E marte, 23.04.2024, 09:55 PM (GMT+1)

Sport » Sporti

Kampione Evrope, ne stervitje pa shtange

E marte, 15.09.2009, 03:16 PM


Kampioni Daniel Godelli
Nga Aranit Muraci


Daniel Godelli eshte rikthyer me medalje ari ne Shqiperi, duke shenuar suksesin me te larte mes sportisteve qe konkuruan ne evropianin per te rinj, qe perfundoi dy dite me pare. Me medalje nga Izraeli jane kthyer edhe sportiste te tjere, Hysen Pulaku, Xhulio Proni dhe Krenar Shodri, te cilet arriten po ashtu suksesin e deshiruar ne Kampionatin Evropian te Peshengritjes. Por arritjet e sportisteve vazhdojne qe te bien ne veshe te shurdhet, pasi ankesat pas cdo arritjeje sa vijne dhe shtohen dhe problemi ne fjale mbetet nje "ceshtje" qe nuk gjen ende zgjidhje. Daniel Godelli doli ne nje konference, i rrethuar me disa medalje te arta, qe i kishte fituar ne Izrael. Sportisti theksoi se i eshte dashur te sakrifikoje shume per t'ia dale mbane. Talenti qe ende nuk ka mbushur 18 vjec premton medalje te tjera per vendin tone, ne eventet e se ardhmes. Godelli thote se per te arritur ne suksesin e fundit duhet te komentoje me shume se kenaqesine e madhe qe perjetoi ne ate moment te vetem, edhe per kushtet e stervitjes, te cilat kane qene dhe mbeten vertet mjaft skandaloze. Medaljet e arta jane njera ane e medaljes. - "Arrita te dal kampion ne Evrope dhe me vjen mire qe puna e madhe nuk me shkoi dem. Por dua te them se me tej duhet te na krijohen kushte edhe me te mira, per stervitje. Ne si sportiste stervitemi ne nje ambient qe ngjason me shume me nje stalle dhe jo me nje palester normale. Nuk mund te pretendojme dhe te flasim per momentin ne lidhje me kushte te tjera," - theksoi Godelli. - "Kam pasur gjithmone nje deshire te madhe qe te konkurroj ne Evrope dhe te kthehem i pari, me medalje. Tani qe ia dola te dal Kampion ne Evrope, me duhet te mendoj per medalje te tjera, ne Kampionatin Boteror te radhes, por pse jo edhe ne Olimpiade. Mjafton qe te kete nje vemendje me te madhe,q e te na plotesohen kushtet e stervitjes dhe jam i sigurte se do t'ia dal mbane," - shprehet kampioni me i ri i vendit tone. Sakaq, trajneri i sportisteve ne fjale, ngriti shqetesimin se deshira e sportisteve, e stafit dhe e drejtuesve te Federates se Peshengritjes duhet te gjeje mbeshtetje te gjere ne komunitetin tone dhe nga shteti kerkohet nderhyrje urgjente. Godelli dhe shoket e tij te ekipit, kur sterviten ne Peqin nuk kane as edhe nje shtange, ndaj kerkohet ndihma e shtetit, qe per keta sportiste te investohet dhe te sigurohen te ardhura te mjaftueshme, me qellim qe te konkurojne me me dinjitet dhe te ngrene lart flamurin kuqezi. "Me vjen keq qe e them, por edhe shtanga mungon ne stervitje per sportistet e Peqinit," - u shprehet trajneri Ali Lundrazhiu. - "Duhet qe keta sportiste, ne kete moshe te kene mbeshtetjen e duhur, qe te nderojne Shqiperine ne aktivitete me te medha. Nuk kane as kushtet me minimale per stervitje dhe jane duke sakrifikuar, jo pak, sportistet. Do te ishte ne interes te te gjitheve, qe ne te ardhmen te kene mbeshtetjen e duhur, per t'u stervitur normalisht si te gjithe sportistet e tjere evropiane dhe te sigurojne suksese edhe me te larta." Edhe sportistet e tjere dhe trajneret e tyre ngriten zerin se medaljet jane nje fakt i pamohueshem dhe nuk po kuptojne se cfare duhet te arrijne ne te ardhmen, qe te kene mbeshtetje minimale.

Ademi: Biznesi, ne ndihme te sportisteve elitare

Presidenti i Federates Shqiptare te Peshengritjes tha gjate prezantimit te suksesit te sportisteve te rinj te sportit te Peshengritjes, qe sollen 10 medalje nga Izraeli, se ka ardhur koha qe sportisteve elitare qe konkurojne me dinjitet dhe sigurojne medalje te Arta per Shqiperine, t'iu sigurohen kushtet e duhura financiare qe te punojne dhe t'iu garantohet suksesi i pritshem ne vendin e tyre. "Ka ikur koha qe sportistet shqiptare te ngrene flamurin e nje kombi tjeter dhe te shpallen kampion bote," - theksoi Ademi. -"Duhet t'i falenderojme dhe t'i perkrahim keta sportiste te rinj ne moshe, qe dalin kampione ne Evrope. Si te tille ata jane nje garanci e madhe per te perfaqesuar me dinjitet vendin tone ne vente te tjera te rendesishme ne te ardhmen." Presidenti Ademi tha se sportisteve iu duhet dhene mbeshtetje e madhe, sidomos nga ana financiare. - "Po kontaktojme me boten e biznesit, qe sportistet te kene mbeshtetje financiare per te siguruan me shume te ardhura qe te mos pengohen ne stervitje. Jane sportiste te talentuar, kampione ne Evrope dhe me gjere dhe nuk eshte pak per nje vend si Shqiperia. Duhet te kene vemendjen e vazhdueshme te shtetit dhe te strukturave te tjera, per t;iu ardhur ne ndihme. Jane kampione nga Tirana, Elbasani, Shkodra, Korca dhe Vlora, gje qe tregon se sporti eshte i perhapur ne te gjithe vendin dhe po ashtu suksesi.

Peshengritja, 25 medalje per vitin 2009

Asnje sport tjeter nuk i afrohet Peshengritjes, per sa i perket numrit te larte te medaljeve te siguruara. Peshengritja Shqiptare ka sjelle brenda vitit 2009 plot 25 medalje (Ari, Argjendi dhe Bronxi), nga evente me rendesi nderkombetare. "Sportiste te te rinjve dhe te te rriturve kane sjelle 25 medalje gjithsej. Me vjen mire qe brezat ruajne traditen dhe vazhdojne te nderojne vendin, ne cdo pjesemarrje nderkombetare. Godelli, Pulaku dhe Proni po ecin ne gjurmet e Qerimajt, Begajt dhe te Tabakut, qe kane arritur gjithashtu ne kampionatet e te rriturve qe te sjellin medalje," - theksoi Ademi. Kampionati Boteror i Peshengritjes do te zhvillohet me pak dite me vone, ne Kore dhe sportistet qe konkurruan dhe dolen kampione Evrope synojne te arrijne medalje te arta edhe ne kete event, qe i dyti per nga rendesia, para Olimpiades se vitit 2012. Gjate viteve te fundit sporti i Peshengritjes dhe numri i sportisteve qe kane arritur suksese ne arenen nderkombetare eshte shtuar ndjeshem. 25 medalje, qe jane siguruar brenda 9 muajve te fundit jane nje tregues i qarte se sportistet tane kane mundesi qe te konkurojne ne arenen nderkombetare. Erkand Qerimaj ka siguruar nje numer te larte me medalje kur garonte per te rinj dhe te njejtin sukses po vijon edhe tani, qe konkurron ne garat e te rriturve.

Shqiperia, Izrael

Ne Eliat te Izraelit, ku u zhvillua Kampionati Evropian i te rinjve ne Peshengritje, Shqiperia ngriti flamurin kuqezi, pasi u prezantua me sukses ne garat e Peshengritjes, duke sjelle disa medalje. Ekipi i sportisteve te te rinjve ne Peshengritje konkuroi nga data 7 deri me 13 shtator dhe u kthye ne vend me tre kampione te rinj dhe me disa medalje te fituara ne gara te ndryshme. Federata Shqiptare e Peshengritjes prezantoi sportistet e rinj, qe sollen medalje nga Kampionati Evropian i Peshengritjes, qe u zhvillua pak dite me pare ne Izrael. Tre sportiste dhe trajneret e tyre sollen medaljet e radhes per vendin tone. Daniel Godelli siguroi tre medalje ari ne peshen 69 kg dhe Hysen Pulaku arriti te siguroje dy medalje ari dhe nje argjendi si dhe u shpall nen-kampion Evrope, ne peshen 77 kg. Xhulio Proni siguroi nje medalje ari dhe dy argjendi. Sportistet u rikthyen ne vend dhe me medaljet e fituara jane prezantuar duke dhene edhe nga nje konference per shtyp. Sportistet, trajneret dhe drejtues te Federates Shqiptare te Peshengritjes prezantuan medaljet e fituara. Sportistet e moshes jo me shume se 18 vjec arriten qe te ngrinin flamurin shqiptar ne Izrael dhe sipas drejtuesve dhe trajnereve ata premtojne suksese me te larta ne te ardhmen.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora