Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besim Gerguri: Heroit të luftës së Kosovës i vidhen medaljet

| E hene, 14.09.2009, 02:13 PM |


Jon Harrison
Jon Harrison
Heroit të luftës së Kosovës i vidhen medaljet


Heroit të luftës, Jon Harrison, i cili gjatë luftës së Kosovës kishte luftuar edhe për UÇK-në, iu vodhën medaljet e luftës e ndër to edhe ajo e dhënë rishtas nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ky veteran anglez nga Hoddesdon-i i Hertfordshire-it i cili është edhe i sëmur rëndë nga kanceri, tregoi se si hajnat ia kishin thyer shtëpinë dhe i kishin vjedhë shumë gjëra, ndër to edhe medaljet e vlefshme të luftës.

Përpos medaljeve hajnat i kanë vjedhë edhe ilaçet që Jon-i i përdorte për zbutjen e dhembjeve të shkaktuara nga sëmundja.

Medaljet jo vetëm që shënojnë shërbimin e tij në RAF (Forca Mbretërore Ajrore Britanike) por edhe pjesëmarrjen e tij si instruktor në Armatën kroate dhe si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë gjatë luftës atje.

Gruaja e tij kroate kishte qenë shtatzënë kur ishte vrarë nga serbët në korrik të vitit 1995,  së bashku me prindërit e saj.

Medalja e tij e fundit, 18 karat ari,  i ishte dhuruar nga Presidenti i Kosovës menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë si mirënjohje për kontributin e tij për UÇK-në. Jon tha: ?Ata donin që të ma prezantojnë për shkak të sëmundjes sime. Ata nuk kanë dashur që të bëjnë këtë pas vdekjes.?

Shkroi: Besim Gerguri - www.ukalbanians.net