" në vitin 1963 në redaktimin e parathanien e Shefqet Pllanës, në të cilën gjindet edhe kjo kangë, simbas së cilës gërmëpër gërmë e ka këndue edhe Hashim  Shala.

Megjithëse ndërrimet janë veti kryesore e folklorit, Akil Koci në përgjithësi i gjykon.  Sa i përket pjesës lirike të poezisë sonë popullore, nuk e frigon kjo dukuri se kjo, si thot ai, nuk ka vleftë artistike mbasi gati në tanësi ajo ashtë banale dhe erotike. Më duket se nuk ka nevojë veçanësisht me theksue se nji konstatim  i tillë asht krejtësisht i gabueshëm.

Në anën tjetër, që asht në kundërshtim me parmin e tij, Akili thot se  duhet me ba ndërrime në folklorin dhe prandaj kanga e përmendun duhet të fillojë: "Bajram Curri n'kali", ashtu si e këndon "Hajdar Dushi", e jo si asht këndue gjithëmonë: "Bajram-begi n'kali". Prej producentëve kërkon që t'i ndërrojnëfjalët e hueja. Çka asht ma zi, propozon qëtë zavendësohen prap me fjalë të huaja, të cilar katundari ynë nuk i ka ndie kurr dhe nuk ua din kuptimin. Folklori këso operacionesh nuk duron.Simbas artikullshkruesve të përmendun del se varianata e vjetër, epara 3-40 vjetëve, qenka "deformim" i variantës së re, të tashme.Më duket se as për këto nuk duhet kmentim.

Prandaj, këso farë kontradikcinesh dhe gabimesh, që nuk kanë të bajnë kurrgja me të vërtetën, vetëm e dezinformojnë opinionin publik dhe e pengojnë zhvillimin e drejtë të tij

 

Lorenc Antoni

 

("Rilindja", E diele, 8-X-1967, f. 8)

 

 

R E A G I M E

 

Ai "naivi" ma i drejti

Edhe diçka për kangën e Bajram Currit

 

Nga Qamili i VOGËL

 

Shumëkujt, natyrisht edhe mue, po më vjen mirë që kohëve të fundit po bahet fjalë në të

përditshmën tonë për kangën e Bajram Currit të incizueme nga ana e Radio Prishtinës.

Ma së pari u dëgjue zani i Kadri Osmanit, i cili me modesti të dukshme (por edhe me

mjaft dije) i thërret njohësit e muzikës popullore që të shprehin mendimin e tyre lidhë me

vërejtjet që janë ba kangës së Bajram Currit. Nga e tanë polemika e mavonshme del se

ky "naiv" qenka në të vërtetë njohës i kësaj kange. Ai prek çashtjen e melodisë, përcjelljen e kangës me vegla muzikore si dhe gjymtimin e tekstit. Në të trija këto raste thëniet e tij janë krejtësisht me vend, sepse melodia e incizueme s'asht me të vërtetë meldi origjinale e këndueme në qytete, por nji variantë që këndohet në katundet tona, e ujdisun për mundësitë e sharkisë e të çiftelisë si dhe të fyellit e mishnicës.Këtë këngë kishte mund ta incizojë Hashim Shala, sikur ai të mos e dinte varianten origjinale. por kjo gja s'mund t'i falet as kangëtarit të naltpërmendun as edhe producentit të Radio Prishtinës, i cili lejoi një gja të tillë. Çështjen e tekstit e prek edhe redaktori i muzikës i Radios Akil Koci, i cili thërret në artikullin e vet kangëtarët që të konsultohen me mue si kangëtar i vjetër në lidhje me kët kangë. Këtë e zuna ngojë për arsye se Hashim Shala, si edhe për çdo kangë tjetër të incizueme, asht konsultue me mue, i kemi shoshitë gjanat të paqarta deri në imtësi, tue i ndihmue me shpirt për të dalë kanga sa ma e mirë.

Me Hashim Shalën kemi ba prova disaditëshe me magnetofon për të incizue kangën e

Bajram Currit, por në pllakën time i kam thanë atij se kjo kangë duhet të incizohet ashtu siç këndohet në qytete, tue mos u mbështetë në tekstin  tim të botuem në "Flakën e zemrës" më 1963. Ai jo vetëm që s'iu përmbajt udhëzimeve të mija, por ai gabon edhe ma shum kur pohon se kjo kangë nuk asht e Gjakovës dhe se ate e këndon edhe Radio Tirana. Kanga asht kangë gjakovare dhe, si e tillë, ishte dashtë të incizohet më së pari me vegla të muzokës popullore të Radio Prishtinës. E në Radio Tiranë e interpreton Dervish Shaqa që asht nji koleg i im, me të cilin kemi këndue bashkë sa e sa herë. Mjerish ai nëprmjet valëve të Radio Tiranës nuk e këndon variantën e këndueme në qytete, por ate që e ka mësue sigurisht nga duqanxhinjtë gjakovarë, të cilët kanë qenë në katndin e tij, në Llugën e Empërme, rrethi i Gjakovës.

Në artikullin e nënshkruem nga Hashim Shala thuhet se "nuk do të dëshirojsha me e çoroditë kurr ndonji kangë burimore", por kjo asht vetëm nji frazë, sepse, pyes pse atëherë i çoroditi kangët "Zambaku i bardhë", "Prej mallit të bukurisë" e tjera.

Kangëtari Hashim Shala, mbasi se e incizoi kangën, tue iu përmbajtë udhëzimeve të Lorenc Antonit, gja të cilën e vërteton edhe në gazetën e datës 14 shtaor 1967. Artikulli i fundit rreth kangës së Bajram Currit asht shkruar prej vetë Lorenc Antonit. Ai pohon se para 30-40 vjete e ka këndue kët kangë dhe para 25-26 ndoshta e ka çpërpunue. Asht gja

krejtësisht e pabesueshme që ai ta këndonte atëherë kët kangë të qytetit, në qytet, me

variantën që këndohet në katunde, sepse çdo fëmijë i atëhershëm si edhe i sotshëm e din

vetëm variantën që këndohet në qytet.  

 

(Faqe 7. "Rilindja" e datë 23-X-1966, f. 7)

 



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora