Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faruk Tasholli: Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re

| E hene, 14.09.2009, 04:52 PM |


Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re
 
Nga Faruk Tasholli

Të enjten, në një ceremoni të pasur me program kulturo artistik, u lëshua zyrtarisht në përdorim objekti i renovuar i shkollës Fillore “Naim Frashëri”, në Tetovë. Gjatë punimeve të cilat filluan në qershor, janë renovuar intereti i shkollës dhe fasada e objektit, është ndërtuar fushë e re sporti për futboll dhe basketboll, rrethoja e shkollës, inventar i ri shkollor dhe riparime të tjera. Renovimi i shkollës është realizuar me një donacion të kompanisë “Ekolog”, pronë e biznismenit të suksesshëm nga po i njëjti qytet, Lazim Destani. “Shkolla përfundimisht ka marrë një pamje të re sikur të ishte ndërtuar sot”, tha drejtori Xhemali Beluli, i cili bëri të ditur se gjatë 40 viteve të fundit nuk ishte bërë asnjë investim në këtë shkollë. Drejtori i shkollës Xhemali Beluli dhe investitori Lazim Destani, janë shprehur se edhe biznesmenët tjerë duhet të ndjekin këtë shembull dhe të investojnë në arsim. “Qëllimi i këtij investimi është se nuk janë vetëm komunat dhe shteti ato që duhet të investojnë, por edhe ne si sektor privat i biznesit duhet të bëjmë investime”, tha para të pranishmëve, donator, Lazim Destani. Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program të begatshëm kulturo-artistik, ndërsa një mirënjohje ju nda edhe investuesit pronarit të komapnisë Ecolog Lazim Destani. Asnjëri nga të pranishmit nuk pranoi tju përgjigjet gazetarëve për shifrën e saktë të investimit në këtë shkollë.