E shtune, 20.04.2024, 05:31 AM (GMT+1)

Mendime

Ali Rexhepi: Toleranca ndërfetare

E hene, 14.09.2009, 06:15 PM


Toleranca ndërfetare

Nga Ali Rexhepi

Është hera e parë që shkruaj në këtë faqe edhe pse e vizitoj rregullisht këtë faqe dhe lexoj shkrime mjaft të mira dhe interesante. Ajo që më shtyri të shkruaj jan disa shkrime në kohën e fundit që sulmojn shumë ashpër fenë islame apo ndoshta po hapin një konflikt brenda shqiptarëve. Në mesin e atyre që shkruajn shkrime të tilla është edhe një mikë i imi Selim Hasanaj, për të cilin kam respekt por mendoj sidomos në një shkrim të tijë ka bërë një gabim dhe për këte duhet tu kërkoj falje besimtarve musliman sidomos në Komunën e Mitrovicës. Ai në shkrimin e tijë: SHIJA E HURMAVE TË ARABISTANIT NË IFTAR NEPER TAVOLINAT E RRUGVE TË QYTETEVE TË DARDANISË në mes tjerash shkruan: Po c`far iftaresh rrugve, po cfar hurmash e turmash muti po hanë ata mjerana per iftarin e tyne që ua servojnë nipat e ish pushtuesit pesë shekullor. I nderuari Selim Hasanaj në këta iftara kan ngrën baballarët tanë, axhallarët dhe të afërmit tanë dhe shtrohet pyetja a meritojnë këta njerëz që për iftarë tu dhurosh mut në këtë muaj të shejtë të Ramazanit. Unë mendoj se ju z.Hasanaj keni ofenduar shumë rënd besimtarët e Mitrovicës dhe ju keni borxh një kërkim falje publikisht ashtu siq edhe e keni thënë këtë ofendim publikisht. Në Kosovë shqiptarët i përkasin basimit Islam mbi 90%, se si e kan pranuar këta fen nuk dua të hy sepse dihet që Turqit e sollën fen Islame në trojet shqiptare por sot askush nuk i detyron shqiptarët që ta mbajn ate. Trojet Shqiptare u ndanë dhe u coptuan padrejtësisht dhe pa mëshirshëm dhe kombi Shqiptarët edhe sot po luftojn për bashkimin e këtyre trojeve, por ndarja në besime të ndyshme fetare nuk ndikoi kurrë tek shqiptarët sepse në qoftë se shqiptarët mund të mburren me dicka ajo është toleranca ndërfetare.Shqiptarët, gjatë historisë së tyre, kanë kaluar në shumë luftëra, por në asnjë rast nuk kanë pasur konflikte të brendshme ndërfetare.
Fetë kërkojnë prej çdo individi, në radhë të parë përsosmëri morale, nderimin e prindërve, dashuri për të afërmin dhe të tjerët, respekt, mëshirë, humanizëm, dhembshuri, zemërgjerësi, e si të tilla janë të barasvlershme, prandaj kurrsesi nuk mund të jenë pengesë për bashkimin e trojeve shqiptare.
Pluralizmi paqësor fetar ka shërbyer si element bashkues midis njerëzve, familjeve e grupeve të ndryshme në shoqëri. Komunitetet fetare mbeten besnike e frymëzimeve të tyre fillestare të së mirës dhe paqes, si dhe me përkushtim të madh luajnë rol aktiv në kapërcimin e problemeve sociale, rritjen e edukimit të të rinjve, forcimit të rolit të familjes, kulturës dhe identitetit kombëtar europian. Me kontributin e tyre të veçantë, shqiptarët përfaqësojn edhe një nga rastet e rralla të një vendi me besime të ndryshme fetare, ku të gjithë faktorët politikë e shoqërorë, përfshirë edhe komunitetet fetare, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe NATO.
Toleranca fetare te shqiptarët nuk është një cilësi e zhvilluar në kohërat moderne dhe as e formuar me arsim dhe shkollë. Ajo është një traditë që vjen nga thellësia e shekujve. Në rastin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, problemet fetare dhe etnike kanë qenë historikisht pothuajse të papërfillshme. E para, ka qenë gjithmonë përkatësia kombëtare e shqiptarëve, gjithçka tjetër ka ardhur pas saj. Edhe vetë shteti shqiptar është ndërtuar në dy themele bazë: në mbizotërimin e ndjenjës kombëtare mbi ndërgjegjen fetare dhe bashkëjetesën e mrekullueshme të shqiptarëve të feve të ndryshme. Nëse cenohet mirëkuptimi fetar në Shqipëri, atëherë mund të ekzistojë rreziku që të rrënohet njëri nga themelet e shtetit të shqiptarëve, duke krijuar kushtet për ta mbajtur në gjendje jo të qëndrueshme, gjë e cila do të ndikojë për të ndalur zhvillimin ekonomik dhe social.
Nga shumë studiues të ndryshëm është pranuar se ndjenja e kombësisë te shqiptarët nuk është ngatërruar me çështjet fetare. Në identitetin e shqiptarëve ndjenja kombëtare qëndron mbi dallimin fetar. Njeriu shqiptar është së pari pjesëtar i një bashkësie etnike dhe pastaj i një bashkësie fetare. Dhe në fakt, një vlerë e rëndësishme me të cilën Shqipëria dhe shqiptarët sot krenohen, është pikërisht bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme fetare. Janë të shumtë ata që e konsiderojnë këtë si një pasuri, pasi mund të jetë një rast unik, që në të gjithë historinë e vendit, nuk janë shënuar asnjëherë përplasje fetare.

Përfaqsimi politik i shqiptarëve pranë instancave më të larta vendosëse dhe paraqitja e tyre si qytetarë e politikanë të një kombi por me religjione të ndryshme në historinë e «Rilindasve» (Vëllezërit Frashëri, Fan S. Noli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Hil Mosi, Mid’hat Frashëri, Sami Pojani, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno etj.) por edhe në historikun e Lëvizjes më të re shqiptare (Dr.Ibrahim Rugova, Mark Krasniqi, Gjergj Dedaj, Fehmi Agani, Nikë Gjeloshi etj.) dëshmoi padyshim vazhdimësinë e tolerancës shekullore ndërfetare të shqiptarëve, të cilën rrallëherë mund t’a kenë popujt tjerë të botës.
Përhapja dhe nxitja e luftës vëllavrasëse në mes të shqiptarëve ishte e paraparë në çdo elaborat dhe program politik antishqiptar, me të vetmen arsye se mu në tolerancën ndërfetare armiqtë tanë e shihnin rezistencën kundërnënshtruese të shqiptarëve. Histeria e këtyre trakteve (anti) fetare, të cilat ftojnë shqiptarët muslimanë t’i rikthehen “fesë së të parëve” shkon në përputhje të drejtëpërdrejtë të elaborateve të lartëpërmendura antishqiptare, kur fare lehtë rrezikohet të krijohen konflikte afatgjate fetare, të cilat pastaj padyshim mund t’a godasin rëndë edhe substancën tonë kombëtare.
Ndërtimi i shtetit me një shoqëri demokratike në Kosovë me standarde evropiane, ku respektohet çdo religjion dhe besim fetar, pavarësisht se kur dhe si është pranuar ai religjion nga një pjesë e shoqërisë, duhet të jetë rruga e vetme e cila ua mundëson shqiptarëve të të gjitha besimeve t’i vejnë dhe përforcojnë bazat e konturave të shtetësisë së Kosovës. Shtetësia e Kosovës do t’u garantonte me Kushtetutë të gjithëve të drejtën e fjalës dhe mendimit të lirë si dhe mbrojtjen institucionale në aplikimin e barabartë të religjionit,
Andaj, traktet “fetare” që fusin përqarje në mes shqiptarëve dhe mesazhet “fetare” që tentojnë të minimizojnë vlerat e këtij apo atij religjioni në kuadër të kombit shqiptar, janë në kundërshtim të plotë me rrjedhat aktuale në Kosovë dhe trojet tjera etnike. Harmonia dhe mirëkuptimi ndërfetar janë elemente dhe karakteristikë tipike e shqiptarëve, të cilat e kanë mundur me sukses çdo përpjekje përçarëse të antishqiptarëve të dëshmuar dhe kjo nuk guxon kursesi të ndryshohet. Institucionet tona nuk duhet të bien viktimë e injorantëve të paarsimuar, e fanatikëve pa tradita të mirëfillta shqiptare, e atyre fanatikëve që shpirtin dhe mendjen e kanë të «shitur» te Roma apo Stambolli. Feja duhet të shërbejë si edukatë e brezave dhe e zhvillimit të vazhdueshëm të vlerave morale e shpirtërore dhe në asnjë mënyrë si mjet i skenareve përçarëse. Inteligjencia shqiptare, bashkë me klerikët e arsimuar fetarë dhe asociacionet e tyre përgjegjëse (Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ipeshkvia e Kosovës) duhet të ndihmojnë në uljen dhe zhdukjen e tensioneve ndërfetare, meqë përgjegjësia më e madhe do të bie vazhdimisht mbi ta kur dihet se ata kanë pas vetes një pjesë të madhe të shoqërisë (të besimtarëve) dhe se çdo veprim i tyre ka peshën dhe ndikimin e vet te kjo pjesë e shoqërisë e popullit shqiptar me religjione të ndryshme. Pra duke i pas parasysh të gjithë këtë toleranc fetare ndërshqiptare Webfaqja Zemra Shqiptare nuk duhet të jetë një webfaqe që nxit konfliktin ndërshqiptarë duke shfrytëzuar si pretekst besimin fetarë. Ne jemi dëshmitarë të shumë luftërave dhe konflikteve që po ndodhin sot në vende të ndryshme të botës pretekst po e marin besimin fetarë. Unë mendoj se njerëz të tillë që nxisin konflikte dhe bëjnë terrore nëpër vende të ndryshme duke vrarë njerëz të pafajshëm jo që nuk jan besimtarë por ata jan kundërshtarët më të mëdhenjë të besimeve fetare. Ne sot në Kosovë jemi dëshmitarë që kemi edhe një dukuri të paraqitjes së Vehabizmit dhe unë mendoj që kjo dukuri duhet luftuar me të gjitha mjetet sepse kjo dukuri është mjaft e rrezikshme për shtetin tonë dhe për ne si komb shqiptarë në përgjithësi. Ndërsa besimet e mirëfillta të cilit do besim, krishter apo musliman duhet respektuar. Në krye të webfaqes Zemrashqiptare jan të vendosura fotot e disa figurave më të ndritura të kombit shqiptarë dhe këto shkrime që shkruhen në webfaqen tuaj sikur vijnë në kundërshtim me ato figura të ndritura, dhe sikur këto figura të shquara të ishin në mesin tonë dhe ti shifnin këto shkrime ofenduese në baza fetare me siguri do të reagonin shumë ashpër sepse edhe ata vet i përkisnin feve të ndryshme, por ata ishin shqiptarë dhe punuan për Shqiptari. Feja është besim shpirtëror dhe njeriu mund ta zgjedh cilën fe të dojë, por edhe ta ndërroj fen kur të doj, por kombi nuk ndërrohet prandaj mos harroni atë thënjen e famshme të Pashko Vases Feja e Shqiptarit është SHQIPTARIA.
Ali Rexhepi-Hässleholm-Suedi.


(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora