Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lindita Mamli : Kam vere re , per fat te keq qe brezi i ri lexon shume pak, dhe shperdoron gjuhen shqipe.

| E premte, 21.09.2007, 01:16 AM |


Intervistoi: Albert Zholi

Nje CV e shkurter

Lindita Mamli lindur ne Laç me 01. 09. 1972 . Rritur ne Durres, mbaron universitetin e gjuheve te huaja dega italisht ne Tirane. Letersia eshte nje fushe shume e dashur per te , e cila do t’i jape mundesine te komunikoje me boten e larget e te panjohur , si nje lloj magjije, nga e cila nuk do te largohet dot kurre me…
Punon si mediatore kulture prej mese 10 vjetesh ne Itali, neper shkolla te ndryshme, si dhe nje nje qender pritjeje per te huajt.

Shtator 1991 eshte nje nder tre fitueset e vetem shqiptare te konkursit europian organizuar nga Rai, “Te rinjte takojne Europen”, me nje proze artistike mbi Europen e bashkuar.

1996 Boton “Lereni te lire detin” shqip dhe italisht poezi nga Meridiana.

1998 Bashkeautore ne antologjine e shkrimtareve te huaj ne Itali “Destini sospesi di volti in cammino”.

1999 Boton “Pertej fatit” shqip dhe italisht poezi me vleresimet ma te mira te shkrimtares se njohur italiane Susana Tamaro.

2001 Bashkeautore ne antologjine tjeter te autoreve te huaj-titulluar “Anime in viaggio”

2001 Medalje e arte ne konkursin letrar nderkombetar Shakespeare, seksioni i poezise.

2003 Boton “Dashurite e mbetura pergjysme” ne shqip dhe italisht , nga Bettini.

2007Boton “Atdheu i diteve tona “ roman , shtepia botuese DUDAJ, mjaft i suksekshem ne Shqiperi.

Pse dhe kur keni ikur ne emigracion?

Marsi i 1997 zhgenjeu dhe hodhi ne deshperimin me te madh shumicen e popullit shqiptar , besoj. Edhe sot e kesaj dite nuk arrij dot te kuptoj qofte dhe sadopak skenarin makaber te asaj periudhe te “erret” , por qe shpresoj shume qe ndonje njeri me virtytin e ndershmerise dhe te perulesise , ndonje dite te na e shpjegoje .
Ikja, duke qene i vetmi veprim i vazhdueshem ne ate periudhe, pa rrugezgjidhje tjeter mendimore ne trurin e lodhur e te shkaterruar te njerezve, nuk kishte si te mos me terhiqte dhe mua me vete. Ika edhe une. Keshtu fillon dhe libri im , me kete braktisje te padeshiruar, te dhimbshme. Fakti qe nuk isha vetem ne ate Ikje masive, me ka ndihmuar te behem me e forte . Jo te gjitha te keqijat jane te demshme.

Mund ta pershkruani pak ate dite?

Do te deshiroja qe lexuesit te lexonin librin tim “Atdheu I diteve tona”per te mesuar te verteten e asaj dite qe ka ndryshuar rrenjesisht jo vetem jeten time por te gjithe atyre qe si une jane nisur ne kerkim te nje endrre.

Jeta shkollore dhe ju. Kur e keni ndjere veten me keq ne shkolle?

Shkolla me ka pelqyer perhere, ndoshta sot pas shume vitesh shume gjera i shikojme ndryshe. Mendoj se ka qene shume e demshme privimi i ndjenjes se lirise si parim themeltar i cdo qenieje njerezore. Ndjenja e frikes edhe ndaj mesuesit te fiskultures ishte jashte cdo lloj edukimi mesimdhenes, qe shkolla mund te te ofroje. Nga tjeter , kaosi i sotem ne bankot e shkolles, jo persa i perket lirise se fjales e te shprehurit, por menyres sesi shoqeria shqiptare e trajton ceshtjen e edukimit dhe te formimit te brezave , duke matur gjithcka vetem nga ana materiale eshte teresisht e demshme e pa fryte. Kam vere re , per fat te keq qe brezi i ri lexon shume pak, dhe shperdoron gjuhen shqipe.Uroj qe mundimet e rilindasve tane te ndritur per gjuhen e folur e te shkruar shqipe, te mos shkojne kot.

Kur keni filluar te shkruani per here te pare dhe a e mbani mend se cfare keni shkruar?

Poezia ime e pare ka qene per detin . Jam rritur prane tij dhe ai ka qene frymezimi im i pare. Si nje dashuri qe te perndjek, kudo qe shkon.

C’eshte dashuria per ju?

A-Mor, jo vdekje. Gjithcka qe gjallon, qe kemi mundesi t’a prekim, t’a ndjejme, t’a shohim , me tere veshtiresite e deshperimet qe Ajo , Dashuria, lind, tjeterson , krijon duke na bere te provojme ndjenja njerezore . Buzeqeshja e mrekullueshme e nje femije , I cili pa te njohur te dhuron dashuri .

Kur e keni ndjere veten me keq ne emigracion?

Ne diten e Ikjes.

Kush ka qene dita me e lumtur e jetes tuaj?

Kur kane lindur djali dhe vajza.

Kush eshte idhulli juaj ne letersi?

Gustav Flobert, mjeshtri i paarritshem i artit te te shkruarit.

Po ne muzike?

Mundohem te pushoj vetem me muzike klasike . Shopen me qeteson me nokturnet e tij. Verdi me “Nabuko”-n e famshme me frymezon gjithnje shpirterisht dhe menderisht.

Si e kaloni kohen e lire?

Me dy femije te vegjel koha e lire nuk ekziston, dhe kjo me duket me se e drejte. Perparesine e kane e ardhmja.

A e ndjeni racizmin ne vendin ku jetoni?

Racizmi, frika ndaj tjetrit qe eshte i ndryshem nga ty, qe vjen nga nje bote e panjohur, e afert apo e larget gjeografikisht , me gjithe peshen e saj negative, eshte njerezore . Duhet studiuar dhe kuptuar kjo levizje masive qeniesh njerezore , e cila spostohet nga vendet me te varfra drejt atyre te pasura, e jo vetem, kemi faktore luftrash, te cilet bejne qe levizjet masive te mos kene vetem qelime ekonomike, por mbijetese. Kemi dhe shembjen e kufijve brenda nje kontinenti , i cili megjithe njohjen e problemit e ka te veshtire t’a pranoje jo vetem gjeografikisht nje menyre te re jetese, brenda shtepise se saj. Megjithe propaganden shume here jo dashamirese ndaj emigranteve te disa mas mediave te caktuara , shqiptaret jane komuniteti me i integruar ne Itali.

Cili eshte mendimi juaj per politiken shqiptare dhe cfare i nevojitet kesaj politike?

Platoni thoshte se politikani eshte para se gjithash qytetar.
Politikes shqiptare i nevojiten njerez te rinj me ide te reja , profesioniste dhe kurajoze, te cilet duhet te bejne nje politike te re krejt te ndryshme me politiken e deritanishme..

Cfare pelqeni dhe cfare urreni me shume tek nje njeri?

Tek nje njeri cmoj padyshim sinqeritetin dhe ndjenjen e humorit. Nuk me pelqejne paragjykimet , te cilat te shkurtojne mundesine e njohjes me tjetrin.

Sa kohe i kushtoni lukut?

Duke qene femer ndjenja e paraqitjes se jashtme besoj se eshte pak a shume ajo e shumices se grave. Brenda shpirtit dhe jo vetem , jam klasike.
Me kalimin e viteve kam kuptuar se koha kushtuar vetem paraqitjes eshte totalisht kohe e humbur.

Ushqimi i preferuar?

Byreku me qumesht qe ben ime me.

Cfare do te benit po te ishit te pasur?

Do te nderrmerrja nje vit sabatik.

A do te ktheheni ne atdhe dhe ate merr malli per te?

Shpresoj te kthehem jo ne prag te pensionit . Ne qe jemi jashte e dime c’eshte malli per shtepine, per te afermin, per gjuhen, per atdheun.Jo rastesisht gjate gjithe historise shqiptare, shqiptaret e merguar kane luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten gjuhesore, letrare, patriotike, e pse jo dhe politike nepermjet shoqatave dhe organizmave te ndryshem , krijuar me shume mundime e dashuri prej tyre. I takon qeverise shqiptare ne fuqi te mos e beje veshin e shurdhet ndaj kesaj vale inteligjence qe perplaset brigjeve te botes ende. Pa nje pergjigje.

Republika