Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Peshkatari: Si e kapa peshkaqenin 850 kg

| E hene, 14.09.2009, 09:36 AM |


Bardhyl Bejko, Koha Jone

SARANDE - Nje peshkaqen gjigandi bie ne rrjetat e nje peshkatari ne ujerat e detit Jon. Kafsha e rralle per ujerat e deteve tona, eshte kapur 1.5 milje larg bregut te detit, pikerisht perballe Lukoves, ne nje thellesi prej 80 metrash. Pasditja e se shtunes ka qene me fat per peshkatarin 40-vjecar, Pellumb Canaj. Teksa dielli po perendonte dhe ai po kthehej nga puna e perditshme me peshkarexhen e tij, Pellumbi ka dale ne kuverte per te pare gjendjen e rrjetave qe kishte hedhur ore me pare. Nje tronditje e fuqishme dhe anija e u anua e gjitha. Nje zhurme e fuqishme ne motorra, e beri te dyshonte se dicka nuk shkonte duke dyshuar per ndonje avari. Por shpejt situata u sqarua, pasi u pa qe anija funksiononte ne rregull. Atehere vemendja e Pellumbit u perqendrua tek rrjetat, duke menduar se ndonje trung apo balte e marre nga thellesia, kishin ndaluar anijen. Se bashku me peshkataret e tjere, filloi te mbledhe rrjetat. Kur ato kane dale mbi uje, eshte dukur edhe gjahu gjigand qe kishte rene pre e gjuetise se peshkatarit.

Tregimi i peshkatarit

Ishte e pabesueshme per te gjithe ekuipazhin. Fillimisht doli bishti i stermadh. Dhe menjehere kuptuam se ne rrjeta kishte rene nje peshkaqen, qe ende nuk e kishim idene se sa ishte. Po nga shenjat qe dha anija gjate mbledhjes se rrjetave kuptuam se ishte ne peshe dhe permasa te medha. Dalngadale ne siperfaqe filloi te shfaqet teresisht peshkaqeni, i cili ishte vertete ne permasa te panjohura nga ne, se paku ne vitet e fundit se nuk ishte i pari qe binte ne rrjetat tona. Vetem une kam kapur ne 24 vjet te punes time ne peshkim rreth 7 peshkaqen. Njeri ne vitet e shkuara kur punoja ne peshkim me anijen "Skerfica", ishte shume i madh. Ngadalesova xhirot e makinerise dhe vinci vijonte te mblidhte kavon e me pas edhe rrjetat. Peshkaqeni ulerinte. Po dukej shume i lodhur. Bishti ishte ne krye te ures dhe koka ende nuk kishte dale ne kuverte. E terhoqem edhe pak dhe ne momentin qe u vendos i teri mbi anije, pashe bashke me shoket e mij se kishim kapur nje peshkaqen te permasave jo reale, se paku per vitet e pervojes tone ne det. Bishti ishte mbi ure dhe trupi ne kuverte. Te ngjallte tmerr me gojen e stermadhe dhe luspat e stermedha. Si gjithmone kur kapim pre te tilla, qofshin breshka, apo kafshe te tjera te permasave te medha, filluam nga matjet. Peshen nuk mundem ta verifikonim ne det te hapur, ndersa gjatesine po. Ishte 8.5 meter i gjate. Perimetri ne trup ishte me shume se tre meter. Vetem flatrat e bishtit ishin mbi 50 cm. Gjate tere kohes syte i mbanim mbi peshkaqenin, i cili ishte i gjalle dhe arriti me fryme deri ne liman. Aty vendosem edhe ta therim. Vetem koka peshonte sa gjysem kau, rreth 80 kg. Koken e hodhem ne det. Brenda ne bark gjetem me shume se 100 peshkaqen te vegjel, te cilet ishin ne peshe te madhe dhe te gatshem per te dale ne det.

Aty kuptuam se peshkaqeni kishte ardhur nga thellesite, per te gjetur nje vend te pershtatshem per te lindur. Zona ku ne peshkuam peshkonim, eshte shume e qete dhe e ngrohte. Pas e coptuam i peshuam pjeset dhe rezultoi se i gjithi peshonte rreth 850 kg. Une edhe pse e di qe peshakqeni eshte nje kafshe deti grabitqare m'u dhimbs. I kam ende ne vesh ulerimat e tij, kur e nxirrnim nga deti, sikur donte ta leshonim ne liri. Rrjetat na i kishte gerryer me dhembet e mprehte, po nje radhe tjeter e rrjetes, e kishte mberthyer ne koke, duke e bllokuar. Ne bark i gjetem shume gjallesa qe kishte grumbulluar gjate dites. Dhembet i kishte me te medhenj se 2 cm. Dhembet ia morem per t'i mbajtur ne shtepi dhe ne anije, sepse sipas tradites sjellin fat. Ndersa mishin e shita ne Vlore, pasi eshte shume i shijshem dhe i preferuar ne restorante.

Mister, lloji i peshkaqenit te kapur

Kapja e nje kafshe te tille te rralle detare, u be shume shpejt objekt i mbledhjes se shume kureshtareve ne breg te detit. Ende nuk dihet se c'lloj peshkaqeni ishte ky i kapur ne ujerat e detit Jon. Pasi eshte nxjerre ne breg mbi trupin e tij, shume femije kane rendur te bejne foto, si nje kujtim i rralle. Ndersa dhjetra njerez kureshtaret asistuan ne therjen e kafshes se detit. Pellumb Canaj, peshkatari qe qe u be protagonist i ketij gjahu gjigand, tregon se ne brigjet tona ka pare ne distance peshkaqene ne permasa ndoshta edhe me te medha, po ky qe ra ne rrjeta ishte rastesi.

Peshkaqenet, "vizitore" te shpeshte ne ujerat tona

Ne janar te ketij viti, nje i llojit "Pellumb" u kap nga peshkataret e Sazanit. Ai ishte 4 metra i gjate dhe me nje peshe prej 370 kg. Peshkaqeni u kap ne thellesine 120 metra nen uje. Ndersa gjate vitit 2008, peshkataret kane kapur 3 peshkaqen ne det, me i madhi ka qene rreth 500 kg. Nderrimi i klimes ka sjelle edhe "vizitore" te rinj te kafsheve detare per ujerat tona, ardhja e te cileve ka qene me pare e pazakonte. Kapja e nje gjahu te tille ka rezultuar me leverdi per peshkataret, pasi mishi i peshkaqenit eshte shume i shijshem dhe eshte mjaft i kerkuar nga pronaret e restoranteve.